
Të gjithë po presim Babon e Kombit të vijë me balonë ! Gjithë shoqëria ndihet si në lotari. Fëmijët rrinë me sytë nga patatinat, çdo të dalë.?! Në ankth të madh hierarkët e mazhorancës! Ata vërtisin gjuhen lart e poshtë për të thënë ndonjë llaf për Presidentin po s’dinë të uruarit. Mëk , gëk , dërr dërr !
Bëjnë sikur Babo i pyet për gjithçka po aha hiç ai. Dukja e tyre pak qesharakë e në vështirësi e argëton Babon. Të gjitha misteret e atdheut ka marrë me vete. Na ka lënë si jetim. Mileti ketu blen kostume presidenciale, panelet e darkës marrin neper gojë dynjanë për të kuptuar çfarë ka Babo në mend ?!
Avioni ulët ! Babo Babo thërret me gëzim Bora teksa Kryeministri zbret çehrerënde. Të me ketë sjellë çokollatë mendon me vete pa guxuar të ngrejë zërin që Edona të mos e dëgjojë?!
Tao ndërdyzet ta pyes të mos e pyes?!
Po tregon ai …? Gjallë në botë ! Po pse di gjë kryesia? Gjë prej gjëje nuk di. Grupi parlamentar çapitet e rënkon në detin e hipotezave po cnuk. Bursa e thashethemeve rritet dhe sipas saj vengër shohin njëri-jatrin. Babo gëzon , Babo shton ankthin. Po e presin të gjithë që t’ ju thotë nesër në ora 18 në rresht sus, asnjë të mos mungojë!
Ejani e votoni atë që po ju them unë. Sapo emri mbi tavolinë si zar të bjerë një e madhe garë do fillojë! Uaaaa, yyyy, eeee i madh eee si i ka shkuar mendja?
Është Edi Rama ai jo llafe, ka shije. E shndriti Republikën, gjerdan i vu në qafë.
Tao mund të thotë “sipas kësulës ja gjet Fesin” ! Damo , “termet tërmet emocional”. Ministrushi Ulsi “shyqyr që nuk na e la në dore po e shndriti vetë si gjithmonë”! Tigrushi ” je gjigant , të gjithë i le me gisht në gojë” ! Elisa ” E gjete Vrana Kontin të të mbrojë kështjellën”! Mimi “eh kjo botë u shthur prapësi o dreq”! Tezja vetëm qan me ngashërim, një i tillë gëzim veç me lot shugurohet.
ish Kryeministri Majko ” President antistres paska gjetur qerratai, kushedi sa do i kundërshtojë?!
Braçe ” e mi ,motrani e shoqeni hajde mos u gëzoni po deshët”!
Xhafa hesht, nuk merret vesh në mërzitet apo gëzohet shumë. Niko mendon unë komandant e komisar Edin kam të parë, si ministër mbrojtës si do ja bëj tani ti them këtij “Komandant i Përgjithshëm”, do më thahet gjuha”!
Ditmiri që ka ënde edhe një cope malore , tund kokën me sytë përdhe ” na gëzoi shumë, kështu pritej” ! Çuçi vetëm duartroket , kjo është kohë për gjeste dhe jo për fjalë!
Krifca sa mirë “Presidenti do të jetë i pari që do lërë autograf në librin e blegtorëve dhe ai do i presë shiritin Akademisë së barinjve, sa mirë, sa mirë do gëzohen delet e dhitë”
Në këtë dalldi Babo nge sytë por ç’të shohë ! Shalsi ka rruar mjekrën. Fytyra tepsi! Po ti ? Rashë në hall shef të gjithë thonin “se rruan Shalsi për Ramën” ndaj jo e rrova po e zhgula. Jo vetëm qimet po edhe lëkurën lashë për ty.
Klosi nuk u ndie thjesht tundi kokën por nuk u kuptua në qe miratim apo habi për ta ndarë më Fahron tinëz me pas.
Lindita në fund pshërëtiu ” qoftë levdue Jezu Krishti” vetëm Papës të hënën do ja rrëfejë gëzimin.
Klotilda buzëqesh me idilizëm e mirësi për fundin e kësaj sage dhe mendon për një bakllava. Ikonomi për ca petulla me mjaltë qe zeheri t’ju marrë të keqen.
Margeriti “duhej një President , ja e gjeti” ! Kushi ” për marshallah na e solli” ! Belinda ” më i miri i të gjitha kohërave” !
Etilda mëndueshëm puliti qerpikët sikur një ëndërr la në mes e tha ” uaa pse s’u bë vetë edhe Kryeministër edhe President?!
Kryesia arriti në konkluzionin
Vetëm ai mund ta gjente një figurë të tillë! Një hare kësodore askush tjetër nuk na e sjell dot. Duart pllaquriten plot spazëm. Ministrushëve mjekra u pikon djersë nga mornicat e lumturisë. Ministreshave krenaria ju ndrin nurin. Sa personalitet i pavarur do të jetë ai që del në moment të fundit nga brenda një koke e thënë vetëm nga një gojë.?! Ditë të mira po vinë për demokracinë, për Kushtetutën, për kohezionin politik në vend.
Amanet qari i Babos do ti prezantohet Shtetit dhe Botes në pak orë. Lum Shqipëria ajo nuk di asgjë , sa me fat ka kush mendon për të. Babo Xhepeto po laton Pinokun e tij i cili do të nisë udhëtimin e në vendin e lodrave.
E forte, bravo. Babo tall loqet me te gjithe qe kane ngelur atje. Shqiperi te kam dhjer nuk do behesh asnjehere.
Shyqyr qe paske ikur jashte se nga keto qe shkruan dukesh qe do te ishe thjesht nje mut me shume ne Shqiperi.
Si gjoja mesues i letersise mesjetare te kane frymezuar bejtexhinjte
Ftyr kuqi po perpiqet te beje batuta, ka fazen e pare Mirditor bythqir i pa bes dhe i pa fytyre je cop muti profesor
Akoma nuk kuptohet ose gazetat tona botojne idioter si puna e ketij...
O Mero, perveç mua qe s'me rri rehat se jam i pa pune, s'e lexon njeri kete idiotin qe na pergatit kuadro nga universitetet tona, prandaj nxirre ne ane te rruges se eshte prishur.
Ti Gjeku, qe kur nena te lindi ,koken ta vendosi mbi nje kercu,sepse nuk e njihte jastekun. Kishe nje privilegj se kercurin jastek ta kishin zbukuruar me nje lule. E nje koke e vendosur mbi kercu i eshte deformuar me gunga, Dhe eshte e habiteshme se kokegunga na eshte bere kohet e fundit edhe humorist,kur nuk ka haber nga humori. Aq te qeshura na shkaktoi sa desh e mbyllem televizionin ,sepse si humori i paraqitur ne shkrim dhe leximi nga Arajn Cani sikur ishte nxenes i klases se pare qe sapo kishte perfunduar abetaren na kallen daten. Kulmi i idiotizmit arritur kur edhe vet Gjeku u shkri se qeshuri me budullaleqet qe kishte shkruar,por me shume dukej se qeshte me leximin e Arjan Canit ku c'do mesues nuk do ta vleresonte me shume se noten 6,ndersa tekstin e Gjokes me noten 5 per sevap.
Nje me ere shlline jep ose shkruan O zot