
Nga Dritan Hila
Presidenti i ri është pasqyrim i situatës politike. Pritej që opozita nuk do të ishte në gjendje të prodhonte një kandidaturë. Por që nuk do ishte në gjendje të prodhonte edhe një emër, kjo tregon gjendjen dramatike të saj. Një emër nga shoqëria civile, sa për t’i lënë dopio gjashtën në dorë Ramës, mund ta shqiptonin. Por mungesa qoftë edhe e një emri, tregoi se është dritëshkurtër dhe meskine.
Që pjesa e kryesuar nga Berisha do të shkojë të votojë tregon se fatkeqësisht është i vetmi në atë krah që ka mendim politik por që i vlen vendit po aq sa rezolutat që ia hedhin në kosh të plehrave. Kurse braktisja e votimit nga grupimi i Alibeajt, është dëshmi se këta nuk kanë lidhje fare me politikën.
Presidenti i ri është ai profil që donte Edi Rama por edhe që pasqyron situatën ku është vendi. Jemi në kushtet kur opozita është vetëshpartalluar. Ndaj Rama nuk kishte pse i hapte punë vetes që t’ju gjente një president që ta pëlqenin edhe kundërshtarët, apo të vendoste dikë që t’i bënte zhurmuesin.
Duhet thënë se është presidenti me profilin më të ulët publik në 32 vite te tranzicionit. Ka një karrierë që vjen nga një fushë e ngushtë si mjekësia ushtarake dhe nga një post si ai i Shefit të Shtabit të fituar me siguri për mungesën dramatike që ka ushtria në oficerë specialitetesh dhe cicmiceve të politikanëve që janë marrë me atë institucion. Mjaft të mendosh se ka vite që komandanti i flotës emërohet një oficer që vetëm detar nuk është.
Si fillim presidentit do të na duhet kohë t’i njohim stofën. Mungesa e një profili publik dhe karriere politike do ta pengojnë të orientohet në xhunglën shqiptare. Shpresojmë ta mësojë sa më shpejt notin dhe urojmë të ketë kurajën të thotë “Jo” kur duhet.
Njëkohësisht duhet të gjejë një mënyrë të sqarojë akuzat që i ngre opozita e cila më shumë se akuza prodhon të shara si Maria e Reçit. Por që gjithsesi publiku meriton të drejtën e informimit ose përgënjeshtrimit./dritare.net
Presim te japi akordin filozofi anal-is plilaf me groshe pace plonci i madhi Bardhyli nga kosova
...sa te djallezuar e cinike, analiste e mendjendritur per cdi gje e cdo fushe, por ngelen aty ku jane, asnje hap para, ate nivel kane. Edhe ky Hila si shoket, as me shume e as me pak, KAZAN.
Ore zoteti! Nuk te njoh se sa di apo se cfare njeriu je por po flet nga bytha! Nuk eshte asgje ne doren e Rames! Ne qoftese Rama e ka te drejte te zgjedhe Presidentn, kete te drejte ia populli. Ju analiste apo cfare dreqin jeni keni aq maraz sa flisni sikur Rama e mori pushtetin vete me force. Beni analiza por ama mesoni kur flisni apo shkruani. Nese nuk doni Ramen argumentoni se. Ke doni dhe mbase ai popull ne Shqiperi do tju degjoje.
Bravo Beni,se paske llogjiken njelloj si te gomarit tim plask! Pra Rama,meqenese ka marre shumicen e votave paska te drejte qe t'i uzurpoje te gjhitha pushgtetet! Me kete llogjike te pjerdhur i bie,qe edhe Hitleri,Mussolini,Sadam Huseini,Gedafi,Bin Ladeni,Milloshevici etj kane patur te drejte per gjithecka kane bere kunder popujve te tyre,se e kane bere me votat e shumices! Jo more GOMAR,se nuk e percakton numuri i votave nivelin dhe cilesine e demokracise dhe shtetit ligjor,por shume gjera te tjera! Se Rama ne emer te kesaj shumice na grabiti ne 2008 te drejten kushtetuese baze te se "SOVRANITETI NE RSH I PERKET POPULLIT" ,ndersa prej atij viti sovraniteti,sundimi,diktatura i perket vetem Edi Rames!
Fisinik! Nuk e di nese Rama apo Socialistet po bejne ndonje gje te jashte lighshme. Nese ata veprojnë brenda ligjeve Rama eshte ne rregull. Populli nuk i that Rames qe ne duam qe President te jete nje nga opozita. Ne nje politike Normale kjo edhe mund te ndodhe por ajo cfare beri Ilire Meta ketij institucioni do jete e veshtire te besohet ky post ndonje personi qe ka qellime partiake. Une jetoj ne SHBA dhe jam specialist ligjor por komenti im ka lidhje me analistet qe flasin sikur RAMA nuk eshte votuar por I ka marre te gjtha me force. Por me sa kuptoj ne Shqiperi nuk pyesin per ligjjet por per interesa personale edhe kur bejne analiza
Fisinik! Nuk e di nese Rama apo Socialistet po bejne ndonje gje te jashte lighshme. Nese ata veprojnë brenda ligjeve Rama eshte ne rregull. Populli nuk i that Rames qe ne duam qe President te jete nje nga opozita. Ne nje politike Normale kjo edhe mund te ndodhe por ajo cfare beri Ilire Meta ketij institucioni do jete e veshtire te besohet ky post ndonje personi qe ka qellime partiake. Une jetoj ne SHBA dhe jam specialist ligjor por komenti im ka lidhje me analistet qe flasin sikur RAMA nuk eshte votuar por I ka marre te gjtha me force. Por me sa kuptoj ne Shqiperi nuk pyesin per ligjjet por per interesa personale edhe kur bejne analiza
Dritan, nuk e di po paske dhe ti breshka dhe bretkoca ne bark? Kam pasur sipmati kur te degjoja neper emisione televizive, por sot e ke dhier fare dhe bie era si halete e vlores ne Skele tek turizmi vjeter ne kohen e Sali Berishes. Nuk me vjen mire se mezi prisja te te degjoja; mu dogje dhe ti. Keto qe shkrova, i shkrova vetem mbeshtetur tek paragrafi IV i shkrimit tend. Nuk qendron!
Mjafton te dekretoje ato qe do RAMA dhe eshte ne rregull sa per decorata edhe keto do te jene me shumice por majtas gjigjsesi prej teneqeje do te jene .Modelli i ballanKOLLARJAcimit do te funksionoje.
Tançe e mbane mend ate lojen "dam" kur je i detyruar te hash ,se humbet lojen !Keshtu eshte dhe zgjedhja e ketij personi per President vendi!A thua se Shqiperia a kombi Shqipetar nuk kishte intelektule te shquar ,personalitete te fushave te ndryshme deri ne akademike,por qe ne fakt nuk u vjen per shtat atyre qe ne kete rast kane hedhur zarfin mbi tavoline .Ja pra perse u zgjodh nje person qe kerkush perveç atyre qe bejne "ustanofka" e pasketaj te ofrojne vetem nje zgjidhje.Rama duke u vene perpara faktit ,di ta luaj shume mire kete loje jo ne interes te vendit por te rolit qe ka e do te kete ne politiken e saj! Ndaj ky vend nuk ka nevoje per intelektuale te shquar por per ushtare te bindur te "partise meme" qe ne kete rast bene emerime me zarfe te mbyllura! Teoria e zgjedhjes se nje personi jo nga akademia apo te nje background personal te shquar shoqeror ,bene qe ne te mos dalim kurre nga shinat e vetshpallura koloni . Mero Baze ironizon shume bukur kur permend qe kur kemi patur si president vendi nje kapter perse te mos kemi nje oficer si Komandant te Forcave tona te Armatosura!Ushtri s'kemi e s'kemi ndaj ç'fare i duam ushtaraket ne jerarki.
Lushi bibilushi, nje mendje ne Hilen, kushdo qe te ishte zgjedhur president, ju do t'i vinit nje bisht. Jeni njerez cinike dhe me intelekt teper te ulet.
Brravo zoti Hika , mendimi yt esht se ky esht i pa njohur ne arenen politike dhe mbetet per ta par ne te ardhmen , kte mendim kam dhe un , me nje shtes te vogel qe te pakten nuk esht i perzier me politiken dhe esht ushtarak dhe kam besim qe esht i disiplinuar siç perkufizohet profesioni ushtarakut kudo , rrespekte zoti hila , e pelqej analizen tende .