Fitorja e Berishës që nuk i duhet as atij vetë!

27 Maj 2022, 17:48Blog TEMA

Fitorja e Berishës që nuk i duhet as atij vetë!

Nga Dritan Hila

Ajo që po shqetëson katundin mediatik shqiptar është se kur do të marrë edhe ligjerisht vulën e PD Berisha.

Gjithë kllounët që deri në 25 prill u përpoqën ti mbushnin mendjen publikut që Berisha nuk ndikonte në PD, sot kanë kaluar në tezen se ajo tashmë i takon atij.

Askush me dy pare mend në kokë nuk ka pasur iluzione që Lulzim Basha ishte një marionetë dhe çdo vendim i rëndësishëm është marrë nga Berisha. 

Askush tani e tutje nuk ka dyshim se PD ka vdekur dhe ajo që ka mbetur do katandiset në copa të cilat asnjëherë nuk do rrezikojnë të marrin pushtetin pavarësisht se cila do trashëgojë emrin dhe vulën. Nuk do jetë e largët dita kur ndjekësit dhe fansat e ish PD të vuajnë sindromën e Parisit (sindroma e zhgënjimit të japonezëve pasi vizitojnë Parisin).

Veleritja apo lodhja që kanë pësuar një pjesë e elektoratit me Ramën, nuk është as kusht i domosdoshëm dhe as i mjaftueshëm që të sjellë konglomeratin e djathtë në pushtet.

Gjuha e tyre e vjetëruar, mungesa e elementëve të rinj, shterpësia e ideve, nuk ndjellin askënd me dy pare mend në kokë për ti votuar. Dhe pa këtë pjesën e mençur, armata Brankaleone (filmi kult-satirë i viteve ‘60-të) e së djathtës nuk e mund dot repartin e disiplinuar të së majtës, pasi gjithmonë e djathta ka pasur më pak ushtarë dhe disiplinë sesa të majtët.

I vetmi shërbim që po i bën rithemelimi i Berishës vendit është se do ta konsumojë aq shumë duke e lënë në pushtet të majtën saqë kur të largohet nga froni do të shkërmoqet. Por sigurisht kjo kohë do të jete më e gjatë sesa ekzistenca e Berishës në zyrat e gjendjes civile dhe e të djathtës si formacion që e njohim sot./dritare.net

10 Komente

  1. B
    Bajga Sali dhe hajduteria familjare nder vite.

    Bajga Sali nuk eshte gje tjeter vecse nje hajdut i rendomte bashke me gruan dhe femijet edhe farefisin e tij dhe te gruas.Cdo veprim e beri diten me diell dhe duken sarajet sheshit.Nga kopeja qe i shkon pas jane nje pjese bashkevuajtes ne hajduteri dhe te tjere qe jane injorante ose duan ndonje kothere te ushqehen.Nuk mjaftuan 30 vitet e hajduterise qe te njihni keto vemje do then po krahu tjeter Te gjithe njesoj por durim ti fusim hurin me radhe dhe ti sekuestrohet gjeja e vjedhur.Saliu nuk eshte nje ne hajduteri por si familje bashke me Jamserbin.Heren tjeter nese doni inventarin sua shkruaj kurse vlera monetare eshte nje pjese jashte kufijve.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loni

      Dakord plotesisht “ ti sekuestrohet gjeja e vjedhur Saliut” Kete e thote edhe ai vete !!! Ktu na ka dale problemi jo vetem neve por edhe Edit edhe Kimetes !!! Spo ja gjejne dot ate gjene qe po kerkon efhe ti duke degjuar te tjeret se “ vete ske pare gje , apo jo o loni””

      Përgjigjjuni
      1. L
        Loni

        Dakord plotesisht “ ti sekuestrohet gjeja e vjedhur Saliut” Kete e thote edhe ai vete !!! Ktu na ka dale problemi jo vetem neve por edhe Edit edhe Kimetes !!! Spo ja gjejne dot ate gjene qe po kerkon efhe ti duke degjuar te tjeret se “ vete ske pare gje , apo jo o loni””

        Përgjigjjuni
      2. P
        PEPARIM MUSLIU

        ORE HILE DERRI NJE NJERI CE NUK I DUHET FITORJA ESHTE RAME BY,,,,CE KA BE SHQIPERINE NJE NARKOSHTET DHE BASHKEPUNON ME KRIMINELIN VUCIC

        Përgjigjjuni
        1. B
          Babalja i SHQUPIT

          Bravo SPAKUT qe e mban ne arshive kete monster!Nuk e prek se mos qelbet dynjaja nga era e tij dhe i duhet per kujtim!

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cibani Hila

            Ate cibaninin ne fytyre se hoqe qe se hoqe

            Përgjigjjuni
            1. J
              JU BEFTE MIRE

              ERDHI ALI BABA ME 40 HAJDUTE

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dhe yjet rrine dhe veshtrojne.

                Ore Loni prej betoni se po te ishe prej verteti do shkruaje ndryshe. I ke pare ndonjehere 2 hyrjet e pallatit qe i ka bashkuar ne nje bajga Sali dhe jane ne qender te Tiranes dhe cmimi eshte 1 milion e dyqind mije euro. Do thuash ja fali ndertuesi Ulaj. Pse te fal njeri kot. Po token ku e gjeti fshatari nga Vicidoli. Duhet nje nate dimri ose novel me shume tregime te numurohen sarajet e edepsezit Pasurite mbi toke e nentoke nuk kalonin pa firmetarin Sali ose pa harac Gita doli me ze e figure si kerkone para apo Zeni qe fluturoj ne boten tjeter njerez te pafajshem apo Shoqata vampire e Lirise. Kaq torollak jane njerezit nuk shikojne sec behet.Ata dje dhe keta sot ujin e zi i kane nxjerre.Te ishte gjalle vampiri do I fuste te gjalle ne dhe kurse hajvanet i bejne sehir.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ali Kuci

                  Shkurt dhe sakt si gjithmon!

                  Përgjigjjuni
                  1. n
                    nino

                    Shkoni qiheni ti dhe Rudina se ju saliut i shkoni nga mbrapa si dhelpry dashit, sa te vije ne pushtet prap mbrapa do i shkoni se Saliu ju beri zavendesminister, pis burr qe ngele gjith jeten duke u lepire

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje