Si arriti Kosova deri në në “vetminë” diplomatike

9 Qershor 2022, 18:51Blog TEMA

Si arriti Kosova deri në në “vetminë” diplomatike

Nga Ylli Pata

Mungesa e Kosovës në Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër, sado që të mbulohet me retorikë nga Prishtina, nuk mund të fshehë askush faktin se atje “shkëlqeu” vetmia diplomatike e shtetit më të ri në Europë.

Në një samit të një rajoni që ka brenda tij gjashtë shtete, ishin prezent pesë, si dhe dy zyrtarë të lartë të qeverisë së SHBA; Gabriel Escobar dhe Komisioneri Europian, Oliver Varhelyi.

Pa harruar legjendën e gjallë të diplomacisë amerikane Chirs Hill, njeriu që hapi ambasadën amerikane në Tiranë në vitin 1991, organizoi tratativat që çuan në Konferencën e Rambujesë për Kosovën, drejtoi ambasadën e SHBA në Shkup në luftën mes shqiptarëve e maqedonasve në vitin 2001, ka drejtuar negociatat për të çarmatosur Korenë e Veriut nga mbushet bërthamore, e sot është ambasador i SHBA në Beograd, në kohën shumë të rëndësishme, ku po luhet një zhvillim epokal, shkëputja e Rusisë nga Ballkani.

Një nga aktet kulmore të kësaj drame u luajt para pak ditësh, ku njeriu më i fuqishëm jo vetëm i diplomacisë ruse, por një personazh me influencë të madhe, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov nuk u la të hynte në Beograd.

E tre nga njerëzit që kishin firmosur kalimin e Lavrovit në hapësirën e tyre ajrore ishin në Ohër: Dritan Abazoviç, Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama.

Serbia, vendi më i madh i Ballkanit Perëndimor, aleati më i ngushtë i Moskës dhe Pekinit në këtë rajon, ka kohë që llastohet nga Perëndimi, pikërisht pas qershorit 1999, kur trupat serbe u larguan nga Kosova për të mos u kthyer më.

Kosova, e cila deri në vitin 2008 u administrua nga OKB nën mbrojtjen e trupave të NATO-s që janë ende edhe pse me një numër të kufizuar, është trajtuar me kujdes nga SHBA dhe BE, si “fëmija i ri” i Perëndimit në një rajon, ku në dy luftrat botërore u përplasen fuqitë më të mëdha botërore.

Sa ishte gjallë Ibrahim Rugova, kur dilte nga takimet së bashku me kryeadministratorët e Kosovës, përdorte shprehjet: “ne po punojmë, po e bëjmë, do ta arrijmë”, duke dhënë simbolikën e qartë e ortakërisë së plotë të Kosovës me SHBA, NATO-n e natyrisht Bashkimin Europian, i cili dërgoi misionin e saj EUELEX për të vendosur “rule of low”.

Kosova, që nga viti 1999 ka marrë pjesë në takime ndërkombëtare e rajonale pa fund. Në Beograd kanë shkuar ministra e zyrtarë të lartë të Kosovës në samite rajonale, e të tillë kanë shkuar edhe në Prishtinë. Që nga Goran Zvilanoviçi, ministri i jashtëm serb i të ndjerit Zoran Xhinxhiç, që ka lindur në Gjilan, e deri te Ivica Daçiç, i cili ka lindur në Prizren.

Vizita e Daçiçit në Prishtinë në vitin 2015 bëri më shumë bujë, ngase ai si “djali politik” dhe klonimi i Sllobodan Milosheviçit, po rikthehej si zyrtar në vendin e krimit të shefit të tij, por tashmë të Perënduar.

E gjithë kjo logjikë nuk ishte gjë tjetër, veçse një përpjekje e Perëndimit për të zgjidhur një armiqësi në Ballkan mes shqiptarëve e Serbëve, e për ta mbyllur përfundimisht këtë çështje.

E cila nuk është e lehtë, edhe pasi ka faktorë të tjerë në lojë si Moska, që nuk lejon zgjidhjen, duke mbajtur peng së bashku me Pekinin, pranimin e Kosovës në OKB, me përdorimin e të drejtës së vetos.

Deri në vitin 2016, e gjithë politika e Kosovës ishte dakord për kursin e nxitur nga SHBA e BE, pra për qetësimin dhe relaksimin e marrëdhënieve me Beogradin. Ishte koha kur Kosova kishte nisur procesin e integrimit europian, e priste liberalizimin e vizave, si të gjithë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

SHBA e BE, për t’ju afruar çështjes së zgjidhjes finale të Kosovës, sugjeron firmosjen e një marrëveshje demarkacioni për të njohur kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi. Që sipas një modeli të tillë më pas të firmoset edhe me Serbinë. Marrëveshja bëhet gati për tu miratuar në Kuvendin e Kosovës, por aty nis gjithçka.

Ramush Haradinaj me një teatralitet absurd, dhunon një zyrtar në ministrinë e Jashte të Kosovës dhe gris hartat, duke kërkuar “bjeshkët” që sipas tij i kanë pasur gjithmonë njerëzit e malësisë së Rrafshit të Dukagjinit. Përveç Haradinajt, edhe Vetëvendosje e Albin Kurti dalin kundër marrëveshjes së caktimit të kufirit me Malin e Zi.

Për herë të parë Kosova nis e bën politikë  ditore me çështjet e marrëdhënieve me jashtë. Ibrahim Rugova e Hashim Thaçi, edhe pse ishin kundërshtarë të fortë, ata kurrë nuk janë përplasur për çështjet e marrëdhënieve me aleatët, madje kanë ngritur disa herë “ekipet e unitetit”, që janë drejtuar nga njerëzit e opozitës.

Për shembull bisedimet që sollën në Paketën Ahtisari që ishte baza e pavarësisë së Kosovës, janë drejtuar nga Hashim Thaçi, atëherë lider i opozitës së Kosovës.

Ramush Haradinaj e ktheu në politikë primare mos miratimin e marrëveshjes me Malin e Zi, ç’ka për herë të parë e bëri Kosovën një partner jo më të besueshëm siç kishte qenë deri atëherë. BE bllokon menjëherë liberalizimin e vizave.

Përveç marrëveshjes me Malin e Zi, Kosova, në bashkëpunim me BE-në firmosi edhe ngritjen e Asocacionit të Komunave Serbe, e cila u kundërshtua dhe u bë kauzë politike nga Vetëvendosje dhe AAK-ja, të cilat nisën një stinë të rëndë protestash të dhunshme, brenda dhe jashtë Parlamentit të Kosovës. Protesta që morën emrin e gazit lotsjellës, i cili hidhej në Kuvendin e Kosovës çdo ditë për të ndaluar punën e tij.

Por, Ramush Haradinaj, të cilit PDK i ofroi postin e kryeministrit të Kosovës, e braktisi dhunën e sapo u ul në poltronin e ri, harroi ç’kishte thënë për “bjeshkët e Çakorrit” dhe dha OK për të firmosur marrëveshjen me Malin e Zi. Megjithatë, Ramushit, i hipi në mendje, se siç mori postin e kryeministrit duke bërë “patriotin” do të rritej politikisht, duke bërtitur edhe më shumë për një çështje të madhe.

E si dy “kasandra apokalipsi”, Sali Berisha dhe Ilir Meta i frynin në vesh Ramushit se ai është i fortë, mund të fitojë zgjedhjet e të rimarrë sërish postin e kryeministrit duke dalë parti e parë. Nga Tirana, nisi një zhurmë e mediave pranë Berishës e Metës që nxirrnin sondazhe të fantaksura, të cilat flisnin për “fitoren e Ramushit”. E i fryrë nga këto sondazhe pa asnjë bazë, Haradinaj vendosi taksën 100% për prodhimet serbe në nëntorin e vitit 2018. Taksë që u përkrah hapur edhe nga Edi Rama si fillim, për tu quajtur si “reagim uluritës”, si pasojë e aksionit të Serbisë për të bllokuar rritjen e njohjeve të Kosovës nga shtete të ndryshme, por edhe për të zgjuar BE-në për një qëndrim më të qartë dhe energjik në përkrahje të Kosovës.

Pesë muaj pas taksës, në një zhvillim të paprecedent, Emanuel Macron dhe Angela Merkel thërrasin në Berlin liderët e Ballkanit. i kërkojnë që të pezullojë taksën 100% dhe si shpërblim do të marrë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.

Duket Ramushi, këtu pëson euforinë e tretë, pasi mendon se qëndrimi radikal e ka bërë shumë të rëndësishëm. E duket pasi konsultohet me “kasandrat e Tiranës” refuzon, duke dhënë një shfaqe të rëndë, ku siç dihet tashmë u përplas egër me Edi Ramën.

E këtu nis “vizatimi” i Edi Ramës si “tradhëtar” së bashku me Hashim Thaçin, fabul që hartohet në Tiranë nga Berisha, Meta dhe enturazhi i tyre, të cilët bëhen menjëherë idhtarë të Albin Kurtit, i cili vizatohet si një shpëtimtar i madh dhe patriot i paepur.

Më 6 tetor 2019 zhvillohen zgjedhjet parlamentare të Kosovës, ku shfryhet totalisht tollumbacja e fitores së Ramushit. i cili merr thuajse të njëjtën kuotë e vetëm në Dukagjin, kurse Vetëvendosje e LDK fitojnë zgjedhjet. Albin Kurti bëhet kryeministër i vendit, e menjëherë ndodh çarja më e madhe midis Kosovës dhe SHBA-së, që kur superfuqia botërore çliroi dhe pavarësoi shtetin më të ri në Ballkan. Donald Trump, në fund të mandatit presidencial, arrin në përfundimin se duhet të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, që natyrisht i është sugjeruar nga këshilltarët e tij të Sigurisë Kombëtare e Politikës së Jashtme. Është fakt që Trump në këtë përpjekje nuk e ka konsensusin e BE-së, madje krijoi një çarje të madhe me Angela Merkelin.

Albin Kurti,  refuzon të pranojë parakushtet e ambasadorit Grenell për të zbutur marrëdhëniet me Beogradin, duke krijuar të çarën më të madhe me qeverinë e SHBA-së, çka çoi më pas në kundërshtimin e kreut të LDK-së Isa Mustafa, i cili me anë të një mocioni në Kuvend rrëzoi Albin Kurtin nga qeveria.

Marrëveshja e Kosovës me Presidentin Donald Trump u firmos nga kryeministri i ri Avdullah Hoti.

Albin Kurti sulmoi SHBA duke thënë se ka bërë gati thikat për ta prerë Kosovën, e nisi ironizimet nëpër rrjet: “Amelika, Amelika”.

Megjithatë, ajjo marrëveshje është ende në fuqi, dhe është përkrahur nga administrate e Presidentit Biden pas fitores së zgjedhjeve të nëntorit 2020 dhe marrjes së detyrës në fundin e janarit 2021. Por ka edhe më, përveç sherrit me Perëndimin, hapën luftë me mazhorancën në Tiranë, ku Vjosa Osmani akuzoi Edi Ramën në sallën e Parlamentit të Shqipërisë, e Kurti erdhi të votojë për ta rrëzuar kryeministrin e Shqipërisë.

Albin Kurti, edhe pse fitoi zgjedhjet e vitit 2021 me një shumicë dërrmuese pas burgosjes së Hashim Thaçit e Kadri Veselit, duke i lënë bosh fushën politike, ai nuk është takuar me asnjë nga politikanët e lartë të SHBA. Madje gjatë një vizite shumë të gjatë në SHBA të Albin Kurtit para pak kohësh, ai u prit si zyrtari më i lartë nga Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit Biden, Jake Sullvan.

Natyrisht, Albin Kurti po bën çmos që të zhbëjë të pabërat e tij të mëparshme që të zbusë relacionet e prishura me Uashingtonin, ndaj qëndroi gjatë-shumë gjatë në SHBA për të lobuar sa më shumë që të marrë me të mirë administratën dhe politikanët e Dhomës së Përfaqësuesve e Senatin. Nga “jo negociata por Vetëvendosje”, pranoi të takohet me Vuçiçin, madje edhe të hajë darkë në një rezidencë qeveritare në Berlin së bashku me të. Ndërkaq, sipas të gjitha gjasave “Zajednica” që i thoshte Asocacioni, duket se është version që diskutohet si një pjesë e kompromisit final me Serbinë. Por Kurti do ta ketë të vështirë të bindë rivalët etij të opozitës, pas asaj që i bëri atyre kur ishte në opozitë, ndaj edhe opozita e sotme është shumë e zhurmshme kur flitet për temat e politikës së jashtme.

Ramush Haradinaj tashmë ka bërë paqe me Ramën dhe ka nisur një politikë ndryshe, duke mos dëgjuar kasandrat, e Kurti vijon inercin e tij patriotike deri sat ë gjejë momentin që të bashkëngjitet në tryezën e gjashtëshes. Por e gjithë ajo zhurmë e mllef, që në Tiranë ka pasur vetëm një objektiv; të rrësojë Edi Ramën, e në Prishtinë Hashim Thaçin, është një çmim shumë i lartë për Kosovën dhe një pasiguri nëse gjërat do të përmirësohen.

E pikërisht në një moment të favorshëm ku tre nga 6 krerët e shteteve të Ballkanit janë shqiptarë, natyrisht që më e favorshme do të ishte që tre kryeministrat shqiptarë të jenë në unison, apo të koordinuar, sesa në një konflikt e mosmarrëveshje. Po kush duhet t’i flasë tjetrit i pari është puna, megjithëse një fakt është se nuk ka replika të ashpra e sharje, vetëm qëndrime të ndryshme. Ky është në fakt efekti i squlljes së “kasandrave të Tiranës”….

TemA

43 Komente

  1. R
    Rrezoluta 1244 republika e bananeve

    Kosovo nuk mungonte ne samit kjo krahine perfaqesohesh nga Serbia pasi eshte nen rrezoluten 1244 pjese e territorit Serbe . Krahina Serbe Kosovo 75% te tregtise e bene me Serbin

    1. T
      Taulant

      Vuan nga sindroma e Stokholmit bastard.

      1. T
        Taulanti ka nje moter per xenin

        Tao Tao rrefugjat , patriot me bateri shiko mamin se koqevaret marin nga tre kater pese gra o foltore-nevojtore

        1. S
          Saleh

          Po pidhin e motres tende a e marrin kosovaret? Po mamin qe ta kane shkerdhyer turko greket a ta kane shkerdhyer edhe kosovaret? Po ju qime robt ne shqiptaret ju kurvave greke serbe pro ruse ne Ballkan dhe po ju dhemb vrima e bythes qe e keni edhe goje. Tani vini te na hani karin neper forume se perballe ta mbani ne goje. Po kari na duhet se duhet tju qim robt juve zagareve pro greko serbe dhe ruse.

      2. M
        Meritoni

        My mire I vetmuar,se ne showëri kriminale!

      3. V
        Visi

        Shumë e qartë se si arriti deri këtu,nëpërmjet thikës pas shpine të Edi Ramës të komanduar nga Vuçiçi dhe kjo nuk është hera e parë që udhëheqësit e Shqipërisë për interesat e tyre të ngushta e dëmtojnë Kosovën që nga Zogu,Enver Hoxha,Fatos Nano,Sali Berisha e tani edhe Edi Rama sepse për pushtet shqiptarët sakrifikojnë çdo gjë.

        1. d
          durrsak 24 karat

          O Vis Cari. Ku e le Amerikën?

          1. T
            Tur durrsaku

            RRI URT SE AMERIKEN E KEMI ARMIKE.SE NA KA NXJERR BACEN NON GRATA

          2. E
            Eda

            Une kam ikur i lemerisur nga Shqiperia e Sali Berishes ne vitin 1997; Edi Rama eshte fat per ata qe kane ngelur ne Shqiperi.

            1. E
              Edushi

              Atehere pse nuk kthehesh prapa ne vendin tend dhe behesh pjese e fatit te qeverisjes se Rames ?

              1. S
                Spak

                Une kam ikur ne Qershor 1996,pas zgjedhjeve ku Saliu fitoi mbi 120%!

            2. G
              Genti

              Kur ke mr.Binin kryeministër ç'mund të presësh tjetër ? Kosova nuk duhet ti largohet asnjë iniciative që ja afirmon shtetësinë pavarsisht se Serbia po mundohet ta shtyjë sa më tepër një gjë që do ndodhë për së afërmi siç është njohja e Republikës së Kosovës. Për Serbinë nuk ka integrim pa njohje dhe sheshim të problemeve me Kosovën. Ktë Serbia me apo pa qef e ka kuptuar ndërsa Kosova s'po e kupton ende. Kosova duhet të përfawësoget në ç'do mbledhje,organizatë apo iniciativë përkrah shteteve të tjera për ta fituar edhe defacto njohjen nga Serbia dhe nga vendet e tjera duke treguar se është shtet bashkpunues dhe paqedashës.

              1. P
                Pilo Lala

                Albin Kurti e mban elektoratin me teorite Nacionaliste. Po nuk erdhi Serbija te na bjere ne gjunje, nuk ulemi. Irani beri marrveshje me Ameriken ne kohen e Obames. Sapo erdhi Trump, e prishi komplet marrveshjen. Me ikjen e Trump, Biden hyri perseri ne bisedime me Iranin., edhe pse ata ekzekutuan ne kohen e Trumpit, nje nga gjeneralet me te fuqishem te Iranit, Sulejmanin..

              2. l
                leko

                Kot nuk thone jane te trashe....

                1. M
                  Mahmut Aga

                  Jam i trash nga kalemi, do qe ta bej edhe ty atë punen e grave , çurravec.

                2. T
                  Tropoja

                  Kosova mbeti e vetme sepse nga gjitha anet eshte e rrethuar nga tradhetar dhe njerez si serbet bashke me miqte e tyte.Ne njeren ane serbia ne tjetren maqedonasit kunder shqiptareve,mali zi qeveri me partin nacionaliste pro serbe,bosnja me liderin serb miloradin dhe ne fund ramiçiç qe nuk arriti ta ndaj kosoven tani e izolon me aleatet e tij me ne krye viçiçin ministri informacionit ne qeverin e millosheviçit kur u bene lufterat ne ballkan,kjo eshte arsyeja pse kosova eshte ne vetmine e saje diplomatike thjeshte fare per te mbijetuar hijenave qe e rrethojne.

                  1. L
                    Lanabregesi

                    Nuk drejtohet shteti me inatcinj dhe adolishent si ky aguridhja Kurti,ky eshte delirant i perjtshem, por me hu ne bythe, nen shembullin e Enverit po e izolon Kosoven.

                    1. G
                      Gafurr Zeza

                      Kuri mund të jet idiot, por edhe Rama nuk është me i mir. Në serbi hapen vorre masive me shqiptar dhe aty asnjeher nuk është nje prokuror , kjo nuk ndodh ne asnje vend. Rama le te puthë doren e Vuçiçit, perfitimet nga kjo nism jan te serbisë. Nuk janë serbet tru thatë sikur ne shqiptaret andej e kendej kufiri qe te konsumoj prodhimet shwiptare.

                    2. L
                      Lanabregesi

                      Nuk drejtohet shteti me inatcinj dhe adolishent si ky aguridhja Kurti,ky eshte delirant i perjtshem, por me hu ne bythe, nen shembullin e Enverit po e izolon Kosoven.

                      1. T
                        Taulant

                        Nese flet per tradhetare, i ke brenda ne Kosove. Ne te Shqiperise e duam bashkimin, ndersa Albini e thote vetem per propagande.

                        1. T
                          Toni

                          Ju te Shqiperise e doni bashkimin me serbomaqedonet,krijesa te deshmuara me antishqiptare ne bote,e doni bashkimin me serbet e bosnjes,qe ne Oher i perfaqesoj njeriu i dodikut ,i doni serbet e Malit te Zi qe perfaqesoehen nga nje gjysem shqiptare ,pa votat e shqiptareve.Balkani i hapur ose sebisht Serbski Svet eshte nje vllazni ortodokse sllave dhe asgje me shume.Qellimi eshte krijimi ne nje shteti te serbeve,vellezerve maqedon si i quajti Vucic,serbeve te Bosnjes,te Malit te Zi dhe shkive,bastardve,pa identitet dhe pa ndjenja njerezore te albanistanit.

                      2. A
                        Ari

                        Mire, po shume, shume gjate artikulli... Gazeta, mendoj , nuk eshte reviste studimore

                        1. .
                          .

                          Zoti Ari, nuk eshte thjesht nje artikull. Ishte nje pamflet politik i porositur qe kerkon te shese dhe te beje te pranueshme per shqiptaret te gjitha braktisjet biblike qe ju bene Kosoves nga BE dhe nga Washingtoni, pas shpalljes se pavaresise se saj, akt i cili shenoi edhe apogjeun e perkrahjes se Perendimit per Kosoven. Lobi tradicional proserb i Evropes me dege e gjethe ne Bruksel, por me rrenje te thella ne Paris dhe ne Berlin, nen patronazhin, favorizimet dhe miklimet e Putinit ne mbeshtetje te vellait te vogel serb sllavo-ortodoks te Ballkanit u hodh ne sulm per te cbere shtetin e ri shqiptar te Ballkanit, per ta izoluar dhe getonizuar ate, per tja nulifikuar kuptimin juridik dhe real te shpallje se pavaresise, per ta demontuar integritetin teritorial te tij, nepermjet Zajednices te komunave serbe qe eshte praktikisht coptimi dhe bosnjezimi i Ksoves per kriminalizuar Luften Clirimtare te UCK-soe dhe lidereve te saj nepermjet detyrimit me dhune te pranimit te Gjykates Speciale kinse te Kosoves, por qe seline e ka jashte Kosoves, gjykates e prokurore i ka jo kosovare dhe qe dosjet e akuzave i merr direkt nga Beogradi Zoti Ylli Pata perpara se te fillonte numeracionet e veta te "deshtimeve" te diplomacise dhe te shtetit te Kosoves perkundrejt "kujdesit dhe dashamiresise" se Brukselit dhe Washingtonit per te terheqeur zvarre dhe me dhune Kosoven ne tryezat e Brukselit per bisedime me Serbine per cdo lloj leshimi dhe poshterimi, pervecse asnje premtimi per njohje dhe reciprocitet, duhet me se paku te shtronte disa pyetje, qofte edhe retorike: - Perse duhej te detyrohej Kosova te nenshkruante demarkacionin me Malin e Zi? - Perse kurre nuk u shtrua ne tavolinat e Brukselit pranimi nga Serbia i krimeve te luftes te kryera prej saj ne Kosove, krime te dokumentuara, te njohura te denoncuara nderkombetarisht, reparacionet e demeve dhe, sidomos, gjetja e te zhdukurve kosovare ne varret masive te kasapeve serbe ne genocidin me te ri te Ballkanit qe nga LIIBoterore. - Perse Kosova u detyrua me dhune nga BE dhe nga Washingtoni te njihte e te pranonte Assocacionin e Komunave Serbe, Zajednicen si nje akt harakiri ndaj pavaresise dhe integritetit teritorial te saj? - Perse Brukseli, Parisi dhe Berlini, jo me pak edhe Washingtoni, kercyen perpjete si te pickuar ne bythe pse Kosova vendosi per reciprocitet dhe si mjet presioni ekonomik (jo ushtarak, jo diplomatik) mbi Serbine taksen 100% per mallrat Serbe? Aq per zemer e kishin ata Serbine, vellane e vogel te Rusise e cila me kete rast kercenonte Evropen me rubinetat dhe cmimin e gazit e naftes, aq shume ishin ata te angazhuar ne perkedheljet dhe garancite per Serbine per te treguar se ishin ne krahun e saj dhe ne unison te plote me strategjine dhe planet ruso-serbe ne Ballkan dhe kunder Kosoves, saqe gjeten kohen dhe vaktin, si Makroni arrogant i Frances ashtu edhe Mama Merkel e brumte e Gjermanise, e thirren te voglin kryenec te Kosoves Ramush Hajredin ne Berlin per ta kercenuar e poshteruar me ultimatumin: hiq taksen 100% per mallrat serbe! Zoti Ylli Pata, para numeracioneve kinse te deshtimeve te diplomacise kosovare dhe papjekurise politike te Kurtit per tu perkulur dhe per tu lakuar perpara nje trajtimi jo thjesht poshterues dhe qartazi proserb te Brukselit, Parisit dhe Berlinit, hic me pak edhe te vete Washingtonit ne te tre administratat Obama-Trump-Bajden, por edhe qendrime qe kane vene ne vazhdimesi ne pikepyetje vete egzistencen e shtetit kosovar, kane cuar ne evidentimin nderkombetar te nje linje qe terthorazi njeh edhe ligjerisht te drejten e vendimmarrjeve te Serbise mbi Kosoven, qe shpije apriori ne te drejten e saj per te mos njohur edhe nderkombetarisht aktin e shkeputjes dhe te pavaresise se Kosoves. Nese, ne kete linje, zoti Ylli Pata me pamfletin e tij te porositur, do te kishte merakun qofte edhe perciptazi, te sqaronte lexuesit e tij, se perse Kosova edhe pas me se 20 vitesh te clirimit nga sundimi serb dhe mese 14 vitesh te shpalljes se pavaresise se saj me bekimin dhe ndihmen e Perendimit, eshte ende e izoluar, pa te drejten e levizjes se lire ne vendet e BE-se dhe pa asnje hap drejt negociatave per fillimin e dialogut per antaresim, eshte delja e zeze e Ballkanit dhe e Evropes? A ishin keto garancite e BE-se dhe Washingtonit per shtetin e ri shqiptar te Ballkanit? A jane te lumtur, BE-ja, Parisi dhe Berlini per gjendjen e Kosoves, hic me pak edhe Washingtoni, apo po ferkojne duart bashke me ruso-serbet qe, sot qe po flasim, UCK-ja dhe lufta e saj krah Nato-s, si edhe lideret e tyre kryesore, per clirimin e Kosoves nga genocidistet serbe jane te burgosur ne Hage per llogari dhe si shperblim te krimineleve serbe te luftes dhe padronit te tyre rus. Ironia e madhe dhe turpi historik i kesaj farse te padegjuar te kulisave te Brukselit te ushqyera nga lobet tradicionale proserbe te tij, eshte se kjo kupole mafioze e drejtesise nderkombetare ne Hage, ka etiketen si Gjykata Speciale e Kosoves per krimet e luftes, jo, per krimet e fashisteve serbe ndaj popullates civile te Kosoves, por per krimet e UCK-se qe doli te mbroje popullaten e Kosoves nga kasapet e Miloshevicit

                        2. B
                          Bardhyli nga Kosova

                          TREKËNDËSHI ANTIKOSOVË I PËRBASHKUAR RRETH "OPEN BYTHËS" SERBO-RUSE ============================================ Cirku në relacionin Beograd - Tiranë - Shkup dje përmbylli shfaqjen e radhës. Kosova mungoi dhe bëri mirë që nuk u bë pjesë e këtij cirku të quajtur Ballkani i Hapur. Ky projekt tinëzar dhe aleancë e Beogradit dhe Tiranës nuk mund të elaborohet pa analizimin e zhvillimeve që i kishin paraprirë. Ishte Procesi i Berlinit në vitin 2014 që supozohej si fazë kalimtare dhe përgatitore e integrimit të vendeve të kësaj pjese të Ballkanit në Bashkimin Evropian. Ai synonte miratimin e normave dhe standardeve të Bashkimit Evropian, modernizimin dhe fuqizimin e ekonomive dhe ndërlidhjen e tyre në shumë segmente. Një nga qëllimet ishte edhe Tregu i Përbashkët Rajonal, por mbi parimet e BE-së. Mbi të gjitha Procesi i Berlinit parashihte gjashtë subjekte të barabarta shtetërore. Ai ishte nënshkruar nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor (edhe Kosova), por pastaj është minuar nga Serbia. Pse? Sepse Procesi i Berlinit në themel ka barazinë e gjashtë shteteve anëtare dhe drejtpërdrejtë ose tërthorazi njohjen e shumë segmenteve të shtetësisë së Kosovës. Për të shmangur obligimet që dilnin nga Procesi i Berlinit dhe që kryesisht kishin të bënin me Kosovën, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në bashkëpunim me Edi Ramen dhe Zoran Zaevin, projektuan fillimisht Mini - Shengenin dhe pastaj Ballkanin e Hapur. Përmes këtij manovrimi, presidenti serb arriti të relativizoj përgjegjësinë e Serbisë për minimin e Procesit të Berlinit. Aktualisht Ballkani i Hapur ka disa qëllime: izolimin deri në ndarje të Kosovës , reinkarnimin e sherreve dhe politikave të vjetra "Ballkani - ballkanasve" dhe margjinalizimin e rolit të Perëndimit në këtë hapësirë (Vuçiq dje në Ohër: "Ballkani duhet t'u takoj popujve ballkanikë dhe këtë fuqitë e mëdha kurrë nuk e kanë lejuar"). Këto ide dhe projekte nuk mund të realizohen pa bashkëpunimin e Beogradit me Tiranën. Në këtë kontekst dhe kohë më parë kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Sonja Biserko kishte deklaruar: "Beogradi gjatë gjithë kohës kishte kërkuar partner në Tiranë dhe në fund e ka gjetur atë - është kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Bisedimet për ndarjen e Kosovës filluan në vitin 2016 kur Edi Rama ishte në Nish. Ideja për ndarjen vjen nga Beogradi - ajo ka qenë në qarkullim, në tavolinë dhe nën tavolinë". Projektet për ndarjen e Kosovës dhe Ballkani i Hapur kanë bashkëjetuar paralelisht, për t'u nxjerrë në publik, herë njëra dhe herë tjetra, varësisht nga rrethanat ndërkombëtare dhe janë mbështetur fuqishëm nga Rusia (Seregej Lavrov këtë fakt e vulosi pak ditë më parë). Por, pse i duhet Rusisë ndarja e Kosovës dhe Ballkani i Hapur? Mbase për të përligjur veprime të tilla në vendet fqinje, që dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik. Nëse Perëndimi do të miratonte ndarjen e Kosovës, Moska sot do të dispononte argumentin më të fuqishëm për ndarjen e Ukrainës, gjithnjë sipas modelit (precedentit) të Kosovës. Ballkani i Hapur ka të njëjtin funksion - model i ardhshëm për "Botën ruse". Ballkani i Hapur aktualisht është kompensim për pamundësinë e ndarjes së Kosovës dhe në esencë instrument, që i prezantuar si angazhim për bashkëpunim rajonal, synim të fundit ka dominimin ekonomikë dhe gjeopolitikë të Serbisë dhe zhbërjen e Kosovës si entitet shtetëror. Në këto rrethana Ballkani i Hapur përfundimisht ka varrosur mundësinë e çfarëdo marrëveshje për njohje reciproke Kosovë - Serbi. Ajo nuk mund të jetësohet me politikanët e formatit Vuçiq - Vulin, që nuk kursehen madje as nga kualifikimet pezhorative për kosovarët në faqet zyrtare të ministrive të Republikës së Serbisë. Ajo marrëveshje historike do të bëhet më vonë, përkatësisht atëherë kur në Beograd do të vijnë demokratët dhe patriotët e vërtetë serbë, të formatit të Natasha Kandiqit, Sonja Biserkos, Zoran Xhingjiqit, Ivan Gjuriqit, Bogdan Bogdanoviqit, Nenad Çanakut, Sllavko Çuruvisë... Deri atëherë Kosova mund dhe duhet të jetojë dhe zhvillohet pa njohjen e Serbisë. Ata që mendojnë se Kosova mund të humbasë për faktin që refuzon Ballkanin e Hapur dhe konfrontohet me Tiranën dhe Beogradin janë të lajthitur. Kosova me këtë veprim dëshmon dhe forcon identitetin shtetëror, sepse dërgon mesazhin se nuk ka qenë, nuk është dhe kurrë nuk do të jetë patericë e Tiranës. Ose si do të thoshte analisti kroat Davor Gjenero për zhvillimet e viteve 1990 - 1999 dhe më vonë: "Fakti që kosovarët krijuan strukturë nacionale, që në raport me Shqipërinë i gjason raportit të Austrisë me Gjermaninë (bashkësi gjuhësore, por kulturë shoqërore dhe politike që kushtëzon ekzistimin e bashkësive të veçanta nacionale) ka bërë që bota e lirë të njohë pavarësinë e Kosovës si fakt politik". Aleanca e regjimeve të korruptuara në Tiranë dhe Beograd nuk kanë as forcën dhe as kredibilitetin për të gëlltitur dhe zhbërë Kosovën. Një mik i imi do të thoshte: ata (kosovarët) dinë t'i dalin zot shtetit që e bënë vetë, me gjakun e tyre, pas shumë tradhtive historike. (Shumë lexues po më shprehin mirënjohje për shkrimet e goditura analitike. Ju faleminderit. Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli.)

                          1. D
                            Dionis

                            ok ore rrot kari se na cave bythen me idiotizmat e tua

                            1. M
                              Miza gjigante

                              Dionis, ik futja nje Sufllaçe se nuk janë keto gjera për ty, urrejtja te vjen nga mongesa e sexiiit.

                            2. D
                              Dionis

                              ok ore rrot kari se na cave bythen me idiotizmat e tua

                              1. S
                                Spak

                                Prape ky,Bardhyli! Vetem mirenjohje s'kemi pare per shkrimet tuaja! Dikush te quan "rrote kari"!

                              2. F
                                Fatmiri

                                Bojkoti nuk ka asnje perfitim politik..Kjo dihet,dhe cuditerisht shqiptaret e perdorin si femijet.,vend e pavend,se ne kokat e tyre te ndryshkyra kane skorje ne arsyetim.Fshihen pas patriotizmit,por ne fakt kane frike perballjen me te verteten.

                                1. B
                                  Bujar Kanapari

                                  Serbet tallen me ne shqiptaret. Serbet ne Ballkan jane pakice. Ne Serbi banojne vetem 4 milion serb, 50 % e popullsise, por dine te bejne politike. BE po del kunder pavaresise se Kosoves, vecse nuk eshte shprehur publikisht. Arkitekte e sabotimit te pavaresise se Kosoves ishte Anxhela Merkel, qe nuk dilte ne skene por aktivizonte te tjere si Frederika Mogerini. Fatkeqesi per Kosoven se qendroi gjate ne pushtet. Serbia ishte dorezuar, me ardhjen e saj, Serbise filluan ti krefin bishtin. Vetem vendosmeria e SHBA mund te garantoje pavaresine e Kosoves.

                                  1. Y
                                    Ypi

                                    Bravo Bujar, Merkel ishte pro ruse po i dalin ne shesh se cfare ka bere. Vetem ???????? ka qene dhe eshte pro shqiptareve si padashje. America e di qe greket dhe serbet nuk mund ti kete aleate. Por mos te harrojme qe Sulltani i Turqise eshte pro rus gjithashtu. Por ne i themi vella e baba atij

                                  2. 2
                                    2D

                                    U mor vesh që Albin Kurti është një dallkauk dhe injorant, që asgjë nuk po e bën mirë. Po ku është zonja Donika Gërvalla, Ministrja e Jashtme e Republikës së Kosovës. Për shkak të mbiemrit të lavdishëm që mban dhe të kaluarës së saj, në këto momente ajo duhej të ndihej fort, qoftë dhe duke e kundërshtuar hapur Albinin, dhe të mos mbajë mbi shpatulla akuzat për izolim të Kodovës, të armiqësimit me ShBA-të, dhe gjithë këto pasoja që deliranti e diletanti Albin po i sjell Kosovës,

                                    1. P
                                      Ppsh

                                      Kosova eshte ne rregull Ai qe po vuan eshte rama se pse kosova nuk po vjen Mjafton kjo per te treguar kush eshte ne siklet Ndersa gjendjen shpirterore te pates nuk po e kuptoj Po vuan apo po shijon nga mungesa e kosoves?

                                      1. P
                                        Patriot

                                        Kosova nuk është fare në rregull. Kosova është fituesja e luftës dhe po sillet si këlysh i rrahur. Fituesi i shrin dorën të humburit por duke ja kujtuar se po e krruajti do mundet prap. Kosova duhet të rri në unison me shqipërinë në politikën e jashtme pavarësisht cila parti ka pushtetin këtu. Kështu dhe vetëm kështu i tregojmë serbisë dhe BE-së se ne shqiptarët jemi një KOMB I MADH; më i madh se serbia

                                      2. P
                                        Patriot

                                        Al bin trapi i duhet bere sic neri ti vihet gas cdo dite ne parlament dhe te shikojme,nje lloi si bene ata.

                                        1. D
                                          Drejtesia

                                          ALBIN KURTI MOS U TUT LERI ZAGARET TE HANE MUT

                                          1. D
                                            Drejtesia

                                            ALBIN KURTI MOS U TUT LERI ZAGARET TE HANE MUT

                                            1. A
                                              Abdyl-Aqim Kristo

                                              Nga kazani mediatik i nënshtruar ndaj një force politike ngurmon vetëm era e hasmërisë dhe propagandës që e trashëguat nga komunizmi agresiv. Ç'fat ka një popull të ket një vizionar e atdhetar si Albini!? Mëria juaj si haxhi qamila që jeni vetëm sa e stimulon më shumë të luftoj çetnikizmin sllavo orthodhoks.

                                              1. i
                                                iliri

                                                Horrat (Pata e Patokër) me kryehorrin Mjero Ziu nuk kanë të ndalur me projektet serbe. Nuk dua të shkruaj gjatë se nuk ia vlenë të merresh me fundërrina të tilla por dua të them vetëm një gjë: Po të ishte projekt i mirë për Serbinë "Ballkani i hapur" kurrën e kurrës nuk do ta përkrahte Vuçiçi dhe Rama, alias Mjeran Ziu dhe Patokër si puna e Yllit.

                                                1. H
                                                  Hajde are te te tregoj babain

                                                  Mbylle more hajvan Bulqize. Provo te kalosh nga Kosova ne piken kufitare Merdare. Do te te kthejne serbet. Ne Serbi nuk mund te hysh nga Kosova. Arsyeja serbe: Nga ke hyre ne Serbi (Kosove) ?

                                                  1. h
                                                    humor ballkanik

                                                    Vetem nje Patok budall mund te quaje normale nje pjesmarrje te Kosoves ne nje Samit, Tryeze, Open etj, ku nuk e njohin si Shtet te Pavarur!

                                                    1. h
                                                      hektor

                                                      Jane te trashe....

                                                      1. a
                                                        anti anarkisit

                                                        Kosova është bërë delja ezezë në Evrropë dhe botë me politikën e saj izoluese edhe aspak pragmatike dhe shumë dëshme për kombin jo vetë në Kosovë por edhe në rajonë e më gjerë. Të kopjosh dhe jetosh me regjimet dogmatiketë Koresë Veriore, Vencuelës dhe të vendve tjera me regjime absolute e antidemokratike shikojeni Kosovën.

                                                        Lini një Përgjigje