
Nga Aranit Muraçi
Në të gjithë historinë e saj Shqipëria nuk ka njohur kurrë një grua, si kryetare qeverie apo në krye të shtetit. Nën drejtimin e burrave, në Shqipërinë e epokës moderne, punët shpesh kanë shkuar si mos më keq. Ndoshta erdhi koha që edhe vendi ynë të thyejë ‘akullin’ dhe këtë vendim historik vështirë se mund ta humbë kryeministri Edi Rama, i njohur tashmë ndërkombëtarisht, si një avokat i grave nën qeverisjen e tij. Sesi mund të shkojnë punët e shtetit e shqiptar nën drejtimin e grave, kjo mbetet për t’u parë.
Majlinda Bregu shihet si kandidatura e duhur dhe më gjithëpërfshirëse e momentit, të paktën kjo nga vlerësimi i qeverisë, me të cilën kryeministri Rama kërkon t’i kujtojë opozitës së përçarë që nuk qëlloi dot mbi emrin e mundshëm, dhe se kishte po aq të drejtë që e përsërit shpesh, pavarësisht kritikave që e shoqërojnë shprehjen e tij të famshme, “punë ka, por nuk ka profesionistë”.
Ndërsa shumica e shteteve në botë janë qeverisur historikisht nga burrat, gjithnjë e më shumë vende po preferojnë gjatë 50 viteve të fundit gra në poste të larta politike, duke përfshirë kryeministre ose presidente. Duhet të ketë ndonjë arsye tjetër, sepse nuk ka asnjë dëshmi shkencore që të provojë se gjenetikisht gratë që kanë lindur në Shqipëri, nuk janë më të afta krahasuar me ato që kanë lindur në një vend tjetër.
Rastësi! Prandaj, a ka ardhur momenti i duhur që Shqipëria t’i besojë një gruaje postin e lartë të kryetarit të shtetit?
Nuk duhet shkuar larg për të gjetur plot shembuj, nga vende të tjera, që u kanë besuar qeverisjen grave. Kosova dhe Greqia kanë zgjedhur secila një grua në krye të shtetit, ndërsa një e tillë drejton aktualisht qeverinë edhe në Serbi.
Estonia është vendi i vetëm në botë që udhëhiqet vetëm nga femrat. Tre vendet e tjera me një grua kryetare shteti dhe kryetare qeverie janë Zelanda e Re, Danimarka dhe Barbados, të gjitha me një mbretëreshë dhe një kryeministre femër. Koalicioni qeveritar estonez udhëhiqet nga kryetarja e Partisë Reformatore, Kaja Kallas, një ish-deputete e Parlamentit Evropian. Kersti Kaljulaid është bërë presidentja e parë femër e Estonisë, që nga viti 2016. Presidentja Kaljulaid konsiderohet një kampione e ekonomisë liberale të tregut, si dhe një avokate e madhe e globalizimit ekonomik.
Vetëm vitin që shkoi bota njohu një numër në rritje të kryetareve femra. Tetë vende zgjodhën kryetaren e tyre të parë të qeverisë ose kreun e shtetit, një moment historik i shënuar nga OKB. Fiamē Naomi Mata’afa u zgjedh si kryeministre e Samoas në maj, Robinah Nabbanjha si kryeministre e Ugandës në qershor dhe Najla Bouden Ramadhane si gruaja e parë që drejton një vend në rajonin arab, kur u bë kryeministre e Tunizisë.
Në zgjedhjet e para presidenciale edhe Barbados zgjodhi në tetor një presidente, Sandra Mason. Vende të tjera përfshijnë Suedinë me Magdalena Andersson, si dhe në Honduras me Xiomara Castra. Magdalena Andersson, Kryeministrja e Suedisë e përshkroi vitin 2021 “në përgjithësi, si një vit i mirë për gratë në politikë”. Ajo vuri në dukje se Shqipëria arriti të ketë një kabinet masiv prej 70 për qind të femrave, por edhe Kosova dhe Iraku e tejkalojnë kuotën gjinore të parlamentit, kurse Gjermania pavarësisht largimit të Merkel po shkon drejt një kabineti qeveritar me barazi gjinore.
Shumë prej grave po fitojnë lëvdata për udhëheqjen e tyre novatore dhe efektive, për ofrimin e perspektivave të reja mbi sfidat me të cilat përballen vendet e tyre. Një model i kryetareve femra është Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e cila vlerësohet gjerësisht për miratimin e politikave që minimizuan përhapjen e pandemisë së koronavirusit, në vendin e saj.
Qasja e saj në mbylljen e shpejtë të vendit dhe izolimin e rasteve të virusit, i mundësoi Zelandës së Re të bëhej vendi i parë në botë, që rihapet në mënyrë të sigurt. Vendi i vogël ishullor i Islandës ka gjithashtu një kryeministre femër, Katrin Jakobsdottir. Islanda ka një histori të zgjedhjes së kryetareve femra që kur u bë vendi i parë që e realizoi një gjë të tillë në vitin 1980. Jakobsdottir ka ndihmuar Islandën me politikat e saj, duke ringritur ekonominë e vendit pas kolapsit ekonomik të vitit 2008 .
Saara Kuugongelëa, kryeministre e Namibisë, u largua në mërgim kur ishte vetëm 13 vjeçe. Ajo aktualisht vazhdon një doktoraturë në ekonomi. Lufta kundër korrupsionit, së bashku me këmbënguljen e saj për politika të shëndosha fiskale, ka çuar në suficitin e parë buxhetor të vendit në historinë e tij. Presidentja e Nepalit, Bidhya Devi Bhandari, ka shtruar nevojën për barazi gjinore, veçanërisht pas tërmetit që shkatërroi vendin në 2015. Në Bangladesh, kryeministrja Sheikh Hasina Ëajed, një ish e burgosur politike, hapi dyert e vendit të saj për refugjatët që iknin nga gjenocidi në Myanmar.
Ndërsa SHBA-ja ende nuk i ka besuar një gruaje në Shtëpinë e Bardhë, por aktualisht ka një grua Sekretare Shteti. Finlanda dhe Zelanda e Re kanë udhëhequr rrugën në zgjedhjen e grave që kur nisi ‘revolucioni i grave në pushtet’, me nga tre gra udhëheqëse secila. Megjithatë, mbi një e treta e 71 grave lidere që morën pushtetin që nga viti 1960 ishin duke vepruar në një cilësi të përkohshme, ose ato zëvendësuan liderët e zgjedhur por nuk u rizgjodhën kurrë, në të drejtën e tyre.
Vende si Kina, Italia, Japonia, Meksika, Rusia apo edhe Arabia Saudite nuk kanë pasur kurrë një udhëheqëse femër, në kohët moderne. Kanadaja dhe Franca kanë njohur secila nga një grua që të marrë pushteti, por e ka dorëzuar atë brenda një viti.
Ivy Matsepe-Casaburri ishte për një kohë të shkurtër ushtruese të detyrës së presidentit në Afrikën e Jugut. Australia, Brazili, Indonezia, Koreja e Jugut dhe Turqia kanë pasur secila nga një udhëheqëse femër, e cila ka shërbyer në krye të shtetit nga 3 deri në 5 vjet. Britania e Madhe është udhëhequr nga gratë dy herë, duke përfshirë 11 vitet historike, nën drejtimin e Margaret Thatcher.
Argjentina ka pasur dy presidente femra, të dyja pasuan burrat e tyre. Kryeministrja e vetme femër e Indisë, Indira Gandhi, shërbeu dy herë për një total prej 16 vitesh. Mandati 16-vjeçar i Angela Merkel e bëri atë udhëheqësen grua më jetëgjatë të çdo demokracie liberale.
Angela Merkel e Gjermanisë është e vetmja grua që udhëhoqi për 16 vite një vend të G20, ndërsa Ursula von der Leyen përfaqëson aktualisht BE-në si presidente e Komisionit Evropian. Nën udhëheqjen e gjatë të Gjermanisë, Merkel u kthye në një model frymëzimi për gratë e mbarë botës.
Jetojmë në një epokë moderne dhe Shqipëria nuk ka pse bën përjashtim, për më tepër, me një grua në Presidencë, nuk rrezikon shumë, nëse mund të supozojmë se ajo nuk do të ketë aftësitë e duhura, por thjesht fati po e çon në krye të shtetit. Kujtojmë se në tërë historinë e shtetit shqiptar, ata që e kanë qeverisur deri tani vendin nuk kanë njohur as rivalitetin e grave për t’i mundur në fushë-betejë, si një sfidë të mundshme, apo si një realitet i ri botëror.
Kerkojne me cdo kusht te bejne Presidente kete kurven qe ne kohen kur ishte 8 vjet Ministre ne Qeverine Saliu 1 dhe 2 bere milionere te motren, pra edhe veten e saj.
hik er hibrit e los mes kallamoqit
Nuk e kuptoj se Çfarë ka bërë kjo Majlinda??? Aman që ta dimë edhe ne populli se nuk kemi kuptuar gjë deri tani. Latë nam me këto shkrime idiote... Mos ju paguan gjë ajo?! Apo ju paguan Ndragheta që të marrë në dorë presidencën shqiptare.
Deri tani nuk ka bere me pak nga sa kane bere Berisha, Mejdani, Moisiu, Topi, Nishani dhe Meta, para se te zgjidheshin presidente. i vetmi ndryshim me pararendesit do te jete se ajo (nese zgjidhet) do te jete nje grua. A mos kjo valle, do duhej ta kish bere dhe gjelin qe të pillte vezë?! Po ku ka ngel njeri ne kete vend qe te jete propozuar apo vendosur ne ndonje post te rendesishem dhe nuk i kane nxjerre 100 bishta?!!! Ohuuuu, duke filluar qysh neser, sa do te degjojme, per ate (burre apo grua) qe do te zgjidhet president i ardhshem!
Jemi dakord me të dyja duarët që presidenti i ardhshëm të jetë një grua por jo Majlinda Bregun. Nqs do vihet ajo, përsëri do kemi një president kundërshtar si Ilir Meta.MAJLINDA BREGU,ishte ajo që derdhi lotët Çurk kurë humbi Sali Berisha zgjedhjet në 2013. Do votojmë për presidente me të dyja duarët,zonjën Ina Rama.Ps duhet të mendohet mirë për zgjedhjen e presidentit me qellim që të kemi nje president të mirë dh që të kënaq dëshirat e popullit.
Nuk e besoj qe Edi Rama te coje ne postin e nderuar te Presidentit te Republikes nje prostitute te Armand Shkullakut.
Nuk iu lë pa ushqim ore fëmijët e mij. Të zezën mbi të bardhë: ushqehuni!!!
STOP PROJEKTIT SERBORUS "Botha e hapur" TË VUČIĆ-RAMA =========================================== Ndërsa Edi Toptan Rama kundër Kosovës, Amerikës dhe NATO-s. Prandaj, Amerika, NATO-ja dhe BE-ja urgjentisht, duhet stopuar këtë Projekt sllav antiamerikan dhe antievropianoperëndimor, mbase në mënyrë të rafinuar synon përzënien e Amerikës dhe të NATO-s jo vetëm nga Kosova dhe nga Shqipëria, por nga i gjithë Ballkani, me qëllim të militarizimit dhe të hegjemonizmit të Rusisë në tërë Ballkanin. Po Ballkanit Perëndimor, por jo “Ballkanit të Hapur” serbo-sllav, që ka për qëllim rusifikimin e Ballkanit, si dhe të zhdukjes së Kosovës së pavarur nga harta gjeografike e Ballkanit! Me një fjalë “Ballkani i Hapur” është “autostrada” më e hapur dhe më e arritshme e penetrimit dhe e dominimit të interesave politike, ekonomike, tregtare, diplomatike, gjeopolitike, gjeostrategjike dhe ushtarake të Federatës Ruse në Ballkan, mbase i garanton jo vetëm konfrontimin me SHBA-n dhe me NATO-n, por edhe dislokimin e anijes luftarake bërthamore në ujërat e Detit Adriatik të Malit të Zi (edhe pse ky shtet është anëtar i NATO-s). Kjo është parathënia dhe përfundimi i përmbajtjes së Projektit serbo-rus Edi Rama të “Ballkanit të Hapur”, jo kurrfarë normalizimi e as stabilizimi të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit qoftë politik , ekonomik a tregtar mes tri vendeve të vetizoluara nga BE-ja dhe nga “Ballkani Perëndimor” (Serbia, Shqipëria, Maqedonia Veriore) minus Kosovës, Kroacisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi Si “Ballkani i Hapur”, si “Dialogu i Brukselit”, si “Plani 6-Pikësh” ( i miratuar edhe nga AP-ja e OKB-së ish-Ban ki Munit) janë ide, projekt dhe pjellë politike dhe diplomatike e serbomëdhenjve pasmilosheviqianë, të fabrikuara në Beograd, dhe për fat të keq, për turpin më të madh dhe, për shkak të injorancës politike dhe diplomatike të lidershipit të Kosovës, edhe sot pas pavarësimit të Kosovës, janë aktuale si në sfondin e politikës së brendshme, ashtu edhe në atë të politikës evropiane e ndërkombëtare, për shkak se Serbia së bashku me Rusinë dhe me Kinën e kanë bllokuar procesin e njohjes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës në kuadrin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke u mbështetur në Rezolutën 1244 të KS-së së OKB-së (10 qershor 1999), e cila as de fakto e as de jure nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, edhe pse deri tani këtë e kanë njohur mbi “100 “ shtete-anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Pa Amerikën nuk ka “Ballkan të Hapur”. Si Uashingtoni zyrtar, Brukseli (BE-ja) dhe NATO-ja, duhet t’u bëjnë me dije Vuçiqit, Ramës e Zaevit, duan integrimin brenda BE-së përmes “Ballkanit Perëndimor” apo kaosin në “Ballkanin e Hapur” të zonës së influencës së sferës së interesave gjeopolitike, gjeostrategjike dhe gjeoekonomike të Rusisë në Ballkan (në veçanti në territoret e Shqipërisë Etnike). Ky farë “Ballkani i Hapur” me përmbajtje dhe me vizion krejtësisht serbo-rus Edi Rama për të rikolonziuar, destabilizuar dhe ricopëtuar Ballkanin (sidomos territoret etnike shqiptare, duke përfshirë edhe Kosovën) bie ndesh me agjendën strategjike të interimit dhe të bashkëpunimit të “Ballkanit Perëndimor” , të miratuar dhe të mbështetet nga BE-ja, NATO-ja dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqiptarët duan “Ballkanin Perëndimor”, jo kurrfarë surrogati serbo-rusosllav lindor “Ballkani i Hapur”. Sepse shikuar historikisht, mjaft kemi qenë dhe kemi vuajtur me breza të tërë nën çizmen e hekurt të robërisë dhe të tiranisë së kolonializmit, të hegjemonizmit dhe të gjenocideve të serbo-sllavo-bizantine të carizmit dhe të komunizmit sovjetiko-jugosllav (1878-2021). Nuk duam aleancë me ata që na kanë pushtuar dhe, edhe sot sundojnë tokat tona dhe kanë shfarosur vëllezërit dhe motrat tona, duke mos i kursyer as fëmijët e as foshnjat e tyre (1878-2021). Më parë e duam vdekjen sesa hyrjen në aleancë me ata (domethënë me fashistët kriminelë barbarë serbë) që kanë masakruar, vrarë , na kanë dëbuar me gjenocid (jo më pak se 5 milionë shqiptarë) nga vatrat tona stërgjyshore. Ata, çetnike-fashistë serbë, që me tanke, me snajperë, me bajoneta e me zjarr masakruan mbi “11.800”, zhdukën mbi “ 1647” shqiptarë , si dhe dhunuan mbi “22000” gra e vajza shqiptare në Kosovë, kurrë nuk do të jenë miqtë e as aleatët tonë PA u penduar dhe pa kërkuar falje kolektive, pa dëmshpërblimin e reparacioneve të luftës, si dhe pa zbulimin e “1647” shqiptarëve, të cilët evidencohen si të zhdukur, gjatë agresionit luftarak dhe pushtues të Kosovës (1989-1999). Kosova është në aleancë dhe në partenrizëm me Amerikën, me NATO-n dhe me “Ballkanin Perëndimor”, çfarë i duhet “Ballkani i Hapur” i Serbisë dhe i Rusisë?! Ku na doli tradhtari Edi Rama më “mendjehollë” dhe më vizionar sesa shtetarët e Kroacisë, të Malit të Zi dhe dhe të Bosnjës Hercegovinës, të cilët me plot të drejtë nuk pranuan të jenë pjesë e “Ballkanit të Hapur”, sepse janë të vetëdijshëm se inetesat e tyre nuk mund t’i realizojnë nën “kapuçin” e Serbisë së Madhe, e cila është shkaktarja kryesore e Luftës së Parë Botërore (1914), sepse nuk e donte, por e urrente dhe e konsideronte armike Evropën Perëndimore, duke qenë se synonte dhe ëndërronte bashkimin e të gjithë sllavëve të Evropës Juglindore me “nënën” Rusinë në krye. Njëherazi, në emër të këtij projekti të bashkimit të gjithë sllavëve në një shtet të vetëm danubian, “Dora e Zezë” e Apisit të Beogradit, edhe e pati organizuar atentatin terrorist të Gavrilo Principit , i cili vrau Franc Ferdinandin (trashëgimtarin e Fronit Austro-Hungarez) së bashku me gruan e tij në Sarajevë ( 28 qershor 1914 ), mbase ai me ide, me vizion, me agjendë dhe me program politik dhe diplomatik ishte evropianoperëndimor, duke qenë se me kohë kishte kuptuar se rreziku i Evropës Perëndimore vinte nga Rusia cariste dhe nga satelitët e saj sllavë, që shtriheshin kryesisht rreth Danubit. Gjithashtu, 76 vijet më pas, Serbia klero-fashist komuniste e Slobodan Milosheviqit shkatërroi edhe ish-RSFJ-në (1990-1999) , ngase zhvilloi 3 tri agresone dhe 3 gjenocide kundër kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve në Kosovë, vetëm për t’u plaçkitur paratë, pasuritë dhe, për t’ua pushtuar tokat e tyre, me qëllim të RIZGJERIMIT të kufijve territorialë të Serbisë së Madhe, themelet e së cilës datojnë nga vitit 1844, kur Ilija Garashani me “Naçertanijen” e vet ua “la amenet” doshlakëve nga Siberia dhe nga lumi Don, që t’i pushtojnë qoftë me mashtrime duke u hequr si “miq”, qoftë me luftëra, qoftë me agresione, qoftë me gjenocid territoret indigjene pellazgo-ilire të Shqiptarëve në Ballkan. Me mashtrime duke u hequr si “miq”, qoftë me luftëra, qoftë me agresione, qoftë me gjenocid territoret indigjene pellazgo-ilire të Shqiptarëve në Ballkan. Kosova as me Fusnotë* e as pa fusnotë* të UNMIK-ut, nuk duhet të aderojë në “Ballkanin e Hapur” serbo-rus Edi Rama. Sepse vendin e ka vetëm në Aleancën historike të përjetshme të SHBA-së dhe të NATO-s, ngaqë këto e kanë shpëtuar dhe pavarësuar nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale e Slobodon Milosheviqit (24 mars – 10 qershor 1999). Prandaj, lidershipi i Kosovës (pavarësisht nga tradhtia e Edi Ramës, që ka hyrë në një “thes” me mikun e tij, Aleksandër Vuçiq, vetëm për t’u fryrë si “kryekomandant paqësor” i të gjithë shqiptarëve në Ballkan) nuk duhet të mashtrohet nga Vuçiqi dhe nga Edi Rama që të hyjë në atëfarë “Ballkani të Hapur”, i cili, ndërkohë mund të bëhet edhe “varri i hapur” për pavarësinë dhe për sovranitetin e Republikës së Kosovës. Pra, hyrja e Kosovës në të ashtuquajturin “Ballkani i Hapur” do të jetë fatal, duke humbur pavarësinë dhe sovranitetin shtetëror, ashtu sikur më 1989, kur Kosova, duke pranuar ndryshimet e Kushtetutës 1974, pati humbur statusin si krahinë autonome dhe njësi konstitucionale e RFJ-së, mbase disa akademikë jurist e përmes deklaratave të tyre në RTV e gënjyen popullin shqiptar, se me ndryshimin e Kushtetutës së vitit 1974, “Kosova nuk do të humbiste asgjë” ! Mirëpo, ndodhi e kundërta, u zhduk Kushtetuta, u masakrua populli, u dogj shkrumb e hi Kosova, si rrjedhim i forcës pushtuese gjenocidale të Serbisë së Slobodan Milosheviqit. Prandaj, mos u mashtroni nga tradhtari Edi Rama dhe nga miku fashist i tij, Aleksandër Vuçiq, sepse “Ballkani i Hapur” nuk është “vizatuar” për t’i shpëtuar shqiptarët nga robëria ekonomike, politike, tregtare; nga papunësia (mbi 50%), nga varfëria (50%) si dhe nga eksodi sistematik i qindra mijëra shqiptarëve, por për t’i shfrytëzuar egërsisht dhe, për t’i penguar në zhvillimin dhe në përparimin e tyre në frymën e bashkëpunimit, të afrimit dhe të lidhjes së tyre ekonomiko-politike, tregtare, kulturore dhe ushtarake me Amerikën dhe me Evropën Perëndimore. Sa më sipër, objektivi kryesor i “Ballkanit të Hapur” është zhbërja e Republikës së Kosovës. Kush nuk e kupton këtë “mesazh” antiperëndimor, antiamerikan dhe antishqiptar të “Ballkanit të Hapur”, do të përfundojë nën kthetrat e dikurshme të kolonializmit gjenocidal të Serbisë së Madhe (1878-2021). Prandaj, gabohen të gjithë “lojtarët” dhe partizanët e të ashtuquajturit “Ballkani i Hapur” të ideuar në “kuzhinën” politiko-propagandistike të strategëve dhe planerëve serbomëdhenj me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në krye, që gënjejnë, mashtrojnë dhe manipulojnë opinionin publik se gjoja “Ballkani i Hapur” është “shpëtimi” i popujve të popujve të Ballkanit, posaçërisht i shqiptarëve, duke pwrshirw edhe Kosovën, të cilën Serbia me Kushtetutën në fuqi (2006), si dhe me Rezolutën 1244 të KS-së në fuqi (10 qershor 1999 – dhjetor 2021) nuk e njeh si shtet të pavarur dhe sovran, por, ende e konsideorn dhe po e trajton si ish-koloni të saj (1912-1999). Atëherë, lind pyetja, kush është ajo "kafshë politike" e Aristotelit, që do t’i bënte një tradhti të tillë Kosovës shqiptare, ashtu siç ia bëri Edi Rama me disa “bishta” të tij serbofilë dhe rusofilë të Kosovës? Fundja, Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë londineze, “është çështje” e tij private e shtetërore, që ka hyrë në batakun e aleancës sllave serbo-ruse “Ballkani i Hapur”, si dhe çështje e tij private është sesa majshëm e me përkushtim i paguan “bishtat” filoserbë dhe filorusë të Kosovës, për ta detyruar lidershipin e saj, që (duke ushtruar trysni dhe fushatë politiko-propagandistike në masmediat shqiptare dhe të huaja) t’i bashkohet tradhtisë së Edi Ramës në “Ballkanin e Hapur”, POR këtë mashtrim dhe tradhti ndaj Kosovës, të cilën ende nuk e ka njohur OKB-ja si subjekt juridik ndërkombëtar (për shkak të kundërshtimit të Serbisë, të Rusisë dhe të Kinës, që intensivisht po lobojnë nëpër vende të ndryshme të botës, që mos ta njohin Republikën e pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008) , asnjë lidership i Kosovës (as sot e as nesër) nuk duhet pranuar me asnjë çmim, mbase Kosova definitivisht, do të përfundonte në moçalin e dikurshëm kolonial dhe gjenocidal të Serbisë. Mirëpo, Edi Ramë tradhtarit “palla si ha” nëse Kosova do të përfundonte nën Serbi si koloni e dikurshme. Ky dëshiron të jetë “kryekomandant paqësor” i të gjithë shqiptarëve në Ballkan, gjithnjë duke ushqyer iluzione të shkreta, se për këtë tradhti ndaj Kosovës, një ditë të afërt Serbia do ta propozonte për “Çmimin Nobel” të paqes mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan. Kjo është ambicia e forcës centrifugale politike, propagandistike dhe diplomatike e akrobacioneve të tij brenda Aleancës serbo-sllave, duke u përqafuar me mikun e tij, Aleksandër Vuçiq, ngre dreka e shtro darka ceremonial miqësore në hotelet dhe në restorantet më të shtrenjta dhe më atraktive nacionale herë në Tiranë, herë në Elbasan e herë Durrës, dhe në ato serbe herë në Novi-Sad, herë në Beograd e herë në Nish. (Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli.)
Bobooo kjo qe kur e shihje neper podiume apo takime me te huaj sikur eksitohej...o zooottt ca po flisni a jeni ne terezi??? Kjo duket qe eshte tere epsh per te gjatin...gjithèsesi koha e tyre eshte apo jo??
Burrat nen hije , lozin kuvendojne , Pika qe su bie se nga Grate RROJNE > Nuk eshte gje e rralle qe deri tani ne te shumten e rasteve shtepine e mbajne GRATE . Kemi plot njerez tre mire dh e te Zote . Lavdi zotit qe do iki nje ....
BRIZILDA GJIKONDI ESHE NJERIU ME I PERSHTATSHEM PER PRESIDENTE E SHQIPERIS. AJO ESHTE PATRIOTE, FISNIKE, INTELIGJENTE DHE MBI TE GJITHA SHUM DINJITOZE. KETO CILESI TE SAJ I KAM MESUAR NGA KOMENTUSIT E TE GJITHA KRAHEVE PARTIAKE E KRAHINORE. DHE CDO NIVEL KULTURE. VETEM PER BRIZILDEN NUK KA NXJER NGA GOJA ASNJE FJAL TE KEQE AS ME TE SHTHURURIT QE NUK UA PERTOJNE SHARJET AS NENAVE E MOTRAVE TE TYRE. JANE SJELL KESHTU ME BRIZILDEN NDONSE AJO KA KRITIKUAR TE METAT NE CDO KRAH POLITIK. RESPEKT I TILLE MBAR-KOMBETAR NUK EKZISTON PER ASNJE PERSON TJETER NE SHQIPERI. CFAR DUHET ME TEPER SE KAQ PER TU ZGJEDHUR PRESIDENT?
PATRIOTIZEM FISNIKERI DHE DINJITET. NESE DIKUSH I ZOTERON KETO TRE VIRTYTE, A MUND TE DALE NE TV TE DISKUTOJE PER POLITIKEN ME TE QELBUR NE EUROPE DHE TE BEHET PALE E SAJ ?
Mos u shqetësoni kot për emrin, do jetë një lolo president në duart e Romës. Një tip si Sandra Lleshaj, që nuk bën as shumën po nuk mori leje.
Spiropalizimi eshte modeli i pelqyer nga Rama. Pas Malokes ne krye te Kuvendit te vere dhe Bregoren ne krye te Shtetit.
Mos harroni qe Majlinda Bregu eshte perfolur shume per Petrelen dhe kalane e saj.