
Nga Ruben Avxhiu
Këtë vit Shqipëria filloi mandatin e saj të parë në histori si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sot në 1 qershor, sipas rotacionit, asaj i takon të drejtojë Këshillin e Sigurimit për një muaj.
Rrotullimi i vendeve anëtare në postin e presidencës së Këshillit bëhet sipas rendit alfabetik. Të gjithëve u vjen radha eventualisht. E fundit ishte SHBA që e shkruar “United States” është e fundit në radhë. Shqipëria e njohur si “Albania” rifillon renditjen alfabetike dhe do të ndiqet nga Brazili i shkronjës “B”.
Kjo renditje përdoret edhe për të përcaktuar afër kujt ulesh. Si mund ta keni parë Ambasadori Ferit Hoxha është gjithmonë ndërmjet ambasadores amerikane dhe atij të Brazilit.
“Tavolina” e Këshillit ka formën e një patkoi, ku në mes ulet Presidenca e radhës. Pastaj zhvendosen çdo muaj.
Ndonëse një vend i vogël, Shqipëria ka folur me zë të fortë në këto në muaj të para të anëtarësisë në sajë të punës shumë të mirë të Ambasadorit Hoxha dhe ekipit të tij. Shumë nga fjalimet e Ambasadorit janë cituar në shkrime e raporte të medias në disa gjuhë të botës. Këtu ka ndihmuar edhe lufta në Ukrainë që ka vendosur, të paktën në javët e para, më shumë në qendër të vëmendjes Këshillin e Sigurimit.
Rusia e izoluar nuk ka shumë forume në të cilat të transmetojë propagandën e saj zyrtarisht e të përballet me vendet e tjera në botë. OKB-ja dhe Këshilli i Sigurimit janë një nga të paktat.
Ndonëse shumica e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit e kanë dënuar pushtimin e Ukrainës: Disa votime kanë dalë 13-1, me të gjitha vendet kundër Rusisë, përveç Kinës abstenuese, pak prej tyre janë cituar aq shumë sa Shqipëria, në sajë të fjalimeve të pasura nga pikëpamja gjuhësore e stili të Ambasadorit Hoxha.
Me këtë rast si kryeministri Edi Rama ashtu edhe ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, kanë udhëtuar në New York.
Ata u takuan dje me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, António Guterres ku “diskutuan për programin e përparësitë e presidencës shqiptare në Këshillin e Sigurimit” dhe “gatishmërinë për të ofruar kontributin e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërkombëtar”, sipad njoftimit të qeverisë.
Në një fotografi të postuar në Tuitër nga ministrja Xhaçka, të dy shihen në takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në OKB, Linda Thomas-Greenfield. Sipas ministres Xhaçka, ambasadorja amerikane ka shprehur “vlerësimet e saj më të larta për punën e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit”. Sigurisht merita kryesore i shkon Ambasadorit Hoxha, i cili ndodhej gjithashtu në takim.
Nuk është çudi nëse e shohim Edi Ramën të ulet për të drejtuar Këshillin e Sigurimit, apo ministren Xhaçka.
Teknikisht, presidencën e ka shteti dhe jo Ambasadori përfaqësues. Të them të drejtën kryeministrat dhe presidentët nuk para udhëtojnë për të drejtuar sesionet e mërzitshme dhe nganjëherë me rregulla teknike të ndërlikuara të Këshillit të Sigurimit. Por, vështirë të imagjinosh kryeminsitrin e Shqipërisë që ta humbasë këtë rast.
Për ata që e mbajnë mend, kryeministri Rama mbajti një ministër të Jashtëm në detyrë, duke e marrë vetë drejtimin e OSBE-së në gjashtëmujorin kur i erdhi radha Shqipërisë. Nuk po them se do të ngulet në New York për një muaj se puna në OKB duket interesante vetëm për ata që e shohin nga jashtë. Por nuk shoh ndonjë arsye tjetër për udhëtimin e tij në New York, pikërisht këto ditë.
Për ta justifikuar, Zv-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Al Gore, drejtoi Këshillin e Sigurimit për disa ditë në vitin 2000, kur SHBA mori presidencën e radhës. Sigurisht, zv-Presidenti amerikan ka një post me angazhime të pakta dhe Gore donte të kishte sa më shumë vëmendje për shkak të zgjedhjeve presidenciale të atij viti. (Në fund humbi përballë kandidatit republikan George W Bush.)
Presidenca të them të drejtën më shumë sjell punë e përgjegjësi sesa përfitime, por vjen me peshë politike, sidomos në raste krizash e kur ka debate për konflikte ekzistuese.
Kjo për arsye se Presidenca ka të drejtën të aprovojë agjendën e mbledhjeve, kjo ka sidomos rëndësi në raste mbledhjesh urgjente. Megjithatë, presidenca zakonisht vendos me kompromis dhe bashkëpunim me anëtarët e tjerë.
Presidenti i radhës është gjithashtu përgjegjës dhe mund të lexojë deklaratat e Këshillit të Sigurimit në publik, për median. “Fytyra dhe zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit”, sipas librit “Procedurat e Këshillit të Sigurimit të OKB” (https://oxford.universitypressscholarship.com/vieë/10.1093/acprof:osobl/9780199685295.001.0001/acprof-9780199685295)
Presidenti ndërmjetëson mes anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, vendos radhën e votimit, cakton temat që diskutohen etj.
Një kuriozitet që e lexova në Wikipedia, Burkina Faso e ndryshoi emrin e saj në Upper Volta në 1984, kur ishte anëtare e Këshillit të Sigurimit dhe duke dalë në fund të renditjes alfabetike, i ra përsëri që të drejtonte Këshillin e Sigurimit.
Mirëpo, pasi kam lexuar të mirat e përgjegjësitë e Presidencës, nuk më duket se ia vlen barra qeranë. Duke qenë se janë vetëm 15 vende anëtare dhe Shqipërisë i kanë mbetur edhe 18 muaj në mandatin e anëtarësisë, kjo mundësi do t’i vijë përsëri në fillim të vjeshtës së 2023.
Rama ne 7 dite qe ka java 2 dite qendron ne shtepi te tjerat ben vizita pune jashte vendit. Kryeminister legen dhe hajdut
Bastard i felliqur je , si gjithmone , merr nje brisk te mire dhe ja ruaj Rames lart e poshte e poshte e lart . Si ty dhe si gjithe foltorja jote , Rama ben nga nje cdo mengjez dhe ja shpije Berishes mbi tavoline . Hajt ne te sateme vafsh .
....hahahaha
Natyrisht do te ulet EDrama, katalogu i paepur i mangësive morale dhe zhgaravinave të pakrehura. Ai është surrati i mëkatit dhe imoralitetit, egomanisë, hipokrizia, marrëzia, mashtrimi, intoleranca, eufemizmi, fisnikëria e rreme, modeli i ndarjes se "flokëve" për çështje të parëndësishme fetare, ndoshta më e trishtueshme nga të gjitha, egopederastia. A mundet një përmbledhje e tillë "virtutesh" të prodhojnë ndonjë gjë përveç aktit të jashtëqitjes së pavullnetshme? Poo gëzojnë sufllaqet e mërobazetarit provincial.
TE GJITHA ato qe shkruan kane prodhuar nje njeri si ty moster.
Bravo. Kemi kryeministrin me te mire. Edi Rama deri tani ka lene pershtypje me te mira ne punen e tij. Per kete Rama eshte votuar dhe do votohet. Le te pullcasin ata qe e kane inat. Edhe bota po vlereson.
Ornela...Nuk po flasim ketu per probleme te brendeshme te rendomta qe ti ti dalesh krah Sales por mbylle ate goje te shkrete kur eshte fjala per Shqiperine.Por ske dhe shume faj ti se AVXHIU eshte akoma nje idhtar i se djathtes por me qe ka kaq vjet ne Amerike duhej te emancipohej pak politikisht ne aspektin e etikes profesionale duke theksuar vleren qe i shtohet Shqiperise dhe atij vete si shqiptar.
ore rames bravo i qoft qe shkoj dhe arriti te jet pjestar i keshillit te siguris se okbs ku thoni jo ne kryje jo ne mes jo anash
Edi Rama do ulet atje e do rrefeje c'ka te shkruar nga Aleati yne Strategjik. Fiks ate qe beri kur deklaroi se - Afganet e sjelle ne Shqiperi do ikin brenda vitit ne SHBA...(por qe sot ate Afgane atje ne hotelet ne Shengjin po protestojne se nuk po u paguhet me hoteli...)
Vetem me Ramen Shqiperia do eci perpara
Teoria e re e Macron-Michel, per lenien jashte te Shqiperise nga kandidatura e anetaresimit ne BE, eshte identike me idene e krijimit dhe deshtimit te Superliges Europiane te Futbollit, qe per te tjeret kishte vendosur: le te jene, le te vazhdojne, le te mbeten ne kategorite e uleta inferiore. Kjo teori i sherben personalisht vetem vasalit te huaj Timonier dhe Shoqeruesve te tij ne Shqiperi kryesisht per te mbajtur Pushtetin, dhe per formalitet te ulen personalisht ca me shume ne Tryezat Europiane, paçka se Shqiperia si shtet dhe Shqiptaret si popull s’kane asnje perfitim sepse vazhdojne e mbeten pafundesisht ne kategorine inferiore pa patur edhe pas 32 vjetesh asnje date as te sakte as parashikuese anetaresimi ne Klubin e Shteteve Europiane BE, madje na mbyllin deren e BE- Shqiperi ne fytyre dhe e hedhin çelsin e deres sone ne det.
ne ia kemi dale mbane gjithmone te korrim suksese e sidomos kohet e fundit shohim proukte teper vlresuese ndaj shqiperise dhe per kete ndihemi teper krenar! urojme te ecim me te tilla ritme
O Ruben allvaxhiu, pse je kaq i vogel ne shpirt e mendje. Nuk ndjehesh krenar per nje rast te tille, sipas teje ky eshte nje formalitet, pa rendesi, por pyet ne cinizem: A do te ulet... ptuo race e keqe, qe edhe rastin e mire qe ta jep bota, per te promovuar Shqiperine, ti e quan te rendomte.
Ne tempullin me te vjeter te sistemit demokratik te botes-SHBA (USA), per fat te keq, fara monarkiste e bashkepuntoreve te ish-Mbretit Zog dhe e bashkepunetoreve te ish-pushtuesve fashiste e naziste, e hedhur ketu e 80 vjet me pare, vazhdon te prodhoje fruta te hidhura per triumfin e demokracise ne Shqiperi.
Shqiperia eshte rritur shume ne arenen nderkombetare ne krahasim me cfare ka qene dhe e gjitha kjo vjen fale diplomacise se z rama
Ket Ramen e re mendja se mind me u ba lider botnor. Te rroj SHBA pa kush e pyt nje legen kryeministri shqiptar qe si me pas emnin Sali, Fatos, Ilir, Pandi, Edvin nje mut o. THANK YOU AMERICA. GOOD BLESS YOUR HELP.
si gjithmone nje perfaqesim ashtu sic i ka hije zotit,ama! patjeter qe kjo mundesi eshte frytedhenese per ramen dhe per te gjithe ne , mezi presim tju shohim prezent ne kete mundesi tge dhene nga okb
Fale marrdhenieve diplomatike te duhura qe Rama ka krijuar. Vendi yne ka arritur ketu ku eshte sot. Shpresoj qe shume shpejt te jemi edhe me lart.
Te lumte ORNELA , kap gjerat qysh ne ajer , patjeter , kur ke edhe spinen te vendi......
Nje hap i madh i cili do te pasoj ne hapa shume pozitiv per vendin tone
Shqiperia sa vjen e po modernizohet po behemi si perendimi zhvillim te cilit se kishim pa kurr me para????
Sot shqiperia ka nje rol me aktiv ne arenen nderkombetare
Nje hap i madhe per ne qe Rama te jete pjese e ketij keshilli Sigurimi.Qeverisja e tij e ka bere te mundur kete gje dhe ja pse eshte kryeministri qe vendi yne ka nevoje
Nuk kam asnje dyshim per talentin dhe pergatitjen e ambasadorit Ferid Hoxha, por orientimi politik ne Shqiperi jepet nga Kryetari i mazhorances dhe Kryeministri Edi Rama, i cili ka meriten qe ka cuar ne OKB pikerisht nje diplomat te shkelqyer. Koha po verteton cdo dite e me shume se Edi Rama eshte nje politikan demokrat i klasit boteror.
Pas shume e shume vitesh po marim edhe me besim nga dhtetet e tjera per drejtimin e nje organizate shume te rendesishme si OKB
Normal qe Rama do te ulet kush oervec tij berisha qe esht kriminel
Dhe nese ulet ne krye te tavolines e meriton plotesisht sepse ne fund te fundit ai eshte arsyeja e vetme qe Shqiperia ka arrire kaq lart dhe ka fituar besimin e shteteve fqinje dhe SHBA.
E meriton plotesisht te uljen ne ate vend sepse fal punes se tij te palodhur ka bere qe populli shqiptare te zhvillohet ne shum sektor te ndryshem dhe shpresojme qe sa me shpejt te jemi pjes e bashkimit europian
Nje kryeminister i madh i cili ka ber qe shqiperia te jet ne pozita shume te favorshme ne europe e me tej
E meriton plotesisht e ja uroj me gjith zemer te ulet ne krye se i ka hije per kryeministrin dhe per njeriun punetor e te rregullt qe eshte
Rama ka bere nje pune te mrekullueshme dhe e meriton me se mire ate tavolin aty ju lumt e ngreni shqiprin akoma me lart.????
I ka hije ai vend kryeministrit tone. Ka ndermar hapa shume te rendesishem qe vendi yn te eci sa me shume.
psé nuk e botuat komentin?
lol! I beri Rama gjith keto ndryshime te Mira! Jo idiot I beri Lohan. Rahma ka nje group mafios me familje ordinere si mama ha e xhackes, po ju idiot as kokra keni te kuptoni. Ministrat qe Jan me burg Shane bere as cerekyn e krimeve e vjedhjeve te Rames? Por Rahma nga qe ja mean ne goj 24 Seven Amerikes po behet law popullor! Pse su be Rahma law popular in 30 years, but know? Think about it.
Shohim qe shqiperia ka nje vend te rendesishem prane organizatave te medha dhr kjo gje eshte fale zotit rama
Ju lutem na sqaroni kush eshte ai burri me maske te zeze ?
Ne kete shrkim 3 here numerova lavdet per ambasadorin Hoxha. Do ishte me mire qe autori te mos ishte kaq bias, e dime qe ambasadori ishte benjamin i qeverise Berisha dhe nje yll ne ngritje, po socialistet si specialiste qe jane, e lane te bente karrieren e vet diplomatike. Do i sugjeroja autorit te bente dhe nej skenar te tipit "Lufta ne Ukraine- Heroi nga nje vendi i vogel ne Keshillin e Sigurimit". Mund ta luante rolin kryesor ndonje Johnny Depp psh. s eja ka marre doren gjyqeve... Roli dhe vendi i merituar i Shqiperise nuk behet duke ngritur njerin dhe ulur tjetrin, pavaresisht se kush jane dhe cfare ngjyrimi partiak i perkasin. Te gjithe jane shqiptare, po ne armikun me te madh kemi njeri-tjetrin... kaq e thjeshte eshte...