Babo mes falenderimit dhe merzisë!

4 Qershor 2022, 13:11Blog Nga Agron Gjekmarkaj

Babo mes falenderimit dhe merzisë!

Sot qe një ditë e hareshme per grupin socialist. Pas javesh plot mundime që i tregohen nates së varrit, kaluan orë të qeta ku gjumi ishte gjumë shelegu e gerrhima -gerrhimë shlodhjeje. Ëndrra me mirazhe  panë sikur Babo i kishte ftuar të gjithë në Surrel dhe me doren e vet u mbushte gotat e u gatuante ! Secilit i thoshte : ha merr, nginju, mos kurse.

U  zgjuan në mengjes pak të muavitur nga perqafimi me jastekun po secili prej tyre ndihej i dlirtë e i lehtë si flutur.

Pak uri  i cimbiste dhe therje në mide.Dy feta buk pak djath e një gotë qumesht u ra butë ndersa kafeja edhe më jua qetoi trazimin.

Ditë e ditë që kerkonin, lypnin dhe gjenin emra per President, bam e-mail e bam me zarfe. Lodhja e preukupimi sepse Babo gjithçka  kishte lënë në doren e tyre kishte bërë te veten! Ai, ata pyet gjithmonë. Nuk jua prish kurrë. Ca ishin hequr. Ndonjë kishte prerje oreksi. Pagjumësi po e po.

Taos i kishin rënë rrathet poshtë syrit dhe mendimet në hermetizem  ishin çimentuar.

Mbrëme u mblodhen ashtu , jakë jakë, solemn e madheshtorë pasi nga pas oborrit të selisë së PS-së shkarkuan karrocat, zetoret, kuajt e gomeret me emrat e shumtë që kishin mbledhur.

Babo në fillim u merzit tha kush i hap të gjitha megjithëse dy tre nga ministrat u vetëofruan për ta bërë atë punë !

Ta bëjme me short tha hapim vetem 100 ! U tha u bë se fjalë e Babos është ligj. Ajo thyen gur e koka armiqsh. Zemra mbush me hove e gezim. Ambicje frymezon si askush. Ganxhë hekuri është ajo per karriera të gjata.Lum kush e kupton , lum kush i beson, lum kush e zbaton. U hap e para ! Barjami thanë një zëri ! U hap e dyta e treta e njezeta, prapë Barjami deri tek e njeqinda kudo Barjami. Në sallë ra heshtja. Merrni kuturu tha Babo edhe 10 të tjera ! U hapen edhe ato perseri doli Barjami.

Mjekrren kroi Babo. Heshtja ra kudo si muzg. Nuk pipetinte as zog as sorrë. Damo desh të kollitej por e kaperdiu duke u skuqur deri tek qepiket si barbun. Nuk thyhej ajo qetesi historike. Teksa frymarrja pezull rrinte Babo vendosi të fliste me fjalë që në ndergjegjet e Kryesise skaliteshin si urdheresat e Moisiut në gurë! Ai tha "e kam enderruar ketë ditë. Populli mendon si unë, Partia mendon si unë, Kryesia po. Ju e kishit kuptuar që unë doja Barjamin dhe unë po kaq që ju atë donit. Ky është uniteti, simbioza që armiqtë na e kanë zili. Çelsi i sukseseve tona. Erdhi dita që Pandi, Fatmiri, Braçe , Mimi , Ditmiri të mendojnë si unë dhe Bora.

Të keqin të na marrin hasmit. Sonte vazhdoi do e therras Bajramin e Republikes në zyrë , ti japë ca keshilla e ta shohë mbarë vegjelia kush i darovit keto punë"! U tha u bë. Njerzia gjet paqen e mbrothesinë. Bajrami vajti, urtë e butë ngarkuar me mirnjohje. Nga dje Babo është bërë edhe guide shpirterore si Ajatollah Komeini i cili është mbi Presidentin. Ndaj sot mbledhja që një formalitet dashurie e mirnjohje. Babo u dha doren. Ndonjerit i rrahu shpatullat. Me Nikon , Olten dhe Mimin u ndal në menyrë veçantë, "ju rritet një gjeneral dhe i dhatë vendit një President mbi palet, mirnjohja ime nuk do tu braktisë" ! Mimi psheretiu eh Bajro Bajro i vogel mu duke i madh me dole. Babo la me butësi por pa ekivok  porosinë "të gjithë në rresht sonte per votimin se perndryshe e dini vetë ju more firauner se sa ç'është e pamatë dashuria ime që shpon malet, epokat po kaq zemerimi"!

Deputet e jugut miratuan me kokë, Baçi do bënet se s'bën . Ua tha klotilda qyqja si ore nuk do ta votojmë Bomin. Ata të Vlores o Babo , quaje të bërë Barjamin.Por njerzit e keqinj që mos befshin hajer fusin gurë në rrota. Presidenti në largim Meta iku në Stamboll dhe nuk degjon të kthehet. Kushtetuta e do pa grada. Babo është zymtuar perseri. Nuk pipetin as miza. Ai kishte porositur që vigjilenca ndaj armikut të brendshem asnjë çast të mos binte por keta e kishin nenvleftesuar " kaçakun" . Ai  të pakten deri tani ka marrë me vete çelsin e Kushtetutes dhe ju thotë na hipni ketu e shihni Stambollin more edepsezer dhe ju nxjerr gjuhen.  Babo këtë merzi nuk e kishte parashikuar. Por ai ashtu siç drejtoi  barken e Turit mes tallazeve do ta nxjerrë sonte Bajramin në breg. Grupi shyqyr që bëri mengjes të mire se sot ska më buk as ujë. Kujt i hahet e kujt i pihet kur Babo është i zymtuar xhanem?!!

37 Komente

  1. L
    Luani

    O profesore u bere si klloun oborri,te ka hyp vehtja ne qejf.Vet i shkru dhe qeshe.Fshiju nga mbeturinat e llalles dhe byrekut me gjize; kujdes mos prek floket se i ke ly me llak.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ka të forta

      Haha ???? ka forta ky Gjekmarkaj me keto sotiret poshte Ed Ram turke Erdoganit, Sali Vrasi dhe ilir hajduti.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cudia

        A bre Gjek! E dimë te gjithe që po qahesh nga dhimbjet që ta fut Baboja...nga distanca. Vazhdo me qep dhe djath...

        Përgjigjjuni
        1. t
          timo

          Ky, i shkreti "profesor", akoma se ka kuptuar që nuk bën dot publicistin.

          Përgjigjjuni
        2. N
          Niazi

          Gjekmark, kur je para Ramës bën gëkmëk se të thyen më dysh nga argumentet që ai përdor nda zorraxhinjve të çdo lloji që vetëm arsyetim llogjik nuk bëjnë ! Ju nuk qetë të zotë të nxirrnit një emër se jini bërë jashtë e koqe dhe tashti po i qani hallin kalorësit se i varen ko...t!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drande

            Gjekmarkaj-Ismail Kadare i Oroshit dhe kokrra e kodoshit!

            Përgjigjjuni
          2. N
            Nika

            Turp per Lezhen te ket nje deputet si ky. Nqs eshte sgjedhur ne Lezhe.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptari

              Agron! Nisur nga arsimimi dhe profili,e ke mundesine per te sajuar nje pamflet politik,ndonese i stisur dhe i mbushur me mllef personal,politik,krahinor,pse jo dhe ideologjik. —Meqe jeni i angazhuar politikisht dhe kryeni detyren e zv/kryetarit te Kuvendit duhet te lexoni Kushtetuten,kapitullin Presidenti i Republikes dhe do shikoni qe gaboni.Edhe. Ne rastet e tjera kur ti i beje hosnana,ustait tend shpirteror qe tashme e ke braktisur eshte ndjekur e njejta procedure zgjedhjeje. -Te kujtoj Berishen,2 here,Mejdanin,Topin,te ndjerin Nishani,Meten. —Pa dyshim qe ka plot periferike,te indoktrinuar,te terbuar dhe plot urrejtje dhe ligesi ne shpirt per “Armiqte””Kumunistat”, jo per kundershtaret,qe pelqejne psçavure te tilla qe ti hedh ne tregun mediatik. -Agron! Jetojme ne nje bote te lire dhe pa ngarkesa ideologjike,larg urrejtjes dhe ligesise shpirterore,ndaj njer-tjetrit. -Eshte fatkeqesi qe ty te ka ngelur ora ne epoken e gurit,ne epoken e Kapidanit,Bajraktari qe u shkulen nga fronet pas vitit 45 -Te ka ngelur ora kur xhelati Enver Hoxha,krahas xhahileve torturoi dhe persekutoi tere rracen dhe fiset e tyre. -Njerezit e sotem kane mendje,ide dhe parime te tjera bashkejetese me te tjeret. .Dil nga llogorja ideologjike,krahinore dhe ideologjike se stonon dhe tregon qe ke mbetur brenda bunkereve te se kaluares qe ka mbi 35 vjet qe eshte varrosur nga shqiptaret. -Pastaj...shkruaj sa te duash pamflete politike

              Përgjigjjuni
              1. s
                si nuk u ngopet me sufllaqe nje here !!!

                Agron Gjekmarkaj eshte njeri i arsimuar mire ne nje nder universitetet me te mira te botes. Ai nuk ben gje tjeter por ben ate qe di te bej me mire. Ai shkruan mendimin e vet, ashtu sic shkruan edhe ti mendimin tend. Ndryshimi eshte qe Gjekmarkaj shkruan me stilin e vet, ndersa ti ne stilin e flet rrufeve te organizatave te rinise. Mjaft or burre. S'guxon njeriu te shkruaj dicka mbi difektet e Rames ( te cilat nuk jane te pakta) se i versuleni sikur ju shau me rop shpie.

                Përgjigjjuni
              2. F
                Fjala

                Filloi ky te lehe si qen rrugesh!

                Përgjigjjuni
                1. S
                  SADIU

                  A e kupton ti o idiot se koha e diversateve dhe komandantëve te diversanteve apo të atyre që vranë cucën e maleve ka mbaruar me kohë, prandaj o "shakaxhi" rri rehat se as e djathta nuk të menderos. Në të shkruajtur je mediokër.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Spak

                    Xhekmark pilafi i Klanit

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fatmir

                      Ki zoteria i zbulur nga Nikoll Leci,ezhte me arkaik se Nikolla nga Spitni.Ne lezhjanet nuk e dime se cilin katund te Lezhes perfaqson llagapi i Gjekmarakajve!?

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Emigranti i paligjshem

                        Nqs nuk e din do te thote se nuk je Lezhjanë. Agron Gjekmarkaj eshte nga mali i rrenzit qe ka qenë gjithmone fshat i shengjinit dhe pjesë e kooperatives bujqesore ishul- Lezhë. Eshte nipi i te madhit At Zef Pllumbit.

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fatmiri

                          Une jam i qytetit.Malarrenxit nuk e di edhe sot se cila kooperative bujqesore,apo ferme i administronre.

                          Përgjigjjuni
                      2. S
                        Skenderbegasi

                        Profe ne se ben "shaka" me spec, pse ankohesh se te djeg bytha.

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Realisti

                          Agron, Bej nje koment politik per nivelin qe ke. Aty ku shkelqen. Mos u bajalldis me traplliqe. Leri kllaunet te bejne kllaunin. Ti vlen me shume se kaq.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lezhjani

                            A ta fut Saliu aty ku te pelqen, se helbete te ka filluar te pelqej shume vetja o qyqar.

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rrushit Bilbil Gramshi

                              Gono, baluket e tua me pelqejne shume. Ato me kujtojne femijerine time kur veroja ne fshat ku shikoja vicat e urte dhe te bukur do zoti si ty. Edhe ti me sjell ne mendje nje te tille por ama vic i lepire deri ne baluke.

                              Përgjigjjuni
                              1. c
                                ceni

                                Me pelqen shume ky idoti i Markagjoneve!Po qe ka filluar e i pelqen vehtja e kerkon te behet edhe shakaxhi,ku humorin mund t'ia kuptojne vetem soji ose keahina e tij!Imagjinoni sikur Shqiperia pas 1944 te kishte disa si ky trapi sa perpara do kishte shkuar!Ate sot per sot e konkuron vetem Mark Marku nje tjeter talent i sojit te ketij! Eh si u katandis ky vend ku ka vend edhe per te tilla vemje,kuptohet me tituj "profesor"!

                                Përgjigjjuni
                                1. l
                                  lenci bira

                                  Kete ftyre kuqin e marka gjonajve nuk e lexoj kurre ky eshte kokerr kari i pa bere synet Nje pordhac delenxhi profesor i vete shpallur ik ciu

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Ashburn, USA

                                    Agron Pamfleti juaj politik ne kete gazete eshte jashte jashte cdo lloje llogjike. Ju sillni shume urrejtje dhe eshte jashte kohe. Ne si emigrant ju kemi pare neper portale dhe presim te sillni ide mbi rruget me te mundshme per nje bashkejetese paqsore. Ju I kishit te gjitha mundesite te benit bashke 20 firma. Ne nga large nga media kemi pare se ju kishit emra te perbashket me shumicen. Pamfleti politik I juaj pervec urrejtjes eshte dhe shume I varfer ne ide. Kane kaluar mbi 35 vjet ne nje demokraci me ulje ngritje dhe ju ne vend qe ta gjeniit lenden tuaj ne kete epoke, I sillni lexuesit epoken e 45- s. Lerini servilizmin politike dhe mundohuni te jeni vet vetja. Mundohu te lexosh e ta kuptosh te madhin Dritero Agollin.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Ashburn, USA

                                      Agron Pamfleti juaj politik ne kete gazete eshte jashte jashte cdo lloje llogjike. Ju sillni shume urrejtje dhe eshte jashte kohe. Ne si emigrant ju kemi pare neper portale dhe presim te sillni ide mbi rruget me te mundshme per nje bashkejetese paqsore. Ju I kishit te gjitha mundesite te benit bashke 20 firma. Ne nga large nga media kemi pare se ju kishit emra te perbashket me shumicen. Pamfleti politik I juaj pervec urrejtjes eshte dhe shume I varfer ne ide. Kane kaluar mbi 35 vjet ne nje demokraci me ulje ngritje dhe ju ne vend qe ta gjeniit lenden tuaj ne kete epoke, I sillni lexuesit epoken e 45- s. Lerini servilizmin politike dhe mundohuni te jeni vet vetja. Mundohu te lexosh e ta kuptosh te madhin Dritero Agollin.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Alpet.al

                                        Kete zorraxhi e pashe mbreme tek studjo televizive Zone e Lire, e njohur ndryshe si foleja e celules greke Cani-Curri, nen patronazhin e Sander Frangajt. Perversi politiko-social Arjan Cani e therriste me perkedheli Gjergu, nen buzeqehjen satanike te Currit, filozofit dhe teologut te diplomuar ne Athine, por qe ka per cdo rast si koperture edhe nje zyre avokatie me cmime te kripura, na informon Cani, si nje bonus reklame per mikun e vet ne misionin e perbashket te zbatimit te detyrave nga disa qarqe jo edhe aq te paqme greko-ortodokse. Edhe pse, sikurse avokatit Ngjela, ketij alla avokati filogrek Arjan Curri nuk i dihet publikisht ndonje mbrojtje apo avokature, e rendomte apo e bujshme, e sukseseshme apo e deshtuar, qofte. Dhe keshtu ne kete studjo, te famshme per palavira dhe lavira qe duan te promovohen nen shikimet seksuale dhe lepirjet e neveritshme perverse te te zotit te shtepise Arjan Cani, na erdhi mbreme edhe Agron Gjekmarkaj, alias Gjergu, per te na folur per zgjedhjen e presidentit te ri te Shqiperise dhe per te filluar te paret, sic e kane profesion, baltehedhjen mbi kandidaturen e maxhorances, Gjeneralin Bajram Begaj. Komedia fillonte qe me hyrjen ne studjo te Gjergut, te mireditorit qe ecte si katundar qe sapo ka zbritur ne trotuaret e qytetit, i veshur dicka midis 'casual dhe dressy', i ngrire dhe i panatyrshem, sikur kishte dicka brenda nga mbrapa, aq qesharak sa edhe i ngrefosur njeherazi. Dhe pastaj, dhe pastaj more shokeni, kur zuri vend ne karrike dhe kamera u fokusua ne fytyren e tij me stampen e nje buzeqeshjeje te nje krenarie idiotike, si per ta bere beli' se cfare ndodh kur nje malok-katundar do te shkelqeje si parvenu', syte te ngjteshin tek floket e Gjergut, jo thjesht te llakosura me 'short hair gel', por edhe te ujdisura me nje ballore te perpjete vija-vija, te krehura, te lepira dhe te ngrira ne menyren me te qelluar per ti vene nofken 'gjergu mirditor i kuruar si latino trotuaresh', sic i kam pare ne disa qytete pertej Atlantikut. Mund te thuhet se nese Gjergu i Arjan Canit, ka dashur me stilin e tij flokeve te imitoje sado pak frizuren e mirenjohur elegante te flokeve te grave mireditore, ka deshtuar ne menyre spektakolare: ndersa frizura e flokeve te grave mireditore pecjell hijeshi dhe fisnikeri mbreterore, frizura e flokeve te Agron Gjekmarkajt, alias Gjergut te Canit, demonstron vetem shije te ulet trotuaresh dhe perversitet qe stonon hapur me figuren e pretenduar te nje akademiku dhe pozicionin zyrtar si nenkryetar kuvendi, per te mos thene se eshte nje karikature edhe per nje burre te zakonshem shqiptar ne moshen e tij. Dhe ky sojsez, ky karagjoz mediatik eshte, ajme', per shkak te disa rrethanave dhe zhvillimeve politike ne opoziten shqiptare. nenkryetar i Kuvendit te Shqiperise. Dhe ky politolog, i vetefryre dhe i vetkenaqur me boshllekun e vet qe nuk prodhon asgje,, qe ishte ne opoziten e Lul Bashes, por qe nga 6 Marsi e ka kuptuar se kishte zgjedhur krahun humbes te PD-se dhe si jezuit i lindur, ka shpallur asnjeanesine brenda grupeve te saj, derisa te kullohen ujerat dhe te shihet se kujt do ti perkase edhe de-juro roli zyrtar i opozites, na deklaron ne studjon televizive te dominuar nga celula greke Cani-Curri, se jo vetem qe, nga Olimpi i tij Mireditor, nuk ka begenisur te marre pjese ne fushaten e propozimeve te kandidaturave per president, por sapo ka pare qe kandidati i perzgjedhur Bajram Begaj ka shkuar ne zyren e kryeministrit te njihej edhe zyrtarisht me oferten, ka vendosur te mos marre fare pjese ne seancen e votimit ne kuvend (edhe pse eshte nenkryetr kuvendi), ose do te votoje kundra tij, edhe pse nuk ka ndonje gje per te kritikuar per cilesite dhe karieren e vete kandidatures. Po perse valle do ta beje kete mytebet, mund te pyes ndokush qe nuk e ka ndjekur mbreme ne studjo kete kaposh te letyrosur? Sepse, na thote politolog Gjergu, profesor Gjekmarkaj, opinionisti opozitar Agron Gjekmarkaj, ne zyren e kryeministrit, divani i mikut ku ishte ulur gjenerali Begaj nuk ishte njelloj i larte me kolltukun e kryeministrit, sepse buzeqeshje e tij i dukej si shume degjuese, servile dhe e perunjur dhe se mesa mund te nenkuptojme, nuk kishte pare tek ai shenja te kundershtimit, te agresivitetit apo te cperfilljes se tij ndaj Rames, sic edhe eshte mesuar te vezhgoje me kenaqesi tek Ilir Meta dhe qe, per rrjedhoje na spjegon politologu e shtetari, kam nxjerre konkluzionin se presidenti i ri do te jete i bindur dhe jo ne kundershti' ndaj kryeministrit. Duke na thene keshtu edhe nje here se edhe pse nuk e ka shqepur gojen per ndonje emer kandidati, brenda vetes ka pasur ndonje liste emrash kandidatesh kokoroce si vete Gjergu, destruktive si vete Gjergu, llapaqene si vete Gjergu dhe si koleget e tij opozitare qe nate per nate, ne pothuaj te gjitha studjot televizive te "dominuara nga Rama", kane lehur dhe kafshuar, kane perbaltur dhe denigruar, kane nxire dhe kane bere thirrje te hapura per destruktivizem, per shkaterrimin dhe sulmet me molotove mbi institucionet kushtetuese, per sabotimin e reformes ne drejtesi, per lenjen e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve, per cperfillje te qendrimeve dhe keshillave te aleateve tane Perendimore. Dhe pastaj, amani more shokeni, ky perversi Cani ne disrespekt te plote per shikuesit e emisionit te tij, fillon e na lexon mjerueshem-si nje detyre te vene nga vete Sander Frangaj qe na pretendohet se eshte nen kontrrollin e plote te Rames, nga kreu deri ne fund, kete parabole sarkastike me titullin "Babo mes falenderimit dhe merzise", por qe ne fakt, redaksia e gazetes Tema me urdher direkt te botuesit Mero Baze, duhej ti kishte vene nentitullin, me germa po aq te medha sa edhe vete titulli: "Nuk na lene zilet e botes, te degjojme kembanat tona" Sepse, vete opozita se ciles i perket jezuiti me shume maska Agron Gjekmarkaj, alias Gjergu, eshte ne nje pozicion dhe gjendje te papare dhe te padegjuar me pare hataje e ukubeti, hipokrizije dhe denigrimi nga brenda, komizmi dhe tragjizmi njeherazi, impotence dhe shterjeje obsionesh e aksionesh politike, gjendje ne te cilen vete Gjergu dhe kolegu i tij i terhequr perkohesisht ne erresiren e tij nxire Mark Marku, jane kontributore te hapur dhe te njohur nga i gjithe publiku shqiptar. Dhe, mbi te gjitha Babo dhe ministrushet e ministreshat e tij, jane ku e ku, me larg dhe me dinjitoze se sa Shtrigani Autokrat dhe Uzurpator Sali Berisha qe i ka vene ne rresht dhe i perdhunon dite per dite te gjitha figurinat e mjera te Partise Demokratike, te Foltores apo te Basha-Alibeajt, perfshire vete Gjergun tone, i cili adhurimin e fshehte per Bajraktarin Komunisto-Fashist Sali Berisha, perpiqet me kot ta fshehe nen neutralitetin i tij jezuit. Dhe, amani mbameni more shokeni, gjate te gjithe leximit te ketij shkrimi nga Arjan Cani, kamera mjeshterisht fokusohej tek fyryra e lepire dhe e llangosur e Gjergut, me nje buzeqeshje idiote dhe vetekenaqesije qe te sillte ne kujtese si nje plotesim artistik te tipologjise se Agron Gjekmarkajt, skicen brilante te Migjenit tone te madh: 'Sokrat i Vuejtun apo Derr i kenaqun' Dukej qartazi se Gjergu e kishte bere pa medyshje zgjedhjen e tij: Ishte nje Derr i Kenaqun" I duhet derguar nje mesazh miqesor Papes tek i cili, sic deklaroi me mburrje Gjergu i Canit, do te shkokerka tani shpejt per nje takim se do te kete perpara nje derr te kenaqur dhe jo je Sokrat te Vuejtun jezuit. Mbase, mbase, Gjergu ne ate takim, nuk do te jete lepire me ate frizuren e shpifur te flokeve me te cilen u shfaq mbreme tek Cani. Ose, me se paku, mbi ate frizure, do te vere ndonje 'plis' mireditori, si per mbuluar shpirtin e trazuar e te kapluar nga perversiteti gjithefaresh.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Shkodra

                                          O Gjekmsraklija. Merru me punet qe duhet te bajsh si deputet. Keto shrime nuk i pergjigjen nivelit bashkekohor te kesaj gjinie qe ti e quan humor. Me keto ti vetem e rrit edhe ma tej Ramen. Je i vogel para Rames, sa nji buburrece. Per nga artikulimi dhe niveli i larte i figures qe perdor Rama nuj ja arrini me ju ba te tane bashke. Ne keto momente te veshrira per PD-ne nuk shkon e qeshuna. Ti duhet te jesh ma serioz. Te shkruash cila asht situata reale e kesaj force politike, pse erdhi puna deri ketu, kush jane shkaktaret, ti ku e gjen vehten nder tre grupacione dhe ne se i perket nje grupimi si e shihni ju te ketij grupi daljen nga kriza. Me keto duhet te merresh tl per duhet te jesh l afte ta besh kete. Me Ramen pse merresh ti? Ramen e duan 70 perqind e shqiptsreve, ka nje reputacion te padiskutueshem ne arenen nderkombetare. Ju prioritet nuk e keni Ramen. Rama per ju rrin edhe 25 mandate. Shqetesimi i juaj duhet te jete a do ta nxirrni PD nga koma? Kjo eshte e gjitha. Te pakten te kishe msue nja dy gram nga intelektuali Mark Marku i cili me vakr e me kohe luftoi sa mundi dhe e parashikoi sakte kete fund te turpshem te PD-se.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            The truth

                                            Nuk e ndaloni dot Agronin; eshte dikush tjeter pas tij qe e perdor Agronin duke i thene se eshte intelektual i shquar dhe shkrimet e tij mezi priten nga lexuesi. Duhet gjetur ky person qe mos ta perdori me, vetem keshtu do te shpetojme nga ky idiot.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Bajraktari

                                              Vetem per kete pune nuk je ti Gjek. Ka kohe, qe te ka hyre vejtja ne qejf. Sidomos pas vajtjes ne ShBA. Por nuk vlen fare, sidomos kur te marrin ne emisone dhe te vedosin ne rollin e opionistit. Nuk e kupton qe te marrin per te plotesuar enturazhin e emisionit dhe tallen me ty dhe ko kluzionet e tua. Kur do ta kuptosh qe je bere tam si Sanco Panco dhe po lufton me mullinjt e eres.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. i
                                                ilir

                                                Po se mos di se si behet deputeti ky...!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Shitesi i saflloqeve

                                                  Ne pergjigjje te Sufllaqes! Nuk i intereson kujt se çfare ka mbaruar ky ,Gjekmarkaj,por dihet se ka mbaruar Filiologjikun ne Tirane,1996, kur UT kishte ikur per fiq dhe pothuaj nuk behej mesim. -Ka kryer pasuniversitsrin ne La Sapiensa me nje burse nga nje shoqate fetare katolike. -Per dijeni ne universitetet e famshme te Amerikes,Harvard,ne Boston,Angli,Kembrixh,Oksford,Sorbone,Paris,Upsale, shen Peterburg,Prage,Oslo,Kopsnhagen,Bolonje,Furence,Madrid,apo diku tjeter,kane mbaruar studime te plota universitare dhe pasuniversitare mbi 50 mije shqiptare dhe shume prej tyre po bejne emer ne shkence dhe ne fusha te tjera te jetes. Gjenialiteti i Gjekmarkajt eshte te jargavitet ekraneve dhe te haje ndonje Safllosie. -Nuk e di çdo te thote qe eshte i nipi i at Zef Pellumbit?? I ndjeri ishte nje Xhakon me arsim te mesem qe vuajti mizorite e regjimit gjakatar komunist dhe u be me vone deshmitar i barbarise komuniste mbi klerin katolik. —Ky fakt nuk i jep Gjekmarkajt ndonje status preferencial apo merite te veçante. Eshte e drejte e çdokujt te mendoje dhe te shkruaj sipas qejfit dhe kete te drejte nuk ia ka ndaluar askush zotetise. Rrufete dhe bubullimat kane marre fund qysh prej 30 e ca vitesh.Tung!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. s
                                                    shitesit te sufllaqeve

                                                    Urime per njohuri te biografise se Gjekmarkaj.E njeh mire si duket. Mos je patronazhist i tij ? Mjaft or burre se lat name !!

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. N
                                                    Nari

                                                    Vetekenaqesia dhe euforia ka kapur majat tek figura e ketij katunaro-idioti,duke "ironizuar" e perbaltur kedo qe ky legen e quan te nevojeshme per te bere lajm per bythen e tij.Sulmoi me shume se te gjithe Lulin,mbas zgjedhjeve te 2017 duke i kerkuar doreheqjen dhe mbasi ai u rizgjodh ne krye te PD,u be lepiresi me i madh i tij duke aritur te zere nje vend te sigurte ne listen e deputeteve te PD ne 2021.Mbeshteti Lulin kunder Sales dhe ariti te mare postin e nenkruetarit te PD dhe nen kryetar parlamenti.Mbas humbjes se Lulit me 6 mars i kerkoi atij doreheqjen dhe deklaroi vet doreheqjen nga nenkryetar i PD dhe nen kryetar parlamenti.Postin e partise e la,ndersa ate te parlamentit ka tre muaj qe nuk e leshon per qamet.Kuptohet nga posti i partise nuk ka asnje perfitim,ndersa ai i parlamentit eshte i shoqeruar me me shume para, si dhe pèrfitime te tjera.Ky eshte fytyra qe mundohet medemek te ironizoje e te vere ne loje gjithe dynjane.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Ad

                                                      Pothuaj të gjithë e shajne zoterine e shkrimit... Po pse e lexojne kur qenka pa kaq nivel sips tyre..

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. N
                                                        Nik

                                                        Une e shava sapo e pashe fytyren e tij hipokrite...

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. v
                                                        vang

                                                        Aedegjuat kur deklaroi se ISMAIL KADARENE do ta votonte per president?, sepse e genjen mendja se ne qe e degjojme do mendojme se ky Gjeku eshte i asaj sere. Ato qe shkruan ai jane ku eku me poshte se ''poezite'' e bejtexhinjeve pra ai as bejte nuk shkruan .Mbreme qe e levdonte Cani ai u be lafsh nga gezimi.Nuk gjendet ndonje tja ule kembet ne toke sepse ai do vonoje shume ta kuptoje.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. A
                                                          ANKETUESI

                                                          Xheku i At Zef Pullumit nuk ka shume kohe qe ka ra n’Tirane,féminin e kaloj ne mal te Rencit,u rrit ne qytet te Leshit,ku balta eshte me e embel se mjalta ,u shkollua jashte shtetit ,me dy tela dhe nje cifteli ka me ju diftu shume histori,pranaj mos ju zemroni se ai ni ket pune di me ba ,ju pelqen nuk ju pelqen asht nenkrytar ne kuvend ,kur flet me duket si Mesia , punt e ti i din zotnia,ka me e ngrit dollin e pare me uje bjeshke qelibare. . . shto mille e hidh uje . . . trimi i mire e djal azhgan per bejtexhi asht tamam.Tung ,njefsha mire per ty or lum miku .

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. G
                                                            Gent

                                                            Ça ke me Ramën ! President nga Shqipëria e mesme të vuri - burrë, në moshë të përshtatshme, me një karrierë të mirë - çar' do mo. Zgjedhja është Optimale, apo e deshe malcor ka veriu që do veç sherr e vrasje ose lap ka jugu me gropë në gjoks. Zgjedhja është e mirë dhe ashtu duhet mbajtë gjithmonë - Presidenti duhet të jetë nga mesi i vendit, 55 - 65 vjeç, me një karrierë sa për krenari personale. Kaq mjafton.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. ?
                                                              ?

                                                              Egzakt, po e pati edhe k@rin me gjatesi mesatare, as shume te gjate, as shume te shkurter, eshte edhe me i mire akoma. Po cfare flet or palle hajvani, o Genti o rrote k@ri.

                                                              Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje