Pse është trembur Saliu dhe doli kundër Bajram Begajt?

4 Qershor 2022, 19:31Blog TEMA

Pse është trembur Saliu dhe doli kundër Bajram Begajt?

Nga Spartak Ngjela

Pse është trembur Saliu nga presidenti i zgjedhur rishtas Bajram Begaj:

Sepse ai ka qenë shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare?

Sepse ai i ka mbaruar studimet në Shtetet e Bashkuara?

Sepse në këto momente historike në Shqipëri ka një numër të konsiderueshëm forcash ushtarake amerikane?

Apo, sepse Bajram Begaj, para dhjetë ditësh ka qenë i pritur me qylym të kuq në Pentagon?

Të gjitha këto pyetje janë bashkë: Sali Berisha është trembur në lidhje me pozicionin e tij anti-amerikan, në një kohë  që ai është no ngrata në Amerikë për krime të rënda.

Kurse NATO dhe shtetet e Bashkuara janë në gatishmëri ushtarake për arsye të luftës në Ukrainë, dhe janë prezent këtu.

Sigurisht kjo është arsyeja. Dhe prandaj është trembur Saliu.

Nuk ka pse trembet, se ushtarakisht mund të merret nën akuzë, por përpara një gjykate, se këto janë shenjat që ai do të dalë si i akuzuar.

Duhet të përgatitet që të marrë pafajësinë nga ajo gjykatë.

Saliu vetë po iu thotë shqiptarëve se është i pafajshëm, por pafajësinë e tij duhet ta japë një gjykatë.

Në të kundërt, nëse nuk shpallet i pafajshëm nga një gjykatë, Sali Berisha rrezikohet me gjithë familjen e tij për një burg të gjatë.

Të shohim, koha nuk ka gjuhë, por ajo flet.

36 Komente

  1. Q
    Qytetar

    Amin.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Doli ky budallai plak, deficenti Ngjela ..

      Përgjigjjuni
      1. l
        lexuesi

        me budalla se ty o Rajmond nuk ka!

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tragop

        Spartak, po ja fut kot kesaj radhe....po kot fare miku im!!!...Presidenti i Zgjedhur, edhe pse nuk i ka shum kusure te Politikaneve, eshte produkt i paster i Marrveshjes se Klaneve Zaptuese te Sbqiperise:.....:.....Tahir Kastrati, Gorani qe do rrembej Bazen e Sarandes,;;; Aqif Qife Rakipi i Rrogozhdines, me dy deputas ne ppirdhument;;;::: Gaz Dem Cami, me nje vjedhe Partizançe te pronave te Hushtrise njesoj si Vodhi Bêrrisha pronat e patizan ushtrise.... #### Dhe Qershia mbi tort o Taku eshte Presidenti Meta, qe e ka beniamin te vetin presidenti e zgjedhur, dhe e Dekretoi lirimin nga Stambolli#### Keshtu o Taku, edhe pse duket i mir ky Toktorri, eshte zgjedhje pa dem e ketij Estabilishmenti te Korruptuar ndyresisht....

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Berisha është i qetë vetëm kur është vetë në pushtet me bandat barbare që e rrethojnë.

          Përgjigjjuni
        2. F
          FOLTORE-NEVOJTORE BERRISHES

          O Taku tarallaku , Saliu duhet si gogoli per te trembur votuesit me Saliun si gogole PS do fitoje zgjedhjet ka njeri qe votone komunistin non grata une dhe familja ime nuk jemi socialiste por votojme Edi Ramen me Saliun e nevojtore-foltore parti e derrave PD vjene ne pushte per 100 vjet

          Përgjigjjuni
          1. e
            edi

            Ti qe nuk qenke socialist por votoke Ramen familjarisht je nje ramist i thekur dhe vepron si ai,sepse edhe Rama nuk eshte socialist por nje hajdut karrierist.

            Përgjigjjuni
            1. r
              realist

              Nuk kemi degjuar ndonje vjedhje te Rames nga ndonje prokurori , gjykate , apo Departament Shteti Amerikan .

              Përgjigjjuni
          2. G
            Geri

            Spartak kam qene simpatizanti juaj dhe i besoja verberisht ato qe thoje. Te kam braktisur sepse kam konstatuar se ja fut kot, je konjuktural dhe i kryn vleresimet sipas interesit. Je fluger Spatak,nje Ngjale e vertete. Ky Bajromi qe ti ja bo qejfin per ti zane koken me dere qe pa hyre ne presidenc eshte nje rrot katnari prodhim 100% albanistani kurse ti e fry duke e qujt me arsim amerikan. E ka ne ball katnarizmin. Si dhe ti flugerizmit. Po qortoj veten per kohen qe kam harxhu me ty. Te kshilloj te besh avukatin se kam ngju masivisht qe dhe avokat nuk je, veç avukat,dmth tregtar drejtesie

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sufllaqe per te gjithe

              Gezohuni o popull. Berisha u tremb. Keta duhen terhequr zvarre te gjithe me Berishe, me Rame, me Tak e soj e sorrollop.

              Përgjigjjuni
              1. a
                abc

                O Taku ikk e shkruaj ndonje kujtim nga spiunlliqet e burgut se nuk je per tjeter pune

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rela

                  Enje Hoxha ka faj që nuk të rregullojë me kohe

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gallate

                    Jo ore, Hoxha ka faj qe nuk e goditi ne koke qe ta sillte ne vehte por i ra bytheve me kopan.

                    Përgjigjjuni
                  2. D
                    Ducati

                    Pershendetje: Kisha vendosur te mos shkruaja me ne kete portral interneti sic eshte dhe tema. Por te them te drejten po me neverit me keto qe thote z Ngjela. 2(dy)vjet po e degjoj dhe lexoj me vemendje se cfare thote per Saliun e shume si Saliu,por ky po na tall, E verteta eshte qe po tall veten jo neve,se na vjen verdalle, pa perjashtim,ik dhe mos dil me ne televizjon dhe gazeta se je nje kot fare,dhe dicka tjeter z Ngjela: Personalisht po pres shume vite qe te arrestohej Saliu por kjo nuk u be dhe Saliu po u a fut te gjithve ,dhe kur ta marre zoti vete atehere do iki.po Mendje shume here ju betohem qe te behem me Saliun,sic I thone servilat doktori, E shkatrruat ate popull turp t'ju vije,o te pa turpshem. Flij gjume tashti Taku se te ruan America ty.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Spak

                      Ke te drejte se tani Muli eshte i pari pas Saliut! Muli!

                      Përgjigjjuni
                    2. N
                      Nji analiz e shkurter por teper Korrekte

                      Rrespekt Avokat dhe s'ka si te ndodhe ndryshe ,nga ajo qe ju anlizoni shkurt e sakte . Sigurshte qe nuk e kan lehte te tredhurit e asaj Bote aty te hapin syt ,mbasi te lexojne ,sepse e kan te veshtire te hyjn ne valet e tua . Nuk ka medyshje qe salih berisha ilir meta do arrestohen dhe gjykohen per krimet e bera dhe abuzimet me pushtetin per gjithe veprimtarine e tyre Thelleisht Kriminale ne Shqiperi . Asnji ilizion !

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Leci

                        Ke shum te drejte pr mik !! Shum veshtire e kemi me hy ne valet e Avpkotit na katnaret . Lum si ti qe paske mund te hysh !!! Sa pef menimin tim Avokoti ka kohe qe i fryn me nje vrime fyellit !! Eshte bere me se i bezditshem !! Qe ta kuptosh ti me mire Valet e tij te bejne me dhimbje koke , jane vetem zhurmuese ..

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bisha NANO

                          RESPEKTE AVOKAT NGJELA….

                          Përgjigjjuni
                        2. G
                          Gelbazat Sorosiane

                          O Ngjela dhe Ju gelbaza Sorosiane. Ne burg do perfundojne si Sorosi I Turqise Osman Kavala. Per dy vjet nuk do dini nga do shkoni. Rama eshte me I ekuilbruar e do shpetoje Po Ju plehra do shihni Ku do shkoni. Shoqja Kim nuk do jete tju ndihmoje.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Taulant

                            Mos ki merak se berishen nuk e burgosin. E duan keshtu te lire dhe aktiv se vetem keshtu sigurohet mbajtja e pushtetit me votat e shumices, te cilet do vazhdojne tia japin PS me arsyen e te keqes me te vogel. Keshtu, or taj, keta socialistet i urojne berishes sa me jete te gjate dhe aktive ne politike. Biles e duan pse jo edhe kryetar te PD. Hahahaha.

                            Përgjigjjuni
                          2. A
                            Albanistan

                            Artikull pa vlere dhe pa pike argumenti Cna ka gjetur neve ne albinistan

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bujar Kanapari

                              Avokati flet vetem sipas interesave te tij. Procesi qe ka ndjekur Berisha eshte i paligjshem juridikisht thote avokati, se nuk e lejon statuti PD qe thote, Kuvendi mblidhet vetem me vendim Kryesie. Anetaresia e rrezon edhe statusin e partise o avokat. Berisha mund te mos kete te drejte nga ana morale, se e mbeshteti Bashen ne Qershor kur kandidoi per kryetar. Po presidenti Meta nuk kishte mandat dhe ishte ne prag shkarkimi? Po ne rast se kryetari partise devijon nga programi politik i partise, i bie qe me logjiken e Ngjeles, anetaresia mblidhet dhe duhet te formoje parti tjeter, ndersa kryetari devijues mban partine dhe logon ekzistuese. Po sikur kete proces qe beri Berisha ta bente Basha qe ka mbeshtetjen Amerikane, dhe Berisha non grata do kishte mandatin dhe statutin ne favor, ke do mbeshteste Amerika. Nuk eshte nevoja me qene juriste, nuk kane qene budallenj ata qe pushtetin ja kane lene antaresise. As Enver Hoxha nuk ka patur pushtet, Komiteti Qendror e rrezonte po te kishte vullnet. Gjykata Apelit nuk mund te rrezoje vendimin e shkalles pare, vetem ne rast se konstaton shifra fiktive, ndyshe, shkel ligjin.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Ali Pasha

                                Ju lutem mos i jepni hapsirë te shkruaj ne gazet avokat Ngjeles sepse me duket se ka lajthit fare. Jeton ne Mars Mos e diskretitoni, sepse ai vet nuk e kupton tashmë se cfare flet, seriozisht e kam.

                                Përgjigjjuni
                                1. C
                                  Coli

                                  Ka akoma njerez qe i besojne ketij te rjedhuri?????!!!!!!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Lana

                                    Shkurt dhe sakte.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. I
                                      Ilir

                                      Perfundimisht ky eshte idiot. Ky flet pasione e jo aresye. Gjithe Shqiperia ka dite qe zien se presidenti do dale nga xhepi i kryeministrit ku nuk pyetet as Opozite e as PS ... dhe ky idiot nuk sheh gje te keqe ne kete narsicizem por sajon brockulla...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. P
                                        PATRONAZHISTI

                                        Pervec deshires personale dhe te shumices se shqiptareve asgje nuk qendron.Saliu dhe gjithe te tjeret jane produkt i mosndeshkimit qe ndertuam ne "demotakercita"pas rrezimit te Diktatures. Spartaku,e kishte mundesin per te bere dicka por,me sa duket nuk e cau dot kupolen e molepsur, ku militonte edhe vete.Pleqeri te bardhe Z.Spartak.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. F
                                          FATMIRI

                                          SALIU DIHET NGA TE GJITH QE E KA MBUSHUR KUPEN POR ESHTE E SHOQJA ME E POSHTER SE AI .E BIJA E MILICES AGJENTE E UDB FUTEN NE LOJE DHE SALIUN KJO BUSHTRA ESHTE E KAMUFLUAR

                                          Përgjigjjuni
                                          1. p
                                            per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri

                                            Take Spurdhjaku, Frrocko Cupka e Mero Baze kane te perbashket qe i mba lidhur si nje fill i kuq revolucionar - Shtrydhjen e me pas hedhjen tutje nga Sali Berisha si limonj te shtrydhur.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Selamiu

                                              Shkollim amerikan??? Kush ve ne CV kurset e kualifikimit tregon se eshte NUL, pasi kurset nuk perbejne formim sinjifikativ. Per nivel Kavaje, jane megjithate Ok. Mos permendni pastaj doktoraturat, se edhe ato 95% jane plagjiature, minimumi te tejkaluara nga koha.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Tualet Palla

                                                Keni 9 vjet si dhelpra mbas koqeve te dashit…. Do e fusin neser ne burg Salen… Do e arrestojne neser Salen… Ja kane bere dosjen gati Sales… Por Sala po ju tregon se si duhet te sillet njeriu qe deshiron te jete i lire dhe jo dele…

                                                Përgjigjjuni
                                                1. R
                                                  Ricardo

                                                  Rama eshte ne qender te politikes boterore dhe drejton edhe keshillin e sigurise( kurre me pare e pa degjuar per Shqiperine ) dhe kunder tij dalin ca periferike pa peshe e rendesi e kundershtojne cdo gje ! Jemi me Akeatin e madh Amerike deri ne fund, e periferiket te rrine urte e shtrojne kurrizin se litari po mblidhet rreth tyre !

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    L

                                                    Ndigjoni avokatin e famfeshem qe thote : Ne qofte se nuk shpallet Berisha me familje i pafajshem nga nje gjykate atehere rrezikon te qendroje familjarisht gjate ne burg S Ngjela Ndersa e drejta rromake thote: 1- Cdo njeri eshte i pafajshem nese nuk eshte denue nga nje gjykate e formes te prere. 2- Per te njejti krim nuk dehet askush dy here. Tashti krahasoni deklaraten e Ngjeles me te Drejten Rromake. More Berishen e mori herlikopterri amerikan te arrestuar apo jo?

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. L
                                                      L

                                                      Ndigjoni avokatin e famfeshem qe thote : Ne qofte se nuk shpallet Berisha me familje i pafajshem nga nje gjykate atehere rrezikon te qendroje familjarisht gjate ne burg S Ngjela Ndersa e drejta rromake thote: 1- Cdo njeri eshte i pafajshem nese nuk eshte denue nga nje gjykate e formes te prere. 2- Per te njejti krim nuk dehet askush dy here. Tashti krahasoni deklaraten e Ngjeles me te Drejten Rromake. More Berishen e mori herlikopterri amerikan te arrestuar apo jo?

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. V
                                                        Vlonjati

                                                        Avokat, si nuk fole njehere per BE-ne, qe po na i dredh dhe nuk behemi kurre pjese e saj. Po tallen me ne si popull, duke thene qe te jemi vend i asosiuar. Eshte per te bertitur me te madhe. Nga vend kandidat qe ishim u larguam me shume nga BE-ja. Per kete flet dot? Apo ne nje vrime i bie fyellit?

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. R
                                                          Rili

                                                          Avokat ,ne baze te intelektit dhe profesionit tend nuk duhet te merresh me njerez anti njerzor dhe anti ligjor. Te gjitha mediat vizive dhe te shkruara duhet ta adandonojne kete mbetje te diktatures. Ky eshte filo serb qe i ka ber corap ceshte tona ,1 nder kontribuesit gjendjen e vendit tone ne keto 32 vite.Bashkepuntor i ngusht i sektit rilindja.

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje