Sarkofagu virtual

5 Qershor 2022, 18:11Blog TEMA

Sarkofagu virtual

Me daljen e artikullit jo pak mëkatare kishin hapur “ dyert e mortit “ . Ai artikull i kishte ndërgjegjësuar për vetëdijen morale të cfilitur nga mëkatet . Dhe mëkati më I madh ishte zvaritja e fjalës me kalin e gënjeshtrës. Të rrethuar nga ajri i ftohtë akull , me sytë e nguruar, ftyrat të zymta dhe të muruara , ku patinimi i make up nuk arrinte të fshihte inatin,habinë, frikën dhe shkëndijën e intrigës , po përpiqeshin se si ta fusnin në sarkofazhë atë artikull që sapo kishte pluguar mëndjet e tyre por pa tronditur zemrën .

Kishin kohë që ato kishin marrë “çertifikatën e sigurisë” vetëm për të menduar-pa më të voglën ndjenjë çka do të konsiderohej mëkat i madh. Kjo çertifikatë kërkonte të përdoreshin njerëzit pa patur aspak nevojë për besimin e tyre. Për ata njerëzit ndaheshin në vegla dhe armiq. Rrugë tjetër nuk kishte. Kjo përqasje tashmë ishte e moçme për më tepër që shumëkush e kishte pësuar në lëkurën e vet.

Mbas dy ditësh, titulli i artikullit u hyperlink me faqen kryesore të portalit. Çka do të thotë që klikimi mbi artikullin pasohej nga faqa kryesore e portalit. Këtë e zbulova rastësisht . Miqtë e mi po më thonin që nuk po e gjenin tek portali. Klikova dhe ishte e vërtetë. Telefonova mikun tim gazetar i cili më kërkoi pak kohë të pyeste. Ishte e vërtetë artikullin e kishin futur në sarkofagun virtual sepse rrjeshtat dhe paragrafët e tij kishin prishur qetësinë e një ministreje, kishin tendosur deri në këputje telat e Unit sedërli dhe plot egoizëm, kishin nxjerë petët e lakrorit. Nuk do të lëndohesha aq shumë nga miku im po të më kishte thënë përpara se esenë do ta mbyllnin në sarkofagë.

Nuk kisha lindur dje.Po të mos e kishte botuar që në fillim do ta kuptoja. Isha mësuar me gjykimin e shëndoshë të bërë shosh, por kursesi me fundosjen e shpirtit që të shkakton zhgënjimi. Në fyerje e sipër dhe zhgënjim vrastar i shkruajta në whatsup: I dashur, Me atë telefonatë ma shkallmove ditën dhe shpirtin, më lëndove thellë , më befasove deri në mpirje , më hutove deri në revoltë , më ligështove pa fund për miqësinë e humbur , që mendoja se ishte mbi PARTINË .. me trullose për aq shumë miqësi që të dhurova . Plotë besim , plotë sinqeritet, e dalë nga shpirti dhe si e tillë me respekt të pa shtirë. Në atë moment mu kujtua Gjik Kuqali me shprehjen e tij të vërtetë: Të dua ty po të më duash Partinë.

E humba një miqësi për hirë të “ dashurisë” për PARTINË. Përmesē tingujve të artikuluar edhe ti mik me të njëjtin profesion si Gjik Kuqali e the , por pa pasion, thjesht me shkujdesjen që mund tja thonē të panjohurit njëri tjetrit: Të dua ty nëse do duash ministren. Vazhdoj dhe vazhdoj pa fund të përsërisë, si ka mundësi, si mundet, si ndodhi, por qartazi jo si hamleti në dilemën e tij. Sepse ti me atë telefonatë nuk i le vend dilemës, e the ftohtë, thjesht dhe direkt, plot sinqeritet të cilin, këtë të fundit, do ta marr me vete si të fundin kujtim të mirë të miqësisë që të kam dhuruar dhe kam kujtuar se më ke dhënë.

Të dua ty po të më duash ministren - një titull i një eseje pjesë e së cilës janë këto rjeshta. Me dhimbje por si gjithmonë vërtetësisht . Perlati. Të dua ty po të më duash partinë. Një gërmëzim i një dashurie të madhe, për idealet që Gjik Kuqali besonte dhe dha edhe jetën. Kjo fjali sot shumëkujt mund ti duket..

Eh, nuk mund ti vë dot epitete në respekt të autorit i cili tregoj sesa i vërtetë ishte , Gjik Kuqali vetëm 23 vjec, me gjakun e tij vërtetoi besnikërinë ndaj idealeve që besonte fort, të cilët i shikonte të mëshiruara në atë kohë tek propaganda e partisë komuniste. Midis rrjeshtave Gjika donte ti thoshte të dashurës së tij se të dua ty nëse më beson mua dhe idealet e mia. Ishin ideale që mbinë në shtegun pa fund dhe plot hone të varfërisë,të sakrificës, së dashurisë që jep dhe merr,të besimit reciprok, tek shpresa për një botë të barabart, komuniteti dhe shembulli i idealeve të të tjerëve të cilët me jetën e tyre treguan vazhdimin e shtegëtimit . Idealet e Gjik Kuqalit lindën dhe morrën formë nën kujdesin, besimin, dashurinë e dhuruar nga minatorët e minierës së Krabës të cilët e quanin djalin e tyre.

Ata ndanë me Gjikën besimin, dashurinë, gëzimet ndonëse shumë të pakta, sinqeritetin, dlirësinë, mënçurinë dhe vuajtjet e shpirtit. Të gjitha këto ishin “ lënda e parë” e idealeve të Gjik Kuqalit dhe gjithë dëshmorëve të tjerë që u pushkatuan në kampin fashist të përqëndrimit në Prishtinë. Ata besonin tek idealet deri në vetflijim. Por kush ishte” lënda e parë” që ndezi hovin për të “ mbrojtur” ministreshën dhe që dogji gjithçka të mirë deri në jetë të shpëtuar?

Përfitimet e të tashmes pse jo dhe ato të ëndëruar për të ardhmen shkelmojnë pa u menduar, lehtësisht, gjithçka të mirë të së shkuarës dhe të tashmes Njerzit e ndjenjë- mendimit janë shndëruar në specie shumë shumë të rralla, veprimet e të cilëve habisin jo pak njerëz. Konsiderohen naivë-fëminorë jo më pak të veçantë se dinosaurët e dikurshëm tashmë të pranishëm si fosile.

Njerzit kokë-trup zhgënjejnë të gjithë ata të cilët prej kohësh kanë haruar se mund të mendosh edhe me zëmër. Për dashurinë jap jetën , për lirinë jap dashurinë . Sandor Petof. Sot kjo shprehje e ngjeshur me konceptet që i japin kuptim jetës trasmeton idealin e Sandor Petof koncepte për të cilat ka shkruajtur Platoni ketu e 2400 vjet më parë.

Sot jo pak nuk arrijnë ta “ përkthejnë” pasi si moto ata kanë: për unin, tradhtoj besimin / për ministren, tradhtoj miqësinë. Dhe nuk çuditem sepse gjithmonë ka patur edhe protagonist të këqinjë të cilët dhurojnë joshjen për të metat e karakterit. Kjo ishte edhe një nga arsyet qe Platoni themeloi në Athinë, një shkollë, të quajtur Akademia, e cila lulëzoi për më shumë se 400 vjet. Ti shkoje atje për të mësuar asgjë më pak, sesa si të jetoje dhe të vdisje një njeri i mirë.

2 Komente

  1. A
    Arzt

    ç'ishte kjo logorre e çartur qe sapo lexova?!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kurizo

      Sigurisht zbatica e mëndjes tënde dhe ngurtësimi I shpirtit nuk të lënë të “ për kthesh” nga shqipja në shqip!!!!!

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje