Ringjallja e PD-së pret vdekjen politike të Berishës

1 Qershor 2022, 19:16Blog TEMA

Ringjallja e PD-së pret vdekjen politike të Berishës

Nga Gerta Zaimi*

Kur dëgjon simpatizantët e Sali Berishës në këtë vit që kaloi, motivet e simpatisë së tyre janë dobësia e partisë opozitare nën drejtimin e  Lulzim Bashës dhe dobësia e liderit (edhe pse benjamini i vetë Saliut). Ata më intimët e doktorit nuk i falin më shumë “pabesinë” pas shpalljes non grata.

Dhe shpresa në një opozitarizëm të vërtetë u ngjall brenda të djathtëve, pas aksionit brenda-opozitar të Sali Berishës, që e ktheu atë në drejtim të forcës së djathtë politike.

Doktori befasoi të gjithë me dinamikën dhe vullnetin e hekurt dhe betejën e fitoi. Të paktën atë popullore brenda partisë së tij. Ajo legale mbetet për t’u parë. PD-ja tregoi dhe një herë, që është pronë e Sali Berishës, në shërbim të interesave të familjes së tij.

Por ndërsa me Bashën nuk fitonte, me Berishën, PD-ja nuk ekziston fare!

Partitë Popullore Evropiane, po zhvillojnë Kongresin e tyre në Rotterdam të Holandës dhe nga radhët e PD-së, nuk është i ftuar asnjë delegat me të drejtë vote.

Faktin, u përpoq ta kundërshtonte zëdhënësja e Berishës, Floriana Garo, por ajo veçse e pohoi atë më shumë, duke deklaruar se nuk bëhet fjalë për përjashtim apo pezullim, por për qëndrim neutral për shkak të situatës në të cilën forca e djathtë politike ndodhet.

Praktikisht pra, bëhet fjalë për një pezullim vote…

Nuk do mend se ky pezullim i votës, ka ardhur pikërisht për shkak të Berishës.

Ishte deputeti kristiandemokrat në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum (partia e të cilit aderon në PPE), ai i cili tha përpara rizgjedhjes së Berishës në krye të PD-së se “nëse do të ketë rikthim në të djeshmen, në mos të pardjeshmen, atëherë kjo gjë nuk do të gjejë mbështetje”.

Ky qëndrim nga superfuqia evropiane, nuk është ekuivalent me non grata-n që SHBA-të i ngjeshën Berishës dhe familjes së tij të afërt. Megjithatë, është tregues se ai nuk do të jetë lideri politik që ata duan brenda gjirit të së djathtës evropiane.

Në angazhim ndërkombëtar pra, PD-ja është praktikisht e eliminuar. Të paktën deri sa të zgjidhë çështjet e brendshme.

Nga ana tjetër, edhe në shahun politik shqiptar të djathtët po luajnë dobët.

Fjala bie, zgjedhja e Presidentit të Republikës, mund t’i jepte një dorë të mirë konstruktive opozitës.

Mjaftonte që ata të bënin gati një emër, të mblidhnin 20 firma për të dhe t’ia dërgonin mazhorancës për ta votëbesuar (ose jo) në Parlament.

Kishin madje dy raunde të plotë (dy javë), për të arritur në një konsesus të brendshëm.

Më e keqja që mund të ndodhte, ishte që nga radhët e Partisë Socialiste, të mos pranohej e mos votohej emri – supozohej se do të ishte emër i gjithëpërfshirë e gjithëpranuar, konsensual.

Kështu, PD-ja do të arrinte t’ja linte socialistëve topin në portë, si fajtorë për një arrogancë politike dhe mosdëshirë për të bashkëpunuar politikisht, duke qenë se numrat i kanë tashmë gati.

Ajo që ndodhi gjithsesi, ishte se nga demokratët, paradoksalisht nuk u dorëzua asnjë emër për votëbesim!

Po flasim për një opozitë të tërë, me 63 mandate parlamentare, ku 50 i gëzojnë vetëm demokratët dhe 13 të tjerë aleatët.

Pse nuk u dorëzua asnjë emër? – lind pyetja.

A nuk ka vallë emra të tillë aq të lartë, sa të tejkalojnë ndasitë politike? Fundja, disa edhe u përfolën mediatikisht, si Visar Zhiti apo Neritan Ceka.

Logjika në fakt të shtyn më shumë të mendosh se emri nuk u propozua, sepse nuk kishte 20 zëra të përbashkët nga opozita (ajo e pranuara prej mazhorancës) për të qenë kandidaturë legjitime.

Edhe në këtë rast, bisedime nga socialistët me Berishën nuk ka dhe ky i fundit, e gëzon realisht mbështetjen e shumicës së deputetëve demokratë. Ndaj, ka shumë gjasë të mendohet se Berisha nuk e lejoi propozimin e një emri dhe në vend që të kishim denigrim për nga mazhoranca, kemi denigrim për nga opozita, pasi nuk mori pjesë aktivisht në proces.

Në angazhim kombëtar pra, PD-ja është sërish e eliminuar, sepse me Berishën nuk dialogon askush, përveç atij vetë dhe sojit të tij në PD.

E thënë thjesht? PD-ja – në mos e vdekur – është në vegjetim të plotë. Dhe viktima e vërtetë e këtij vegjetimi mbetet demokracia e brishtë shqiptare.

Fatkeqësisht për PD-në, që të ringjallet, duhet të presë. Të presë vdekjen politike të doktorit. Nëse ja del të mbijetojë!

*Kryeredaktore e Albanian Post

10 Komente

  1. K
    Kaosi

    Po pse ore te dialogosh me M. Noken eshte pak?

    Përgjigjjuni
    1. Malo

      Bukur! Thjeshte dhe domethenese shume! Pergezime!

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vranakonti

        Se shpejyi Berisha do vdesi politikisht.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Spak

          Doktorin po e durojme si shume! Deri kur! Deri kur injorantet e militantet do t'i lejojme te shkojne pas nje krimineli! Servilet e tij nuk permendin kurre krimet e tmershme te saliut thauj se s'kane ndodhur kurre. Arsyeja! Mentalitet shqiptar,ashtu sic beri firmat piramidale keta mytebere shpresojne qe Saliu te beje ndonje mrekulli tjeter dhe keta te na pasurohen dhe te vine edhe ne pushtet!

          Përgjigjjuni
          1. r
            robi

            Cfare Visar Zhiti thua ti mor. Ky hunderri Visar Zhiti ka bere shpifjen me monstruoze , me te pabesueshmen ne planet ne drejtim te Enver Hoxhes duke e akuzuar ne menyren me te turpshme, se gjoja Enver Hoxha ushqehesh cdo dite me gjakun e 4 foshnjave te maternitetit. Kete shpifje nuk e beson dhe me i cmenduri ne planet. Prandaj ai duhet ta pergenjeshtoje ne menyre publike kete shpifje perndryshe ai do te kete perbuzjen e perjeteshme te Shqiptareve.

            Përgjigjjuni
            1. o
              opozitari i opozites gjithmone eshte rrogetari i q

              Eshte ca ndryshe e verteta - Rilindja e mbetur ne tentative e Rames pret vdekjen fizike te Berishes per te patur perballe ashtu si keto 9 vite, nje opozite gjumashe nen nje Ali

              Përgjigjjuni
              1. l
                lolita

                Qendrimi neutral do te thote neutralizim...

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bujar Kanapari

                  Mendoj se opozita ka luajtur mire, por Rama nuk po bie ne gracke. Opozita pret qe Rama te zgjedh nje president kukull, ndonje cupeline qe deri diten qe do zgjidhet, emri i degjohet per here te pare. Me kete skenar, Rama kap te gjitha pushtetet dhe opozita do te kete plot argumenta per ti thene nderkombetareve, se Rama ka kapur te gjitha pushtetet, duke minuar demokracine. Rama sic duket e ka nuhatur dhe pritet te zgjedh nje president te pranueshem nga opozita dhe qytetaret.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bardhyli nga Kosova

                    Sali Berisha eshte strateg i madh! Jua ka bere mendjen pordhe me levizjet e tij gjeniale qe askush nuk i kupton. Une si nje "strateg" tjeter ne kete bote, e di qe Sali Berisha tall "buthen" me shqiptaret, por dhe me amerikanet. Ai betejen e ka me me kohen dhe jo me njerzit. Kjo e mundon ate. Ai e di qe nuk ka shume kohe ne dispozicion dhe eshte pikerisht kjo e vertete qe ai ben sikur eshte faktor politik. Ai ben sikur do mund te tere kundershtaret e tij qe nga Azem hajdari i vdekur e deri tek Rama i gjalle. Per peshq si Basha apo Alibeu, ai as qe pjerdh. Ai ben sikur do mund Ameriken dhe sikur Amerika do ja heq non grata. Ai cdo gje qe ben e ben sikur vertet e ka plan. Mbeshtetsit e tij, qe i kane kafkat mbushur me mut dhe jo me tru, brohorasin si zombi per liderin e tyre. Njerzit e urte cuditen! Une si "strateg" e kuptoj qe Sali Berisha bllofon. Ai eshte njeri i math dhe duke ditur qe nuk i ka mbetur shume kohe nga jeta tokesore, ben sikur lufton per jete politike. Ai ka mashtruar te gjalle e te vdekur, por ne mendjen e tij ai po lutet qe te vdes sa me pare. Ai eshte gjenial dhe e di qe shqiptaret do e trajtojne rracen se tij njelloj sic beri ai me rracen e shqiptareve qe i qorolepsi neper bote. Sali Berisha eshte pjelle e urrejtjes njerezore. Ai tallet me dashurine dhe mirekuptimin. Dhimbjet e atyre qe ai vrau dhe shkateroi, kane bere punen e vet.

                    Përgjigjjuni
                    1. q
                      q

                      Vetem ti Bardhm....i i kupton !!!!!!!!!!!!

                      Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje