Ben Blushi zbulon historinë e panjohur të jetës së Viktor Zhustit: Babai më thoshte "djalli im i dashur"

8 Qershor 2022, 10:36Blog Nga Ben Blushi

Ben Blushi zbulon historinë e panjohur të jetës së Viktor

Nga Ben Blushi

Viktor Zhusti më mori në telefon. U takuam.

Dua të sjell në teatër Ali Pashë Tepelenën, tha.

Shumë mirë i thashë, kush do e shkruajë?

Do ta shkruash ti, tha Viktori.

Unë e kam Ali Pashën personazh episodik, në një roman timin, por nuk kam shkruar shumë për të, i thashë.

Ka shkruar yt atë, tha Viktori

Babai ka bërë Koka e Prerë, një roman që tregon ditët e fundit të Ali Pashës.

E kam lexuar, tha Viktori, nga fundi i thashë Kiços ta kthente në një pjesë për teatër por ai nuk donte të shkruante më

E lodhi shumë sëmundja dhe nuk shkruante dot, thashë unë.

Prandaj bëje ti, unë do e luaj, tha Viktori.

Unë bëj romane por nuk di të bëj drama, thashë unë

Është shumë e lehtë, bëj një skenar pastaj e kthej unë në dramë.

As skenar nuk di të bëj, thashë unë.

Po ti hidh diçka, pastaj flasim, tha Viktori.

Më duhet të ndërpres një projekt tjetër që kam në dorë, thashë unë.

Çfarë po bën, pyeti Viktori?

Po punoj për një libër me fotografi, po eksperimentoj.

Çfarë personazhesh ke?

Të ndryshëm, një vajzë me shami, një prift, Frederik Ndocin, gjyshen time, një afgane, Robert Ndrenikën dhe ndoshta edhe ty.

E di që me Bert Ndrenikën kemi qenë në një klasë?

Nuk e dija, i thashë, e fotografova para një muaji.

Është dembelosur, i them gjithmonë hajde te shtëpia ime në Greqi, pimë verë, gjuajmë peshk, e kemi detin 20 metra.

Pse ke shtëpi në Greqi?

Kam në Evia, është ishulli më i madh grek, pas Kretës.

Epo ndoshta prandaj nuk vjen Bert Ndrenika se ishulli i tij Korfuzi, është më i vogël se Evia, e ke kompleksuar, thashë unë.

Jo mo mezi lëviz ai, tha Viktori, kështu ka qenë gjithnjë.

A e di që Bill Gates po blen një ishull në Evia?

E kam dëgjuar. Nëse e takoj do ti flas mirë për ty, ta rregulloj ti bësh ca foto.

Kujdes me Bill Gates, Viktor, thonë që ai ka formulën e rinisë së përjetshme, mbase ta jep dhe ty.

Nuk besoj se ka gjë, ai ka më shumë rrudha se unë.

Po çne shtëpi në Greqi, e pyeta?

Mamaja ime ishte greke, unë trashëgova shtepinë e saj duke humbur pronat e babait.

Po pse mamaja me babain nuk kishin të njëjtat prona?

U ndanë kur linda unë në Greqi, në 1942, tha Viktori.

Ke lindur në Greqi dhe si përfundove në Shqipëri?

Prindërit u divorcuan dhe babai për tu hakmarrë ndaj mamasë me dërgon në 1945 në Korçë te vëllai i tij, isha afro 3 tre vjeç.

Si të dërgoi në Korçë pa lejen e mamasë?

Një muaj pasi unë erdha në Korçë në Prill 1945 kufinjtë u mbyllën dhe unë mbeta te xhaxhai që më rriti, ndërsa prindërit mbetën në Greqi.

Çfarë fati i keq, thashë unë, po i gjete më vonë prindërit?

Me babain kam folur vetëm në telefon në 1976, ishte në Amerikë, i mbaj mend vetëm zërin, fliste si Fan Noli, më thoshte djalli im i dashur si je, dhe unë i thosha, të lumtë baba nga e kuptove që unë jam një djall?

Po me nënën?

Shkova e takova në 1983 në Athinë. Sa më pa më njohu nga sytë.

Dhe more pronën e saj në ishull?

Ajo ishte martuar dhe unë ia bleva pjesën tjetër të shtëpisë dy motrave të mia, që mamaja kishte nga një martesë tjetër.

Po nga babai ishe i pasur?

Nga pasuria e trashëguar e babait kam marrë deri vonë 400 dollarë në muaj derisa qeveria e Tsipras na i preu.

E ke votuar Tsipras?

Si ta votoja, më hoqi paratë e babait, bashkë më pensionin e homogjenitit.

Pra si përfundim çfarë more nga pronat e babait?

Asgjë nuk mora. Ai ia la të gjitha gruas së dytë, njerkës sime dhe ajo nuk më la asgjë nga inati që unë u bashkova me mamanë time.

Kokëfortë, thashë unë.

Fanatike, tha Viktori

Do bëjmë ca foto, thashë unë.

Po me Ali Pashën çdo bëjmë, pyeti Viktori?

Nuk ta premtoj dot, thashë unë, pa mbaruar librin tim me portrete nuk prek gjë me dorë

D.m.th nuk do ja presim kokën Ali Pashës?

Kemi kohë, thashë unë.

Unë jam 80 vjeç, tha Viktori.

Ali Pasha ishte 82 kur ia prenë kokën, thashë unë.

Mirë mirë po mos shkruaj gjë për jetën time.

Nuk i bëj premtime burrave mbi 80 vjeç, thashë unë.

 

19 Komente

  1. j
    jonel

    Qelbesira Blushi, fytyre e ndyre, babane e ke pasur te shkelqyer por kot nuk thone nga trandafili del gjembi, i ndyre do te mbetesh....

    1. X
      XX

      Pse eshte qelbesire ky Blushi, apo nuk lahet?

      1. B
        Besi

        Po pse o te uruar villni vetem vrer duke ndjelle neativitet.. Na mjaftojne hallet qe kemi.. Fundja lere te shkruaj..Nuk i vjen e keqa mjerzve nga shkrimet !

        1. M
          Mjere Shqiptaret se ku jane katandisur !

          Un nuk gjej asnji aesye Njerezore ,(Referuar Komentit -jonel) qe te kuptoje -perse'n e asaj gjuhe vullgare vs Autorit !!!!!!!! Dhe eshte fare e thjeshte -te kuptoshe nji gje : Se njerzit aty ne Shqiperi kan jo nji e dy - por disa tjegulla magut ne Catit e tyre ! - U ndje i ofenduar - komentuesi Jonel -perse Blushi ndryshon Atmosferen e zymte qe ekziston ne mediat shqiptare dhe se i afron lexuesit dicka ndryshe ,zbavitese - publicistike ktu ? - Nji gje duket qarte , se ne ate shoqeri ,ka shume mangesi per mos te then Kulture ,nga e cila rral takon te dallosh ndonji Gjurm ne Hapsirat Shqiptare . Oj terbon tjetri ,sepse tjetri Krijon dhe afron nji Kulture ndryshe ne Komunikim !- Shkrimi eshte tipik Blushi . I thjeshte i qarte ,pa fluturim mes resh apo zhytje ne thellesi - por i kendshem -Bukur ,sepse na sjell ne skene edhe personazhe te Filmit Artiste te Teatrit etj - madje edhe informacione mbi ta qe pak nga artedashesit ne ate vend i njohin i dijne . Rrespekt Blush -rrofsh qe vazhdon e ben dicka qe pena te jetoj e ler gjum mbi Letra...

          1. B
            Bureto

            Beni nuk ka pse te lodhet te shkruaje skenarin qe i kerkon Viktori. Ka bere Kiçua, babai i tij nje roman, per Ali Pash Tepelenen. A thua nuk e di ai kete?!!!...

          2. b
            beni

            cpate jonel? kush ta qiu motren? nuk thash gje per gruan tende

            1. P
              Pokeristi

              Interesante prejardhja e Viktorit.E lam njoft ka herët,por s’dinja asnjë nga këto hollësira. Viktori është po ashtu një karakter kompleks i qëndrushëm,me një temperament impulsiv të larmishëm,të pranushëm, të pëlqyshëm.Një aktor i vërtetë dhe nje tip interessant. Të ngazëllon dëshira për punë artistike e këtij të “riu”,80-të vjeçar. Përshëndetje Viktor.

              1. S
                Shqiptari qe do Shqiperine pa dallim feje dhe bind

                Ben Blushi vjen nga nje familje teper e respektuar, si nga e ema, Mira Shuteriqi, nje zonje intelektuale dhe teper e dashur dhe e embel dhe mbi te gjitha, shume e thjeshte, si dhe nga i ati, Kiço Blushi, nje shkrimtar i mrekullueshem. Persa i perket Artistit te Madh, Viktor Zhusti, eshte krenari ta kemi kete figure kaq te bukur dhe te talentuar dhe qofte prane nesh edhe per shume vite te tjera! Arti nuk duhet te njohe as bindje politike, fetare dhe nacionaliste! Arti eshte ajo cfare na percjell dhe jo cfare individi beson dhe mendon. Ju lutem, mos villni vrer ndaj kurrkujt, pasi nuk na ben as nder e as krenari!

                1. k
                  kevin

                  ky gjithmone flet per rrerthinat .O grek , o hebre o dicka tjeter.Po me Shqiperine e lidh gje...

                  1. E
                    Erdogan

                    Greqia dhe te ashtuquajturit Arvanitas zoti me comentin Mjere "Skiptaret" ku jane kata-ndisur u shkeputen nga Perandoria Osmane. Kurse Arnautet e vetequajture Skiptare si Mah-Mutet (Mehmet "shqip") Enveret, Abdullahet (Abdyl "shqip"),Qemalet etj Kane Kombesi Turke. Nuk mund te jesh Myslimane "Skiptare" kur ndryshon Identitetin,Emrat, Mbiemrat, Besen, Festat,Ndergjegjen Greke Bizantine per 11 shekuj. Per Ilyret nuk behet fjale qe ishin pjese e Historise, Mithollogjise dhe Politizmoit (Culture "shqip") te Kombit Greke. Kete e tregon edhe ndryshimi i Topo-Onomat (Toponimet) Greke te Vorio Epirit te Kastriotit.

                    1. q
                      qytetari

                      Gjynaf i shkreti shkrimtar... ka rjedhur para kohe...por fare fare! Flet me vete apo me te tjere dhe i boton si krijimtari letrare

                      1. D
                        Davidi

                        Blushi do shkruaje nje roman me rromuze...

                        1. z
                          zgalem

                          Ben Blushi shkruan mire . Di te shkruaj , sepse ka frymezim . Nuk shkruan kot . Krijon situata te ralla , qe i bejne shkkrimet interesante . U mor kot me politike . Nuk ishte politika , per te . E la me vonese dhe beri shume mire , qe e la . Romani i pare me ka pelqyer shume . I dyti kishte disa mangesi . Keto ese , qe shkruan ne "Tema " , jane ese , nga me te mirat e botuara , ne shtyp . Jane te ngjashme me shkrimet e Kicos . Kico nuk vjen me . Te pakten t'i afrohet . Djali tjeter i Kicos , ka marre kot. Me vjen per te vjelle ,kur e shof ne mbrojtje te Ilir Metes . Ai nuk eshte i kesaj prerjeje . Po Perendia , me perpara te merr mendjen , pastaj te merr gjene . Suksese Beni . Zgalem

                          1. M
                            Miku

                            Eshte djali i xhaxhait te Benit zedhenes i Likes.

                            1. B
                              Blushi e ka detyrim qytetare te kontriboj Shqiperi

                              zgalem , jam kunder mendimit tend se Blushi beri gabim qe i hyri Politikes ,sepse POlitika Shqiptare e ka shume te nevojeshme ala me shum sot ,per Qytetare qe dijne te artikulohen si Qytetare ne Politike ,nderkohe qe inteligjenca s'oí mungon . Mipro si ne cdo kariere apo profesion qe secili nis -fillon ka edhe deshtime rrexime per arsye nga me te ndryshmet - ambicje ose kendveshtrimi drejt suksesit ,gje e cila i ndodh te gjitheve ne cdo fushe . - Un mendoj se Blushi duhet t'i rikthehet Politikes duke njohur tashme edhe dobesit e tij ne fillimiet e tij -nji Eksperience qe atij e cilitdo e kishte te nevojeshme . Ndoshta me i moderuar ,pse jo edhe me X Parti te re ,duke ber grumbulluar rreth vehtes qytetare njerez idealiste me nji Higjene te paster Morali dhe un jam i bindur se do kene Súkses ne Politike ,kur shikon se me cfar eshte mbushur ai Parlament .Then kte , kam parasysh se Blushi i cili vjen nga nji Familje e Njohur tashme Intelektualesh duhet ta ndjeje per detyrim Moral si qytetare i ktij vendi ,per te kontribuar ne Politike vendit e te tij .Nqs nuk e bejne njerez si Blushi - cfar mundet me prit ,nga Bajgat e Stanit rrokullis nga malet ne Tirane.

                            2. C
                              Ca me thone me teper

                              Shkrim shume terheqes Z.Blushi. Dialog shume i kulturuar dhe i holle. Mire do ishte te shkruaje nje drame, te mblidhje nje pjese te kastes se aktoreve gjeniale. Konsideroje oferten e Z. Zhusti. Respekte

                              1. l
                                lenci bira

                                Ben Blushi RESPEKT BRAVO

                                1. T
                                  Tani Tarzani

                                  Mua më pëlqejnë shkrimet e Benit dhe i lexoj pothuajse të gjitha. Essert e shkurtëra me figura publike janë të shkëlqyera sidomos kur i prezanton dhe më photon bardh-e-zi.

                                  Lini një Përgjigje