SHËNIM: Sugjerim dashamirës për familjen Nishani

31 Maj 2022, 20:37Blog TEMA

SHËNIM: Sugjerim dashamirës për familjen Nishani

Nga Altin Ketro

Fillimisht nëpërmjet këtij shënimi dëshiroj t’i përcjell familjes Nishani, ngushëllimet e mia për ndarjet e parakohshme nga jeta të njeriut të tyre të shtrenjtë.

Ajo që më nxiti të bëj këtë shënim është njohja me programit e ceremonisë që do të zhvillohet për nder të tij. Sipas programit të shpallur, trupi dhe homazhet për të ndjerin president Nishani do të bëhen në sallën “Skënderbeu” në selinë e Presidentit të Republikës.

Pavarësisht dëshirës dhe vullnetit të mirë të organizatorëve për ta nderuar presidentin Nishani në po atë godinë ku ai ushtroi për 5 vjet detyrën e kryetarit të shtetit, gjykoj se ceremoni nuk duhet të zhvillohet në atë institucion për këto arsye:

Së pari, në selinë e presidencës mund të vendoset arkivoli dhe të bëhen homazhe vetëm kur Presidenti i Republikës ndërron jetë gjatë ushtrimit të detyrës. Krijimi i precedentit me presidentin Nishani, do të thotë që të gjithë ish-presidentëve të tjerë do duhet t’u kryhen homazhe në po të njëjtën seli kur të ndahen nga jeta.

Së dyti, selia e presidencës është institucion i rëndësisë së veçantë dhe ruhet me rregullore të rreptë nga Garda e Republikës. Zhvillimi i ceremonisë mortore aty, do krijojë shumë probleme, sidomos për vizitorët që duan të bëjnë homazhe sepse duhet të kalojnë nëpër filtra sigurie të punonjësve të Gardës, gjë që e shoh si një pengesë bezdisëse për të dyja palët, gardistë dhe vizitorë.

Së treti, personaliteti i fundit i lartë që ka dalë me arkivol nga ajo godinë është trupi i ish-diktatorit Enver Hoxha. Të gjithë e mbajmë mend vargun e gjatë me vizitorë që niste nga selia e presidencës dhe përfundonte tek sheshi “Skënderbej”. Një miniaturë e tillë mund të përsëritet edhe për ceremoninë e presidentit Nishani, duke na sjellë ndërmend reminishenca të të kaluarës. Duke qenë se presidenti Nishani i përket krahut të djathtë të politikës, nuk më duket etike që trupi i tij të rrijë në të njëjtën sallë dhe të dalë nga po e njëjta seli si e ish-diktatorit Hoxha.

Atëherë, cila do ishte zgjidhja sipas meje? E ku tjetër sesa holli kryesor i Pallatit të Kongreseve i cili, për fat të mirë, është fiks përballë selisë së presidencës. Ai pallat të jep mundësinë që edhe vizitorët të jenë më të lirshëm për homazhe, po edhe Garda të mos ketë shumë impenjim, sepse shmangen ato probleme që përmenda në pikën 2.

Në rast se familja e presidentit Nishani do ketë mundësinë ta lexojë këtë shënim, besoj se do të më mirëkuptojë dhe do e marrë në konsideratë, duke kërkuar ndryshimin e vendit të ceremonisë, nga Selia e Presidencës, në hollin kryesor të Pallatit të Kongreseve.

Edhe njëherë, ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirësve të presidentit të ndjerë Bujar Nishani.

30 Komente

  1. A
    Arber iliri

    Pse se vutë në zyrën e Presidentit dhe e bënte Likja pushim.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tragop

      Ajo qe vihet re tek Zhgarravitesit, ne rolin e gazetarit, qe jane te rreshtuar politikisht, eshte se jan te neveritshem per cfardo qe shkruajn.@@@,,, Edhe ky Ketri ashtu eshte@@@ Ceremonia e percjelljes se nje ish presidenti(pavarsisht se na pelqen apo jo), percamtohet nga Protokli i shtetit.@@@ Keshtu qe ky Ketri politik, kete shkrim tja adresonte qeverris... ...dhe jo ti jepte keshilla publike familjes ne Zi, per gjera qe jan jasht mundesis se familjes.......@@@@ Ketri i pa edukat, duhet ta meslj se ne raste zie, kur e ke gjiton, hap shpin....ose mbyll gojen....Palaco gazetar

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Jo vetem familja po kete sugjerim duhet me patjeter ta marre ne konsiderate protokolli i Shtetit, qe sipas ligjit merret me organizimin e ketyre eventeve. Institucioni i Presidentit te Republikes se Shqiperise nuk eshte mjedis qe shfrytezohet nga agjensite e funeraleve, cilitdoqofshin ata qe percillen ne banesen e fundit. per presidentin menyrat e respektimit ne rastet kur nderrojne jete jane te parashikuara me ligj. Nuk e bsoj se ne ate ligj percaktohet se homazhet dhe percjellja e presidentit, ne kete rast e te ndjerit Nishani do duhet te behet nga ajo seli.

        Përgjigjjuni
        1. P
          PARTIA

          Ok. Humor i bukur, por SHUME DAKORD ME Z. KETRO

          Përgjigjjuni
        2. D
          Drejtësia

          Mos i beni fare se nuk e meriton. Me firmen e tij te shemtuar ka shkaterruar karjeren dhe jeten e shum burrave me uniform. Çojeni direkt ne sharr

          Përgjigjjuni
          1. R
            Roberto

            Po per Berishen?? Se ai d o kerkoje njesoj si te tjeret aq me twler qe tani qe eshte non grata. Mendojeni mire.

            Përgjigjjuni
            1. I
              I përndjekur politik.

              Mendimi i zotërisë duket një mënyrë të menduari me përgjegjshmëri. Mirëkuptimi dhe marrja në konsideratë nga ana e familjarëve do t'a bënte edhe më të plotë racionalitetin e arsyetimit të zotit Ketro.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tosi prej kavoje

                Jam dakort me Drejtesine. Ky ish president nuk e meriton. Ishte pjelle politike e shkaterruesit Sali Ram Shiqere Berisha. Nuk la asnje gjurme miresie ne jeten shqiptare. I pashquar por i shquar si loder politike ne duart e Berishajve. Mos harroni ne fillimvitet 1990 ka qene komunist i thekur. Organizator dhe i revoltes se begsave te Shkolles se Bashkuar per mbrojtjen e bustit te diktatorit Enver Hoxha. Nga oficer komunist i thekur u konvertua ne komunist berishist. Ndaj ka te drejte Drejtesia kur shkruan nuk e meriton..

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Turi

                  E ka shkruar Mero, me pseudonimin e tij.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Barmash

                    Respekte Zoti Ketro. Duke patur parasysh momentin e veshtire per familjen Nishani, dhe duke e ditur se sa te veshtire e keni patur te ndermerrni sugjerimin dashamires qe edhe mund te keqkuptohej, jeni treguar shume logjik dhe largpames. Respekt per ju!

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Popull

                      Hall te madh te paska zene.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        G

                        Nje cope bajge berishjane...marte salen dhe bastardet e tjere..

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Lajthitje

                          Mos shkruaj kur je i dehur. Sa here ndahet njeriu nga jeta sipas teje, kur shkruan qysh ne fillim: "Fillimisht nëpërmjet këtij shënimi dëshiroj t’i përcjell familjes Nishani, ngushëllimet e mia për ndarjet e parakohshme nga jeta të njeriut të tyre të shtrenjtë." Me kete llogjike e rrumpalle pret t u japesh mesime protokolli te tjereve ri?

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gjakovari

                            Vendi më i përshtatshëm, për ceremoninë mortore të Nishanit, është godina e SHQUP-it. Duhet pasur kujdes nga ndonjë tentativë për puç, nga Sali Berisha.

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nikolla

                              njeri i poshter felliqesire doli kunder VISAR XHITIT nje intelektual i vertete ky komunist qe nuk ndryshoj kurre mori me vete tane poshtersite

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gentj

                                President qe doli ne proteste per mos lejimin e ndertimit te parkut per femije te Liqeni, ja ky ishte ky mut. Sa mekate ka bere ky qen. Ne ferr shkofte, nje plere me pak.

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Rrema

                                  Nje ish enverist, berishist qe ka vjedhur pronat e te tjereve me skemen qe vete krimineli Berisha vodhi klubin sporti Partizani nuk meriton asgje...por shteti qesharak qe kemi, kete gjysmak nga mendja, i mbushur me sivellezer te ketij hajduti sigurisht qe po i rrit vlerat. Turp nje maskarai bashkepunetori e qeni besnik i krimielit Sali Berisha, qe vodhen e rropen vendin e shqiptaret i behen ndere te tilla.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    ANKETUESI

                                    Ngushellimet e mija familjes Nishani ,zoti jua lehtesofte dhimbjen dhe ishalla ju ka lene uraten juve dhe popullit shqiptare dhe sa per ate qe thote Altin Ketro nuk jam dakorte per shume arsye .. . Por une nuk do vazhdoje gjate.Bujar Nishani ishte Presidente dhe e filloi dhe e mbaroi détyren po aty .Garda e Republikes do beje detyren e saj duke permbushur misionin e saj qe ja ngarkon Kushtetuta,dhe me se fundi mendimi im eshte qe te kemi me shume respekt per te vdekurin ,ti japim hapsiren qe i takon si ish president i nje shteti laik qe eshte ne nderin e shtetit Shqiptare.kjo persa i takon ceremonis zyrtare , ndersa persa i takon cérémonies fetare i takon familjes te zotit ish President te vendosi né intimité te plote.Politizimi i kesaj ceremonie nuk eshte i drejte, qendrimi qe mbajme ne raste te tilla tregon shkallen e civilizimit dhe te respektit qe kemi ne raport me te vdekurin .Ky eshte mendimi im dhe besoj se nuk kam lenduar njeri,ne raste te kundert ju jerkoj falje.I pa Harruar qofte kujtimi tij - AMIN- .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Emiljano

                                      Ca leshin beri ai per ate popull qe ta nderojne medemek.une them mereni hidheni direkt ne grope se gjithe politikane e ish politikane ja kane nxirre jeten shqiptareve te mjere

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        ABC

                                        Nuk ka vend te qendroje ne sallen ku ka qendruar Enver Hoxha, nuk e metiton, nuk mund te krahasohet me Enver Hoxhen, kurre. Si duket jua ka enda dhe presidenteve te tjere per te dale nga ajo salle. Asnjeri nuk e meritojne.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Lasgushi

                                          O Altin! Nuk ke vene aresyet kryesore,pse kufoma e Bujarit,nuk duet vene ne ate salle.Aposke dashur,ti permendesh,me qe ka vdekur! E para: Nuk ka bere asnje veprim pozitiv per Shqiperine dhe shqiptare,perkundrazi. Se dyti: Sepse ka qene sherbetor dhe zbatuesni urdherave veprimeve, te armikut me te madhe te Shqiperise dhe shqiptareve ne shekuj,Sali Berisha. Turp per Ilir Meten dhe Edi Rame. Apo harovaqe gjithe derrat nje turi kane.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Sokoli

                                            Ceremonia duhet ti behet ,sepse duam apo nuk duam ne .,ai ka qene president. Me e mira do te ishte te dilte nga "Pallati i Kongreseve" Jam dakort me shkrimin Altin Ketros.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              Eni

                                              O Ketri...mos u merr me te vdekurit....nuk eshte mire...sesi e organizojne puna e tyre...He te keqen...se ju te gjallet po e ndrisni ate vend....

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Sulo Kapedani

                                                IRONI E RËNDË!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Ali Pasha

                                                  Bujar Nishani ka qene president i Shqiperise, por edhe burre shteti padiskutim. Ai duhet te nderohet me ceremoni shtetrore ashtu si te gjithe presidentet e tjere. Presidenca eshte vendi i duhur per homazhe per presidentet. Sugjerimi i ketij HAJVANIT ketu bashkë me llogjiken e sugjerimit eshte per te te ardhur keq se ne cfare niveli kemi arritur dhe si ka mundesi ti jepet hapsire ne gazete nje shkrimi te tille. Llogjika e ketij HAJVANIT eshte llogjikë pule, Hajvani don samarë dhe ty hypesh Edin ne shpinë. Kamikazet te gjykojne edhe ditën e vdekjes, o zot cfare niveli, u jepet dhe hapsire ne medja. Sa me shpejtë te hamë hallvën e Rames aq me mirë do të jetë. Ngushllime familjes Nishani.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. R
                                                    Racional

                                                    Vleresim I sakte! Presidency nuk eshte funeral mortor! Aresyetimi dhe propozimi i autorit eshte i drejte dhe I respektueshem!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      SBS

                                                      Një gjykim që në se bie në veshë që dëgjojnë dhe koka që kuptojnë mbetet për t'u parë. Organizatorët harrojnë realitetin dhe ligjin e normat më elementare 1-Do ti pyesja thjesht për meritat e të ndjerit ish president ,janë gjëkundi të dokumentuara apo siç i bën PD dhe Ilir Çepani magazina pa iventar. 2-Një pesë vjeçar pune në një post honorigik janë si puna e një gogle që e çon me dorë në gropën e fitimit 3-Po ish herojtë e popullit ,policët e vrarë në krye të detyrës me vite të tëra vjetërsie në polici mos duhet që tu bëhen homazhe në Min e Brëndëshme 4- Po punonjës të tjerë të shtetit me kontribute edhe mbi 40 vjet në shërbim të shtetit E plot e plot të tjerë ?!?!? Dikush më sipër përmënd edhe Berishën "qoftë largun" edhe ai ka qënë president ,sipas organizatorëve edhe ai do vëndvendosje arkivoli për homazhe në presidencë ,por si mund te bësh një kufomë që të përcjellë sherr edhe i vdekur kur në kohën që ishte president jepte urdher për shkaterrim të urës së Mifolit?!,si mund të japësh vënd qëndrim për homazhe njeriut që kërkonte lista për emrat e shqiptarëve të jugut për t'i ekzekutuar në situatën që shpalli si të jashtzakonshme 2 Marsit 1997 ?! Për bombardime dhe përdorim të LHL mbi popull. Kjo është e pa tolerueshme ,edhe Ketro nuk ka përse t'i lutet familjes së Nishanit por të kërkojë pa dorashka anullimin e ceremonisë në presidencë ,sepse presidenca përfaqëson shtetin e popullit shqiptar jo të PD koqe koqe

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. F
                                                        Fjala

                                                        Me dy sygjerimet e para te zotit Ketro jam plotesisht dakort dhe s'kane logjike tjeter. Duhen te zbatohen, ndryshe behet si foltore presidenca. Ndersa ajo e fundit qe paska dale dhe trupi Enver Hoxhes andej dhe qenka pengese per trupin e Nishanit si djathte (!), eshte nje gabim i rende qe perciell zoti Ketro. Dhe pse? Me kete po ben politike banale njesoj si prifti apo hoxha qe ulurin ne mengjez ne altoparlantet e çdo qendre qyteti dhe ka njerez qe duan ta degjojne , por jane me te shumte ata qe besdisen aq shume, por shteti nuk merr asnje mase, megjithese ne demokraci duhet te vendos shumica. Ky eshte parimi me duket! Keshtu qe u ke hyre ne hak atyre qe jane kunder mendimit tend , zoti Ketro dhe mos harro: eshte njesoj sikur te ndalojme ngushellimet dhe Sali Berishen kur te vdes te mos ta lejojme te vendoset ne vorrezat e qytetit se ka bere gjithe ato krime dhe s'mori asnjehere pergjegjesi. Je dakort? Pra, eshte nje mendim qe vazhdon te hapesh hendek midis njerzeve dhe te konfirmosh hakmarrje dhe lufte klasash sot brenda bashkesise shqiptare. Pse ndaj e shkaterruam Shqiperine se e kishte ndertuar Enver Hoxha? Futuni ne binaret e botes moderuar dhe paqes midis njezeve, se s'po na le rehat dhe Putini!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          MeteH

                                                          Homazhet dhe përcjellja të bëhen nga Selia E PD,KINOSHQUPI, grabitur nga Sb dhe BN..dhe ky i shërbeu Saliut e PD deri në vdekje..Saliu ja hëngri mushkëritë si shumë të tjerëve. -Në presidencë do bashkohen dy militantët opozitar.. I gjalli aktual Im dhe BN që na la shëndet si PD- ist i thekur.E heqtë këmbën zvarr për Sb..

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. P
                                                            Pietje

                                                            Pyetje: Po zonjat e para duhet ta Lene kete te drejte? Po qe se ndonje prej ketyre Presave bie ne burg dhe gjate kesaj kohe ( larg qofte se Jane rob) shkojne ne ate bote si do te respektohen?

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje