Dy burra “tradhtarë” që nuk i gjykon njeri dhe një problem me të drejtën e “publikimit” në Shqipëri 

27 Maj 2022, 18:25Blog TemA

 

Dy burra “tradhtarë” që nuk i gjykon njeri dhe një

Një video makabre e rregjistruar me sa duket nga vjehrri dhe vjehrra e një nuseje të re në Librazhd, e kapur në flagrancë me të dashurin e saj, është fytyra e vërtetë e shoqërisë shqiptare në errësirën që nuk e shikon njeri.

Së pari, është e tmerrshme dhuna fizike, psikologjike dhe gjyqi popullor ndaj dikujt që ka vendosur të tradhtojë burrin që është emigrant.

Asnjë skenë primitive e botës arabe ku gruaja tradhtare qëllohet me gurë derisa të vdesë, nuk ja kalon asaj.

Ajo praktikisht tani është e vdekur, pasi siç shkruajnë, ka përfunduar në çmendinë e qethur dhe nga babai i saj i dhunshëm.

Së dyti, në video janë dy burra tradhtarë, partneri i nuses së re që u linçua dhe vjehrri i saj.

Vjehrri e thotë me krenari që ka qenë vetë “kurvar” dhe nuk ja hedh dot njeri.

Këtë e ka si decorate, madje dhe si status që mund të gjykojë tradhtinë.

Partneri i nuses që u gjet në shtrat kaloi në hije. Askush s'ia përmendi emrin, askush se filmoi duke e rrahur apo linçuar, edhe pse mund t’i ketë ndodhur diçka e tillë.

Arsyeja është se prodhuesit e videos dhe ngjarjes makabër janë nisur nga premisat që burrat kanë të drejtë të tradhtojnë dhe aty problemi i vetëm është ajo nusja.

Së treti, që vlen urgjent për Parlamentin e Shqipërisë, është forcimi i legjislacionit me masa drastike ndaj të drejtës të çdokujt për të filmuar dhe publikuar histori private, me qëllim linçimin, shantazhimin dhe diskreditimin e dikujt.

Jemi dëshmitarë të shumë shantazheve, ku kryesisht të rinj, bien në kthetrat e shantazheve të partnerëve me video intime dhe shatanzhohen për një kohë të gjatë derisa përfundojnë në ngjarje ekstreme.

Një legjislacion që ndëshkon rëndë këdo që publikon video shantazhi është urgjent.

Dhjetëra qindra të rinj shqiptarë janë viktima të këtyre shantazheve në rrjetet sociale.

Polica shqiptare i ka kapacitetet e identifikimit të botuesit fillestar në çdo rrethanë dhe mund ta bllokojë dhe ndëshkojë atë.

Kjo do rrisë besimin e të shanatazhuarve, të denoncojnë shantazhuesit dhe po ashtu do të disiplinojë portalet që të mos bëjnë lajme me histori personale, që e kanë origjinën tek shantazhi i jetës private dhe jo tek interesi publik.

Shtypi mund të bëjë objekt publikimi vetëm raste që ka interes publik, kur ai i përket një zyrtari të lartë apo politikani që keqpërdor pozitën e tij në pushtet.

Por dhe të njëjtët duhen mbrojtur në jetën e tyre private, kur ajo nuk ka lidhje me postin apo keqpërdorimin e pushtetit.

Video makabre e Librazhdit është një Shqipëri e panjohur, por tmerrësisht poshtëruese për çdo qytetar të këtij vendi.

Ajo na barazon me shoqëritë ku sundon Sheriati dhe vetëgjyqësia, dhe nga ana tjetër tregon mjerimin social, urinë seksuale dhe primitivizmin e një shoqërie ndaj të drejtës së çdokujt për jetën e tij private.

Akoma më e rëndë bëhet ngjarja kur e vetmja e gjykuar, paragjykuar dhe dhunuar e asaj historie është një grua, ndërsa partneri i saj dhe vjehrri “kurvar” janë të justifikuarit e mëdhenj.

Madje dhe babai i saj që e ka qethur dhe mbyllur ne çmendinë.


 

37 Komente

  1. O
    Oh sa kom qesh

    Ky gazetar qe shkruan i jap nje urim: Te kapi gruan e tij ne flagrance duke u shkerdhyer jo me nje por me nje toge te vene ne rradhe

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klm

      Ore dhe të kapësh gruan në flagrancë, ndahu bëj një proces divorci e shko në punën tënde. Kaq! Çdo gjë tjetër është krim dhe vepër penale dhe përgjegjësit duhet të ndiqen penalisht, qoftë ky vjehrri, vjehrra, babai apo mamaja. Para ligjit të gjithë janë njësoj. Thirrini mendjes se gjithsesi në burg do përfundoni..

      Përgjigjjuni
      1. m
        matrapiku

        mos qesh shume, se mund te qelloje edhe e jotja ne pune me dy toga o loqe....i shpif. gruja, po edhe burri, lidhen ne martese, dhe duhet te jene besnik, por kjo vlen per popuj tamam. por në shqiperine tone " me trima me mustaqe miu" te piset, te degjeneruar, te shkaterruar, te çmendur, katile, te mjere, te pashprese.....95% e vjehrrave e vjeherrve jane shkrdh.....per vete me komshinj, familjar, ne pune, shkalle, magazina e ku te jete. Imagjino si i kane "femijet", e imagjino ne librazhd. te isha une ai dashnori, pa do bente "filma" plaka e plaku.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Poshte mentalitet Turke Otomane Talibane

          E po une e kame then me kohe se në Shqiprie sote problemi numer 1 eshte mentaliteti Turke, Otomane, Talibane . Burrat kane të drejt të tradhtone por grate Jo? Në një martes a po në një bashke jetes në boten e cilivizume nuke kane të drejt të tradhtone as burri as gruja. Po ndodhi kjo në shumicen e rasteve ndahen dhe kaqe dhe nuke gjykone njeri as mashkullin as femren se pse gjith kushe ka të drejt ta jetone jeten si të done vet .Por në boten Myslimane burrate pedofila martohen me femi që nga mosha 9 vjeq e siper dhe kane disa gra dhe disa të dashura si do mose ata që kane lek dhe kane pozita në shtet dhe pastaj thone se ne jemi të ndershem dhe pastaj thone se femrat që nga mosha 9 vjeq e siper jane skllever që duhet perdoru veq për sex dhe për ti rrahure dhe për të bër punet e shtepise më vjen shume keq për rastin në fjale Por ajo ishte dashur ta ndane burrin dhe të largohet nga ato familje të degjenerume

          Përgjigjjuni
          1. O
            OK

            Edhe për ty dhe idiotët e tjerë që mendojnë si ti e ka bërë shkrimin gazetari. Mentalitet injorantësh që deri në palcë jeni edukuar të gjykoni e të mallkoni vetëm gruan. Gruaja duhet për shërbëtore, për t'u tradhtuar, për t'u poshtëruar, për t'i shërbyer të gjithë soj e sorollopit që ka burri në shtëpi, për t'u rrahur, për t'u shkelur me këmbë dhe ju parazitët të bëni ç't'ju dojë menderja. Edhe po gaboi, çoje në gjykatë, ndaje dhe mbaron puna. Uroj që ty mos të ta dredhë gruaja ama ti vazhdo dridhja me kë të të dalë para, se duron ajo

            Përgjigjjuni
            1. p
              pa vlere

              Pallosh, Taleban ! Pse ça e ke gruan ti skllave? Te tradhetoi, ndaje! Ky eshte civilizim. Jane krijuar gjykata. Ndryshe shko andej nga talebanet te jetosh.

              Përgjigjjuni
            2. "
              "....nese gervish sadopak nje myslimon shqipfoles

              Gjona normale per nje bourdhelo islamikesh kshq vari kkkkkkk.... pune arabesh.

              Përgjigjjuni
              1. E
                E verteta dhemb....

                Beqiraaaaaaaaaa tourkalvanoi,kur ne ju thexojme me force ( madje duke ju ren me rrocke kokes) se: DNA ARABE,myslimanizmi eshte IDENTITET,eshte passaporta , eshte percaktimi i kultures/pakultures,temperamentit tuaj,gjakut tuaj etj,etj,juve nuk ju pelqen(mgjse st'arxidia mas)!!!! Pra,kesisoi gjona cnjerzore,dhuna mbi femren,dhuna ne familie,dhuna mbi te dobtin etj,etj jane pjese e jetes tuaj,jane pasqyre e botes arabe. Vet autore arabe thexojne me force se Isllomi eshte cnjerzor eshte dhune eshte marrje jete.... E keqja juaj eshte se nuk pranoni DNA tuaj ARABE... Autori shkruan nje carcaf me fakte por cuditerisht nuk denon ose thexon te verteten e madhe: Mislimanizmi! Ne asnje vend arab nuk funxionon DHIMOKRATIA dhe toleranca apo e drejta apo barazia gjinore....

                Përgjigjjuni
                1. b
                  ben

                  Ndersa juve te "dhimokracise" keni nje te mire se nuk i rrihni grate, por i vrisni ne prani te bebeve te tyre dhe pastaj, si "burra" te vertete ja u hidhni fajin shqiptareve ...

                  Përgjigjjuni
              2. S
                Shteti ben sehir

                Ti ke te drejte. Po ne shqiperi ka nje organ shteteror qe duhet te mbroje me ligj leten private te shtetasve. Por qe nuk dihet nga bie. Ata qe paguhen per kete pune duhet te pushohen per neglizgenze e paaftesi. Gazetaret duhet t i trokasin ne dere ketij organismi por dhe komisionit parlamentar qe trajton privatesine dhe mediat publike

                Përgjigjjuni
                1. s
                  shqip

                  Edhe zotrote, kishe dicka per te thene dhe e the. Vetem se te ka mbetur ora ne kohen e komunizmit, ku per cdo gje njerezia prisnin zgjidhjet prej shtetit. Po si nuk thate nje fjale per kete zocken, shkerdheheshe me dashnorin ne shtepine e burrit? Po te kishte dinjitet, kjo grua, para se te tradhetonte burrin kurbetli, do te kishte bere me mire qe ta ndante dhe pastaj ti hapte shalet ku ti donte vegla.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Klm

                    Njeriu di vetë ç'bën me jetën e tij dhe s'ka arsye t'i japë llogari kujt. Nëse do të ndahesh, drejtohu gjykatës për zgjidhje martese dhe kaq. Kjo është detyra e një qytetari. Merr divorcin e shih punën tënde. Çdo veprim tjetër dhunues dhe denigrues është vepër penale dhe ju bën thjesht shtazë që mund të përfundoni në kafazë.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Plaku i mocem

                      Po eshte edhe ana tjeter per ate femren, te hahen kumbullar, ndaje burrin dhe shuko jeten tende.

                      Përgjigjjuni
                    2. O
                      OK

                      Burri në kurbet e ka paketuar atë mikun e tij, e ka futur në kasafortë dhe ka pritur ta përdorë një herë në dy vjet kur vjen në Shqipëri vetëm me gruan e tij 23-vjeçare. Kjo është një plagë sociale. Ka me.dhjetëra e qindra raste që burrat në emigrim, ia dredhin gruas si në karadak, me greke, rumune, shqiptare, bëjnë jetën e tyre si t'ua dojë qejfi e gratë në Shqipëri i lënë për t'i bërë yzmet pleqve të tyre 50-vjeçarë, për të qenë shërbëtore në shtëpi të burrit e pastaj duhet me patjetër ajo (vetëm 23 vjeç) t'i ruajë nderin burrit!! Ça ia fusni trapit me këto mendime more aman.

                      Përgjigjjuni
                  2. K
                    Kuma

                    Jeni duke perkrahur femrat e telenovelave,dhe gjykoni familjen qe e kap ne flagerance! Pse nuk gjykoni edhe femren,qe nese nuk priste dot burrin nga emigracioni,te kerkonte divorcin dhe te shihte punen e vet! Paska te drejten e saj te tradhetoj ne krevatin bashkeshortor? A e kuptoni se çfare ju beni familjeve shqitare? Ju psikolog apo analiste,si do te silleshit ne shtepine tuaj?

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bureto

                      Kuma ziu! Je tu ia fut si kau peles. Si do sillesh kushdo, sikur ndodhia te ishte ne shtepine e tyre? Po ja! Vidio i jepej djalit emigrant dhe ky i jepte duart gruas qe e tradhetoi. Kaq! Ti thua qe te kerkonte gruaja divorcin dhe te mos e tradhetonte burrin! Hajde mendje hajde! Pastaj cilet jane ata qe bejne vetgjyqesi, qofshin vjehhrri apo babai i 'trahdetares' fatkeqe. Tradhetia ne mentalitetin tone dhe jo vetem eshte turp, por jo krim, qe edhe sikur te ishte i tille per te vendos gjykata. Kuma, me çfare i kane bere nuses apo vajzes, thjesht quhet barbari. Ti ç'ke, ti nuk je barbar, apo jo?

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kuma

                        Lesh Bureto!Lexo mire!Nuk i mburra ne asnje moment,ata!Por nuk mund te shfaqesohet ajo ne shtepi!Shpresoj mos te te ndodhte!Tung!

                        Përgjigjjuni
                      2. L
                        LALA, shoku i Kiços, në kurbet.

                        Saktë Kuma, shumë e drejtë!

                        Përgjigjjuni
                      3. N
                        Një qytetar

                        Mendoj se nuk kemi pse japim gjykim, e mira do t'i ish të prisnim mendimin e zotit Berisha për rastin në fjalë,(gjë që do çudiste të madh e të vogël po të mos ndodhte) vetëm ai mund t'i vinte pikat mbi i për një çështje kaq delikate.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          ALFA ROMEO

                          SE PARI VETGJYGJESIA ESHTE ULUR KEMBEKRYQ NE VENDIN TONE .TE GJITHE INATOSEMI KUR NA SHIKOJNE VRENGJER. SE DYTI SHUME DIVORCE NE SHQIPERI PER SHKAK TE TRADHETISE BASHKSHORTORE JANE BERE PAS DY OSE TRE VJETEVE MARTESE.KJO TREGON SE MARTESAT NE TE SHU.TEN E RASTEVE JANE TE IMPONUARA NGA FAMILJARET E VAJZAVE PER INTERESA TE NDRYSHME MATERIALE. SE TRETI ATO QE TRADHETOJNE TE PARET JANE KRYESISHT GRATE .BURRI E KERKON GRUAJA E JEP . NE SE E KISHTE BURRIN LARG DHE KISHTE NEVOJE PER .MARDHENIE SEKSUALE TE BENTE DIVORCIN DHE PASTAJ TE DILTE TE SEMAFORI. JO PER CDO GJE DUHET FAJSUAR BURRIN GJITHSEKUSH EMENDON VETE CILA ESHTE ME E MIRA POR SEJCILI DUHET TA KTHEJE THIKEN NGA VEHTJA.

                          Përgjigjjuni
                          1. O
                            Opq.

                            Të linte burrin e të shkonte te semafori?? Ca janë këto paragjykime gjinore? Kur një mashkull tradhton kështu i drejtohesh, shko në semafor?! Të linte burrin e të gjejë burrë tjetër....mos u bëni më injorantë nga ç'shohim vërdallë...

                            Përgjigjjuni
                          2. g
                            gazetari

                            ORE JU KOMENTUES, AI E KAPI RASTESISHT, PO JU SI KENI KAP AKOMA! MOS U MERNI ME JETET E TE TJEREVE DHE GAZETARET, MOS TE BEJNE LAJME ME NDODHINE E ASAJ FAMILJE POR, MUND T`A DISKUTOJNE SI PROBLEM MORAL NE PERGJITHSI!!

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mixha Hajdar Kurvari

                              Leni babes popllin t'qihen se osht sevap mi shti karin n'Stamoll.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Drenacaku

                                kush e di si te qihet familja ty o Mixh.....

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Drenacaku

                                  kush e di si te qihet familja ty o Mixh.....

                                  Përgjigjjuni
                                2. E
                                  Entoni

                                  E pash videon per kuriozitet. Fukarrallik maskarallik. Nusja eshte treguar kare qe e ka futur jaranin brenda. Familjaret jane treguar te “zgjuar” edhe ia kane cuar te atit pako postale ne shtepi. E gjithe videoja eshte bere si prove per te mos pasur problem me krushqin. Per problemet sociale nuk po shkruaj gje se muhabet i gjate. Mjere kujt i bie!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. 4
                                    40 vjet me nje burre

                                    Te gjithe tradhtojne pa tradhti bashkeshortore nuk ka as civilizim dhe as perparim dhe jeta do ishte nje ferr durohet ta hypi nj njeri 40 vjet sikur u dogj dynjaja . Dhunuesit ne burg po 20 vjet ama §exi eshte dhurate nga zoti dhe duhet ta besh me ke te pelqej

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Nasi nga Palortoja

                                      Ishalla miratohet ligji i prostitucionit qe te shke...h normal dhe pa te rrahura. Mire do te ishte qe ta ndihmonin nusen duke i sjelle nje kurve tjeter dashnorit ,keshtu jemi dhe deokrate dhe OJQ eshte dakort.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Dukati i Ri, Vlore

                                        E çuditshme ne vitet 2000 e perpjete te kryqezohet kaq barbarisht nje femer ( ende e paformuar) mire psikologjikisht...nuk di akoma cdo ne jete per arsye te te kaluares se saj te varfer ekonomikisht...dhe kuptohen pasojat. Mire ata vjehèra aq mizor qe u ra per pjese e u duhej ai filmim per prove "nderi " , por mediat me nder cfare m......kane qe e ben virale ne nje kohe qe nuk jane njerez publike as me ndikim as i njeh kush vec fisit te tyre...media legene qe hedh ne skene cdo gje pa asnje filter per publikun me shije hienash....pse ne kohen e Enverit nuk jane bere? Po , dhe mernin pergjigje , por jo ne kete menyre kaq çnjerezore...pasojat nje fèmi 21 vjeç i mbyllur ne psiqatri...nje burre qe do gjej nje grua tjeter...nje gazetari fèlliqesirè dhe nje publik hienash qe do flene rehat pas maskrimit...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          Valdete

                                          Prindrit e djalit kan të drejt për veprimet që kan bërë.Por injoranca të çon në ekstrem. Duke e bërë vidion publike.Një grua që burrin e ka duke gërryer halet e botës,për të jetuar ajo më mir,fut të dashurin në krevatin bashkëshortor nuk e ka problem dhe ta mohoj atë që ka bërë.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            MAZLLEMI

                                            Shikoni dhe lexoni ED STAR dhe komentoni si tu vije per mbar .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. a
                                              astor

                                              ti gjejn pune ne administrate

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Agim

                                                Krimin në këtë mes e ka bërë familja, që dhunon hapësirën private të tjetrit, e denigron, e poshtëron, e keqtrajton, e filmon pa lejen e saj dhe e cenon fizikisht duke shkaktuar disa vepra penale në total në dëm të vajzës së re. Tradhtia bashkëshortore nuk është krim, nuk është as vepër penale! Kur ajo ndodh ka arsyet e saj dhe çifti e zgjidh vetë se çdo të bëjë me jetën e vet, të divorcohen apo të vazhdojnë sërish bashkë. Këto skena shfaqin një nivel mjerimi injorance, që vetëm ligji mund të arrijë t'ju bëjë të kuptojnë se ku i ka kufijtë secila palë. Qytetërimi nuk i pranon dot sjelljet shtazarake. Vajzës i duhet ofruar ndihmë dhe një studio avokatie duhet t'i ofrojë mbrojtje falas sepse kjo nuk është më një çështje private, por fatkeqësiht u bë publike dhe publiku duhet të orientohet drejt zgjidhjeve ligjore drejt qytetarisë, drejt vlerave që nuk cenojne dhe denigrojnë deri në skajet intime tjetrin dhe jo drejt vetëgjyqësisë mesjetare shtazarake.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. m
                                                  macja

                                                  Keto granuk shkojne me zogj ne ajer,shkojne per qefin e tyre me nje babain tone, vellain tone, xhaxhain tone,dajen tone e tjere e tjere. Edhe ata dike tradhetojne perderi sa kane bere nje betim perpara ligjit, ungjillit, shpirtit te tyre mereni si te doni.Perse ata lihen te fshehur, ne hije?

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. S
                                                    S.t

                                                    Ka pasur fat se e ka pas vjerrin kurvar, se kurvari kurven dhe kurva kurvarin e kuptojn njeritjetrin qe ne ajer, se te ishte ndonje normal, do ishte duke u tretur ne dhe tashti kurva, po te kapej mat ne ate menyre. Sdo ishte ti bente harxhime shtetit ne cmendim

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. m
                                                      mik

                                                      Ajo qe te cudit te komentuesit eshte qe: “ si mund te flasesh per paqe me thika neper duar “ !! Si mund te besh nje analize te drejte duke perdor fjalorin me te degjeneruar qe permban gjuha shqipe , dhe ne te njejten kohe te dukesh njeri fisnik me mendime te qyteteruara ?!!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. A
                                                        Arber iliri

                                                        Shkrim me nivel,kambanë alarmi për të gjithë institucionet.Nuk e harroj dot rastin e vajzës nga një fshat i Tiranës abuzuar nga kunati i saj strehuar në Krrabë tek gjyshja ku abuzuesit shkoi ta rembente përsëri dhe ajo në vet mbrojtje e vrau.Në gjithë botën moderne ajo vajzë e re do ishte shpallur heroinë,drejtësia primitive shqiptare e dënoi.Edhe tani ajo duhet deklaruar e pafajshme dhe të çdëmtohet.Ky ish Presidenti që ndroi jetë këto ditë e mbaj mend që refuzoi një kërkesë për falje nga intelektualët më të shquar shqiptare.Vetëm për këtë refuzim e mbaj mend.Kush kupton çfarë kam shkruar ok,në të kundërt nuk është faji im.

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje