Reflektime nga Konica dhe gramafoni i Faik Beut

7 Qershor 2022, 11:42Blog TEMA

Reflektime nga Konica dhe gramafoni i Faik Beut

Nga Auron Tare

Jo shume larg Sarajit te rrenuar te Hysen Bej Shishkos, ne nje shtepize modeste prane nje tavoline te vjeter druri, tymos cigare te dredhura me dore, Christopher King. Fitues i cmimit Grammy ne Muzike, Chris King ka zgjedhur te vendoset ne kete cept te vogel te Greqise se Veriut prane kufirit me Shqiperine.

Nga dritaret e hapura ku duket fusha e gjelbert e Konices dhe pejsazhet e Leskovikut, degjohen murmurimat e kengeve te e zezakeve te Misisipit apo tingujt e rralle te klarinetes Epirote. I rrethuar nga koleksioni tij unikal i pllakave te vjetra te gramafoneve, ai studion nder te tjera edhe muziken e Shqiperise se Jugut.

Autor i shume artikujve dhe prodhues i disa disqeve me muzike nga Shqiperia, Chris King eshte nje nga studiuesit e rralle te familjes muzikore Leskoviku ne vecanti Hafize dhe Ajdin Leskoviku,( sebashku me V. Tole), ky i fundit totalisht i pa njohur per kontributin e tij ne muzike.

Pas nje serie disqes te viteve 1920, King nxjerr nga arkivi diskun e pare me Muzike shqiptare te prodhuar ne Rumani me 1906. Zhurma dhe papritmas nje ze i zgaveruar i kenduar ne shqip ne Bukureshtin e larget.

Sipas Vaso Toles disku i pare eshte prodhur ne 1905 por sipas King ende askush nuk e ka pare kete Disk per te qene e vertet. E megjithate ndarja me nje vit eshte ceshtje kurioziteti.

Ne cepin e dhomes se zbukuar me qylyma te Shqiperise, ndodhet nje gramafon i madh mbi 100 vjet. Ne gjendje te shkelqyer pune, shperndan muziken elegante te Jugut nga pllakat e vjetra.

King perhumbet nga muzika dhe thith thelle cigaren e dredhur si per te shijuar deri ne fund tingujt magjepes qe koha i ka lene pas. Jam arkeolog i Muzikes me thote me nje buzeqeshje melankolike duke me zgjatur nje goteze te bukur metalike me Cipura, raki Konice.

Ai jeton ne nje menyre eksentrike i rredhuar nga qindra zera qe dikur i perkisnin muzikanteve te njohur apo te harruar nga brigjet e Missisipit, ne lagjet e zeza te Chicagos e deri ne Leskovikun e vogel te rrethuar nga vreshtat.

Tani te gjithe jane zhdukur por zeri i tyre ende jeton ne kete shtepize te vogel te Konices. Cdo mengjez, Chris King del ne kembe per te ecur perqark Sarajit te rrenuar te Bejlereve te Konices por ende nuk ka mesuar se ne ato Saraje kishte lindur dikur nje admirues i rafinuar i muzikes boterore.

Beu i letrave shqip, Faiku i cili ne muzgun e jetes se tij udhetonte gjithmone me gramafonin e tij te stermadh i cili habiste shpesh sherbyesit e hoteleve ku ai qendronte. Gramafoni prej druri i King i cili ka ardhur nga Virxhinia, duket sikur sjell ne kohe Gramafonin e Faikut. mezi e solla - me thote, eshte unik ndoshta vetem nje kopje tjeter eshte ende ne qarkullim.

Ashtu i stermadh i me nje leve qe e rrotullon me dore per te prodhuar muziken e disqeve te vjetra. I trergoj Gramafonin e Faikut dhe me te qeshur i them se Beu i Konices dukshem kishte nje gramafon me te mire si i tij. Ndoshta me thote por duhet te shikojme marken.

Fati eshte i cuditshem. Jo shume larg ne distance nga Shtepia e Faikut degjohen pernate tingujt e Gramafonit te amerikanit King. Edhe pse jetojne ne epoka te ndryshme, Faik Beun dhe Chris King e lidh nje energji mistike, eksentrizmi i jetes prej asketesh dhe besimi se Muzika eshte ajo fije e padukshme qe zhduk kufinjte dhe bashkon njerzit ne kohe dhe distanca tokesore.

Beu i fundit ndoshta nuk do ta kishte besuar kete rastesi te fatit ku prane sarajeve te tij tashme te mbuluara nga pemet e harlisura, nje muzikant po aq i rafinuar sa edhe Ai do te degjonte muziken e sklleverve te Missisipit apo violinen e Epirit. Si per te kujtuar se shpirti i Faikut endet ne rrenojat e Sarajeve te Konices

P.S ne 2 Korrik ne Sheshin e Leskovikut Fituesi i Cmimit Grammy, Christopher King do te prezantoje perpara banoreve te Leskovikut historine e muzikes se Leskovikut sipas disqeve te prodhura ne fillimin e shek te xx.

2 Komente

  1. V
    Viro

    Artikull i kendshem. Bravo!

    1. S
      Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

      Cfare shkruan o [email protected] me syze: Turkoshqipfolesi Faik(ardhur m'at ane) "beu" i Konitsa -s greke!? O Zot cfare tjeter cmenduri do te na shohen site...... allah uakbar.

      Lini një Përgjigje