Hyp në Stamboll të shoç Tiranën/ Debati i kotë në Kuvend për vendodhjen e Presidentit firmosës

5 Qershor 2022, 11:18Blog Artan Fuga

Hyp në Stamboll të shoç Tiranën/ Debati i kotë

Nëse ka pasur probleme të natyrës politike, kjo është tjetër gjë, kurse debati nëse Presidenti aktual që firmosi shkarkimin nga funksionet dhe gradat ushtarake të Presidentit të ardhshëm nodhej në Stamboll, kishte apo jo të drejtë të firmosë, ky ishte një debat i tepërt.

Teza dhe antiteza ishin në kufijt e krijimit të njër atmosfere komike, dhe në histori ashtu do të hyjë!

Teza : Meqë Presidenti aktual ndodhej në Stamboll, në takime me kryetarin e bashkisë atje, firmosja e dekretit të tij jashtë territorit të vendit është nul, sepse presidenti kur del jashtë territorit nuk kryen më detyrat e Presidentit!

Me një fjalë firmosja e tij e dokumentit është : Hyp këtu të shoç Stambollin!

Ta shoç Stambollin nga Ura e Gallatës!

Problemi nëse funksionari i shtetit a e bart legjitimitetin e tij kushtetues në trupin e tij, pra e humbet atë në lëvizje jashtë territorit është i vjetër në filozofinë politike.

Por, dihet që është zgjidhur që edhe kur ndodhet jashtë territorit të shtetit, mbreti, presidenti, kryeministri, e kanë statusin e tyre edhe kur lëvizin jashtë! E kanë statusin e tyre ligjor. Nuk është çështje e doktrinave postmoderne por kështu ka qenë!

Imagjinoni Aleksandrin e Madh në fushatat e tij në krahinat e largëta deri andej nga India, ushtarët t'i thoshin : Ik o tutje, je perandor në Maqedoni, por jo këtu! Nuk ke vulë me vete ????

Imagjinoni Napoleonin duke u folur ushtarëve të tij përpara piramidave egjyptiane duke folur fjalët monumentale që ndriçojnë shekujt, dhe ushtarët, duke u zgërdhirë përpara tij : Hahahahah, ik o budalla, perandor je në Paris, jo këtu!

Imagjinoni Stalinin, Ruzveltin dhe Curçillin në Jaltë duke firmosur, kur asnjëri prej dy këtyre të fundit duke mos qenë në territorin e vet, kanë firmosur një dokument : Hyp këtu të shoç Stambollin. Gallatë te Ura e gallatës!!!

Imagjinoni presidenten Osmani që vjen në Shqipëri dhe askush nuk e pret sikurse edhe ndodh, dhe t'i thonë : Presidente je atje në Prishtinë se këtu je turiste!!!

Antiteza: Jo, jo, tha mazhoranca, Presidenti aktual e paska firmosur në tokë shqiptare dekretin sepse e ka firmosur në territorin e konsullatës shqiptare në Stamboll!

Hajde gallatë hajde! Do të mbetet si qesharake në analet e retorikës parlamentare shqiptare në shekuj!

Hyp te ura e Gallatës të shoç Tiranën! Shko në Stamboll të shoc Parlamentin e Tiranës te ura e Gallatës!

Bën gallatë parlamenti, tallet mileti!

Po kur presidenti shkon në nevojtore, në halé pra, a si thonë turqit, në hamam, a është ende president?

Është president edhe kur përmjerr, kur bën kakën, pra kur dhjet?

Po kur bën not, seks, del për gjah! Por jashtë orarit të punës është President!

Qenka territor shqiptar oborri i konsullatës. Sigurisht gëzon të drejtën e ekstraterritorialitetit oborri i ambasadës por a mund të thuhet se është territor shqiptar?

Uroj që presidenti Erdogan nuk e ka dëgjuar se na dërgonte nja dy anije ushtarake që i ka këtu afër në ishujt e Jonit dhe na bombardonte sallën e parlamentit!!!

Atëhere duhet një vërtetim që presidenti Meta e ka firmosur dokumentin në oborrin e konsullatës, jo në hotel, në ndonjë kafe në stamboll, ose te ura e Gallatës!

Ose te kamarja e turpit ku vunë kokën e Ali pashës kur ja prenë në shkallaret e kështjellës në Janinë!

Ore po kur Murati vinte të rrethonte Skënderbeun në Krujë ishte më sulltan?

Pra e paska firmosur te oborri i konsullatës? Në çfarë vend ekzaktësisht? Po çatia, tjegllat e ndërtesës të konsullatës a janë territor shqiptar?

I duhet kërkuar konsullit një vërtetim: Vërtetoj që presidenti Meta e ka firmosur dekretin me vullnetin dhe dëshirën e tij, në gjendje të ndërgjegjshme, pa asnjë detyrim, dhunë, ose shantazh, këtu para syve të mi!

Po mirë, po si ta besojmë që vërtetimi konsullit është legjitim. Ai duhet ta noterizojë! Por sapo del nga muret e konsullatës, për të shkuar te noteri, ai nuk është më konsull sepse ndodhet në tokën e Anadollit! As ambasadori nuk është më ambasador po shkoi të pijë kafe te qoshka e rrugës!

Hajde urë e gallatës hajde!

Hyp te parmakët e urës së Gallatës në Stamboll, apo në majë të lagjes të Gallatasarajit dhe shih Tiranën!

Gallatë Tiranë - Stamboll me emërimin e Presidentit të ri! Mangut këtë kishte historia!

 

13 Komente

  1. S
    Sara

    qe ketij ka kohe qe bleta i ka marre maolin dihet, po dhe qe i duken gjithe idete e veta idiote qe rendom i rendojne kryet e plakur e te kapur, sic duket qysh heret, nga skleroza e deficienca mentale, edhe kjo nuk do doktor e psikiater te merret vesh.. ajo qe s'kuptoj une, eshte pse duhet qe shtypi apo perndryshe media, t'i servirin kete "gjelle" publikut, qe edhe kaq eshte i tejngopur nga skizofrenia kolektive e institucionale qe e ka kapluar kete vend? p.s. t'i shpjegosh nje "akademiku' si ky, teorine e te drejten kushtetuese?! - bah, mekat i rende per "shkencen tone sot ne shek XXI... Ky eshte ende te perandoret e monarket e shekujve dhe mijevjecareve te shkuar...

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fjala

      Eshte i vetmi rast qe une e shikoj shume normal Fugen, po jo vetem: gallate me Sali Berishen qe thoshte nuk e lejon kushtetuta te firmos jashte territorit shqiptar presidenti! Ky shkrim i Fuges kesaj radhe eshte qe ta marre Agron Llakaj se ja ka marre ne kthese Fuga dhe ta çoje te ALPAZAR. Sara mos i bini ne qafe kesaj radhe se i ka rene pikes per te gjitha ç'ka thene. Une u kenaqa per vete. Nje ironi therese per Sali Berishen!

      Përgjigjjuni
    2. @
      @

      Banal deri ne neveri,njesoj si Murrizi,o akademik.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tropoja

        Ore burazer pse heq paralele me sandrin stalinin etj kur eshte kohe lufte ok,dhe ata e kane pare nga larg vendin e tyre por likja e pavi shqiperine mëmë ne gjendje paqeje a te qifja keshtu qe çoç thua te shohç e mos ta shohç a te marrte muti shalet tya

        Përgjigjjuni
        1. D
          Detari

          ky gazetari eshte bole, shumica e skiptarve si ky kane IQ < 50

          Përgjigjjuni
          1. E
            EMIGRANTI

            Çna kenaqe koqet o filozof Fuga kete mesdite:çfare the,e thashe aty e ke?Pirdh o Fuga pirdh je dhe akademik qe as kafshet nuk te respektojne.

            Përgjigjjuni
            1. A
              AX

              Ketij I jane djegur kandelet dhe i punon motorri 1 kohe. Dekreti eshte i ligjshem sepse eshte firmosur ne ekstraterritorin e konsullates shqiptare ne Stamboll. Ne te duhet te shkruhet data dhe vendi, Konsullata Shqiptare Stamboll si dhe nr.prot. Debil ky dhe mender Ylli Manjani Balili

              Përgjigjjuni
              1. d
                dyrdyli

                O z.ot cfare rrot cari kemi per akademik

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bardha

                  Cfare ka ky qe i kane ikur blete nga kosherja,turp qe ashte profesor e bane do krahasime qe dhe nje idiot nuk do ti bente,rroft trapi idiot

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Valeshte

                    Z.Tan! Ne '90 Po te futeshe ne oborrin e Ambasades Gjermanet apo Italiane, policies e EH te hante m...Quhej qe ishte territory gjerman ose Italian. Pra pergjigja e socialisteve eshte teknikishte dhe juridikisht korrekte! Dhe e heq qafe ... Nongraten Plake easy. Iliri si ka borxh Nongrates. Ai ka hallet e vets. Njehere " e dha doreheqjen per Zenin...". Kurse Berisha ja ka fut dy here Ilirit. Njehere per floririn e Vjedhur te Krrabs dhe se dyti qe " ke dy kufoma ne Malin me Gropa dhe do shkosh ne Burg" . Keto I ka thene publikishte ne Parlament dhe ne TV. Nese Berisha genjen, turp te ket!

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      SADIU

                      Prap ky nevojtorja, nuk e kupton ky që bie shume erë dhe niveli i tij është nën studentin medioker. Ore kompjuterin di ta përdor ky apo e përdor si makinë shkrimi. Prandaj jemi këtu ku jemi se kemi akademik të till, mbulo kokën me gurë dhe fshehu.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Ernesti

                        Pse e fyeni o njerez profesorin. Ai po flet drejte dhe me argumenta. Duhet te heqim dore nga sulmet per shkak te perkatesise partiake. Zgjedhja e Z. Begaj ishte e tera brenda parametrave ligjore. Pavaresisht rezervave qe jane krijuar per Meten gjate ushtrimit te detyres si president, ai beri mire qe nuk degjoi urdherin e Berishes per te krijuar ngerç ne proçeduren e zgjedhjes se Presidentit.

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Zgalem

                          Spjegimi i Profesor Fuges eshte i sakte dhe i argumentuar . Persiatjet berishiste jane fjale te kota , per t'u cfaqur se ekziston , pavaresisht damkes non grata . Rri dhe mendon sofizma , qe u ka shkuar koha . Titullari eshte i tille , brenda ose jashte territorit te juridiksionit. Nuk mund ta krahasosh llogjiken e Profesorit , me nje llogjike primitive -kanunore te Berishes . Kemi shume shembuj , qe jane firmosur dokumente shteterore , jasht vend-juridiksionit , per vec Jaltes , do te shtoja dekretin e shkarkimit te Zhukovit , qe nga bordi i aroplanit. Dekllaratat e Berishes , mjer ai qe i merr seriozisht . Zgalem

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje