
Nëse ka një teknikë të arrirë të Edi Ramës në politikë është ta besojnë kundërshtarët se pasioni i tij është piktura dhe jo politika ku ndodhet rastësisht, çka të jep ndjesinë se edhe mund të hiqet kollaj.
Por nëse është e vështirë të përcaktosh se cili do të jetë vendi i tij në pikturën shqiptare, pasi është një fushë që më shumë se kritikët dhe bashkëkohorët e përcakton koha, Edi Rama është strategjisti më i mirë ndër këta që qarkullojnë në tregun tonë.
Aparencë ekscentrike, profil që diti ta shesë shumë mirë në fillimet e tij, në realitet nuk pati njeri më të përllogaritur dhe duruar në rrugëtimin e tij.
Arritja e parë më e madhe e tij ishte fitorja si kryetar bashkie i Tiranës. Ishte një rrugë e sprovuar në Francë nga disa politikanë që më vonë u bënë presidentë. Por në fshatin e madh Tiranë ku rondokopët e PS ziheshin kush të rrëshqiste ndonjë maunë me cigare në dogana, nuk e kishin mendjen.
E ndërkohë Rama projektoi aty lidhjet me biznesin, aleancat dhe përzgjodhi stafin që në të ardhmen do të ishte edhe magazina nga do të merrte bashkëpunëtorët.
Duke bërë aleanca sa me Metën dhe me Nanon, ai ia doli të mbijetonte në skenën e politikës shqiptare ku talentet digjen me shpejtësinë e flakës së shkrepëses, dhe që të ishte opsioni i vetëm për kryetar në momentin kur në vitin 2005 pushteti i të majtës u rropos nga korrupsioni.
Të përshkruash karrierën politike 24 vjeçare të Ramës nuk është punë që mund të bëhet sot kur ai ende është në zenitin e tij. Por nuk është punë e rastësisë dhe as fat i një piktori që jeta e ngeci në politikë. Rama është këtu ku është sot për shkak se nga të gjithë, ai mendon disa lëvizje më shumë se kundërshtarët. Pa harruar dhuntinë e të shkruarit dhe të batutës politike që e veçojnë prej tyre.
Si të gjithë politikanët edhe ai duhet të ketë fundin e tij në mënyrë që t’i hapë rrugë individëve dhe ideve të reja. Por ky fund që do të korrespondonte edhe me një projeksion të ri për vendin, po vonon të vijë. Kjo ndodh për shkak se ata që janë përballë Ramës janë më të vjetër se ai dhe me një epsh të pashuar për pushtet. Kujdeset edhe vetë Rama që t’i mbajë në skenë.
Fusha e djegur me talente jo vetëm në kampin e PS ku edhe lulëzon ndonjë lule apo shkollë, por edhe në politikën shqiptare ku Berisha së fundmi rrafshoi çdo filiz, ndërsa Meta është kujdesur ta mbushë partinë e tij me kaqolë, është një faktor tjetër që e ndihmon Ramën të rrijë në pushtet.
Nga çfarë mund të rreshtohet në këto arsye të jetëgjatësisë së tij në pushtet, nëse perifrazojmë kinezët, është durimi i tij të presë në breg të lumit kufomat e kundërshtarëve. Dhe jo e fundit dhunti, është të përzgjedhë njerëzit që janë në skuadrën e tij jo sipas shijeve personale (nëse do të nisej nga ato Taulant Balla dhe Arben Ahmetaj nuk do ishin as roje tek PS), por nga pozicioni që iu ka caktuar në skemën e tij.
Pas zgjedhjes së presidentit, Edi Rama është njeriu më i fuqishëm në historinë e vendit, duke u futur në katërshen e Zogut, Hoxhës dhe Berishës. Nëse merr mandatin e katërt bëhet njeriu më jetëgjatë në politikën shqiptare pas Hoxhës. Dhe ndër pak gjëra, e sigurt është që ky është ndër objektivat e tij. Ndërkohë edhe opozita shqiptare po kujdeset t’i lehtësojë punën.
Analistë të politikës mendojnë që përqendrimi i pushteteve do ta shembë Ramën. Në fakt në jetën praktike nuk ndodh kështu. U rrëzua Berisha pasi pushteti i tij ishte tribal. Kurse Rama kujdeset ta shpërndajë. Nga përqendrimi i pushteteve lindin sistemet autoritare. Dhe nuk është e thënë që Rama nuk e ka qejf këtë lloj pushteti. Për më tepër që kjo e ndihmon që të plazmojë një vend sipas vizionit të tij. Dhe ky është i vetmi vizion prej artisti që i ka mbetur piktorit të dikurshëm. Por këtë radhë telajoja e tij janë 28 mijë kilometra katrorë dhe 3 milionë shqiptarë. Vizion që edhe për një kohë të gjatë do të ketë mundësi ta materializojë./dritare.net
Ndoshta detyra jone si shoqeri e qytetare te ktij vendi -do duhej me pare te ngrinim detyrimin si shqiptare qe kan e duhet te ndjejne me pare , gje qe do conte pikerishte aty -ke Titulli i sjhkrimit tuaj qe do ishte : Kush do zhduke kte Bande Kriminelesh ne Politike qe ju shitet shqiptareve sot e 30 vjet por Opozite e Politikan ,nderkohe qe gjithe shqiptaret ja njohin sot mir ate se per cfar kan qen dhe jane ala ne Politike.Pa zhdukjen e lsaj bande Esadiste e cila eshte Kanceri ne Shqiperi i jetes se shqiptareve ,nuk ndryshon asgje me Ramen apo kte Qeverri e cila ben vet si ja do dhe sa di !
Zoti Hila,Edi Ramen e mban ne pushtet VARFERIA KATASTROFIKE E POPULLIT dhe PROPAGANDA e tij gebelsiane! Ne te gjithe rrugetimin e tij Rama eshte mbeshtetur nga nje media dhe disa sofiste si ty,qe ne sherbim te tij i kane shlare trurin popullit! Rama eshte DIKTATOR,por ju te medias kurre nuk ia keni perplasur ne fytyre! Kurre nuk kishte kaq kompetenca Enver Hoxha sa ka sot Edi Rama! Ju e mbuloni Ramen me justifikimin se "Rama nuk ka vrare njeri"! Pikerisht ketu ju me djallezi i shplani trurin popullit! Ramen nuk duhet ta matni ne asnje rast me te shkuaren,me me negativen,me te deshtuarit ev meparshem,bile as me Enver Hoxhen etj! Bile Ramen nuk duhet ta matni as me ato qe ka bere mire,apo me disa investime gjigande etj! Ramen duhet ta matni duke ia vene fytyren e realitetit qe ai ka krijuar nen sundimin e tij,me realitetin se si funksionon demokracia dhe shteti ligjor ne SHBA! Ne se ju prap do justifikoni Ramen me mbrockullat e tij,sic keni bere me pare,se "Ne nuk jemi Amerika",perseri do viheni ne sherbim te tij dhe kunder interesave te popullit! Per gjithe boten demokratike,pa llogaritur fare ne,SHBA-te jane PASQYRA KU DUHEN PARE REALITETET tona ne cdo fushe te jetes! Te justifikosh DESHTIMET,KRIMET,PADREJTESITE etj te qeverisjes me tog fjaleshit se "Ne nuk jemi SHBA,BE" etj,i bie qe ne kurre nuk kemi per te ecur perpara,por mbrapa! Kete gje e verteton realiteti i sotem ku ne na serviret VARFERIA si pjese e LUMTURISE,kur na thuhet se "Kush merr 126 euro ne muaj,nuk quhet i varfer"! Pra i bie,qe nje nipi im ne SHBA,qe merr 20 mije dollare ne muaj,duhet ta urreje kete qeveri dhe kete popull,qe e mban ne krye kete kryeminister qe per argumente perdor jo llogjiken por fjalorin rrugac!
Pse nuk ve edhe mbiemrin historik ,o Hamza, qe ta tregosh acik se ne emer te kujt flet..
Edi Ramen e mban ne pushtet populli. E mban ne pushtet puna. Zevendesi i Edi Rames ne Prill 2023, do jete Erjon Veliaj.
Hamza : une ne amerike kam djalin, doktorr (AD ) dhe merr mender 20 mije dollare . Shiko se mos merret me ndonje pune tjeter . Nuk besoj se po genjen sepse nga emri dukesh i ndershem .
