Po vjen presidenti!

27 Maj 2022, 11:58Blog TEMA

Po vjen presidenti!

Nga Agron Gjekmarkaj

Kjo pranverë hyri e po del me ëndrra shumë. Më e spikatura prej tyre është ajo për tu bërë president!

Ai që e kandisi më shumë se kushdo këtë mekanizem kombëtar qe kryeministri.

E nisi me fanfarë e zyrna të madhe, duke u "keshilluar" me popullin.

Një komision ngriti për këtë punë të përbërë nga Elisa Spiropali, Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla. U munduan ata të gjorët!

Bukë, qepë e gjizë moren me vete dhe i ranë Shqiperisë kryq e tërthor duke takuar punëtorë, fshatarë, bujq, blegtorë, veteranë, burra, gra, të rinj e të reja!

Secilit prej tyre i lanë një kartëvizitë dhe numelër telefoni ku ata të llafoseshin kë, qysh e si e donin presidentin?!

Mori dhenë kjo punë, bir o bir.

Një ditë komisioni me kuaj e me mushq si dhe tre gomerë që mbërriten nga Salaria pak më vonë, ngarkuar me emra ja behu tek derë e Kryeministrisë. Doli në dritare vetë ai kureshtar nga zërat e trazovaçeve lidhur nën pisha.

Kur  ç'të shihte? Pëllit njëri e pëllit tjetri- u bë zeher. Mallkoi me vete, ju hëngërt mortja ju e ata që ju sollën këtu.

E paskan marrë seriozisht mendoi me vete-nuk me paskan njohur, po këtyre do jua lija unë ta zgjidhnin, medet, medet.

Që të mos fyheshin u tha ti çonin dhjetë identikitet e para siper!

Damo, Tao dhe Elisa i vunë në tabaka e sa hap e mbyll sytë u ngjitën.

Ai menjeherë filloi, "ky e ka hunden e madhe, ketij i mban goja erë, ky tjetri s'ka dhëmbë, ajo është e shendoshë, atij i mbahet goja, ky është katundar, ky është teveqel, tjetri kopuk", dhe letrat hodhi në mes të sallës.

Një ditë votoi edhe grupi parlamentar!

Nuk u ndie mirë që ata nuk ja lexuan shijet e midesë, përmes votimit. Shakaja kishte dalë nga shishja. Shkrofetinte -"ja ç'të bëjnë po tu lësh gjë në dorë zuzarve"!

Kur deti u bë kos doli e gjëmoi nga foltorja e Kuvendit!

Sikter u tha bëra gallatë, asnjë nga grupi ynë parlamentar nuk do jetë vartësi im i ri.

Ju e dini, qyfyret i kam zanat nënteksti.

Varen ndoca turinjët po ndejën sus.

Në fund nga treshja e komisionit doli vetem një produkt!

Gjiknuri filloi të fliste si Taulanti duke e lidhur çdo fjali tek nocioni "natyrshëm"!

Tao ishte bërë mësues gjuhe për Damon.

Kryeministri pasi u hargalis me të vetet tha, jam që jam, nge kam të argëtohem pak edhe me opoziten.

E duam opoziten në proçes, jemi të gatshëm të shqyrtojmë kantidaturat e saj, lëshoi kumtin. Këndej u bë deti kos. Mirazhe me president shfaqesh aty-këtu.

Çdo deputet fap nga xhepi qiti dy president bojallinj e të sertë, një nga Tirana një tjeter nga zona për të qënë brënda!

Nja 16 kandidatë për kandidatë që nuk u doli emri me morën mua vetë ku me kërkonin mbështetje dhe me shpjegonin sa mirë do të bëhej për vatanë nëse ata do të zgjidheshin.

Ndonjë edhe me qortoi pse nuk shfaqa entuziasëm dhe nuk ju drejtova aty për aty me "zoti president"!

Filluan me kriteret! Nga të gjitha gërxhet e atdheut vinin kritere. E duam hollak, të gjatë e deli me syrin rrush të zi!

Një mesoburrë që rrezon mur e ndërton urë! Ushtarak diplomat, antikomunist sovranist, sportist"!

Dikujt i kujtohej një kushëri, tjetrit një komshi, ca përtej eprori, prokurori!

Një listë e madhe u bë dhe mbeti në ajër. Ndërsa kryeministri përsëriste: Na i sillni, dukuni, ti shohim po nuk na pëlqyen i bëjmë hasha pa teklif dhe në raundin e katërt qesim një zylyf.

Opozita me mirë vonë se kurrë doli nga komedia dhe u kthye në spektator. Mund të bëhej një provë ku e gjithë opozita të bashkohej rreth një emri edhe pse mund të mos merrej parasysh. Kjo lypte vullnet, përpjekje dhe lodhje, ndaj u la se tani edhe vapa ka mbërritur e kësisoj shpirti lyp paqë e trupi don gjumë.

Tani po presim presidentin që duam pas policisë që duam, pas arsimit që duam, pas çdo gjëje qe duam e na u dha në këto vite të "Rilindjes"!

Presidenti po vjen, ai do të ketë fytyrën e këtij 9 vjeçari! Më i miri dhe më i bukuri i krejtve!

Gjasat janë të ngjajë me fluturat në muret e zyrës Kryeministrore i bërë taze nga e njëjta dorë artisti.

Ne na duhet një president që të kuptojë, pranojë dhe promovojë gjenialitetin e kryeministrit ose një deshmitare e këtij realiteti!

Pse jo, ndonjë që ka qëne në Paris kur qyteti zalisej e joshej pa fund nga çapkënlliqet e djaloshit që më vonë moti mori në dorë fatet e Shqipërisë!

31 Komente

  1. D
    Drejtësia

    Shko pirdhu dërr dërr! Propozoni nje emer firmoseni 20 si surrati jot e çojeni ne Kuvend.Po ju jini bere kasht e koqe,bile koqe koqe,nuk i kini 20 firma! Po perjetoni fundin tuaj te merituar per gjith vuajtjet dhe krimet qe i kini shkaktuar shumices se shqiptareve!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Blonde Xhekmarkaj USA

      President duhet Goni, intelektuhal i veretete

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zada

        O Gjeke Marka Gjoni,Agron! Jeni shume te ronitur! You flisni kunder Rames sikur jeni ne nje nivel me te! Gjuha qe perdorni eshte nje gjuhe e poshter e ulet,flisni te gjithe si Saliu! Regulloni pozicionin tuaj ne PD me pare se me duket se do te fluturoni te gjithe me presh ne bythe! Ju beri nje pordhe te madhe Saliu dhe ju trimat e medhenj flisni vetem kunder Rames! jeni shume larg! Cfare i ofron Saliu Shqipetareve Vicidolin po ju Lezhen dhe poezite e Fishtes! Ti jeton ne kohen e Lysien Leven! Jeni prapa Botes dhe Rama tallet me ju per nivelin tuaj,servilizmin,injorancen dhe friken nga militantet e liderit historik! Ju krahasoni krimet e Saliut si me te vogla nga "krimet" e Rames! Hapet dhe nje lufte te re klasash!Provinciale!

        Përgjigjjuni
        1. v
          vang

          Shto edhe keto shkrime te shpifura qe habitem kush e mbane ate pedagog kur i lejon vehtes nivel aq te ulet artisik ne keto shkrime.Por atij i duket vehtja i madh sepse po te propozohej Kadareja per president ai do e votonte.Kerkon te na thote se vete ky GJEKMARKAJ eshte ''afer afer'' me Kadarene','gati si AI'',dhe vetem Ai eshte i denje per Gjeken.Kadareja nuk pranoi kur ishte i ri dhe refuzoi Salen ,do vika tani te rokanisi koken ne 86 vitet e tij,me Salen,me GJEKEN,me preshin e me ZHupen qe flet pa asnje ndiesi si sonambul.Ky do votoka vetem per Kadarene qe mori vesh kush jeni dhe ju beri..

          Përgjigjjuni
          1. R
            Rik Stain

            Nuk është keq, që Agron Gjekmarkaj, të bëhej President. Seriozisht kjo gjë. Antikomunist e i përvuajtur familiarisht, me shkollë, Doktoraturë në Itali dhe jo tek Plepat e Kristalit, Profesor, deputet, nënkryetar parlamenti, ka vizë amerikane dhe ka qenë së fundmi në Amerikë……nuk pi raki, është i gjatë dhe elegant. Nuk është pederast. Ç’duhet më ? O burra Gjekën të vëmë President. P.S. Është edhe shkrimtar, shkruan njesoj si Lutfi Dervishi, me turbofolkun rural që shërben vetëm për dhjerje në fatkeqësinë e kapsllëkut…

            Përgjigjjuni
            1. P
              Peshkatari i Perlave

              "Rik Stain". Ke harruar te shkruash se kur ulet per dreke ne nje trotuar te rruges "Mine Peza"aq i rafinuar eshte ne sjellje e zakone sa edhe peshkun e pret me thike dhe e kap me pirun per ta futur ne kamare, kurse buken e "shqyen' ne copa te medha kur e gelltit para pirunit me peshk.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rik Stain

                ???????????? o Peshkatar origjinal. Saktë. Mbllaçitja e bukës, në copa të mëdha, përkon me shprehjen lapidare të tironcave tl vjetër KATUNDAR MËR SUM (bythë) PARRUR (pa larë), ME TI RRJEP ENE (edhe) SHTATË LIKURË, QYTETAR NUK BËHESH KURRË…. Besoj se e ploteson kriterin kryesor, për tu bërë president, si katundar me bythë të palarë….. Po kur ngihet nga karrikja, si katundar me shkollë, fërkon bythën me dorë të majtë, njesoj si gratë. E ke vënë re ? Lum si ne o Peshkatar, me deputetë katundarë, mënd na japin, si pordhë çardaku, po u vjen rrotull fort dajaku….

                Përgjigjjuni
          2. "
            "BOHOTINA"

            Shejtan i madh je o Goni. U bere dhe fejtonist, pa e njohur kete gjini letrare. Po si nuk pate ndonje vrejtje atehere kur Salihu jot (me demek sikur je kunder tij), beri Jari mustaqelliun e fisme, ne minutin e fundit te raundit te fundit me 71 vota. Sa pershtypje ju bejne cdo grimce e kesaj kohe juve langove te pazarit.

            Përgjigjjuni
            1. E
              ENTSOE

              As fejton nuk eshte, eshte gjini e re: gri sallate, se e zura vehten, nuk ha me suflaqe duke bredhur televizion me televizion me kemishe perjashta dhe surratin te kuq nga poshtersia intelektuale!!!

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fshatari kokeulur

                Kini filluar nje zanat tjeter tani. Zor se ky zanat do t.ju shpjere me lart se deputet, post te cilin e fituat si "laro" studjosh duke mbeshtetur ish kryetarin, te cilin e hodhet poshte aq paturpesisht. Nje vlere e paska pasur ish kryetari juaj: te mbante ne vathe nje tufe njerezizh qe orgazmohen duke llapur kesi banalitetesh. Ju lutem: Boll me kete letyrllek!

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Ilir

                  Prape me hartime ky provinciali me komplekse inferioriteti?

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pelioni

                    O gjekmark lëri fejtonet se nuk i bën dot,je komplet anadollak për këtë punë,le që ti o gjek i markagjonve për gjithçka të ha veç munë dhe nuk je për asnjë punë,prandaj gjek vazhdo të hash munë me fejtonet krejt pa brumë , që çdo njëri i përdor për të fshirë sumë.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fatmiri

                      Shume arkaik ki pseudo pedagog!?

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        ROÇKODAN

                        ku eshte,kush eshte ??, me mire nje dordolec se sa nje president.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bureto

                          Me një 'opozite' të sforcuar, më shumë të peshtire, neper studiot televizive me sofizma dhe cinizma, mbasi siguroi nje kolltuk deputeti, pra mbasi e siguroi nje rroge te mire per kater vjet, jo vetem si deputet por edhe si nenkryetar parlamentim(!!!), tani nga që nuk ka me se të merret më, i sigurt që deputet nuk behet më, u eshte kthyer fejtoneve, por me që keto si gjini letrare janë per të tjera pena, ato të ketij 'lafshgjeli' t'i sjellin zorret në fyt. Të neveritshme si vete autori.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Bureto

                            Me një 'opozite' të sforcuar, më shumë të peshtire, neper studiot televizive me sofizma dhe cinizma, mbasi siguroi nje kolltuk deputeti, pra mbasi e siguroi nje rroge te mire per kater vjet, jo vetem si deputet por edhe si nenkryetar parlamentim(!!!), tani nga që nuk ka me se të merret më, i sigurt që deputet nuk behet më, u eshte kthyer fejtoneve, por me që keto si gjini letrare janë per të tjera pena, ato të ketij 'lafshgjeli' t'i sjellin zorret në fyt. Të neveritshme si vete autori.

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Byrektore SHQUP-i

                              Ketej nga anet tona per te rinjte e pa formuar ploetsisht thone vic i pa lepire. Ndersa kur te shoh ty Agron, menyren e aranzhimit, trajtimit te balukeve, duke i shtuar edhe diksionin tend me bind se je vic i lepire.

                              Përgjigjjuni
                              1. a
                                arqile

                                ky plasi duke vajtuar mortjen e sales .Epo boll rojti e rojti cdo pasuri te ketij populli.Pd mbaroi bashke me salen vete e kane fajin se ishin te pangopur.Por duhet te dorezojne pasurine e vjedhur ketu eshte ptoblemi i prokuroreve dhe gjykatesve qe nuk e bejne dot punen se keta u bekuan dhe u mesuan per te vjedhur nga sala.Keta nuk bejne drejtesi ky eshte halli jone ky eshte problemi i pazgjidhur kete e zgjidhnin 10 prokurore amerikane.

                                Përgjigjjuni
                                1. Q
                                  Qytetari

                                  Agron,realisht po e ul nivelin.Keto jane si "hartime" apo per nje reviste Hosteni te koheve moderne ! Natyrisht problematika qendron plotesisht,por nga ty si politikan,nder kryesoret ne PD,publiku pret te degjoje dhe lexoje argumente dhe ate cka ti mendon per procesin,per "staturen dhe formimin" e presidentit qe presim,etj,etj.Githashtu se si dhe cfare po ben dhe duhet te beje PD'ja..... dhe jo ate cka paraqiti,nje liste me ne krye Dashin dhe disa ish oficere,kolege te Nishanit !? Qytetari

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    The truth

                                    Ky nuk ka pasur nivel asnjehere. Eshte theter pune qe ne Shqiperi pedagoge tani behet kushdo, mjafton te paguaj. Ky eshte ben nivelib e estradave te fshatit socialist.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. H
                                    Hysen Ukaj

                                    Bejtexhiu trashegimtar i Osman Myderrizit

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      TURIEMIGR

                                      CFARE EMRI TE TE VEJ NUK E DI . KE NGJASHMERI ME SHUME EMRA DENIGRUES QE TE PERSHTATEN . POR TE THEM NJE GJE :MOS U MER ME HALLET E ZGJEDHJES SE PRESIDENTI . PO SHKO ZGJIDH ATO PROBLEME QE KENI NE PD, E PASTAJ MERU ME PROBLEME TE TJERA ORE. T.. ORE ID...ORE ... ORE

                                      Përgjigjjuni
                                      1. a
                                        altin

                                        what a joke of a man ......like the rest of them all

                                        Përgjigjjuni
                                        1. E
                                          Emiljano

                                          @qytetari nuk merret seriozisht ai vend,eshte shtet qesharak i drejtuar gjithmone nga palaco dhe injorante.Per fat te keq ky ka qene dhe eshte realiteti shqiptar

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Tomi

                                            O Agron bythqiri e injoranti, mushke-mushka- mushkat ben ne shumes jo mushq, o gjekmutmarkkaurrloqja, po ku di shqip ti o letyre.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Arian

                                              Prift je shumë i shplarë.me Ramën nuk katesh dot kurrë.as për shkrime e as për simbolika që ke filluar t'i përdorësh tani,flamuri usa-albania në xhaketë,kollare me lule,shami me ngjyra në xhep të xhaketës etj .vetëm mjekra të mungon tani që të dukesh komplet si k.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. F
                                                Fat man

                                                Gjekari perfundimi, prasin e hengri Alibardhi me shoket e tij si Goni qe ha pilaf me grosh neper studiot e tv.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. s
                                                  sopiqoti

                                                  Po zotre o AGRON Gjekmarkaj mo valle ihit njnga ata vesgjatet qe "peeeeeeeeeeeeeeeeeeeeellisnin" pa Kryemirise ??

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. D
                                                    Drejtesia

                                                    Po si nuk zure mend o koqe. Akoma vazhdon shkruan keto budalliqe, te genjen mendja se je i mencur. Apo mos ta ka qejfi te jesh ti i propozuari per president? Ik ore maloqe, boll na cave ....... me keto shkrime.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Skenderbegasi

                                                      Ky Gjeka me duket me shume produkt prifti se shkolle. Nga zona e tij kur bie shi derrat lahen e njerzit baltosen. Ne partine tuaj mungojne kuajt e races, prandaj jini vene ju gomeret trokthi.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. N
                                                        Nari

                                                        Po mundohet te beje humor dhe te ironizoje,duke fyer me fjale te papershtatshme deputet socialiste, ky katunari surrat kuq,qe me c'duket i ka hyre vetja fort ne qef. KATUNAR SURRAT PARUR QYTETAR NUK BEHESH KURRE.

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje