Ilir Meta, detin e jap… nëse ma kërkoni mua!

30 Maj 2022, 21:15Blog TEMA

Ilir Meta, detin e jap… nëse ma kërkoni mua!

Nga Arbër Hitaj

Betejat e politikës me Greqinë kanë rezultuar pothuajse gjatë gjithë 30 viteve demokraci me humbje dhe përulje të dukshme. Luanë në opozitë dhe kunadhe në qeverisje, institucionet shqiptare kanë vuajtur nga një mungesë e madhe vizioni dhe qartësie në orientimin e politikës së jashtme. Për të parë këtë mjafton të shohësh qëndrimet e Sali Berishës dhe Ilir Metës ndaj Turqisë. 

Kur ishin në pushtet dhe fijet e interesit shtetëror ishin për afrim ata jepnin çdo koncesion të mundshëm, Albtelecom, miniera, metalurgjiku e shumë e shumë të tjera. Tani janë kthyer në dashnorët më të mëdhenj të kombit! Lufta ndaj Greqisë në ekranet e mediave është e pamëshirshme! Së fundmi lufta po shtrihet me imperializmin amerikan, kundër të majtëve që kanë marrë peng Shtëpinë e Bardhë. Çlirimi është i afërt pa dyshim!

Ish-kryetari i LSI, Petrit Vasili pak ditë më parë pas intervistës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, tha se është e qartë, Rama do të shesë detin te Greqia, Meta po bëhet pengesë! Kalorësit kombëtar me ushtën e nacionalizmit po luftojnë me çdo armik, me Vuçiçin e Serbisë luftë, me Erdoganin e Turqisë po ashtu. Në ditën e vizitës së tij Meta nderoi heroin kombëtar Gjergj Kastriotin! Mjaftueshëm apo jo?!

Sot në mënyrë të beftë presidenti Ilir Meta, mbajti një konferencë për mediat duke thënë se për çështjen e detit ajo që tha ministri i Jashtëm grek nuk qëndron, pasi atij nuk i ka ardhur asnjë kërkesë për të dhënë aprovim. Kur i ka ardhur e ka dhënë pa mëdyshje! E deshifruar ai do e jepte lejen, por Edi Rama thjesht nuk ia ka kërkuar! Bashkë me taborët e tij, pasi lëshoi lumenj me akuza ndaj Ramës se do të shesë detin te grekët, Meta thotë se deti mund të “shitet”, nuk është problem! Madje shfajësohet edhe te ministri grek.

E rëndësishme që të më pyesin mua, të jenë transparent me atë, nuk ka rëndësi deti në vetvete. Kjo është luftë e vërtetë 'sovranistësh', nga njerëz që janë gati t’i japin të gjitha mjafton ti "pyesin". Tani pritet edhe foltorja dhe kuadri plotësohet! Pra kur janë në qeveri ose pushtet që është vendimmarrja më kryesore këta pseudonacionalistë heshtin, por kur është momenti i opozitës që nuk kanë përgjegjësi premtojnë.

Por, a ishte Sali Berisha në qeverisje me Ilir Metën, që shitën detin te Greqia që u bllokua përkohësisht nga Gjykata Kushtetuese! A është ky një precedent që duhet të zgjidhet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë si do të bëhet? Ilir Meta në javët e fundit që i kanë mbetur duhet të fliste si duhet të vinte zgjidhja, duhet të fliste si president, por jo edhe njëherë ai foli si një politikan, pseudonacionalist!

7 Komente

  1. A
    Ai djali!!

    Mire mo kokeshtrember mire, e jep ti sepse eshte tendja. Qyqja ne per keta politikane malaka qe kemi

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      I ke rene pikes.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sabrima_ehhhh

        He me te pifsha dolline te pifsha! Ja ja njeriu qe mund te besh tregeti

        Përgjigjjuni
        1. L
          LN

          Cili eshte precedenti dhe pse duhet te zgjidhet me Gjykaten Nderkombetare? A eshte Gjykata Nderkombetare Sovrani i Shtetit Shqipetar, apo Rama thjesht mohon hapur Sovranitetin Kushtetues te Shqiperise? Cili eshte me i moralshem nga te dy? Rama apo Meta?

          Përgjigjjuni
          1. E
            E tregon Hapur qe i Sherben Grekut si Trim !!!!!!!

            Kte qe dijne sot te gjithe shqiptaret ,edhe pse shpesh ndeshnin ne kundershtime kazanit nga Militantet e zagaret e Ktij Shkerdhata qe lepinte bythen e janullatos diten qe i dha nenshtesine dhe firmosi Varrezat Greke ne Permet e Tepelene , sot Ky ka Dal Hapur e Konfirmon publikishte se ka qen dhe eshte ne Sherbim te Greqise - dhe kjo Deklarate prej Trimi Esadiste Antishqiptare , nuk vjen rastesishte , pooooor U provokua Qellimishte nga Diplomacia Greke - Min.Jashtem Grek ne Tirane per ti thene President Mutit ,qe levize - bej dicka kunder Shqiperise --- se t'i qitem Lakrat ne shesh cfar na ke Sherbyer kunder Shqiperise dhe cfar dijme per ty Dosjen e kemi gati . Pra per ata qe kuptojne lojen e Diplomacise Greke qe me spond goditi KokeQepen e Cepanit ne ate Deklarate ne Tirane , duket qarte se sa i inkriminuar dhe i Kapur nga Greket eshte ky Shkerdhate KokMut presidnete - Turpi i Politikes ,i Qeverrise dhe gjith shqiptareve qe bejne sehir si idiote nderkohe qe kta tallin trapin me jeten e popullit

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trimi

              Ky jep dhe moniken me gjith kalamajte vetëm të shpëtojë leket e vjedhura. Ky lloj buri është ilir meta presidenti shqiptar.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bujar Kanapari

                Kur te zgjidhet problemi ne Gjykaten e Hages, do te publikohen dy harta. Harta e vitit 2009 ne kohen e Berishes dhe harta pas vendimit te gjykates. Shqiptareve do tu jepet mundesia te shikojne te dyja harta, sa kemi fituar apo sa kemi humbur. Vetem atehere do te gjykojme rendesine e pezullimit te marreveshjes se pare nga Gjykata Kushtetuese. Se mund te rezultoje qe kemi humbur me vendimin e Gjykates Kushtetuese

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje