Mish e birra lumë, me Babon në krye

13 Qershor 2022, 09:16Blog TEMA

Mish e birra lumë, me Babon në krye

Nga Agron Gjekmarkaj

Shqiperia mbremë pat ziafet të madh. Shteti dhe partia pas tridhjetë vitesh u bënë një si dikur motit. Piqej mish e birra lumë.

Evolucioni cilesor shihej edhe me sy. Nga Sejfulla Maleshova tek shoku Kajmak perfundoi ai. Liri Belishova e sotshme është Bora. Qemal Stafen mund ta kerkojme të një idealist si Ahmetaj.

Profesoret e dikurshem që të rrokanisnin koken ishin bërë def nga sytë.

Nuk gjeje një per be. E kujt i duhen?! Trazovaçë të medhenj kanë qënë! Çoç u dukej vetja me librat e tyre e shkollat në Francë. Punëmbaruar kerkon epoka. Tani një lider, një liber, një parti ka vendi, Babon, ” Kurbanin” dhe “Rilindjen” ! Luam ai qe di të bëjë thesar prej tyre.

Nga PS e dikurshme ishte vetem Gramozi i cili vjen nga tabani popullor ku lançimi e  linçimi nuk bëjnë diferencë të madhe e që fukarallekun e fjalve të teperta nga librat e kishte zët, por edhe ai i mvrenjtur.

Babo e terhiqte perpara si gjetue fiku, Gramo merrte pas me yxhym. Terhiq njëri e hiq tjetri më në fund fitoi Babo.

Në vend të Profesorve në krye të rreshtit për të pritur Babon u shfaq Damo për të pritur Krushkun me kostum e atlete, pak i skuqur nga emocionet dhe shendeti. 

Ai mbajti një fjalim historik plot erudicion , programatik e me vizione me dy fjali “të rrojë Partia të rroni ju” dhe ” nëse ka ndonjë gjë për të thënë Babua”, pas tij Blerina me ngjyra  furfullitese feste vuante padurimin e pritjes, Lali me gezimin  e perhershem, intelektuali i shquar Alket Hyseni perlotej, Tigrushit një lezet i madh i kishte pushtuar fytyren megjithese tërë pasditen kishte bërë sanduiçer, Tezja e cila harenë e shfaqte  me këmbe e duar  edhe pse kishte larë e fshirë sheshin  që nga mengjesi e keshtu me rradhë. 

Ajo herë pas here u tundua t’ja merrte një kënge labçe me Termetin kushtuar Babos, “moj Greshica maja maja /ku rreh topi e kumbaraja/ moj Greshica gropa gropa hengre treqind e ca koka/”.

Tao ishte më i terhequr dhe i buzeqeshur me masë.

Fjalimi i Damos i dha lajtmotivin e mandatit të tretë dhe e preku thellë në zemer. 23 mijë votat e Elbasanit po i çukisin xhanë pak e nga pak.

Evisi me sytë nga Edona që shihte Zeusin dhe kesisoj ndriçohej. Klosi me në fund dukej si Karl Marksi me mjekrren e rritur e të dendur. Por kjo nuk dihet a i pelqen Babos kur duhet vetem një model. Edhe Fahro ja ka bërë këtë verejtje.

Mjergulla mbuloi praninë e Presidentit Bake xhani. Disa thanë nuk erdhi, si ja bëri Babos këtë? Mosmirnjohesi. Të tjere besuan se e kanë parë me Nikon pas një peme në periferi të festes duke biseduar per pronat e ushtrisë, ku nxirrnin koken  herë njëri e herë tjetri.

Niko hante kerrnacka e pinte birrë Korça, Bakja  një ballë kazani Skrapari me shishqebap. Majko që në Parlament erdhi ngaqë Inceneratoret nuk dogjen mbeturina por Bllakon e gjorë  i kishte kthyer shpinen Babos dhe qashtersisht bisedonte me Elisen e  cila ndiqte me sy Babon mjekrra e të cilit po thinjej nga hallet duke pikelluar mijera sy e zemra.

Anila Denaj qe nuk po merret me statusin e deputetit siç ka premtuar pat lehtesi të madhe, koperativistet e punetoret kishin dhuruar  me zemer,mish e zarzavate per gostinë , hyzmeti gratis gjithçka me pune vullnetare. Babo e ka qejf nikoqirllekun se ai vetë e ka thë “dy metra do jenë tonat” në të pertejmen.

Musai me pervujtni shperndante supë nga ajo që gatuan Lali për të pastrehet që të ardhurit nga larg të paqtonin midenë. Shalsit i kishte rënë me e lehta punë! Në një qoshe mbushte kupa me akullore per ata që lypnin freski dhe vetë herë pas here lepinte një.

Braçe nuk u pa në qender as Xhafa mbase druanin se mos ndonje nga ministrushet e reja i pyeste po ju xhaxha kush jeni?

Ditmiri nuk shihet më që nga dita kur me traktor u shfaq  se po punon per buken e kalamaqerve me meditje në Europë, jep mend ketej e andej. Ishallah se merr vesh Babo se do merzitet.

Ulsiu me modesti kishte punuar në akçihane gjithe pasditen! Me një perparse kasapesh veshur e me biçak kishte rrjepur nën blir desh e cjeper per çabullin e darkes.

Çuçi kishte qeruar patate e grirë sallatë po pa pertesë fare se Lideri tani që Opozita është rremujë e ska frikë prej saj keto punera i ka shumë per zemer. Garat e devocionit e gezojnë pa mase por edhe e merzisin kur janë bajate se ai mbahet per kalores i estetikes dhe kodifikues i etikes.

Braimllari i LSI shënd e vere kepuste salsiçe me dhëmbë  kërrc kërrc  njëra pas tjetres si shënjë besimi për nuancat e reja mes PS dhe LSI, teksa Xhixho nazuiste një gotë ujë që nuk e pinte nga mosbesimi.

Margeriti koka e se ciles kishte dalë mbi re studionte nga lart arkitekturen e Partisë në kohen e Babos pa shprehur ndjesi.

Etilda nuk u pa në vende te dukshme mbase per ti shpetuar syrit të keq  të Danjollit të Sherkes që nuk e kursen.

Manastirliu e cila është lodhur por me sukses ka kryer fushaten e vaksinimit kuptoi që aty të gjithë kanë marrë vaksinen e dashurisë për Babon dhe u ndie mirë. S’ka pandemi që e cenon unitetin lider-parti-popull.

Babo gjeti kohe për të gjithë! Madje bëri një foto të ngrohte edhe me Kryetaren e Kuvendit duke shkaktuar jo pak xhelozi tek mileti rrotull.  Po kaq për ti thënë , mirë mirë u takove me Papen por unë jam  Zoti.

Kastriot Çaushi meqënese fondacioni “Qemal Stafa” humbi  neper tendera e kanabis erdhi si tek filmi “Qortimet e Vjeshtes” per tu kujtuar idealet e medha ndonese Tigrushit ju duk si Vasil Laçi i dekoruar nga Meta që mund të bënte hatanë.

Mornica i shkuan mbi trup dhe u bë gati ti hidhej persiper me kthetra.

Artistë dhe gazetarë pranë partisë kishte plot.

Babo nuk foli. Pertoi. I daroviti të gjithë nga pak pa perkushtim të madh dhe pastaj iku tek Zaho që po e priste në shtepi. Teksa hipte në makinë Laçko  me duar pas kurrizit admironte Ali Pashanë e vet! Filip Çakulli tymoste dhe mendonte ” duhet të pershtatemi, në monizem u rrita e në të po motnohem”!

Rruges per në Surrel Babo mendonte 24 vjet në Pushtet, 17 në krye të PS. Unë jam lider historik jo Nano që  4 vjet i kaloi në Bënçë e 8-9 të trazuara, por detyrohem ta kujtoj çdo vit me bezdi të madhe.

Ai është lider historik në pension. Unë e Doktori në punë. Ne i japim perjetesi historisë. Një kokëçarje më shumë per Babon të sillet si bashkëkohor kur është historik.

32 Komente

  1. S
    Sali Ram Berisha

    Zotni Agron Gjekmarkaj, shume yrysh ke mare me keto "sarkazmat" e tua, por ti harron se nuk je perballe Lulzim Bashes, Sali Berishes, te cileve, sipas rastit, u beje fresk apo i "derrmoje me kritika" apo eunukeve te PD, ti je perballe nje muri te larte, perballe GJIGANDIT Edi Rama, te cilin, ti si liliput para TIJ, ngado qe ta maresh, e ke te shenuar ne balle inferioritetin personal qofte kulturor qofte politik qofte letrar. Ah se harrova, edhe si shkrime ne linjen folklorike qe mundohesh te beshe sarkazmen apo ironine, jane shkrime qe kur i lexin, te lene nje shije sikur ha çorbe te prishur ne nje vend te piset.

    1. v
      vang

      O GJEK: Ku e pe mishin o sharlatan.PE LEKURA QINGJASH TE HEDHURA MBRAPA SHTEPISE TENDE? LLafazan me fantazi te semure.INJORANT I LEPIRE.

    2. k
      kosta

      na cau karin ky gjekemarka kerkon te arrije Meron po lodhet kot se ben humor maloku. vk gjeke nuk te lexon kush.

      1. V
        Vlora

        Sa shakator i madh ky Gjon Marku

        1. T
          Tropoja

          Haha profesor me keto qe shkruan ti nuk ka nevoje populli te votoje kunder tyre fare i ke ujdisur mire se ne ate gjendje erdhen vet dhe flm se na shton humorin ne keto dite te erreta komuniste

          1. Ρrushi

            Bëj durim o Gjek i Markajve, Rreth viteve 2030 bëni një përpjekje serioze se mbase ju ndien. Nëse jo. Pastaj shijoni pensionin e mësuesit.

            1. P
              Poveri albanesi

              Dole ti BABO qe te brn per te vjell me shkrimet e tua koti. Kush ta ka mbush mendjen o bole qe di te shkruash... Me ju budallenjte kriminela,fatkeqaisht e fatmirsisht,edi rama do mbreteroj dhe do tall ate te gjatin qe ka nxjer ne plazh...

              1. F
                Franz Kafka

                Ky eshte humorist aq sa eshte Sazan Guri shkencetar. Pra pak a shume jane e njejta prerje. Mgjt mqs pretendon se ben ironi, i kujtojme se forca te cilen perfaqeson, kur u zgjodh Basha kryetar bashkie i Tiranes, theri rreth 30 qingja ne deren e bashkise duke i prere fytin e pastaj duke i rrjepur nje nga nje. Gjaku mbuloi sheshin per disa dite dhe nuk lane pastrueset ta pastronin se per demokratet pellgjet e gjakut ishin mbaresi. Mgjt ky veprim ishte normal per Gjekmarkun atehere, madje kritioi kasapet se pse nuk i shkulen edhe zorret qingjave, e ti hidhnin siper pemeve, se ashtu do ishte akoma me mbaresi

                1. s
                  shqip

                  Ah dreqi, sa shpejt mbaroi. Po kënaqesha me humorin e Gones . Dhe kur bën humor Gonia , " Mbamëni se do t'ja them njëherë unë" . Sikur ta kishte vazhduar edhe ca dreqin, shumë komike. Po ja p. sh. Ne vazhdën e tipave e të karaktereve të shtonim ca material. Pasi Babua e la festën e kthye tek Zahoja në shtëpi, u ul në divan e mori me përtesë telekomandën e TV. E ndez pa i dhënë shumë rëndësi. Kur befas në ekran u çfaqën imazhet e filmit të ri, " Skënderbeu dhe turqit" . Filmi është një realizim i tëri shqipo shpellar. Skenari është realizuar në Shqup, si fortesa e fundit që i rezistoi hordhive të sulltan Saliut. Vetë Sulltani mori pjesë në këtë betejë. U a bënte me dorë e me kokë jenicereve, yxhym milet, Allahu është me ne, thoshte nëpër dhëmbë. Dhe anët e buzëve i shkumezonin nga jargët. Në krye të usht-risë printe Flamur pasha . Kalorsine ja kishte besuar Sheik Sali Lushajt. Ndër topçinjtë shquhej figura e Edi Pa-koka. Beteja ishte e ashpër. Vrana Basha ishte pozicionuar në kështjellën me dyer të blinduara. GONI i Gjekajve të Markajve se bashku me një skuadër grashë u ngjiten në katin e dytë. Sytë e trimereshes Grida u ndeshen me ato të një luftëtari të ri, Salianusi. Ky i fundit e kish kohën për nuse, por u martua me Babalen. Lufta vazhdonte me vare e me qysqi. Por në fund Babua, personazhi i Gones, pati çuar ushtri per të zbrasur berishët që mbanin hanxhare në duar. Këtë radhë Gonia shpëtoi paq. Shpëtoi nga ata personazhet e satires që vetëm ai di ti përzgjedhë. Dhe filmi pastaj sigurisht që mbaroi. Po si te gjithë filmat me temë historike, në fund autori jep edhe detaje se ç'u bë me fortesën, me heronjtë e kësaj beteje, e me fundin e shumë prej tyre që morën pjesë në atë që quhet : kap ça t' kapim. Pati nga ata që u ngujuan në Shqup, që pasi hoqën makiazhin e grimereve, u shfaqën me rrobat e tyre origjinale. Bënin be e rrufe që nuk e kishin tradhtuar sulltan Sali-h-un. Vetë Vrana Basha u tërhoq nga karriera ushtarake. Gonia nuk e ka vendosur akoma nga të shkoj. Të shomë e të bëjmë. Ndërkohë po hedh ca grimca humoristike në papir. Mbase Merua paguan mirë. Pse mos botoj edhe të miat , thotë Gonia me të vetën. Përderisa boton Andi Bushatin, për të cilin njerëzit kanë alergji. Kjo edhe për shkak të gjish Hizniut e gjishe Vitos. Po e kemi thënë o Gone ; c'faj kane nipërit e brezat ! Ja, ti vjen vetë nga persekutimi. Camarrok, të pret menderja spango. Vetë, eh vetë, te ishe vetëm ti. Ohu sa Agrona ka këtu ! Tufa, Gjekmarkaj, e plotë emra e mbiemra të tjerë. Keni vojtur mor aman. Ju kanë bërë biografinë në atë kohë. Po sikur ! Jo mo, ç'ne. Ti, ju, të bëni biografinë e ministreshave , mos o zot. Por për një gjë s' jam shumë i qartë. Ore Gone, po gjithë ky frymëzim mo Gone, po si nuk e kishe zbuluar më parë. Apo s'kishte edhe material të bollshëm. Si i kanë shpëtuar penës tende personazhe tragjikomike si Aldo Bumçi apo Xhaferraj i cilësisë së Diellit . Mgjs unë besoj te kundërtën e asaj që ka thënë për Ferdinantin. E ka pasë per cilësinë e lules së Diellit. Shoku Agron i djathtë. Ushtroje pak kaligrafine edhe në krahun tjetër. Të ha pena vetëm majtas. Që të bëhesh, bëheni të plotë, mundohu të çosh pak trurin edhe djathtas. Do gjesh material që do çudisni botën.

                  1. A
                    Andi dhe Mehdi Bushati.

                    "shqip"! Bravo dhe faleminderit.

                    1. a
                      artur

                      Të lumtë pena ! Kur lexova komentin tënd , shkrimi iGjekmarkaj , mu duk si e dhjerë qënsh .

                    2. a
                      am

                      Duhen ndare keto licencat e shkrimeve ne dy kategori. Licenca poetike dhe licenca patetike ose ne rastin e dyte nevoje per te pjerdhur. Keto te gjekmarkajt jane pordhe dhe biles me shtrengim.

                      1. M
                        Ms

                        Të janë trëmbur "dhitë" o Gjekmark mavria!

                        1. F
                          Franz Kafka

                          Ironia e ketij eshte si shkenca e Sazan Gurit, pra jane e njejta prerje. Por mqs pretendon se ben humor, i kujtoj se forca qe perfaqeson, kur u zgjodh Basha kryetar bashkie Tiranes, theri 30 qingja ne deren e bashkise, duke i prere fytin dhe pastaj rrjepur nje nga nje. Gjaku mbuloi sheshin per disa dite se demokratet nuk linin njeri te pastronte ngaqe sipas tyre gjaku ishte mbaresi. Por atehere Gjekmarku nuk beri ironi me kete ngjarje, madje kritikoi kasapet qe pse nuk i nxorren edhe zorret qingjave dhe ti varnin pastaj siper pemeve, sepse ashtu ishte akoma me mbaresi

                          1. O
                            Opinion

                            Gjekmarkaj me nder "profesori"! Nuk i bën dot gjë gomarit(PD) dhe i bie samarit.Na e shpife rregullo punët në stanin tënd o bagëti e gjindjes pa shkollë. Mos bëj hokatarin por denonco rrumpallën që mbretëron në atë stan. Siç po shkojnë punët do përfundojmë pa opozitë dhe do ikë Rama(PS)nga pushteti kur të dojë vetë.Kjo është për të shqetësuar jo gallata që ti shkruan për mazhorancën e sotme.

                            1. A
                              Agim

                              Perseri ky shakaxhiu i perparimit! Sa humor qe ka more!

                              1. A
                                Arian

                                Prift o prift.te dogji marazi.nuk të përfill Edi se ti nuk dukesh,ja pa ngjyrë i shpëlarë.

                                1. P
                                  Populli

                                  Ha dhe ca kohe ate mut qe ke ngrene deri tani o Gjeka i Markajve. Keshtu ke mbijetuar, ti dhe sorollopi i fese tende.

                                  1. E
                                    Ernesti

                                    Injorant tipik, mendesi fdhatareske si idhulli i tij dr mortja, thashethemexhi i peshtire, shpifes dhe yeper i pacipe. Kjo vjen nga mania e ingerioritetit. Nivel mjeran. Ky plasi te krijoje nje identitet por me formimin e cıngusr nuk e ka kete dhans. Merret me PS dhe lideret e saj dhe kur? Ne pervjetorin e 31 te saj. Do te duhej te heshtete ky zog gomarit. Ata kane te drejte te festojne. Shihini te gjithe duke qeshur, plot lider te agye nga te vjetrit dhe te tinjte, mbushur sheshi me intelektuale te shquar edhe pse nuk kane anetar te PS, ndersa ti mor gjemsrsklija ne ate oborrin e ish SHQUP-it, ne “festen” e Rithemelimit te rrahen me grudhta e shputa mbas qafet dhe u mshehe si mut dhe si i paburre qe je te gjitha keto i tregove me gojen tande dhe nuk pate burrerine t’ja ktheje dikujt te pakten nje peshtyme surratit. Ça te shkrusj me dhume per kete pervers qe ne vend qe te heshte dhe te shkruaj diçka per ste qenef partije ku ban pjese e qe po e varrosin per se gjalli, merret me te tjeret qe jane ne maje te kalit dhe po i sherbejne vendit mrekullisht. Po ku ke ftyre ti öor faqexi te matesh me Ramen?

                                    1. i
                                      ilir

                                      Si nuk mbeti nje i vetem ne opizite, i mencur. Ky maloku qenka trap fare. Kerkon te bej humor. Pse, me te vertet eshte pedagog? Mjer ne

                                      1. v
                                        vang

                                        perderisa nuk kupton per ato qe shkruan sigurisht je ne delir qe kur Cani ti pelqeu ''bejtet''

                                        1. N
                                          Noli

                                          Humor burgu idjot është edhe profesor.

                                          1. V
                                            Velo

                                            Dikush i ka thënë këtij rrypit që shkrimet tij habisin miletin, dhe ky hajdari shkruan përditë thashetheme si ato gratë e sokakut që marrin nëpër gojë gjithë dynjanë

                                            1. timo

                                              Ky Gjeka Markajve mua më bën për të qeshur jo me përmbajtjen e shrimeve por me mesazhin e njëjtë të tyre që ska të bëjë me shkrimet e tij : Hej shikoni sa bukur shkruaj unë pa çka që nuk më përfillni si prof. i letërsisë.- E kjo për shkak të kompleksit të inferioritetit. I shkreti e ndjen këtë inferioritet.

                                              1. B
                                                Bardha

                                                Fshatari i cjapit

                                                1. N
                                                  Nga Une!

                                                  Bukur ''Shqip"

                                                  1. A
                                                    ANKETUESI

                                                    Xheku i At Zef Pullumit bejtexhi dhe profesor nenkrietar n’kuvend popullor,demokrat e profe(t)sore, i shkollue jashtetit po mbane ne goje gjithe dovletin , vete shkruan vete llafos ujt e detit i bane kos , qysh kur ka ra ne Tirane kollaren ne qafe mbane , qy mendon se asht mesia dhe pas tij shkon shqipnia…Tung o lum miku e mos u zemero,llafellogji asht kjo.

                                                    1. T
                                                      TOTO

                                                      Penis me spermë të skaduar cjapi, është ky Agrri i gjekës dhe markut...Era përç lëshojnë shkrimet e tij...Gjynah i shkreti, nuk e di që është kokrra e budallit...

                                                      1. Zakon i vjetër , i trashëguar nga BACA .

                                                        Ky si ata 1200-nçat , që ruanin nga vrima e çelsit , apo si ata që rinin ferrave që ruanin çiftet nga liqeni , e pastaj jargaviteshin lart e poshtë !

                                                        1. E
                                                          Ernesti

                                                          Nje pedagoge po tregonte diçka shum interesante per kete “shakaxhiun e perparimit”, gjkemsrskline. Ajo e njihte nga afer si koleg dhe tregonte me perbuzje se si ky fare burri me gjith “ste kulture” mbante ne xhep krahen e pasqyre dhe rrinte ore e çast tue krehe floket e vetullat dhe u gjelbte nga aroma e disa parfumeve e kolonjave, tipike per nje fdhatar te pahdhendun, tamam si sta pergjegjesit e vatrave te kultures qe funksiononin ne kohen e komunizmit neper kooperativat bujqesore..... Ja ky eshte Agroni

                                                          1. A
                                                            Artan

                                                            Na shkuli, po mbajme barkun me dore. Humor te holle ka qerratai, kane per t'i dhene cmim kombetar.

                                                            1. q
                                                              qytetar

                                                              Gonit po i shkon goja leng. Tek mishi e ka mendjen . sidomos kur eshte qyl. Cohu Enver dhe .......do vije rregull....

                                                              Lini një Përgjigje