
Asgjë ballkanike dhe intrigë orientale nuk ka në dënimin nongrata të Berishës, siç përpiqen ta tjerrin. Perandoritë kanë një llogjikë komplet tjetër nga ajo që kanë kombet e vegjël apo ata të shtypur historikisht. Kështu ka funksionuar në Romë, Kostandinopol apo Londër, dhe kështu funksionon edhe në Uashington. Nuk ka asgjë të stërholluar në arsyen amerikanë pse i është dhënë ky status. Nuk ka asnjë mendim të stërgjatur. Është thjesht një limon i shtrydhur dhe i kalbur i cili i bezdis me trazirat që shkakton.
A janë të shtyra këto veprime të Berishës ngase është i kapur nga dikush tjetër që e shtyn apo ka frikë se i prekin pasurinë e familjes, kjo pak rëndësi ka për amerikanët. Arsyetimi ka qenë linear:
“Kush është ky Berisha? Ai tipi që sa herë ka ndonjë problem në atë vendin me emër të çuditshëm bën trazira? Ai që detyrohemi të rishikojmë ekuilibrat në Ballkan. Qërrojeni! Është thjesht një leckë për ta hedhur. Për me tepër që qenka edhe hajdut. Por kjo edhe i falet.
Nuk është e moralshme pasi ka bërë ndonjë shërbim për ne?
E kujt i plasi?! Nëse nuk do të ishte ai, ishin me qindra të tjerë në rradhë për të na shërbyer. Ne e krijuam këtë tipin e ardhur nga hiçi, ne e varrosim.
Si e ka emrin një tjetër që është më i gjatë se Berisha, Edi? Është i bindur? Atëhere shumë mirë ky i fundit.
Berisha mund të krijojë trazira se ka ndjekës? Ndjekësit e tij janë ata që flasin atë gjuhën që e flasin vetëm 10 milion në botë? Dhe sa ndjekës paska ky, një mijë, dy mijë, njëqindmijë? Dhe me këta Ky tipi mund të krijojë trazira?!
Trazira krijon Putini në botë dhe ne po e shkrijmë; Serbia në Ballkan dhe po e zgjati e katandisim principatë, kurse në Tiranë mjafton një batalion me policë.
Derisa jemi lodhur ne nga ky bandit, të gjithë janë lodhur. Ndaj qërrojeni. Nëse nuk prish punë lereni të japë shfaqje në Tiranë. Por nëse e zgjat, do sillemi ndryshe.”
Kështu arsyetojnë perandoritë sado të ndriçuara të jenë.
Ndaj mos u lodhni me krahasime, me gjetje rastesh të ngjashme. Sali Berisha është thjesht një ushtar në tabelën e madhe të shahut botëror, i cili ka pasur rolet e tij që jo gjithmonë është e thënë të kenë qenë në përputhje me interesat e vendit. Por kur ka ngecur në shollën e këpucës, kur hiperfuqia e botës është e zënë në një ose disa fronte dhe dikush në prapavijë i shkakton probleme dhe i harxhon kohë, atëhere ky dikush është thjesht një gur që duhet hequr nga këpuca. Kaq e thjeshtë është.
Sipas legjendës. Pas dëmeve( vjedhjeve)të shumta në fshat,rojtari i fshatit zuri një hajdut. Rojtari: O fshat .zura një hajdut. Kryeplaku i fshatit:Sille posh( në fshat) Rojtari : Nuk vjen. Kryeplaku: Lëshoe ( lëre të ik) Rojtari: E lëshojë,por nuk më lëshon.
Ne nje emisione te France 2 shkoje gazetarja ne nje kampus universiter dhe i pyete sa e njihnin Francen po thuajse te gjithe studentet thoshin Parisi eshte shtete tjeter dhe France shtete tjeter tani mendoni vete per Shqiperine dhe shokun Sali punoni per te vendosur rende dhe demokraci se askushe nuk e njeh Shqiperine
Jo mo,jo mo,gjysma e stafit të shtëpisë së bardhë e gjysma e dep. të shtetit merren me Saliun.O të mjerë me Saliun merremi ne se na ka zënë konakun.USA i mblodhi të dhënat dhe e dha verdiktin, nuk i shpëton Saliu nongrattës në këtë jetë dhe në tjetrën.
KJO PO ESHTE SHUME E GJETUR KUPTOHET PO E KUPTUAN TRUSHKULURIT QE I SHKOJME NGA PAS. NE NJE MENYRE A TJETER KETA TRUSHKULURIT JANE FAJTORE NDOSHTA JO SALEHU POR JANE FAJTORE SEPSE NDIHMOJNE NJE FAJTORE DHE PER MBROJTJE TE FAJTORIT DENOHESH PA MEDYSHJE. KA NGA KETA QE JANE AQ FAJTORE SA EDHE SALEHU SI TRITAN PRESHI MUL GOMAR NOKA E TE TJERE TE PERFSHIRE NE VRASJE KORRUPSION ETJ
KJO PO ESHTE SHUME E GJETUR KUPTOHET PO E KUPTUAN TRUSHKULURIT QE I SHKOJME NGA PAS. NE NJE MENYRE A TJETER KETA TRUSHKULURIT JANE FAJTORE NDOSHTA JO SALEHU POR JANE FAJTORE SEPSE NDIHMOJNE NJE FAJTORE DHE PER MBROJTJE TE FAJTORIT DENOHESH PA MEDYSHJE. KA NGA KETA QE JANE AQ FAJTORE SA EDHE SALEHU SI TRITAN PRESHI MUL GOMAR NOKA E TE TJERE TE PERFSHIRE NE VRASJE KORRUPSION ETJ
Z. Dritan Hila ju shkruani për tema të ndryshme por a mund të fokusoheni atje ku shteti dhe nëpërmjet shteti dhe qytetarët e këtij shteti përfitojnë? Nuk e morëm vesh mirë se çfarë duhet të përfitojë nga TAP populli shqiptar. Duhet ta thoni qartë se çfarë keni investiguar apo ka vështërsi të karakterit subjektiv? Mirë është të informohen qytetarët se quhet interes i shtetit. Apo jo? Shprehu Z. Hila më fort më qartë dhe vazhdimisht derisa të saktësohet. Gabim?
Midis te tjerash, ne nje fjali keni bere dy pyetje spektakolare. Ju pyesni vehten: A janë të shtyra këto veprime të Berishës ngase është i kapur nga dikush tjetër që e shtyn apo ka frikë se i prekin pasurinë e familjes, kjo pak rëndësi ka për amerikanët. Me thene te verteten ketu e ben arsyetimin tend pak si te ngaterruar. Ne rast se Saliu eshte i "kapur" nga dikush tjeter dhe ben sipas skenarit te te tjereve, ai quhet spiun. Ne rast se ai i ben keto vprime per te mbrojtur pasurine e familjes, ai thjeshte eshte nje ganster, njelloj si gjihte gangsterat e tjere neper bote. Thekson se Amerika nuk e ka vrare mendjen dhe qendrimi i saj ka qene linear...Mund te kesh te drejte si "amerikan", por gabon si shqiptar. Per ne ka shume te rendesi nese Sali Berisha eshte i denuar si spiun apo si hajdut. Na ana tjeter ai mund te jete bere spiun sepse ka qene i detyruar ngaqe ka qene hajdut, ose eshte bere spiun sepse njelloj si hajdutet ka qejf parane. Dakort me mendimin tend, por duke u munduar te jesh "amerikan", e ke thjeshtuar problemin shume si shqiptar.