Zemërlepur!

29 Maj 2022, 13:38Blog Namir Lapardhaja

Zemërlepur!

Lepuri simbolizon frikën. Me zemrën e tij, ai mund të jetojë gjatë. Ai ka zgjedhur atë mënyrë jetese. Ngordhja lepurit mund t’i vijë ditën që të vetëshpallet luan. Jo vetëm që nuk do ta marrë kush seriozisht nga kafshët e pyllit, por edhe mekanizmi i frikës nuk do t’i funksionojë më, gjë që për të do rezultonte fatale.

Njeriut, në dallim nga lepuri, i takon ta vetëpërkufizojë raportin individual mes frikës dhe kurajos.

Me ose pa vetëdije, qenia njerëzore e dhuron forcën vetjake tek më i forti, pastaj bëhet rob i asaj që ka dhuruar. Ngjashëm me idhujtarët në kohët e paganizmit, të cilët krijonin perëndi prej tulës së hurmës dhe, kur i merrte uria, i hanin.

Forca e më të fortit buron pikërisht nga dorëzimi pa kushte përpara tij.

Ai që duket dhe vetëshpallet si më i fortë, nuk është gjë tjetër vetëm se më i dobëti i shoqërisë, por është pavetëdija e çdo individi për të njohur forcën e vetes që ka shkaktuar këtë bindje të verbër përpara tij.

Në këtë kuptim, e gjithë shoqëria kontribuon në forma dhe mënyra të ndryshme për të ngritur idhuj force dhe trimërie. Pastaj është po vet kjo shoqëri që i përulet dhe i nënshtrohet, për shkak se është e pafuqishme për të bërë ndryshe.

Si shoqëri historikisht kemi vuajtur nga mungesa e kurajos.

Thuhet se në Pleniumin e Beratit (23-27 nëntor 1944) pozitat e Enver Hoxhës u tronditën shumë. Siç ka dëshmuar S. Malëshova, por dhe të tjerë, Enveri gati u përjashtua nga partia, duke e akuzuar për të gjithë krimet gjatë luftës. Sipas dëshmisë së Malëshovës, me lot në sy Hoxha iu lut ta linin në parti dhe të kishte mundësi të reflektonte.

Koha iu la, mirëpo derisa mbërriti në Tiranë, gjithçka ndryshoi në favor të tij.

Se çfarë ndodhi më pas me të gjithë ata që iu kundërvunë Diktatorit të ardhshëm, historia na tregon se koha u tregua e pamëshirshme me secilin prej tyre.

Disa dekada më vonë kësaj ngjarjeje dëgjoja me veshët e mi një të zgjedhur që kafeneve të Beratit takonte njerëzit dhe u thoshte se sapo të vinte në Tiranë do të bënte namin; do ta telendiste atë Plakun dhe të Birit do t'ia thoshte në sy që të dëbonte Atin për të shpëtuar Shtëpinë (lexo: PARTINË); se nuk do lejonte që kjo parti të shndërrohej në bunker dhe nuk do të lejonte që kjo parti të kthehej në OJF.

Ishte fillimi i sherrnajës në PD.

Njerëzit, së bashku me mua, hapnin sytë dhe miratonin me kokë.

Bravo, pëshpërisnim të gjithë nën zë. Trim i madh i zgjedhuri ynë. E justifikon mbështetjen.

Të gjithë ata që e dëgjonin shpresonin se sapo të vinte përfaqësuesi i tyre në kryeqytet, do bënte atë që kishte premtuar, do shpëtonte partinë me qëndrimet e tij, do dridhte kryesinë me ligjërimin e tij, do çudiste njerëzinë me argumentet e tij, do vendoste të drejtën në vend me kurajon e tij.

Kanë kaluar shumë muaj nga ato ditë të premtimeve të magjishme tavolinave të demokratëve, ku pritej triumfi i idealistit mbi pragmatistin, i së drejtës mbi gënjeshtrën, i kurajos mbi frikën, i së vërtetës mbi shpifjen dhe të pavërtetën, i institucionit mbi rrugën, i së djathtës mbi revolucionin. I asaj për të cilën kishim menduar dhe besuar, por, mbi të gjitha, na kishte munguar dhe asaj që na ishte imponuar.

Dhe meqenëse jemi këtu, siç thotë dhe Nasim Talebi, “kurajoja është i vetmi virtyt që nuk mund të shtiresh”.

Njeriu mund të tregohet hipokrit përpara njerëzve për të gjitha vlerat e tjera, duke u shfaqur përpara tyre ashtu siç nuk është në të vërtetë. Ai mund të gënjejë për cilësi që nuk i ka, të cilat nuk mund të vërtetohen, nëse nuk do vijë një kohë apo moment për t’i shfaqur. Mund të kalojnë vite dhe tjetrin nuk mund të kesh mundësi për ta njohur kurrë, sepse thjesht nuk rastis asnjëherë koha dhe momenti për një gjë të tillë.

Vetëm kurajoja nuk mund të fshihet. Atë ose e ke, dhe e shfaq, ose nuk e ke, dhe nuk mund ta shfaqësh.

Përndryshe, me zemrën e tij, lepuri mund të jetojë gjatë.

20 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Nuk meret vesh permbajtja e ketij shkrimi,por Enver Hoxha i eshte lutur Sejfulla Malishoves qe te mos e perjashtonin eshte genjeshter me bisht. Qe ne fillimet e asaj epoke te PPSH,gjate luftes,koha per rindertimin e vendit dhe te ndertimit te socializmit,ishin shume te forta dhe me baza te shendosha qe mbeshtetej ne popullin shqipetar. Ai udhehoqi me sukses periudhen e ndertimit te nje shoqeris te zhvilluar socialiste dhe pati rezultate te shkelqyera.E mbushi vendin me uzina,fabrika e kombinate,hapi shkolla ne çdo cep te shqiperise,krijoi nje ushtri me te fort ne ballkan,beri nje bujqesi te perparuar qe keto nuk ishin pare kurre ne historine e popullit shqipetar.Por njerez qe sot kerkojne t'a nxijne pune e madhe qe beri populli shqipetar nen udheheqjen e Enver Hoxhes,nuk e nxijn dot.Ajo do te ngelet si nje monument i larte dhe do te ngelet ne kujtesen e shqipetareve te ndershem ne vite e ne shekuj si periudha me e ndritur.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dani

      Ne se do te mallkosh nje komb i thuaj pac nje si Enver Hoxha,dhe e ke mallkaur ne Shume breza.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vranakonti

      Nuk meret vesh permbajtja e ketij shkrimi,por Enver Hoxha i eshte lutur Sejfulla Malishoves qe te mos e perjashtonin eshte genjeshter me bisht. Qe ne fillimet e asaj epoke te PPSH,gjate luftes,koha per rindertimin e vendit dhe te ndertimit te socializmit,ishin shume te forta dhe me baza te shendosha qe mbeshtetej ne popullin shqipetar. Ai udhehoqi me sukses periudhen e ndertimit te nje shoqeris te zhvilluar socialiste dhe pati rezultate te shkelqyera.E mbushi vendin me uzina,fabrika e kombinate,hapi shkolla ne çdo cep te shqiperise,krijoi nje ushtri me te fort ne ballkan,beri nje bujqesi te perparuar qe keto nuk ishin pare kurre ne historine e popullit shqipetar.Por njerez qe sot kerkojne t'a nxijne pune e madhe qe beri populli shqipetar nen udheheqjen e Enver Hoxhes,nuk e nxijn dot.Ajo do te ngelet si nje monument i larte dhe do te ngelet ne kujtesen e shqipetareve te ndershem ne vite e ne shekuj si periudha me e ndritur.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Nuk meret vesh permbajtja e ketij shkrimi,por Enver Hoxha i eshte lutur Sejfulla Malishoves qe te mos e perjashtonin eshte genjeshter me bisht. Qe ne fillimet e asaj epoke te PPSH,gjate luftes,koha per rindertimin e vendit dhe te ndertimit te socializmit,ishin shume te forta dhe me baza te shendosha qe mbeshtetej ne popullin shqipetar. Ai udhehoqi me sukses periudhen e ndertimit te nje shoqeris te zhvilluar socialiste dhe pati rezultate te shkelqyera.E mbushi vendin me uzina,fabrika e kombinate,hapi shkolla ne çdo cep te shqiperise,krijoi nje ushtri me te fort ne ballkan,beri nje bujqesi te perparuar qe keto nuk ishin pare kurre ne historine e popullit shqipetar.Por njerez qe sot kerkojne t'a nxijne pune e madhe qe beri populli shqipetar nen udheheqjen e Enver Hoxhes,nuk e nxijn dot.Ajo do te ngelet si nje monument i larte dhe do te ngelet ne kujtesen e shqipetareve te ndershem ne vite e ne shekuj si periudha me e ndritur.

        Përgjigjjuni
        1. O i Vrarë! Gjuaj me teke, jo me Kadhashnikov.

          Përgjigjjuni
          1. p
            pirxh-pirxh

            ore budalla cfare u ben ne albanistan atehere ishte presioni rus ndaj dulles mor trrulesh. Pa URSS nuk bente nje hap dulla jot. Meso historine o analfabet

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Nuk dua te ndalem ne komentin e mesiperm, (qe me siguri komentuesi di aq sa i kane thene ne format e edukimit komunist, ose mbasi ka lexuar"veprat" e komandantit), por dua te them me bindje se sa thote per episdodin e Pleniumit te beratit, N. Lapardhaja, autori i shkrimit, ka shume te drejte. Per kete komentuesi @ Vranakonti, mund te lexoje, te botuar tashme librin mbi te gjithe ate Plenium. Por, gjithsesi une disa prej ngjarjeve aty, i di edhe prej deshmitareve apo pjesmarresve ne ate plenium. Enver Hoxhen aty e vune ne trekendesh te ringut, gati per nockout, dhe ai nuk iu u lut Maleshoves, por duke i pranuar te gjitha sa u thane aty, gati qau, por qe i justifikoi ato nga mungesa e eksperiences, nga qe nuk ishte komunist, por nje thjesht nje simpatiizant i Grupit te Korçes (si shume te tjere aty, perfshire S. Maleshoven, N.Spirun, K. Tashkon, G.Nushin, T. Jakoven etj etj) Me fakte, nen presionin e tyre, ku njeri prej tyre Gogo Nushi, aty paska thene per terrorin e ushtruar në Tirane, se 'me mire te mos ishte krijuar kjo parti se te behet nje parti terroriste', Enveri ishte gadi te dorezohej.(Enveri nen diktatin e emisareve jugosllave filloi qysh gjate luftes likuidimin e atyre qe e shikonin me dyshim autoritetin e padiskutueshem qe kishin ata mbi Enverin dhe qe sipas dyshimit te tyre e perdornin per qellimet e PK Jugosllave, saidomos per problemin nacional pas lufte. Nje pjese viktimave te atij terrori jane te afishuar para Selise se Shoqates se Perndjekurve Politike). Nga kjo situate njeriun e zgjedhur prej tyre, e shpetoi vetem i derguari i Titos ne ate Plenium Velimir Stojniç, anetar i KQ te PKJ, kolonel i Sigurimit titist, pararadhese e UDB-as, i cili kerkoi te behej nje pushim. Se ç'u be ne intervalin midis dy seancave ate e kane marre ne varr Stojniçi dhe Enveri, por ajo qe dime me siguri eshte se Enveri jo vetem qe shpetoi, por dime dhe se çfare beri ne ate fushe, qe dinte te bente me mire: Likuidimin dhe vrasjen e kundershaterve te tij, qe nisi me Anastas Lulon dhe vazhdoi deri sa vdiq. @ Vranakont, te tjerat qe permend, pra veprat, do t'i bente kushdo ne vendin e tij, se ne fund te fundit ato i beri shteti, puna e njerezve dhe ndihmat e kredite e BS dhe Kines. Populli ne kushtet e nje terrori te papare psikologjik dhe mungeses totale te lirise se ndergjegjes, vetem sa siguroi mbijetesen. Pasojat i pame, i pe edhe ti, mbas vitit 1991 e ne vazhdim. Dil vëlla, dil nga nanurisja me perrallat me Enver e me komunizem, se nuk te bejne mire per shendetin.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bora

                Thua qe ato vepra mund ti bente kushdo ! Kishe nje Zog me perpara, ndihma kishte jo pak, por çfare ndertimesh jane bere mund te me thoni ? ( Rruge, godina, kane vulen e Italise, jo te qeverise zogiste ). Pas '90, deri ne 2013 çfare ndertimesh jane bere nga qeveria ? Edhe ata kane patur jo pak ndihma nga bota ! ( Mos me thuaj per ndertimet e privateve ) ! Ja pra qe jo te gjithe mund te ndertonin dhe ta rregullonin kete vend ! Pak rendesi ka per mua se e shani apo e levdoni Enverin, ai ka nje jete qe ka vdekur, por a ke gje te thuash per sot, per te vdekurit e gjalle ?!?!

                Përgjigjjuni
              2. j
                joel shkodra

                Ne fakt as une, as ti nuk kemi qene ne ate kohe (Plenumi i Beratit - 1944), por, nese e mban mend sadopak Historine e PPSH qe kemi mesuar, per kete plenum thuhet "pika me e zeze e Historise se PPSH" sepse aty eshte kritikuar "pa te drejte" E. Hoxha nga "armiqte" e Partise e, sidomos, jugosllavet. Pra, "diçka" kunder Enverit ka qene.

                Përgjigjjuni
              3. a
                ai qe shet fe dhe atdhe

                Vllai i lepurushit vazhdon dhe ti o lapardhaja,(demka i perjetshem i pd-berat),qe nuk guxon ta quash me emer ate mender aliqahjan aliaz alizoti,´´fisniku´´,produkt i dylberhanes se pushtimit bastardues anadollak

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lapardhaja

                  Lapardhaja Vodica Dyshniku Droboniku Kapinova Uznova Qereshniku ......mbiemera katundaresh te ardhur ne Berat . Po mire mo bukuroshe a munde ti besohet nje komunisti qe ka milituar per 30 vite si sekretare i PPSH dhe ka qene ne sherbime te bllokut te Hysni Kapo e Enver Hoxha , kaq naive jeni ti shkoni pase nje plehre te tille turpe per ju dhe ata te vobekte ae nuk ksne as me te voglen reflekse njerzore .

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Martin

                    Ish -sekretarin autoritar te PPSH se Fakultetit te Mjekesise dhe Spitalit Civil ne Tirane, Sali Berishen nuk mund ta perkule asnje pinjoll i bejlereve te Shqiperise, aq me pak nje beratas.

                    Përgjigjjuni
                  2. X
                    Xeni

                    Doli prape laPORDHaja !!

                    Përgjigjjuni
                    1. j
                      joel shkodra

                      Autori i ketij hartimi na e ka lene neve, lexuesve, qe ta marrim me mend se kujt i drejtohet ky shkrim. Por, mund te jene shume te tille, duke filluar nga majat me te larta te politikes e deri poshte, madje deri te zoti Lapardha. Ka shume te ngjare ta kete shkruar per vete sepse e njihka mire kete lloj "lepuri".

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Ani

                        Ceshte ky emer? Si Islamic me duket...kta islamiket me Bashen te gjithe...ky Zekthi, Mertiri...Salen se duan se u erdhi hakut...

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Nje patriot qe ju do te miren

                          Lapardhaja eshte mbiemer i njohur edhe ne kohen e monizmit eshte fis i madh ne Berat kane punuar ne arsim kane edukuar breza nuk duhet te keni pishmane per periudhen keni qene njeres me dinjitet dhe ju qe shkruani jeni nje nga ata te paret tuaj prandaj duhen thene gjerat troc se nuk meresh vesh.Shqiperia ne 1944 ka qene nje fshat i madh ka nisur nga A-jajemi deshmitare te gjithe kush eshte gjalle nuk duhen nxire te gjittha mori te hante syte zgjebja malarja sifilizi balta e kuqr e kollobecit keshtu i thoshin e te tjera nuk duhen haruar.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sokrati

                            "Vranakonti" komenti i sakte, i vertete dhe i agumentuar. Faleminderit, Sokrati

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bashkqytetari

                              Bukur Namir ! Kush do dhe di te lexoje, e te kuptoj, mire. Por edhe nese nuk di dhe nuk do, pune e tyre.

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vini

                                Vrana Konti paska pjerdhur nga trute fare.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Aneta

                                  Alizoti. Nje burre i peshtire, me nje sjellje femerore dhe nire kan bere qe n uk e kane zgjedhur gjekundi. Duket qe eshte nje interesaxhi i keq. Ja heq dera. nga ai fis nuk mund te dale dikush i mire.

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje