Veliaj dhe Këlliçi, nën hijen e Ramës dhe Berishës

2 Qershor 2022, 18:38Blog TEMA

Veliaj dhe Këlliçi, nën hijen e Ramës dhe Berishës

Nga Eduard Zaloshnja

William E. Ryerson, ambasadori i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1991-1994), pas rënies së komunizmit dhe rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve, publikoi dje një letër të hapur drejtuar brezit të ri të udhëheqësve politikë shqiptarë. Në të ai thekson se ka ardhur koha që brezi i vjetër t’ia hapë rrugën një brezi të ri udhëheqësish, për ta çliruar Shqipërinë nga fantazmat e tmerrshme të së shkuarës dhe për ta çuar vendin drejt të ardhmes.

Ndër politikanët e skalionit të dytë që kam testuar këtë vit në sondazhe, Erion Velaj nga e majta dhe Belind Këlliçi nga e djathta kanë kuotat më të larta, me epërsi të madhe ndaj të tjerëve. Njëri ishte fëmijë kur Ryerson erdhi për herë të parë në Shqipëri dhe tjetri ende s’kishte lindur. Dhe duket se ish-ambasadori thirrjen ua drejton pikërisht këtij brezi politikanësh, që tua marrin stafetën politikanëve të brezit të vjetër, që e kishin filluar karierën politke pak para se Ryerson të vinte në Shqipëri.

Por një thellim në të dhënat e sondazheve që kam zhvilluar këtë vit, zbulon një dukuri interesante. Pothuaj të gjithë simpatizantët e Veliajt janë edhe simpatizantë të Ramës, ndërsa pothuaj të gjithë simpatizantët e Këlliçit janë edhe simpatizantë të Berishës. Ky korelacion i fortë statistikor na sugjeron se votuesit e thjeshtë të secilit krah i simpatizojnë Veliajn dhe Këlliçin, për sa kohë i shohin si beniaminë të udhëheqësve përkatës. Gjasat janë që, në qoftë se ata u dalin kundër udhëheqësve të tyre, kuotat mund t’u bien menjëherë, sado përkrahje t’u japin ambasadorët ose ish-ambasadorët amerikanë…

Si shembull për këtë vlen historia e shuar politike e Lulzim Bashës. Ambasadori i atëhershëm amerikan Arvizu (2011-2014) e quajti publikisht “yll në ngjitje i politikës shqiptare” ndërsa Berisha e kishte qartazi beniaminin e tij. Në verën e 2013-ës, kur Berisha u tërhoq nga çdo post drejtues politik, Basha kishte kuotat më të larta në elektoratin e djathtë, me epërsi të madhe ndaj të tjerëve. Dhe njësoj si Këlliçi tani, pothuaj të gjithë simpatizantët e Bashës ishin edhe simpatizantë të Berishës. Por kur Basha doli hapur kundër Berishës (me një përkrahje të dukshme amerikane), kuotat e tij në elektoratin e djathtë filluan të shkrihen si kripa në det…

Deri më sot, vetëm Edi Rama ka qenë politikani i skalionit të dytë, që e ka marrë stafetën e udhëheqjes së partisë pa bekimin e udhëheqësit paraardhës. Fatos Nano nuk zhvilloi ndonjë seri foltoresh kundër Ramës, kur ky i fundit garoi për të marrë kreun e partisë, por punoi në prapaskenë që stafeta t’i kalonte Rexhep Mejdanit. Sidoqoftë, politikanët kryesorë të PS-së (e sidomos Gramoz Ruçi), panë tek Rama politikanin më të aftë për t’i rikthyer në pushtet, dhe e përkrahën përkundër dëshirës së udhëheqësit historik…

Të shohim se sa të aftë do të jenë Veliaj dhe Këlliçi të marrin dhe mbajnë stafetën e udhëheqjes, kur një ditë Rama dhe Berisha të mos kenë më ndikim në skenën politike…

18 Komente

  1. K
    Kavajsi

    Edhe me Kelliçin nuk ka gje ne vije Pd-ja per te ardhmen,n.q.s. e ka piketuar per lider.Nuk ka asnje veti si lider,elokuence,te jete team lider,oratori etj.Eshte me fjalor static politik,jo spontan(njesoj si Luli)jo karazmatik, dhe gjynof,pak thuthuq.Me nje fjale tip Luli,por me zeshkan.

    Përgjigjjuni
    1. Z
      Zaloshnja kushuriri pare i Tabakanes

      Po e çon ku duhet porosine e Jorida Tabakut ky Eduart kumarxhiu. Good job

      Përgjigjjuni
      1. I
        ILB Kamez

        Hahahah Kelliçi nen hijen e Berishes… e hodhi helmin e rradhes ky i sondazheve super te sakta. Po e ben punen e vet dhe Merua per neser…. Qe medemek Belua eshte i Doktorit. Votojeni ! Kellici nen hijen e Tan Shkrelit Tan Shkreli nen hijen e Ed Rames Rrjedhimisht Kelliçi nen hijen e Rames. Edhe kjo eshte logjike apo jo EdZaloshnje statistikisti?

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptari

          Veliaj po ka ben qokat te gjithvee sa duket. Veliaj nekrye te PS do e coi atje ku coi Luli PD.

          Përgjigjjuni
          1. E
            Ersi

            Ci keni kto titujsh artikujsh pa vler a jeni per me te vertet si kazan

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luli

              Berisha e ka priritet te mbaj te tjeret nen hijen e vet sepse nuk nje limite dhe ligj kurse rama e ka treguar qe nuk nderyhn dhe nuk mban pergjegji per veprimet e te tjerve

              Përgjigjjuni
              1. A
                Anisa

                Po akoma se kuptoj pse flet pdja per politike kur dhe vet e di qe eshte nje parti e mbaruar

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ani beka

                  Po nga doli ky kerrici a kellici se veliaj ka vite qe promovohet pa hijen e askujt po lerini kto ps i ka ceshtjet e zgjidhura

                  Përgjigjjuni
                  1. l
                    loni

                    kto lajme i gjeni ne varrez se ska mundesi

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      GONI IJES

                      Mos hidhni lajme kot pa pik lidhje secili esht ne pun te vet dhe mos i ngaterroni me ata nongradat qe jan hajdutat e vendit

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Renis

                        Rama dhe Erioni e mbeshtesin njeri tjetrin jo si disa te tjere qe bejne sikur te duan dhe ta fusin pas shpine sic ka ndodhur me Pd

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Ani

                          Rama e ka treguar qe nuk mban njerez nen hijen e vet ndryshe nga sala qe ka qef ti perzij te gjithe ne punet e tij te pista

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gerioni

                            Rama dhe Veliaj mbeshtesin njeri tjterin dhe jan krah i njeri tjetrin jo si pd-ja qe ndryshe thon e ndryshe bejn tu ja fut mas shpine

                            Përgjigjjuni
                            1. r
                              reis

                              rama gjithmone na ka vertetuar se po realizon dhe premtime te mbajtura ashtu sic u ka hije si qeveri. se bashku me z.veliaj kane marredhenie te mira ne t miren e te gjithe ne . po organizojne plot gjera pozitive e duke bashkuar forcat se bashku e kane bere kryeqytetin nje vend i cili terheq turistet dhe plot pika atraksione per tu vizituar

                              Përgjigjjuni
                              1. i
                                ilir

                                normal qe rama e veliaj kane plot te mira mes njoni tjetrit se nuk jane te percare sic esht non grata ne partin e tijqe parti i thencin

                                Përgjigjjuni
                                1. j
                                  juli

                                  rama nuk eshte mesuar te mbaj te tjer nen hije ndryshe nga sala qe i fut te gjithe nen hijen e tij dhe i sundon rama i ka len te lire te gjithe pjesatert e partis te tij

                                  Përgjigjjuni
                                  1. X
                                    Xhuliana

                                    Belindi se meriton fare aty ku eshte turp rrin mrapa sales ai duhet te ishte shembull i pd

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Arber

                                      Berisha do me i mbajt te gjithe mbas vetes tani qe erdhi prape ne pushtet se ska ca ben

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje