
Me logjikën e Sali Berishës sot duhet të kishim asistuar në zgjedhjen president të Damian Gjiknurit ose Bledi Çuçit. Këtë tregon historia politike e tetë viteve kur PD zgjidhte kreun e shtetit, nga pozita e shumicës qeverisëse, duke çuar në Presidencë Bamir Topin dhe Bujar Nishanin. Nuk do të kishte asgjë të keqe që sot të ishte zgjedhur një socialist në krye të shtetit, pasi siç është thënë jo rrallë, në 30 vitet e fundit Shqiqëria ka pasur vetëm një kryetar shteti nga rradhët e forcës më të madhe politike të vendit.
“Konklava” socialiste nxorri fitues Bajram Begajn, shefin e shtabit të përgjithshëm, i emëruar e i dekoruar nga Ilir Meta. Presidenti në detyrë nuk e la përgjysëm ‘angazhimin’ ndaj pasardhësit të tij: e firmosi dekretin e lirimit nga detyra të Begajt si shef shtabi, që nga Turqia e largët. Për t’ja lënë më pas fushën të lirë shpërthimit të pritshëm të Sali Berishës në Kuvend, i cili deklaroi se papritur paskesh marrë vesh 48 orët e fundit se presidenti i sapovotuar qenka fajtor për masakrën me pronat e ushtrisë. Çuditërisht “pusetat” plasën vetëm sot. Asnjë akuzë nga Berisha dhe as nga mediat e tij satelite në dy vjet që Begaj shërbeu si shef shtabi (është njeriu i Ilirit, mos e sulmoni)!
Edhe Nënë Tereza të kandidohej sot nga Edi Rama në Parlament si presidente e Shqipërisë, Sali Berisha do ta kontestonte. Nuk mund të shpëtonte doemos as Bajram Begaj nga kjo sjellje, megjithëse pakkush mund të thotë sot se PS zgjodhi një president përçarës apo provokues për opozitën. E kundërta është e vërtetë: Bajram Begaj ka të gjitha kredencialet që të jetë një kryetar shteti pa teserë partie në xhep, në kuptimin real të termit. Këto orë po e akuzojnë për gjithçka, por jo sepse është servil apo militant i fshehur partie. Madje sipas portaleve, kështu e kishin cilësuar edhe patronazhistët e famshëm të PS në prag të zgjedhjeve të fundit.
Sali Berisha do të ishte shumë i kënaqur me një president socialist. Do të dëshëronte në zyrën e kreut të shtetit Taulant Ballën, Erion Veliajn apo Nikon Peleshin. Do ta mbushte gojën e do t’i frynte mushkëritë me piskamën e tij të njohur që thërret për protesta edhe kur ju uron fëmijëve 1 qershorin. Doktorit i duhej një president nga rradhët e PS, që të vijonte të konfirmonte tezën se Rama ka kapur shtetin. Tani që ra dhe Meta, shikoni sesi i kapi të gjitha pushtetet!
Me Begajn e ka të komplikuar fushën e betejës. Bajram Begaj është një lapsus në ekuacionin e tij politik. Prandaj si ai, ashtu edhe Alibeaj i tërhoqën deputetët megjithëse Rithemelimi kishte premtuar se do të merrte pjesë me votë kundër në seancë. E dini arsyen? Sepse kandidatura e Begajt rrezikonte të kalonte dukshëm kufirin e 85 votave, me dorën dhe votën e shumë prej opozitarëve të sotëm, brenda të gjitha fraksioneve të PD.
Prandaj si Berisha, ashtu dhe Alibeaj tërhoqën deputetë nga salla. S’e kanë me Bajramin, e kanë me istikamin e tyre që për shkak të një emri të cilin nuk e sulmon dot, i cili nuk ta ndez gjakun e nuk t’i errëson sytë, rreziku është që ta votosh e të ikësh në heshtje e të ulesh në kuadratin opozitar.
Rama ka zgjedhur të vijojë ta mbajë Presidencën si territor politik asnjanës, çka do të thotë se që nga largimi i Rexhep Meidanit nga Presidenca, do të mbushen 25 vjet pa një socialist në krye të shtetit. Shumëkush mund të thotë se ky institucion është një ornament pa vlerë, kur ke pushtetin qëndror. Aferim, por si t’ja bëjmë shpërthimeve të Berishës, që reagoi sot sikur të na kishte sulmuar Rusia, e jo sikur shefi i shtabit i një ushtrie të Aleancës Atlantike të merrte postin e presidentit?!
Përtej teatrit të opozitës në parlament, nga frika e rrjedhjes së votave, zgjedhja e Bajram Begajt është një gjest shtensionues në mes të një sezoni që pas shtatorit do të jetë shumë i tendosur. Një president de facto i të gjithëve dhe pa pigment partiak, është një notë e zbutur në një panair pasthirrmash dhe ulërimash. Duhej një person i rregullt dhe i qetë në atë zyrë, pas pesë viteve cirku politik të paraardhësit që quante qeverinë që dekretoi “grup i organizuar kriminal” apo që ftoi amerikanët ta vrasin me raketa te Mali me Gropa! Bajram Begaj s’ka plane të tilla për të ardhmen dhe kjo është një gjë e mirë për vendin.
Analize shume e mire!
Artikullshkruesi, asnjehere nuk na Zhgenjen me "boshin" qe pefaqson dhe paraqet...### Medioker i fryr me thela Pushtet!!. ### Eshte per te ardhur keq se, keta individ e pseudo analist, cdo kundershti te qytetarve e paraqesin si kundershti te Salih Barbar Berishes....### Tipa si ky....jan legjitimuesit e kesaj llubetire 30 vjecare Shpiftare...##### Minxhoz, Sigurisht qe Qytetaret e kan me "instikamin" apo Estabilishntin korruptiv 30 vjecar, re majt e te djatht. Dhe ti je pjes e ketij Estabilishmenti- Instikam, te Cilin, po qe se Shqiptaret nuk e shkaterrojne, do zhduken gradualisht.. ##### Doktorri Gjeneral eshte burr shum i mire, por nuk mund ta caj dot kete instikam nga roli i presidentit.......i cili funksionon si Organizat e Strukturuar Kriminale.... I Uroj Doktorrit Gjeneral ta kryej me sukses Detyen, te ngrihet e Lartesine e Detyres dhe te bej Dallimin me Paraardhesit e tij.
A pacient a pacient, paske dale para kohe nga spitali. Po meso te shkruash a i Zi.
E mer Pacient, terapi te gabuar te paskan bere o i shkret. Bej nje xhiro nga doktor Sali kerma, mbase te ben derman.
Muzaqe dhe Hatdheu!!! Shqiperia eshte ende paciente, jo une. Asaj i kan bere dhe po i bejne terapin e gabuar, qe prej 30 vitesh, nga Saleh Barbar Berisha, Meta e Rama.### Terapia permban:: Zapto:Zhvat::Korrupsion;;PerzijaDjemt matan Detit:vidh;prishja shkollat:trafikoja vajzat...####ky estabilishment si ka ber i vetem keto Terapi,,, e kan mbeshtetur Sejmen militan si puna juaj...qe dini te lexoni vetem parrulla partie...tung
S' hoqën dorë politikajt shqiptarë nga varianti i ventilatorit...hidh muut në ventilatorin e ndezur dhe të gjithë spërkaten (llangosen me muut)... askush s'është i pastër dhe askush nuk e merr vesh se kush dhjet kaq shumë sa për gjithë Evropën. Skëndua mirë shkuan por shumë sipërfaqsor për rëndësinë e problemit ... s'e krruan fare!
Artikull me kembe ne toke. Mesa degjova, qenka me origjine nga komuniteti yne i shquar i camerise (nese eshte e vertete), nje vlere me shume ne zgjedhje.
Te paska zene skleroza o Minxho ose budallallepsesh vullnetarisht per hir te sherbimit ndaj pushtetit. Sali Berisha tok me Socialistet do kishin zgjedhur nje plak tjeter andej nga kodrat e Liqenit duke lozur Domino, apo e harrove zotrote Bablokun Fredo te rreshtoreve ne Presidence!
Larg qofte e kurre mos ndodhte, por edhe sikur PS te kishte propozuar Saliun si president, Berisha do te ishte kunder, e jo me kunder nene Terezes e cdo njeriu tjeter, vetem se e propozon PS.
E ke qare kesaj radhe, nje bravo e madhe o Minxhoz. Analize e perkryer e per non graden qe vazhdon te qelb dynjane.
Mir Sali non grata qe e ka mare dekoraten po kur do te behet lider dhe ky miu i Saveres Enkelesh ALIBABA qe ben gjoja se eshte po Amerikan...
Bravo Minxhoz. Analize e sakte. Te gjith njerezit e priten mire zgjedhjen e . Begaj. Qe ne pamje ai burre reflektonte fisnikeri. Shqiperia do eci. Bravo i qofte Rames e grupit te PS per zgjedhjen qe bene. Shkurt hesapi Shqiperia po behet. Ka Zot edhe per shqiptsret qe me ne fund te shohin dite te mira.
Pse lodheni duke folur tja leme kohes qofte i mire dhe i mbare per kete popull shume te lodhur dhe fukara
Urime për shkrimin ! Jeni shumë realist !
Kemi nje president vertet burre te mire,familjar shembullor,komshi per te pasur zili.Porrrr nga gjeneral u degradua ne ushtar i bindur i Rames.Corben e qeverise do te trazoje.Apo jo o Skener???!!!
Bravo Minchoz ,mos u a vere veshin ketyre ceceneve te Non Grates ,ate pune kane me ofenduar e me share ,me kujtohet ajo shpreheja te nje film ( gjini pa shkolle zoti hetus )
Bravo S.Minxhozi.Vetëm Ju e bëni mirë anatominë e S. Berishës.Sb,Ky përbindësh Nd/Planetar i diskredituar plotësisht nga DASH,Tashmë po përpëlitet si peshku në zall..kur DASH e kërkon në rrjetë,Reç..! Është fatkeqsi për SPAK që vazhdon në KOMA.
Po mirë o Skënder nuk ka problem tjetër vëndi ynë. Po keni muaj që merreni me zgjedhjen e presidentit. Po kujt i duhet nga populli se u zgjodh apo Saliu bëri bojkot apo Rama bën me hile. Nuk mund të shkruash ti Skënder trimi për abuzuesit në çmime,tendera,mirëqënia e njerëzve,shkollat,jeta sociale në komunitet etj.etj. Dhe ju po abuzoni me robt se si duket nuk shqetësohesh për mirëqënien e tyre. Nuk e kemi akoma atë luks që të merremi me idiotllëqe politikanësh. Janë më të mprehta problemet e gangsterizimit të shoqërisë se kjo që ti dhe kolegët e tu e po kështu tv kombëtare i mëshoni fort deri në hollësitë më të vogla. Po u paguat mirë për këtë shërbim mos e ruaj vazhdo mendo për mirëqënien tënde. Duhet të mendoni për njërzit e thjeshtë jo për të korruptuarit. Besoj është më mirë kështu. Si thua Skënder?