Pse lufton Amerika me Rusinë?!

27 Maj 2022, 11:42Blog Nga Ben Blushi

Pse lufton Amerika me Rusinë?!

Bota është përgatitur prej gati një shekulli për një luftë të mundshme mes Amerikës dhe Rusisë.

Më parë, Amerika dhe Rusia nuk kishin qenë njëkohësisht si kundërshtare në të njëjtin territor siç po ndodh sot në Ukrainë.

Në çdo kuptim, diplomatik, ushtarak, ekonomik, të inteligjencës dhe informacionit, kjo është pothuajse një përplasje Amerikë Rusi.

E para në llojin e vet.

Për 70 vjet, Amerika e mbajti paktin me Rusinë. Sidomos në Evropë.

Megjithëse la gjysmën e Evropës, përfshi gjysmën e Gjermanisë edhe ne, të sovjetizoheshim, Amerika nuk ndërhyri.

U soll nëpër botë dhe gjeti vende të tjera për të treguar madhështinë e vet.

Në 1945 shkoi në Japoni me një bombë atomike, nga e cila u masakruan më shumë se 250 mijë japonezë. Kjo është bomba e parë nukleare e përdorur në histori. Amerika e përdori jo vetëm për ti dhënë fund Luftës së Dytë Botërore, por edhe për ti demonstruar superfuqisë tjetër, Bashikimit Sovjetik forcën e vet.

Japonia u bë një poligon ushtarak, njëlloj si Ukraina sot.

Në 1965, Amerika shkoi në Vietnam me zjarr dhe napalm për të penguar këtë vend të bëhej komunist, pra të mos binte nën ndikimin e Bashkimit Sovjetik dhe Kinës. Përveç 60 mijë ushtarëve amerikanë qe vdiqën aty për një kauzë të kotë, edhe 2 milionë vietnamezë u zhdukën dhe u masakruan.

Disa vite më vonë, në 1979 Rusia bëri të njëjtën gjë.

Shkoi në Afganistan për të caktuar aty një qeveri komuniste.

Çmimi i luftës ishte 15 mijë ushtarë rusë të vrarë dhe afro 2 milionë afganë.

Megjithëse historia i njeh të dyja ndërhyrjet ushtarake, si të Amerikës në Vietnam dhe të Rusisë në Afganistan, si dështime, asnjëra nuk u ndal këtu.

Më vonë Amerika shkoi vetë në Afganistan ku, pasi la edhe aty disa qindra mijë të vrarë të tjerë, iku në mënyrë të shëmtuar në gusht të vitit të shkuar, duke dështuar të vendosë një rregjim demokratik dhe properëndimor.

Populli u bë me talebanët edhe për inat të pushtimit amerikan atje.

Më pas shkoi në Irak duke e kthyer një vend normal, jo demokratik por të stabilizuar, në një kasaphanë ku vdiqën më shumë se 500 mijë njerëz nga të cilët 4000 ushtarë amerikanë dhe 1200 fëmijë irakenë.

Çudia është se ndërkohë që të gjitha pushtimet e Amerikës dhe Rusisë kanë qenë thuajse dështime, ato sërish vazhdojnë të pushtojnë.

Sot Rusia po masakron Ukrainën për të njëjtën arsye si Amerika, Vietnamin dhe Bashkimi Sovjetik Afganistanin.

Që ky vend mos kalojë nën ndikimin e superuqisë tjetër, por të mbetet një satelit i saj.

A ka të drejtë në raport me Ukrainën. Jo.

A ka të drejtë në raport me pushtimin e Vietnamit dhe Afganistanit nga superfuqia tjetër?

Rusia mendon se po.

Pra çështja është se superfuqitë nuk pushtojnë detyrimisht se duan apo se ju nevojitet, por sepse pushton superfuqia tjetër, diku tjetër, në një kohë tjetër.

Pyetja është pse pushtojnë superfuqitë kur e dinë se mund te dështojnë siç kanë dështuar?

Amerika dhe Rusia, njëlloj si Franca, Anglia apo Gjermania i përkasin një civilizimi.

Civilizimet e botës së sotme janë tetë.

Perëndimor, Kinez, Japonez, Islamik, Indian, Afrikan, Latin dhe Sllavoortodoks.

Në fakt kulturalisht, fetarisht, biologjikisht dhe antropollogjikisht Perendimi dhe Rusia janë pothuajse një civilizim. Civilizimi i bardhë i Veriut ku hyn Evropa, Amerika, Kanadaja, Australia dhe Rusia, me rrënjë në civilizmin greko romak. Evropa fillon në Portugali dhe mbaron në Rusi në malet Urale dhe në çdo kuptim Rusia është vetë Evropë dhe i përket këtij civilizimi.

Por megjithëse janë kaq të ngjashëm dhe pothuajse binjake, megjithëse jane kaq të zhvilluar dhe kontrollojnë shumicën e ekonomisë së botës, shumicën e naftës dhe gazit, shumicën e parave, arit dhe bankave, megjithëse kanë prodhur shumicën e artit dhe dijeve të njerëzimit, megjithëse kanë krijuar demokracinë, pra kontrollin e qeverive nga popujt që i zgjedhin, megjithëse janë të vetmit që kanë eksploruar botën dhe kanë shkuar në Univers, sërish popujt e këtij civilizimi, civilizimit tone, vrasin më shumë se gjithë civilizimet e tjera bashkarisht.

Civilizimi ynë vazhdon të vrasë çdo ditë në Ukrainë.

Ai vret pa pushim dhe vetëm në një gjë nuk dështon dhe nuk ndalet.

Në vrasje masive.

Sot qe flasim nuk luftohet as në Azi as në Afrikë as në Amerikë Latine,as në Arabi. Nderkohë që ne, në Evrope, në qendër të civilizimit të epërm verior vazhdojmë ti hapim plagë njëri tjetrit, civilizimet e tjera me shumë popuj të varfër anembanë botës, përpiqen të ngrihen pas pushtimeve koloniale të tmerrshme që superfuqitë e Perendimit, pra civilizimi ynë, u kanë bërë atyre për shekuj.

Nëse bëjmë një bilanc të të gjitha vrasjeve që kanë shkaktuar pushtimet, luftërat fetare, ushtarake dhe kolonizimet e Perëndimit nëpër botë, nga India në Japoni në Afrikë, nga Iraku në Ukrainë, viktimat janë më shumë se 400 milion njerëz.

E matur me kohën kur janë bërë këto vrasje dhe kur bota ishte më e vogël, pra afro, 2 miliardë njerëz deri në vitin 1940, këta të vrarë përbëjnë më shumë se 20 për qind të popullsisë së botës.

Në Luftërat e Perëndimit kundër Kinës të quajtura Luftërat e Opiumit u vranë mbi 50 mijë kinezë. Gjate kolonializimit të Afrikës janë vrarë më shumë se 10 milionë afrikanë. Në dy Luftërat botërore më shumë se 80 milionë. Në Hiroshima u zhdukën 250 mijë. Në Vietnam më shumë se 2 milionë. Në Afganistanin rus më shumë se 2 milionë. Në Afganistanin amerikan 200 mijë. Në Jugosllavi 140 mijë. Ukraina akoma nuk është në këtë llogari.

Pyetja është pse vrasim kaq shumë?

Çfarë duan më shumë Amerika me Rusinë që po përplasen me njëra tjetrën në Ukrainë? Ato kanë gjithshka, territore, popull, pyje, naftë, gaz, minerale, ato shkojnë në Hënë, kanë monedhat e forta, kanë flotat, florat dhe faunat më të bollshme, kanë nën kontroll shumicën e deteve dhe ujëdhesave si dhe burime njerëzore të pamatshme.

Ndoshta pas 100 viteve nuk do kemi më superfuqi, sepse lufta dhe konkurrenca do ti kenë zhdukur ose ndoshta do kemi vetëm nje superfuqi që dominon gjithë botën.

Një superfuqi që luan vetëm. Pa kundërshtarë.

Sa e tmerrshme.

Por ndoshta më mirë kështu. Apo ndoshta më mirë pa superfuqi.

Ky është një përfundim që unë nuk do ta uroja, për sa kohë që jetoj në një vend të vogël, që vazhdimisht ka qenë, ose i pushtuar, ose i dominuar nga njëra prej superfuqive të kohës.

Në dy mijë vjet histori ne kemi kaluar nga romakët tek turqit, italianët, gjermanët, rusët, kinezët dhe amerikanët.

Kështu ka qenë dhe kështu vazhdon dhe ndoshta kështu do të jetë.

Ajo që do uroja, por që duket e pamundur, do ishte një botë me superfuqi paqësore.

Superfuqi që nuk vrasin.

E pamundur apo jo?

21 Komente

  1. X
    Xoni

    Ah o Beni ke harruar çfare na thonin te paret qe " jeta eshte lufte" , fatkeqesisht kete do I themi edhe ne femijeve tane. Kjo eshte e verteta!

    Përgjigjjuni
    1. N
      N.D

      Paske mbetur pa lekë o Ben Blushi ? Nuk ta varka më njeri ? Ose shqip-shqip, nuk të pjerdh më njeri ? Shko më mirë, e rri tek vila në Voskopojë, ha e prish ato që ke mundur të grumbullosh, me apo pa të drejtë, dhe mos u merr me “pulitikë” (siç thotë Jozefina), mbasi nuk ke bythë për këto punë…. Shkruaj e pirdh sa të duash në zanatin që ke trashegim nga të parët e tu.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arzt

        Ne Dardhe doje te thoshe?

        Përgjigjjuni
        1. N
          N.D

          Arzt, ke të drejtë, lapsus…. ????????????

          Përgjigjjuni
    2. A
      Agron

      O beno merru me libra te nje lloji tjeter. C ja fut kot. Amerika dhe ruasia skishin luftuar per te njejtin territor thua! Ne luften e korese luftonin ushtare amerikane dhe nga ana tjeter kishte kineze e ruse. Ne luften e vietnamit ka patur pilote ruse qe luftonin kundra amerikaneve (verifikoje po deshe)! Edhe ushtare ruse te rregullt qe ndihmonin vietnamezoverioret. Pranda cut the crap se eshte turp. Pastsj thua qe afgsnet u bene me talebanet. As kjo nuk eshte e vertete. Talebanet moren pushtetin sepse amerika e la ne balte vendin dhe talebanet nuk gezonin fare mbeshtetje ne shumicen e afgsneve por nuk kishte asnje kundershtar qe mund te luftonte kundra talebaneve. Thelbi eshte që rusia eshte vend plehre. Kur nderhyne ruset ne siri thane po shkojme se na ftoi qeveria e ligjshme e sirise. Tani ne ukrahine qe ukrahina therret shtetet e tjera, rusia thote do ta bej si sirine ukrahinen rrafsh se nuk e njoh qeverine. Amerikanet pa dashje por ne kete rast jane nga ana e te drejtes. Mos u bej historian o Ben

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Beni nuk e di, ose bën sikur nuk e di, që atë që bën Amerika sot për Ukrainën në luftë me Rusinë e ka bërë, duke furnizuar me gjithçka këtë në kohën e invazionit gjerman në luftën e II-të bot. Furnizim i kryer nëpërmjet Alaskës dhe Siberisë, bëri të mundur mposhtjen e gjermanëve, në atë kohë armiku i të dyve, paçka se kosto e fitores së rusëve ishte me afro 20 mln. humbje njerëzish dhe asnjë amerikan. Kaq e kishin aleancën sa të mos lejonin ekspasionin gjerman, i cili kishte po ato qëllime që kanë të gjithë fuqitë imperialiste: për të siguruar territore me burime energjitike, minerale dhe tregje ekonomiko-financiare. Pasi fituan luftën me gjermanët 'miqësia' (aleanca) e tyre u kthye në armiqësi, prej nga ku nisi Lufta e Ftohtë, e cila vazhdoi për 80 vjet, por gjithësesi 'Luftë', një garë e shfrenuar armatimesh. Edhe ose në aparencë një lloj paqeje e qetësie, nën rrogoz apo në prapaskenë, përplaseshin interesa të mëdha. Ka një shprehje të thënë nga dikush se : "Lufta është i vetmi mjet për të pastruar haletë e paqes". Këtu jemi aktualusht në rastin e Ukrainës. Si fillim. Le të themi se gjërat kanë arritur në atë pikë sa askush nuk mund të thotë se nuk jemi në prag të një lufte të re botërore. Këtu nuk ka asgjë të re që historia na mëson. E tillë ka qenë historia e njerëzimit, histori luftrash. E para, që ka lënë gjurmë ishte ajo e ballkanasit të famshëm, Aleksandërit të Madh, që për të mos e zgjatur, ka vijuar pa pra, për mëse dy mijëvjeçarë në të gjithë globin.

        Përgjigjjuni
      2. a
        anti25642654censurë

        e vetmja fjali me vënd që gjeta në këtë "artikull" ishte "Sa e tmerrshme.",të lexosh deri në fund një gomarllëk të tillë nga një gomar që kemi kujtuar se ka dy pare në kokë!! blush or koqe,nuk di shkakun që të ka shtyrë të shkruash një gjë të tillë,por të siguroj që e mësova që qënke një budalla i madh!!një gjë e trashë që vështirë se mund të të detyrojë të mendosh të kundërtën,çfarë do gjëje të bësh nga sot e tutje! kur ju kundërvure ramës për statutin e PS të kam mbështtur sa kamë mundur,por shumë shpejt tregove që ishe një koqe dhe jo një parimor!! kjo që ke shkruar sot!? të ka çuar aq poshtë në thellësinë e trashësisë mendore sa nuk ma merr mëndja të dalësh më!!

        Përgjigjjuni
        1. E
          Engjell

          E pamundur Ben sepse edhe ti konkurove per kryetar te Ps qe t ja hiqje nga duart Rames Ps ne, jo se te rruhej per Ps ne. Sepse edhe ti je nje rus i vogel apo nje amerikan ne miniature. Natyre njerezore apo jo?!

          Përgjigjjuni
          1. T
            Të Mjerët

            Lere PSE-në o Blush ! Se Pse-në nuk e gjeti dot as Sterio Spasse. Se kjo është njëlloj me botën e kafshëve. Ku mbizotëron më i forti... Edhe Homosapiens lloj "kafshe" është. Madje "kafsha" më e rrezikshme se ka edhe ndërgjegjie... Jo vetëm të shkatërroj, por edhe të vetë-shkatërrohet C'est la Vie Blush!

            Përgjigjjuni
            1. r
              rexha 10

              Ukraina do te perfundoje si ngjarja me e keqe mbase asaje PALESTINE IZRAEL.Nuke eshte cudi qe kjo loje do te vazhdoje shume gjate .Ishte parashikimi i shkenctareve qe lusnin qe keta armet berthamore te mose binin ne duarte e te cmendureve .

              Përgjigjjuni
              1. A
                Albi

                O Ben Blushi, Ka dhene urdher Klaus Schwabsi ne WEF qe krijohen pandemi dhe luftera dhe te kete vetem gjendje te jashtezakonshme qe te ulet numri i njerezve mbi toke se po shtohen shume njerezit. Bill Gates dhe Schwabsi na urrejne sepse po u harxhojme planetin. Milardieret dhe Globalistet e duan planetin per veten e tyre. Ata kane vendosur te ulin numrin e banoreve ne toke deri ne 500 milione banore. Vaksinat jane arma sekrete e globalisteve per te zhdukur njerezit. Keto nuk jane vaksina por jane gen terapi. Keta i quajne vaksina per te mashtruar njerezit e shkrete. Kur ben nje doze, 1% e qelizave te trupit ndryshohen gjenetikisht dhe nuk jane me te tuat. Pastaj ne dozen e dyte 2% e qelizave te tua ndryshohen dhe nuk punojne me per ty. Pas 10 dozash , 10% e qelizave te trupit te njeriut jane ndryshuar dhe trupi i konsideron si qeliza te huaja. Pyet ndonje student mjekesie ca semundje quhet ajo kur 10% e qelizave te trupit tend punojne kunder trupit tend? Quhet Kancer , quhet Tumor .... ja ku e keni shkencen ... sa me thjesht aq me e kuptueshme. Gen terapia ka 20 vjet qe eshte shpikur dhe kurre nuk u miratua as per semundjet kancerogjene sepse Gen terapia ishte me e tmerrshme se sa kanceri .... pse nuk u miratua asnje Gen terapi per 20 vjet? Pse deshtuan? Dhe tani papritur moren autorizim sepse eshte gjendja e jashtezakonshme -- ja ku dolem te rreshti i pare qe shkruajta me siper. Dhe nese din pak anglisht mund te lexosh ne dokumentat e Pfizer qe : rreziqet onkologjike dhe Toksiciteti gjenetik nuk jane studiuar akoma nga Pfizer. Ca pret Pfizer? Gen terapia ka 20 vjet qe eshte shpikur, pse nuk na jep informacione? Te gjithe mjeket e dine por nuk flasin. As une nuk flas dot ne publik. Hap kete dokument te European uninon te EMEA ne kete link: https://www.ema.europa.eu/en/documents/rmp-summary/comirnaty-epar-risk-management-plan_en.pdf dhe kerko me fjalen genotoxicity. Ja ku e ke me poshte: Safety pharmacology, genotoxicity, and carcinogenicity studies were not conducted, in accordance with 2005 WHO vaccine guideline, as they are generally not considered necessary to support development and licensure of vaccines for infectious diseases.

                Përgjigjjuni
                1. a
                  anti25642654censurë

                  albi unë mendova se vetëm blushi është bole,por ti qënke dhe më keq!!

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Demi

                    Albi ja kaloke Blushit si rrot kari Je me afer Salih Berishes

                    Përgjigjjuni
                  2. N
                    Noc Rrok Vllahia

                    Bukur i ke emertuar tetë civilizimet e botës së sotme o pusht i pushterve: . 1. Me nocion kordinativ ate Perëndimor, 2. Me nocion kombetar ato Kinez, Japonez e Indian, 3. Me nocion origjine formimi perandorak ate Latin 4. Me nocion gjeografik ate Afrikan 5. Me nocion gjuhsor-fetar te Sllavoortodoks. 6. Me nocion sade fetar ate islamik. Ç’te shtyn o dobiç, shqiptar je apo ndonje produkt dale pe koktej spermash se te jetosh ne ishull nuk duhet te jesh koktej.

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      anti25642654censurë

                      "Ç’te shtyn o dobiç, shqiptar" budallallëku e asgjë tjetër!! aq ja thotë dhe ka mundësinë të shkruajë!!budallain mos e pyet,të tregon vetë!!

                      Përgjigjjuni
                    2. k
                      katarakti

                      Shkrim shumë i bukur i Blushit. Normal se rrjedh nga famile intelektuale prej afro 4 brezash. Jo shumë mund të mburren në Shqipëri se i kanë pasur edhe stërgjyshërit intelektualë. Shkrimi i Blushit të detyron të reflektosh. Tê shikosh përtej "perdes"! Sa i vërtetë, aq edhe pesimist për të ardhmen e njerëzimit. I lumtë.

                      Përgjigjjuni
                      1. f
                        fIRMA

                        ME KETE SHKRIM QE KA BERE BENKA, DO TE REFLEKTOJNE TE GJITHE NJEREZIA, SEPSE INTELEKTU-HALITETI I KETIJ BURRI DREDHARAK QE LEPIN BYTHEN KU ESHTE LEKU, DHE I THOTE FIRMAVE TE MEDHA QE; UNE JU BEJ NJE SHKRIM TE SHKELQYER PER FIRMEN TUA, POR DUHET TE PAGUANI PARADHENIE, NJESOJ SI AVOKATET.

                        Përgjigjjuni
                        1. g
                          ganiu

                          Familje intelektuale, por ka dal koqe komplet. Vetëm ti e kupton. Dy koqe krah njëritjetrit. Blush-kakarak.

                          Përgjigjjuni
                        2. V
                          Vleshte

                          Ben! Duket si... Muhabet ne kafe! Ishalla nuk e lexon ndonje historian medioker! Kesaj rradhe mund te kishe punuar me shume dhe me me kembengulje!

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Një qytetar

                            Gjërat janë të thjeshta Blush, janë njerzit e sojit tënd, të dashuruar përjetësisht me ëndërrimet komuniste që i komplikojnë. Ajo që duhet vënë në dukje pa mëdyshje është fakti, se ti je "gjeni i mosdijes" në fushën politike. Ti i shikon me "neutralitet" të shtirur qëndrimet amerikane dhe ato ruse, i relativizon ato thjesht se nuk mund të shprehësh qartë dhe pastër qëndrimin tënd në favor të rusëve.Kur realisht qëndrimet amerikane dhe ato ruse janë pasojë e mënyrës qeverisëse në të dy vëndet. Qeveria amerikane mbron dhe është kështjellë e lirisë për faktin se forma e saj qeverisëse, të paktën deri tani ka dhënë rezultate për jetën e individit si element shoqëror shumë herë më tepër se çdo formë qeverisëse e njohur deri më sot. Kurse forma ruse e qeverisjes, pra KOMUNIZMI, jo vetëm që e çoi popullin e saj në mjerim të pashoq, por u soll dhe e trajtoj njeriun si në kohët e skllavërisë. Të gjithë jemi bashkohës dhe i njohim mizoritë komuniste. Po ashtu, bota e qytetëruar nuk la gur e kusur që hyrja në shoqërinë e re dhe braktisja e praktikës komuniste nga ato vënde ku sundoj të jepte rezultatet e domosdoshme. Por jo, këto shtete ranë përsëri në dorë të barbarve komunistë, që nuk dinë se ç'është shërbimi me nder dhe drejtësi, që vetëm dinë të sundojnë me zjarr e hekur popujt e tyre dhe jo ti qeverisin me urtësi. Ti Blush i trajton qëndrimet amerikane dhe ruse si politikisht të njëjta, kur njëri përpiqet për nder dhe drejtësi, për të përhapur dritën e përparimit, ndërsa tjetri kërkon me forcë të zgjerojë hapësirat perandorake nën maskën e rivendikimeve nacionaliste. Dhe po të ishte se Amerika është pushtuese, ku kish periudhë më të volitshme se ajo e vitit 1945 për t'a bërë këtë kur e vetme zotëronte bombën atomike? Nuk e bëri, sepse pushtimi kurrë nuk ka qënë qëllimi i saj. Ti poshtërsisht dhe jo nga padija e bënë fajtore për përdorimin e bombës atomike në Hiroshima e Nagasaki dhe nuk do të vësh në dukje se përdorimi i tyre u bë me miratimin e plotë të komandës aleate, pra edhe të Stalinit dhe Churchillit. Dy bombat në Japoni vërtetë ishin të prodhimit amerikan por ato u përdorën me miratim të plotë nga komanda aleate.Pra, përdorues të saj kanë qënë sa amerikanët po ashtu dhe rusët e anglezët që dhanë miratimin. Pa u zgjatur, se ti meriton një "kërrbaç" të mirë, mos ngatrro qëllimisht përpjekjet amerikanë për një qeverisje të mirë, me qëndrimet agresive pushtuese të sundimtarëve rus. Dhe e fundit, ne nuk jemi budallenj të mos njohim dhe vlerësojmë përpjekjet titanike të elitës brilante ruse të përfaqësuar nga një mori korifejësh, deri tek gjeniu i njerëzimit Tolstoi, në dobi të qytetërimit të sotëm, dhe se janë pikërisht këto arritje që e lidhin popullin rus me qytetërimin perëndimor, por kjo nuk na bënë të harrojmë, se kurrë Rusia nuk është udhëhequr nga një qeveri vërtet demokratike gjatë historisë së saj. Si justifikim kurdoherë janë përdorur hapsirat e saj të pamata, duke e paraqitur përjetësisht si nevojë të drejtohet nga sundimtar barbar e të dhunshëm, gjoja si e vetmja rrugë për ruajtjen e rregullit dhe qetësisë. Kur sot zhvillimet teknologjike e kanë varrosur përjetësisht këtë justifikim tashmë absurd.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Arzt

                              Po civilizimin hebre ku e futi ky palla?

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje