
Nga Denis Dyrnaja
PD vuan nga një sëmundje autoimune që vetëshkatërron organizmin në mënyrë të parikuperueshme dhe çon deri në vdekje. Kjo sëmundje në PD është autoritarizmi i maskuar me nota liberaliteti i kombinuar me frymën e nënshtrimit dhe lëpirjes ndaj njishit. E njohur ndryshe edhe si sindroma e kërmillizimit, kjo sëmundje që ka përfshirë prej vitesh, madje dekadash PD ka ardhur duke u rënduar me largimin e antikorpeve (njerëzve që mendojnë ndryshe nga lideri dhe yesmenët e tij).
Po zhvillohen zgjedhje në PD. Ajo që bie në sy është demagogjia e parimeve të proklamuara në Kuvendin e 11 Dhjetorit. Mungon gara reale, sepse bëhen gara formale, mungon mendimi ndryshe dhe për më tepër klima dhe habitati politik i brendshëm për të kultivuar atë. Shembulli më i fortë është fakti se asnjëri nga 3 zërat e mendimit ndryshe të mbetur, nuk janë përfshirë as në listën garuese për kryesi. Që nuk do t’i votonin kjo është pak por e sigurt, por te paktën t’i kishin vënë në listë. Të barazosh Fatbardh Kadillin, Edvin Kullurin apo Ibsen Elezi me grupimin e Bashës është miopi, është e cekët, dritëshkutësi politike dhe vizion komunist, o me ne, o kundër nesh nuk mund te jesh.
Gjynah qe harxhohet kohë duke gënjyer veten dhe zhgënjyer pritshmëritë publike duke futur nëpër forume lëpirësit. Këtë herë nuk menduan as për pak simbolikë sa për sy e faqe t’i kishim futur ata që kanë vite që përveç se ngenë zërin për kursin e gabuar politik te PD-së, por japim edhe alternativën e duhur për të ndryshuar filozofi, formë e përmbajtje. Vazhdohet me të njëjtin entuziazëm të gënjeshtër si në vitin 2017, kur humbja trokiste në derë, por e rëndësishme ishte strukja në kasollen e partisë për ndonjë post edhe pse kasollja po zvogëlohej e rrënohej. Dejavu edhe sot. Te njëjtët njerëz, me të njëjtën mendësi, sjellje e filozofi kërkojnë te bëjnë ndryshimin i cili ekziston vetëm si fjalë, por jo si qëllim.
Koha do të provojë këtë gabim fatal politik që do çojë në shpartallimin elektoral te radhës duke rrezikuar shpartallimin total edhe të PD-së i cili tanimë është më i dukshëm dhe prezent. Megjithë respektin, por shumë nga emrat që po riangazhohen në strukturat e larta drejtuese te PD-së janë totalisht antipatikë në publik, nuk prodhojnë dhe nuk rrezonojnë asgjë të re dhe me interes për publikun dhe elektoratin jo militant që voton çdo dordolec politik mjafton të ketë logon e PD-së.
E morën në qafë PD me këtë servilizëm komunist të veshur me veladon demokratik!
Bravo Denis diagnoz e sakte.
Saktë Denis.
Ne Shqiperi "autoritarizmi" eshte semundje shekullore, nuk i shpeton dot as PS.
Duhet menduar seriozisht për një Opozitë të vërtetë! Berisha me bandën- Alibeaj me të vetët- Mediu-Duka-Ndoka-Dule-Shehi-Alimadhi-Topalli-Patozi etj janë figura të djegura,nuk i voton dhe nuk i mbështet më askush! PD është në rrugë të mbarë, sepse shkatërrimin e saj do e përfundojë ai që e nisi dhe herë mbi tavolinë dhe herë nën të ,e vazhdoi po vetë!Sali Berisha.... Gjithë shoqëria, intelektualë,figura të shquara shqiptare nëpër botë,miq të shqiptarëve dhe forumet ndërkombëtare duhet të ndikojnë që në Shqipëri të krijohet Opozitë e vërtetë .. Ndarja e komunistëve në dy kampe u pa ku na çoi,prandaj meqë Rama po ecën në rrugën e Enverit,të kemi një Opozitë të vërtetë që të sigurohet rrotacioni politik.. Është emergjencë kombëtare!
Ne fakt ka kohe qe PD sot i duhet nje (P).enis si puna jote !
PD i duhet doktori se e ka te sigurte qe nuk shpeton nga vdekja. Shqiperise nuk i duhet as doktori e as PD e doktorit.
Me thene te drejten,Pd-ja,eshte ne rruge te mbare.Edhe shume pak,shkrihet fare si parti.Saliu eshte njish,po ndihmon ne kete proçes shkaterrimi.Kur lexon emrat e kryesise,lebetitesh,duhet te ikesh me vrap.
Nje analize me vlera.
O Denis ti edhe nuk e ke keq , por problemi është se a gjindet doktor që t'a marri dorëzim të sëmurën me kancer malinj,më falni Sali që e ka emrin pd-ë,s'besoj nejse ti Denis si dynjasë qe je mbase dhe i bën hall .
Zoti DENIS Duke mos paturnie kurajon ti vini pasuesve TE Saliut email e vertete u vini atyre email komunis . Ne se ata apo ato DO te ishin komuniste vetem DO te ishin te nderuar por njekohesisht nuk do te mbeshtesnin foltoren e Sali Bershespor dote aderonin ne partite komuniste Pse ju gazetaret apo artikull shkruesit nuk keni kurajon ti quani foltoren e Saliut me emrin e saj te vertete si parti te dhunes te litarit te varrese apo te kokes se dashit dhuna .Ju gazetare qe vazhdoni medemek qe te descrizioni komunizmin perdonami akoma Sali Berishen si ETALON