Nga Alba Malltezi
Gazetari Artan Hoxha bëri publikisht një akuzë të jashtëzakonshme për presidentin në fuqi Ilir Meta. E bëri në emisionin “Opinion”, në televizionin kombëtar “Klan”, që është një arenë e preferuar e të gjithë politikanëve më të lartë të shtetit shqiptar në të gjithë kohërat. Dhe kjo deklaratë nuk mund të kalojë si një tym që harrohet në tri ditë. Nuk ka akuzë më të tmerrshme, nëse është e vërtetë, që një president republike të jetë “porositësi i një vrasjeje”.
Artan Hoxha, një nga gazetarët më të vjetër në tregun mediatik shqiptar, thotë se ka burimet e tij dhe se kjo deklaratë është pjesë e dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani. Dumani, vrasës me pagesë dhe pjesë e grupeve kriminale në Shqipëri, po bashkëpunon me drejtësinë shqiptare pas arrestimit të tij. SPAK e përgënjeshtroi deklaratën e gazetarit duke bërë thirrje që mediat të jenë të kujdesshme, sikur të bëhej fjalë për një informacion rutinë, por që në të vërtetë është shumë më shumë se një gjë e tillë.
Presidenti i Republikës, zëdhënësit e tij politikë e shoqërorë, të cilët janë kurdoherë gati të flasin e të stërflasin, këtë herë reagimet i kanë me pikatore. Të parat janë kundërakuza për gazetarin, duke e etiketuar “të shitur” apo “pjesë të lojës së grupeve kriminale”.
Nuk është hera e parë që një gazetar të akuzohet si pjesë e grupeve kriminale, apo deri dhe kapobandë e organizatave që nga Ndrangheta deri te Sacra Corona Unita nga politikanë, por kjo është një “paçavure” alla shqiptare që e thënë kurdoherë e për këdo, është bërë fare qesharake, ndoshta me qëllim. Ngatërrimi i të pavërtetave me të vërtetat apo i kriminelëve me viktimat është një “sport” i praktikuar rëndom në Shqipëri.
Nëse drejtësia shqiptare, djemtë e vajzat që po investohen seriozisht për rimëkëmbjen e dinjitetit të kësaj shtylle jetike të shoqërisë, nuk do ta marrin seriozisht, atëherë ne do të vazhdojmë të notojmë në tymnaja të rrezikshme, ku krimineli nuk dallohet nga viktima dhe palë të treta përfitojnë për arsye të ndryshme t’i mbajnë të ngatërruara rolet në çdo histori.
Eshtë në nder të gazetarisë shqiptare, por edhe të institucioneve që po ngrenë kryet dalë nga dalë çdo ditë, të sqarojnë një situate kaq ekstreme: Kemi një president kriminel, apo një gazetar të dalë nga shinat e të vërtetës? Nuk mund të përplasemi pafundësisht si zogjë e Hiçkokut mureve, duke mbajtur qytetarët në mjegull dhe në padituri.
E vërteta kërkon guxim dhe këtë ja urojmë çdo gazetari që e bën për të mirën e vendit, por edhe çdo pushtetar duhet të ketë në mendje e në zemër vetëm një gjë të tillë: Transparencë maksimale për të ndihmuar që fëmijët tanë nesër të mos vazhdojnë të lundrojnë, si ne sot, në mjegulla të rrezikshme krim-media-politikë.
Duhet të vijë një ditë që deklaratat poshtë e lart salloneve mediatike apo portaleve, të mos guxohen më të hidhen as për qytetarin më të thjeshtë, as për presidentin e Republikës së Shqipërisë nëse janë shpifje apo të pavërteta. Por nëse janë të vërteta? Kush na e heq këtë dilemë më mirë se sa drejtësia?
Por a do të ketë guximin të bëjë një përballje në gjykatë presidenti ynë i Republikës? Vetëm në këtë mënyrë i jep një shanc drejtësisë të tregojë nëse edhe ai, presidenti i Shqipërisë, është viktimë e “kazanit mediatik”, apo…
Po pse e quani shtet Shqipërinë ju kështu si kanë rrjedhur ngjarjet nga 90 e këtej ? Po edhe sikur ta marrim të mirëqenë këtë të fundit . Përpara duhet të përballni Berishën me Metën. Nqs duhet hyrë nga dera e jo nga dritarja. Sqaroni një herë deklaratat e Saliut . Pastaj po deshët sqaroni edhe deklaratat e Metës për Zenin. Po ju mbeti kohë dhe pak cipe në faqe përballeni edhe gazetarin me presidentin. Po duke njohur tipikun e rrugaceve që erdhën në pushtet pas 90ës , as mos dyshoni që këtu ka krime edhe më monstruoze se kaq. Dhe po flasim për një popull ne numër fare qesharak. Dhe ku i bihet me makinë për dy orë, nga deti në lindje. Jo po na iku, jo po u dekonspirua, jo po s'gjeten prova. O shtet legen. Kur s'jeni të aftë pse kërkoni me zor pushtet ? Tjetri e priste pemën me rrënjë. Kriminelin e fuste në galeri të shtynte vagonat. Kurse familjen e degdiste në Honolulu të prashiste tokën. Kështu të tjerët dilnin në 10 të natës pa patur tmerrin se dikush do urdhëronte dikë tjetër për ta çuar në atë botë. Yyy palaço njerëz, hajdutë që flenë me krimin.
Po,po, presidenti i repùblikes do beje ballafaqim,do dalin i fituar se ata te SPAK i ka miq. SPAKUT i bje te fiket nga keqardhja per Ilir Meten.Turp per SPSKUN qe ka ren kaq poshte.
Meta eshte nje degjenerate fshatar injorant i korruptuar ,hajdut,mafjoz, mediokër , pa asnje etikë shtetërore dhe moral civil. Ndyrësira të këtij kallëpi,shkatërruan çdo aspiratë dhe shpresë per një shqipëri të ndershme,te perparuar dhe nje vend ku mund te jetohet me dinjitet. Perse bandat e metes
Ata Kriminela qe Xhaxhi Enveri i Groposte neper Miniera ,,sot jane "te Persekutuar" or Ti .
Jepini argumentet por mos flisni si e ëma e Zeqos në majë të thanës 'me prerje peme në rrënjë' se po thoni që jeni pro internimeve të familjeve dhe farefisit kur një person akuzohet për x gjë. Pra, nëse bën ndonjë krim çuni i xhajës, a i tezes, a kushëriri i 7, gjithë fisi të internohet? Hapeni pak mendjen dhe sillni shembuj pozitiv nga bota e civilizuar, jo nga errësira e diktaturës komuniste. I bie dmth që Fatmir Xhafa meqënëse i vëllai ka kryer ca vepra të dënueshme, ta internojmë si fis???
Kudo dhe kurdohere fiton paraja,askush nuk po guxon,kane frike apo jane ortake me krimin drejtesia jone e shpifur
U dashka edhe një SPAK tjetër për t'u marrë me SPAK-un që kemi. Pse e marrin në mbrojtje një pushtetar të një sfere kaq të lartë, që ka detyrë të pērfaqësojë unitetin e popullit po që përflitet si kriminel i rrezikshëm? Ka shumë mundësi që me daljen e këtij informacioni dhe hedhjen poshtë të tij ng SPAK-u, SPAK-u, për të dalë "i saktë" mund të ndërhyjë në ndryshimin ose në heqjen nga dosja dhe zhdukjen e deponimeve. Pasuria që ka Ilir Meta, nuk mund të ketë burim të ligjshëm dhe nuk mund as të shtohet e as të mbrohet përveçse në mënyrë kriminale. Dikush duhet të bëjë detyrën që informacioni mbi implikimin e tij të vërtetohet plotësisht dhe qartë si i vërtetë ose si i rremë. Presidenti vetë nuk mund të mbrohet duke lëshuar zagarë të lehin rrugëve në favor të tij. Ai duhet të shkojë patjetër në gjykatë. Aq sa ditë do ta zvarritë vajtjen atje, nënkupton se aq ditë i duhen për të varrosur të vërtetën.
kjo berdunglla e bolinos shkruan me zell vetem per saliun dhe meten ,bile ca kohe mbornte dhe lulin se aq shume eurrjen ne saliun ......pyetja qe kam per kete berdubgllen eshte ,pse asnjehere ne gazeten ,portalin tuaj nuk ka asnjehere shkrime kaq te gjata e te detajuara kur flitet per ramen ,pse mjaftoheni ti transmetoni lajmet kur jane kunder rames pa asnje buje dhe pa asnje ironi ne titull sic beni me lajmet qe jane per saliun ,ilirin e ku di une ? mendimet e nje te kapure si ti qe na shet koherence dhe moral politik apo jetsor sna duhen fare ,ik shkoni tju jape rama ndonje truall tjeter se ci duam shkollat fundja ,rendesi ka t ebeje karlo tv .....shkofshi ne dajll ju dhe ata qe ju si doni .....
Pergjigja eshte e thjeshte Toni, Meta-Berisha jane e keqja e Shqiperise. Sa te ikin keta te gjithe gazetaret qe e duan sinqerisht kete vend, duhet te jene te impenjuar ne kete drejtim. Nese ti je rreshtuar me te keqen e Shqiperise, eshte pune per ty dhe ndergjegjen tende. Sa per ofendimet, tregon se me siguri kete gjuhe perdor me gruan tende, se dihet qe njeriu flet si di. Edi Rama nuk eshte ne nje batak me ditezinjte. Kete e dine te gjithe ata qe kane sy e veshe,
mire o komisar mire vaxhdo gohoren se sdo te kuptosh ,u e po te them qe te gjithe perfshi ramen jane e keqja e ketij vendi ,dhe lexo edhe fundin se do kuotosh qe vetem me saliun nuk jam ,po ju as te lexoni e jo me te kuptoni ....
shtojme dhe ramen bashke me ata te dy qe permend ti e jemi ok ...sa per ofendimet mendoj se i ka hak se keto portale nuk mendojne per ne po per terezine e tyre ekonomike ,si cim.peka ne nje krah ashtu dhe bolino ne tjetrin ,ah se harrova meron ...sa per rreshtime or ti mik sme ha fare as per ramen as per keta te dy as i kam votuar dhe as do ti votoj ...ju qe mendoni se zgjidhje na qenka rama jeni ne te drejten tuaj ,u e tjem qe jane nje mut dhe nje e keqe e madhe e ketij vendi ....kaq
Mos krahaso Bolinon me Peken se tregon se nuk merr vesh nga asgje. Nese ka pak gazetari profesionale ne ate vend eshte merite e Bolinos. Them pak se pastaj iu turren bajgat e funderrinat gazetarise. Keshtuqe mire ben qe shan se nuk ka asgje te keqe, por nuk je fare ne binarin e duhur.
Alba Malltezi shkruan me edukate, ashtu si i shoqi debaton me kulture dhe pa ofenduar. Nuk e kuptoj sepse shqipot nuk u mesuan te debatojne njehere si njerez. Turp per ju Toni por duket qartazi se jeni pjese e asaj kategorie qe nuk gdhendet. Me respekt!
ume jam pnese e asaj kategorie qe sdua ti shoh me sy as meten as ramen e as berishen ,por ju o qorra nuk shih i sesi individe si bolino ,cim peka etj marrin krah e sju ha fare per ju po duan njeri te ruaje kete status quo e tjetri te vine ne lushtet saliu ...sesi nuk e kuptoni qe keta jane nje mut e dini ju pastaj ....
Toni bene pjese te grupi i nevojtore-foltore Toni dhe Bardhyli nga kosova jane nje e te pandare urrraaaaaa urraaaa
O Toni! Nuk eshte e ndershme te mbrosh Saliun dhe Liken! Duam s;duam ne te dy kane bere krime! Vjedhje ,tradhei,vrasje etj. Pak rendesi ka nes shkruan malltezi e shoqja e carlos sic thua ti1 Do desha te te them qe meso te shkruash shqip me pare se te komentosh qenke i paafte!
me gjithe respektin s'marr mesime nga nje individ me kete artikulim banal te ceshtjes ...ju as te lexoni as te kuptoni ,fundja mediokriteti qe ka kapur kete vend ju ze syte perdite dhe kujtoni se rama eshte drita dhe jeta ,une ne ndryshim nga ju mendoj se jane nje mut te tre...mendoj se jam ne te drejten time te shpreh nje mendim ,ju merruni me mendimin tuaj ne vend qe te komentoni komentet...hajt shnet
Per deri sa ka leshuar kete akuze te forte ndaj presidentit, 100% do jete e vertete sepse Presidenti ka qene ne investigim gjate gjithe levizjeve te tij edhe ne banjo Ai ka qene nen vezhgimin e “Syrit” te FBI , pritet vetem dalja e tij nga presidenca dhe mbas kesaj do dalin provat me zë dhe figure. Keshtu pseudoanalistet qe i rrine nga mbrapa mos te na e cajne me bythen duke na thene qe Meta sebashku me Berishen do nisin nje “termet”, ne shqiperi. Meta me keto prova qe do dalin fillimisht nga shtypi i pavarur, do te beje opozite brenda Burgut te Recit duke u kacafytur me Berishen dhe me kriminelet qe dikur ishin ekzekutoret e urdherave te tij
Dumani eshte nje vrases me pagese. Pra kemi te bejme me dike qe vret per para. Edhe sikur Dumani te kete bere nje deshmi te tille, ( pa pagese direkt, se ai rron ne Shqiperi dhe sigurisht qe behet pale me ate qe atij i leverdis per situaten kriminale ku ndodhet ai vete), pa u hetuar, provuar ky fakt, eshte kriminale nga ana e gazrtarit te nxjerre ne publik nje lajm te tille, per askend e jo me per te parin e vendit, presidentin.
Gazetari investigues Artan Hoxha ne emisjonin e darkes Guxoi te citoje te penduarin e drejtesise mbi dijenin qe ai ka per lidhjet e krimit me deputet, ish deputet,gjygjtar,prokuror,oficer te policis,duke permendur emerin e Ilir Metes.sot ne medjan e kapur dhe ne sherbim te padrinos , kamikazet e tij u hodhen ne sulme…,koha ka treguar se kush ka guxuar ta denocoj eshte shantazuar (Luan Rama) , kavdekur para kohe nga semundje te pasherueshme (Dritan Prifti) ( vrare ne Elbasan pas takimin ne oret e vona me strukturat ilegale per ruajtjen e votes, ( Pjerin Xhuvani dhe vellai ish deputetit te Lezhes e te tjere) ,ne émer te luftes kunder korrupsionit( Lefte Koka ,Alqi Bllako) dhe shume te tjere perdu duan ne burg).i beje thirrje shtetit shqiptare ,perpara se te behet VONE , te marri ne mbrojtje te posacme Ate dhe Familjen e tij.sherbimet e inteligjences te vendeve partener te Natos ne Tirane mendoj se duhet te ndihmojne shtetit shqiptare ne kete drejtim.Koha eshte gjygjtari me i mire.Armiku fle,por Padrinua nuk fle,ishalla fundi me hajer.
Nuk ishte akuze ndaj Ilir Metës. Artan Hoxha ka thënë: “ Dumani ka thënë që Ilir Meta ka porositur vrasje”
Te lumte Artan! Ti ke treguar dhe zbuluar nje te njeqinten e bemave te ketij trimit te skraparit! Por le te filloje dasma nga spaku me ne krye koklopen kraja, shpresoj kesaj radhe te filloje seriozisht hetimet ,ndryshe do shkoje per lesh edhe ky. Shqiperise duhet te pastrohet dhe shkundet nga keto morra ne pushtet qe moren ne qafe dhe varferuan shqiptaret. Edhe njeri here te lumte Arjan ,sfido liken e floririt dhe perballu me te ne sy te publikut, do te mbetesh ne histori dhe I respektuar.
Veprim teper irritues i asspakut,pse futet ne lojrat e medieve apo ai skuthi i shkodres iduket vehtja zeus,turp
pasi bete miliarda me ealbania eshte koha e qytetarise
Dumani me sa kuptohet e ka care thesin me nje sasi jashtezakonisht te madh te informacionit , i cili ndoshta vazhdon akoma te deshmoje. E ta shikojme problemin nga dy kendveshtrime te ndryshme. E para : Nqs ka deshmi per porosi nga ana e Metes per vrasje dhe SPAK nuk ben asnje levizje dhe e mohon duke mos marre Meten te pandehur dhe e mbyll me kaq , atehere jazek i qofte.E dyta: Nqs deshmia e Dumanit nuk ka mbaruar akoma, atehere SPAK eshte akoma ne mbledhjen e te dhenave e fakteve , verifikimin, si dhe vleresimin e veprimtarise ne rrafsh me te gjere. Ne kete rast SPAK-ut i intereson ruajtja e sekretit per nje kohe deri ne vleresimin e plote te veprimterise kriminale.Dalja e Artanit e ka demtuar kete proces duke nxjerre te dhena qe informojne keqberesit dhe kjo rrjedhje duhet hetuar.
Duhet spaku 2.qe te hetoje spakun 1..pastaj dhe nje spak tjeter qe te kontrolloj spakun 1 dhe spakun 2..ndryshe nuk la zgjidhje
Ore nje pytje kisha: Kush ju ka lut ne gjunje dhe ngjalen ne prapanice ne Lalez padrinos per te bere koalicion ne 2013 ? Kot per te fresku kujtesen
Edi: Per cilin ka thene Berisha se ka dy kufoma ne Malin me Gropa? Edi ngjalen ka ngren,por nuk akuzohet per porosi vrasjesh! E kap dot ndryshimin? Edi k. keto dite ne Shqiperi Po cfaqet sindromi I Nongratsi, dmth shume njerez Kane qejf ta martin kete titull se ju duket vehtja interesant dhe ju del emri ne media. Kjo ndodh me njerez Bosh. Besoj e ke pare Tek Foltorja se si bertasin disa " Dua te behem Nongrata"! IM duket kandidate Serioz per kete titull. Keta Nongrata Po behen si magnet. Sa per "ngjalen e Lalezit"... mund te komentohet si nje loje e hereshme e z. Rama qe po realizon mandatin e trete dhe po I turret te katertit. Simbolikishte IM ka vete hengur ngjalen e tij.
Ilir Meta ka porositur jo një por shumë vrasje.E vërteta vonon por nuk harron.
Ha ha ha. Me siguri qe jane aq shume sa duhet te shikoje listat, se nuk i mban mend te gjitha.