Dritano....pyte Edvin strategun me sa meleona evro ja bless PS Nanohorrit te Princ Parku... mandej thurri lèvdata sa te do prapanica
VAGABOND RAMA Falë kohës së Inteligjencës Teknike (elektronike) mbi të cilën klasa e vagabondëve politikë vendosën MONOPOL absolut, për ordinerët Vagabondi bëhet ikonë e suksesit. E pamohueshme, me stimulues sintetik, ose jo, Vagabondi manifeston energji (negative) dhe arroganca e Vagabondit kap përmasat kombëtare dhe efektin e armiqësisë së brendshme LIBIDE. Me komplekset e veta të inferioritetit ndaj armiqve tanë, të cilët i idhullon me një crregullim shpirtëror përbindëshi, sdhkatërron cdo gjë shpirtërore dhe morale shqiptare.
PO PSE NXITOHESH KAQ DHE E EDO EDI RAMANEN JASHTE NGA POLITIKA KUR AI ESHTE KRYEMINISTER ME I MIRE QE KA PASUR KOMBI SHQIPETAR NDONJEHERE . NE ARENEN NDERKOMBETARE SHQIPERINE E RESHTOI NE NJE SKUADER ME USA NUK KA QENE KURE KOMBI SHQIPETAR KAQ I RESPEKTUAR KRYEMINISTRA NE TROJET SHQIPETARE KUDO KJO ESHTE ARITJE E TIJ NE POLITIKEN E.BRENDESHME NUK ESHTE KOLLAJ TE NXJERESH TALENTE TE REJA SE ATA QE JANE TANI 25 APO TE 30 JANE RITUR NE.REGJIMIN E BERISHA META NANO NE KORUPSJON TOTAL NE KLIMEN E.BERISHES.QE PO SISHE KRIMINEL HAJDUT NUK BEHESHE DEPUTET APO MINISTER JANE RITUR NE MUNGESE TE PLOTE TE.QEVERISJES KESHTU QE SESHTE E LEHTE TE NXJERESH TALENTE NGA KY BREZ I MUTIT.
Ti ore idiot je nuk diskutohet.Por e vetmja karakteristike thelbesore e Rames per afrimin e njerezve qe i pershfin ne qeverisje eshte: Te kene arritur parametrat maksimale sa i takon vjedhjes dhe grabitjes se cdo gjeje prone publike, cdo gjeje prone e te tjereve.
Pse qenka idiot? Cfare tha gabim?
Mencuri te madhe na tregove o "Asgje.." Shko ne fshat e behu COBAAN e mos u me me litikanet.Nuk ke kellqe per te vleresuar Edi Ramen njeriun e punes per te shpene perpara zhvillmin ekonomik e hoqeror.
PO PSE NXITOHESH KAQ DHE E EDO EDI RAMANEN JASHTE NGA POLITIKA KUR AI ESHTE KRYEMINISTER ME I MIRE QE KA PASUR KOMBI SHQIPETAR NDONJEHERE . NE ARENEN NDERKOMBETARE SHQIPERINE E RESHTOI NE NJE SKUADER ME USA NUK KA QENE KURE KOMBI SHQIPETAR KAQ I RESPEKTUAR KRYEMINISTRA NE TROJET SHQIPETARE KUDO KJO ESHTE ARITJE E TIJ NE POLITIKEN E.BRENDESHME NUK ESHTE KOLLAJ TE NXJERESH TALENTE TE REJA SE ATA QE JANE TANI 25 APO TE 30 JANE RITUR NE.REGJIMIN E BERISHA META NANO NE KORUPSJON TOTAL NE KLIMEN E.BERISHES.QE PO SISHE KRIMINEL HAJDUT NUK BEHESHE DEPUTET APO MINISTER JANE RITUR NE MUNGESE TE PLOTE TE.QEVERISJES KESHTU QE SESHTE E LEHTE TE NXJERESH TALENTE NGA KY BREZ I MUTIT.
Mos shkruajepni brockulla! Duket nga toni qe nuk e ke shume qejf Ramen. Nuk ma merrr mendja se e kupton aq shume demokracine dhe politiken sepse Rama nuk po vepron jashte ligjeve. Mbase ke pasur qejf te beheshe vet president. Nuk ka probleme te tjera Shqiperia qe te merreni ju analistat? Keni vite qe merreni me Presidentin apo Ramen!
O Ben, drita...me shune hije, nuk e ka hic qef Ramen, zhgarravit ndonje gje dhe kujton se terheq vemendjen. Te gjithe keta analiste, specialiste per gjithcka, kane nje nivel teper te ulet intelektual, me kulture te nivelit 0, dhe behen xheloze pse eshte ky qe eshte Edi Rama. "Dhelpra dhe rrushte", nuk kapin dot majen, dhe del rrushi i pa pjekur.
Ka lek shume o Hila .....kte e di cdo ndertues we ka pasur nevoje per leje ne vitet 2000- 2011...pyeti ne kafe o xhan se kshu nuk ja mban njeriu....He te keqen....dhe ka perballe 2 negative ekstreme si Meta e Berisha....kaq....He se harrova ky Zenit jot pervec talenteve we permende shtet nuk do beje dot kurre....meqe ra llafi erdhi avioni Grek ne Sazan? Se ata 30 tanet shume u lodhen...He te paste komisari o Dritan
Hila. Baben tand e kam njohur ne Shkoder ne ndermarjwn artistike ku perveç tjerave ishte manjaku i grave dhe spiuni nr 1 i sigurimit te shtetit. Ti te Hila vazhdo te ngelesh i ceket dhe po aq pervers sa yt ate. Ma e shpife komplet.
O zonje po i bie samarit me duket
Atij ngelet ti bie. Por nuk genjej. Beme babate re ngjaj thoni ju.
Po çha mut kot ti ? Kush do ta ndaloje ? -thote Hila !! Sikur deshiron qe ta ndaloje kush ?? Do mbetesh pa bythe ku te lepish pastaj !! Edin e ndal shoqeria shqiptare kur te NDERGJEGJESOHET SE LEPIRJA ESHTE atavizem kafsheror !!
Ti bo me hile shoku Lam
Mbase Rama eshte nje politikan kembngules I afte gojtar,lojtar,etj,,,por nuk eshte e nuk ka per te qene nje udheheqes I popullit te tij(fatkeqesisht) PS:: sà per piktor kjo eshte utopi
Askush per momentin nuk eshte ne gjendje ta ndaloje Ramen te qeverise. —Forcat politike qe jane ne opozite ne Shqiperi jo vetem qe jane te shpartalluara dhe te therrmuara ne disa grupime pa ide dhe lider,nuk kane as baze sociale ku te mbeshteten dhe as alternativa te konkurojne Ramen. Edhe aleatet,edhe LSI e Ilir Metes e kane humbur mbeshtetjen ne populll dhe jane diskretituar si te korruptuar —Eshte vetem nje alternative —Te ngrihet(te krijohet) nje force e re politike e djathte me mbeshtetje te hapur te SHBA dhe Partive Popullore Europiane. —Kjo force e re politike nuk duhet te kete ne drejtimin e saj ne qender dhe ne baze asnje individ apo drejtues aktual te PD dhe aleateve. —Te paraqese para shqiptareve nje alternative te qarte,reale qe do e nderprese tranzicionin sfilites dhe korrupsionin e madh ne vend -T’u paraqese shqiptareve njerez te rinje me ide te reja dhe te besueshme -Programi i tyre te jete real dhe te synoje nxjerrjen e vendit nga bataku dhe rritjen reale te mireqenies duke i dhene fund varferise. —Kjo eshte e vetmja alternative e cila mund t’i jape fund sundimit te perjetshem te Rames.
Tash per tash, Edi Ramen nuk e ndal kush. Jo vetem se nuk kemi opozita po ai e ka ngritur shume steken e kryeministrit. Rama do largohet kur te doje vete, per te levizur drejte nje pozicioni qe i pelqen atij.
E keqja me e vogel me pak fjale. Ah.. se harruam, Rama eshte femija par excellence i Berishes, elktorati shqiptar ka 30 vjet qe ka rene ne kete kurth. Barbari i Viçidolasit ngre kjoska piktori prish kjoska. Shqiptaret jane kapur rob ne kete binom felliqesire pa patur mundesine te votojne per nje intelektual te vertete, nje jurist, ekonomist apo nje thinktank. Per te shfarosur zerat ndryshe ne parti jane kujdesur te dy.. dhe sot jane me djerre se kurre
Jotame ose joteme!
Po iku Rama zoti Hila ju duhet me ik ne Dubai pastaj .
Merak te madh paske o Hila!... KUSH DO TA NDALOJE EDI RAMEN?!... Populli me voten e vet do ta ndaloje, KUR TI DOJË M E N D E R J A....!
Fatkeqesisht vendi drejtohet nga 'nje grup i strukturuar kriminal' ku ne krye eshte kerrici i Vucicit.
Humor i kendshem!Kush do ta ndaloje Edi Ramen?Per kete pyetje humoristike te autorit te shkrmit ,humoristet mendojne sipa radakes se tyre.:”Pse zoti Hila kerkon t’i bej postbllok Skenderbeut te Rlindjes?
AI qe do shumfishonte te ardhur at nga: 1 turizmi detar, malor, kulturor 2. Bujqesia dhe peshkimi 3 industria, 4 tregtia, transporti. 5 rindertim 49 mije banesave te termetit bashk me shkolla dhe Infrastrukturen perkatse 6. Digjitalizimin e sherbimeve 7 permirsimin e rendit 8 drjtesia kjo nuk esht ber derisa gjakpires si berisha dhe Kompanin nuk jan ne biruc. Dhe profesioni Analist te zhduket sepse esht I rreme.
AI qe do shumfishonte te ardhur at nga: 1 turizmi detar, malor, kulturor 2. Bujqesia dhe peshkimi 3 industria, 4 tregtia, transporti. 5 rindertim 49 mije banesave te termetit bashk me shkolla dhe Infrastrukturen perkatse 6. Digjitalizimin e sherbimeve 7 permirsimin e rendit 8 drjtesia kjo nuk esht ber derisa gjakpires si berisha dhe Kompanin nuk jan ne biruc. Dhe profesioni Analist te zhduket sepse esht I rreme.
AI qe do shumfishonte te ardhur at nga: 1 turizmi detar, malor, kulturor 2. Bujqesia dhe peshkimi 3 industria, 4 tregtia, transporti. 5 rindertim 49 mije banesave te termetit bashk me shkolla dhe Infrastrukturen perkatse 6. Digjitalizimin e sherbimeve 7 permirsimin e rendit 8 drjtesia kjo nuk esht ber derisa gjakpires si berisha dhe Kompanin nuk jan ne biruc. Dhe profesioni Analist te zhduket sepse esht I rreme.
Kto gjera s'i intersojn asnji Armiku te Rames damethon Cfar ka bo Rama per Shqiperine ne kto 8-vjet e hsndroj Halene berishjane te Ministrave te tij Maloke Kriminele Tradhetare te Kombit e Shkerdhatare bushtra rrugesh qe s'ngeli I Huaj pa i palluar ne cdo Vryme te Familjeve te tyre - ne nga nji Fshat i qelbur Talebanesh islamik - ne nji Qytetet Europian dhe jovetem Qytetet por gjithe Bregdetin Rivieren Shqiptare e gjithcka qe ka te bej me infrastrukturen e vendit - miprooooooooooo kush ka leh (ashtu qi s'thuhet ) ashtu do ngeli gjith jetes .Nihist Dubaist
Kush do e ndaloj ?krimineli sali me mulin dhe llumi qe i shkon pas,qe kane vjedh,vrare e shkatrruar ne keto 30 vjet.... Apo do e ndaloj ilir hajduti me nexhmijen monika me parti private,ku hane larot si peci vasili e pioneret e jales si pioneret e enverit... Edi rama do qeverise se eshte me fat qe ka keta hajdute e kriminel perballe,dhe po doli ndonje burre qe ta udheheq kete popull,por nuk e besoj te dale ndonje qe te na e heqi edi ramen me shpuren e tij .
Kush do t'a ndalojë Edi Ramën? Po këtë e di edhe bufi; çuni i Fahri Balliut.
E ka thene vete Rama dikur: Politika eshte Shah! Shahistet e mire mendojne 2-3 levizje perpara, ata me te miret 4-5... Nderkohe ka ardhur situata qe (qy) ai luan simultante me disa kundershtare njekohesisht, por, disa jane budallenj qe nuk dine te mendojne, te tjere qorra qe nuk shikojne dhe mbetja jane shurdha me veshe te bllokuar. E pra, ne politike sikurse dhe ne shah, fiton ai qe ben levizjen e fundit, duke thene dhe fjalen e fundit. Tek ne ka plot qe llomotisin tere kohen pa pushim, por fjalen e fundit s'di ta thote askush..., pervec Rames. I mire apo i keq, pak rendesi ka, askush nuk eshte perfekt dhe per kedo ka mendime te ndryshme. Deri tani ai eshte gjithnje fitues dhe fituesi nuk gjykohet. Me keta kundershtare qe ka perqark, zorr qe del dikush ta mundi. S'na mbete gje tjeter qe, he per he, ta pranojme si me te mirin...
Edi hila si gjithmone fut fraza allasoj ne shkrimet e tij. E kam mendjen te mbledhur top se i ka te kopjuara nga media te huaja dhe meqe nuk ia thote mire shqipes i ngrati, nuk lexon e hap fjalore, shkruan dhe gomarlleqe si: strategjisti ne vend te strategut etj etj. Mendova se pasi cilesoi dhe te bijen e vet si humanoide do i kishte thirtur pak mendjes e do i maste nje fije fjalet
Edi ndryshe nga druvaret e kohes, ka kuptimin filozofik me inteligjente te racionales gje e cila edhe pse e thjeshte, i duket dekorit opozitar si irracionale. E verteta eshte se dekori opozitar nuk ka filozofi, nuk ka ide, nuk prodhon dote intelektual, pale filozof, jo se Edi gjen apo lejon te till ne te vetet, por qe filozofia e nje force te katandiset tek vallja dyshe e Kuksit Muli - Ibsen eshte alarmate, dhe me frike duhet thene "Atdheu ne rrezik" Eshte dhe "profesor" Fuga filozof por ne nje artikull dy dite me pare me habiti me renjen e tij ne nivelin e nje sanitareje spitali. Por nuk thone kote, qe filozofia ka lind nga habia. Por ndryshimi midis nje artisti dhe nje filozofi eshte se filozofi nuk e ben dot artistin, ndersa artisti e ben shume mire filozofin. Keshtu qe jeni shume mbrapa me artistin.
Arberia shpeton kur te shuhet nga harta turkia, deri ate here do jen shumuare afganet dhe talibanet qe sjell eunuku i erdoqenit dhe do kemi ndryshuare flamurin e Kastriotit me gjysem hene.
OK,Z.Hila.Por në antitezë të disa komentuesve berishist që vetëm shpifin si Ai,po citoi: 1.Edi Rama shpesh thot.."..Ne nuk jemi të pagabueshëm por më të mirë se NE nuk ka.." -Për fat të keq kundërshtarët e tij politikë nuk kan bërë kurrë analizën e humbjes që nga 1992,por kan faisuar me shpifje gjithmonë PS,ER..! 2.ER e mori PS-në pas shumë vitesh të Nanos,i cili futi në PS MERITOKRACINË.Këtë metodë ER e vazhdon dhe sot,duke e pastruar Partinë nga Komunistët hileqarër,Dembelë, Hajdutët..! -E kundërta ndodh në PD.Kjo parti sundohet nga një njeri arrogant,Prepotent,Shpifs,Hajdut,Vrasës..Si Sb i pa precedent në rruzullin tokësor,kur edhe pse i shpallur non grata nga DASH për korrupsion madhor familjarisht dhe me Aleatët,etj,vazhdon të kap një copë PD-je për të shpëtuar nga ndëshkimi..! 3.E.Rama ishte iniciatori i REFORMËS NË DREJTËSI.Ai për këtë kërkoi ndihmën e SHBA BE,pasi nuk e votonte Saliu dhe Like.Dhe dihet çfar ndodhi e po ndodh. -Sb
shqyqyr qe kemi hilen te na iluminoje bashke me zhejin ,bushatin ,cim peken ,mero bazen ,lubonjen ,carlo bollinon etj etj se jane shume ......keta jane me keq se vete politika ,parazite qe sbejne asnje pune e vetem japin mend sesi rregullohet ceshtja shqiptare lot lot ....
Pash qe nje komentus shkruantej qe nipi I tije ne Amerike merre 20 mije dollre ne muaj kero Jane vetem gejeshra me bight dhe keto mund ti besoje vetem nje njeri qe nuk di se care eshte emigration Jetoj ne Americ per 30 vjet dhe muk kam pare,degjuar qe te marre 20 mire dollre ne muaj.