Ka nisur reformimi i Shqipërisë etnike për ndryshimin drastik të historisë antishqiptare të shekullit të XIX-të dhe XX-të

20 Qershor 2022, 16:35Blog Spartak Ngjela

Ka nisur reformimi i Shqipërisë etnike për ndryshimin drastik
Shenjat janë që Bashkimi Evropian do ta skualifikojë Serbinë për të hyrë në anëtarësinë e Bashkimit Evropian. Sepse ajo nuk u nda nga Rusia.

l.

Presidenti Vuçiç u mundua dhe u përpoq shumë të bënte sikur do ta shkëputte Serbinë nga Rusia, por u bind se kjo politikë mashtruese nuk pranohej nga Brukseli e sidomos nga Berlini. Kjo sepse me atë politikë, Vuçiç do të rrëzohej nga nacionalizmi agresiv serb që është me Rusinë. Sot Vuçiç ka dalë tek ai i vërteti.

Ai është lodhur kot me këtë lloj politike, sepse, në fakt, i gjithë nacionalizmi banal serb lodhet kot. Mundohet kot se kjo është kohë shqiptare.

Asgjë nuk bënë dot në Shqipëri dhe në Kosovë bandat politike shqiptare të drejtuara nga Beogradi, pushtetarë shqiptarë të shitur, që asgjë nuk bënë dot në funksion të historisë antishqiptare. Por, na duhet të theksojmë se këta Shqipërisë i bënë dëme të mëdha, sidomos në periudhën 1992-1997, kur Beogradi drejtonte politikën shqiptare në pushtet.
Por kjo i doli për-hundësh Milosheviçit, sepse ai me veglat e tij në Tiranë shkatërroi 500 fabrika dhe uzina në Shqipëri, por shqiptarët, jo vetëm i morën Kosovën, por e çuan edhe në Gjykatën e Hagës ku ai vdiq si mjeran.
ll.
Tani po pranohet gjerësisht se marrja e Kosovës nga shqiptarët, filloi historinë e re për shqiptarët dhe po krijon dekadencën e Serbisë; kurse falimentimi i Serbisë po duket se do të jetë çështje kohe.

Por ky falimentim historik do të jetë sukses edhe për Shqipërinë e bashkuar.

Janë territoret e gjerësisht shqiptare deri në Nish që për të ardhmen e tyre ngrihet pyetja: Amerika këto territore shqiptarësh të pushtuara nga Serbia me ndihmë të Rusisë dhe Francës, do t'ia lërë Serbisë apo do t'i jepen shtetit të ri të Kosovës?

Politika është në favor të shqiptarëve, prandaj përgjigja e kësaj pyetje saktësisht është në favor të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Duhet të presim ngjarjet.

Por na duhet të theksojmë se, kjo kohë historike, është në përkrahje të plotë të shqiptarëve, për ndryshimin drastik të historisë antishqiptare të Shekullit të XIX-të dhe Shekullit të XX-të.

Këta kanë qenë shekuj tmerri për shqiptarët, por shqiptarët mbijetuan.

Ne shqiptarët në këtë kohë historike, jemi në reformimin e Shqipërisë etnike, se, në funksion të politikës amerikane, dihet prej saj se, vetëm ne shqiptarët jemi barriera solide kundër hordhive të nacionalizmit arkaik serb në Ballkanin Perëndimor, dhe dihet gjithashtu që Serbia është pushtuese e shqiptarëve, por që tani është në rrugën drejt falimentit të saj.
Dhe kjo dihej që do të ndodhte, sepse politika amerikane aktualisht është në avancim.

Lufta e Ukrainës dhe dëmtimi serioz i Rusisë në këtë luftë, do të sjellë realisht përshpejtimin e realizimit të aspiratës shekullore të shqiptarëve: bashkimi kombëtar i një Shqipërie Etnike.

16 Komente

  1. S
    Sara

    Bravo avokat, je brilant!

    1. K
      Kavajsi

      O Taku,ke 3-4 vjet qe na tregon barcaleta me politikë.Je bo figure,vetem ja fut kot ,na k'noqe.

      1. K
        Klimax

        Çfarë ke pirë sot more debil?!!!! Hahahaha. Paska dalë komplet jashtë kontrollit i shkreti Tak!!!!

        1. A
          Avokati

          Klimax , cfar te ofendon ty ne shkrimin e Avokatit te Shqiperise qe perdor me pare bythen sesa Trute ? Cdo ti filogrek ne fund te fundit ,te fyesh shqiptaret dhe perdoresh nji gjuhe Muti , ne Ceshtjet te cilat jane vetem e Shqiptareve dhe aspk e Greireve ? Kush Mutin mendon se je ti mer zvarranik i Halese Tema ? - Ta shkerdhefte Avokati grun e motren ,o pederast e sumlepires i peshtire qe jeton ne bythe te greqireve e Lutsch den Schwanz was in die Arschloch der Gr.Schwule eindringt ,o pederast i ndyre shiko e meru me punet e tua ,jo me ato te shqiptareve , apo me kte profesion fiton sufllaqet ti ndyresire halesh

        2. G
          Genti

          Nostrangjela bën parashikime,plane,symime,supozime,përralla dhe ëndërime për gjëra që nuk kanë për të ndodhur veçse kur të përmbyset rendi botëror. Shqiptarët do bashkohen në BE nëse kjo e fundit nuk shpërbëhet më parë. Nëse nuk kemi shtete të zhvilluara si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri kjo sidomos në planin ushtarak nuk mud tu imponojme as fqinjëve e ad të mëdhenjve bashkimin tonë. Kosova ka një pengesë kushtetuese që nuk ja lejon bashkimin me ndonjë vend tjetër. E kush flet për bashkim ose është ëndërimtar i sëmurë ose maskara i lindur. Të gjithë popujt duan bashkim sipas etnisë por realiteti nuk përputhet me shpërndarjen e popullatave gjeografikisht. Nuk mun të krijosh një shtet komb pa marrë pjesë të një shteti tjetër pasi popullatat përzihen shumë. Rëndësi sot ka që aty ku jetojnë bashkpatriotpve tanë tu njihen të drejtat kombëtare ashtu sikurse dhe ne respektojmë të drejtat kombëtare të pakicave.

          1. B
            Bardha

            Po paracetomol bruiset se je pjerdhur

            1. B
              Balo

              Konsekuent! Vendosmëri për tu patur zili...pasi jetoi një jetë si budalla ka vendosur që edhe t'a përfundojë jetën si budalla!

              1. s
                shqiptari

                Balo - minorikari ! - Taku u lind ne Kryeqytet dhe u rrite mes gjithe te mirave edhe pse u denua nji kohe nga Shteti Komuniste , nderkohe qe ti e gjithe ju Tufa e Krimbave te Halese Tema , lindet ne fund te Botes ne fshat rritur me buke misri . Sot ju kapi dhembi Sufllaqin e grekut dhe per cudi , ju duket vetja dikush tjeter keni qen . Cfar ironie no ? C'karin doni ju sumlepirsit e grekut , me Avokatin mor bythqima njerez me Karaktere Pederash ,harram buka qe hengret ne kte vend o pjella te ndyra te njerezimit

              2. B
                Bujar Kanapari

                Gent, rasti Shqiperse nuk ka lidhje me pakicat kombetare, qe na jep leksion. Kosova, Maqedonia, Cameria, jane pjese te kombit, qe te tria bejne 3 here me shume se Shqiperia. A ka ndonje shtet ne bote ku shteti ame te jete tre here me i vogel se pjeset e mbetura jasht?

                1. C
                  Ceni

                  Vertet kane qene toka te banuara nga shqiptaret. Por amerika nuk i shikon gjerat sic i trajton avokati. I cili, mgjse i drejtesise, eshte jashte kohe. Ne baze te politikes amerikane qendron parimi i te drejtave te njeriut. Pra njeriut, jo teritoreve. Bota eshte nje histori luftrash me tragjedi njerzore dhe humbje teritoresh. Keto padrejtesi nuk mund te zgjidhen. Ndryshe bldo futeshim ne nje lufte te pafundme.

                2. E
                  Erdogan

                  Po fol "shqip" o Spartakos Xelis (Ngjela). Arnaute si ty duan Colonizatoret Angloamerikane qe sollen skllever te lidhur me zingire neper anije ne shekujt pas Kolombit. Ata e ndane Epirin ne te Veriut (Voras Greqisht) dhe te Jugut (Jugo sllavisht). Ne te Veriut Albanistani Vezireve, Pashallareve, Bejlereve dhe te Jugut Epirotet me qender Dhodhonin dhe Dhelfin. Ne Nausa (sot Nishi i pushtuar nga Sllavet e Serbise) ka lindur Perandori Greko-Ilyre Megas Kostantinos o Idiot. You te vetequajturit Skiptare e quani Stamboll Polisin (jo Qitet Italisht nga Cita) ne Nder te Tij Kostantinopolis. Ku jini o Pella-Zagare zoti Xelis (Ngjela) qe nuk reagoni (reaction angl) per Agia Sofian e ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Iustinianos ne 532A.D dhe te kthyer ne Xhami me Evllogine e Perendimit "te Krishtere"?

                  1. u
                    uhahahaaaaaa

                    O Budall, ke nevoje per psikolog uahahahahahaaaaaaaa. Sa per info Ngjela eshte shkurtim i A-ngjeli (Evangelium) dhe jo Xelis, o kokrra e cobanit inferior! Ndersa Spartaku (jo Spartakokosi) ka qene thrakas nga fiset ilire Majedi te Thrakes dhe nuk ka asnje lidhje me helenet e lashte, e jo me "greket" e sotem. Te fala cobankes qe ke ne shtepi o torrollak!

                  2. a
                    altin

                    problemi nuk ehste taku por mediat qe i japin hapesire ketij dhe disa te tjereve si ky qe vuajne nga deliri i madheshtise .......

                    1. k
                      koli

                      O Zot sa idiote ka vendi im...dhe idiotet si puna e Ngjeles kane zaptuar ekranet e faqet e gazetave... n

                      1. T
                        Tanguli

                        Kerkon nje idiot ne kete vend? Dil para pasqyres dhe e sheh ...

                      2. S
                        Spak

                        Avokati mund te kete dale mendsh,por nuk eshte hajdut,kriminel,vrases,nuk i ka duart me gjak dhe nuk eshte tradhetar si Saliu,Likja dhe shume PDitse te tjere,qe komentojne me injorance te plote! Te te shaje nje injorant berishian eshte kulmi i injorances! Injorantet kamikaze te Saliut na mbyten me gomarlleqet e tyre kunder Shqiperise dhe unitetit midis vedi! Keta duan lufte,percarje,vrasje,tradheti! E kisha komentuar per Kellicin qe do ta hidhte ne kosh te plehrave Saliu!

                        Lini një Përgjigje