
“Consensus Economics” është një kompani 30 vjeçare në Britani që furnizon qeveritë e korporatat e botës me informacion të dedikuar ekonomik.
Të dhënat e tyre janë përpunuar nga Financial Times dhe në një hartë globale në punë sekondash mund të shohësh lehtë se si shtete të ndryshme po vuajnë pasojat e rritjes së çmimeve të produkteve të shportës. Dhe qeveritë si dhe bankat qendrore kudo janë duke reaguar për të frenuar këtë “sëmundje” ekonomike e cila godet kryesisht shtresat e varfra por që në në një periudhë afatgjatë mundet të frenojë rritjen ekonomike dhe të çojë në papunësi të lartë.
Por si arritëm që në SH.B. A të kemi inflacion 8.6%, Gjermani 7.9%, Mbretëri e Bashkuar 9%, Serbi 9.6%, Bosnjë Herzegovinë 13.2%, Shqipëri 6.7% e Turqi 73.3%? Si ka mundësi që në pak muaj të gjitha ekonomitë e botës po përballen me një sfidë që mendohej se I përkiste historisë së librave ekonomikë dhe çfarë duhet të dimë për ekonominë Shqiptare?
Së pari, ashtu sikundër shihet nga të dhënat më sipër rritja e çmimeve në Shqipëri nuk është një sëmundje lokale dhe pasojë e ndonjë politike ekonomike të gabuar të brendshme. Kjo nuk e përjashton qeverinë dhe shtetin shqiptar të marrë masa për pasojat e rritjes së çmimeve por është thelbësore për të kuptuar se inflacioni vjen I importuar nga jashtë dhe në periudhën afatshkurtër opsionet e politikave ekonomike janë të limituara për të adresuar problemin e rritjes së çmimeve.
Në këtë kohë Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka kaluar një paketë sociale e cila amortizon efektin e rritjes së çmimeve për 576 mijë qytetarë të cilët janë me të ardhura të ulëta duke iu ofruar 9000 mijë lek për tre muaj dhe po ashtu duke ofruar 28 miliardë lekë mbështetje për energjinë elektrike duke bërë që askush, sidomos shtresat e varfra, të cilat ngrohen e gatuajnë me energji elektrike të mos cënohen nga rritja e çmimeve ndërkombëtare. Duhet theksuar se këto janë politika të përkohshme që adresojnë pasojat sociale të rritjes së çmimeve dhe rënien e fuqisë blerëseve të qytetarëve por nuk janë politika që mundet të ndiqen afatgjatë dhe për më tepër nuk ndryshojnë dot trendin e inflacionit. Por si do mundet inflacioni të mbahet në kontroll në vendin tonë?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje duhet të kuptojmë që inflacioni është kryesisht pasojë e politikave monetare ose e thënë ndryshe e sasisë së parasë që është në qarkullim në ekonomi në krahasim me sasinë e mallrave që janë në dispozicion. Gjatë pandemisë vendet e zhvilluara ndoqën politika për t’I ardhur në ndihmë ekonomisë duke dhënë para në dorë për qytetarët dhe bizneset me vlerë 5 trilion dollarë vetëm në Sh.B.A si dhe bankat qendrore rritën ofertën e parasë në ekonomi nëpërmjet politikës së “lehtësimit sasior”; praktikisht Bankat qendrore printonin para për të blerë bono qeveritare. Ndaj sot me hapjen e ekonomisë botërore post-covid ekonomitë e zhvilluara mundet të rindiznin ekonomitë e tyre me shpejtësi dhe me shumë para nëpër duar. Kërkesa u rrit njëkohësisht për produkte anembanë botës por oferta e produkteve dhe shërbimeve ishte e kushtëzuar me sasi fizike të limituara dhe nuk u përgjigj dot në kohë. Dhe nga shtatori I vitit 2021 e deri në muajt aktual çmimet kanë njohur vetëm rritje pasi sasia e parasë në ekonominë botërore është shumë më e lartë se para pandemisë dhe kërkesa për produkte vetëm u rrit. Duke ditur këtë fenomen Bankat Qendrore kudo duan ta bëjnë koston e parasë më të shtrenjtë dhe për këtë arsye kanë filluar të rrisin normat e interesit. Kështu qytetarët kudo në vendet e zhvilluara do ta kenë më të shtrenjtë për të paguar kredinë e shtëpisë, firmat do e kenë më të shtrenjtë për të marrë hua për të zgjeruar aktivitetin ekonomik dhe po ashtu qeveritë do e kenë më të shtrenjtë koston e marrjes së huas. Disa do të kursejnë më shumë dhe në muajt në vijim kërkesa agregate botërore për mallra e shërbime do të ngadalësohet duke bërë që dhe çmimet të bien. Ky është trendi global I pritshmërive ekonomike dhe në bazë të këtyre zhvillimeve është pozicionuar dhe ekonomia shqiptare për të marrë masat e saj.
Shqipëria sot ka një borxh publik të rritur që pas tërmetit të vitit 2019 dhe më pas të politikave ekonomike të ndjekura gjatë pandemisë për të amortizuar efektet negative të mbylljes. Ndaj me sfida financiare ndërkombëtare në rritje e me një luftë që kushtëzon furnizimin me energji e grurë Europën nuk është rastësi që FMN vlerësoi vendimin e qeverisë shqiptare për të mos bërë pezullime të përkohshme të taksave për energjinë apo naftën. Rritja e normave të interesit ndërkombëtare për shkak të inflacionit do të sjellin dhe rritje të kostos së marrjes hua të vendit apo të rifinancimit të borxhit në muajt apo vitet e ardhshme. Këto janë ujëra të turbullta në financat botërore dhe duhet kuptuar që në ekonomi tregu nuk ka “drekë falas”.
Ndaj pavarësisht këtyre sfidave të ekonomisë botërore që do të përplasen dhe në brigjet e ekonomisë sonë politikat ekonomike tona duhet të vazhdojnë në krahun e përmirësimit të produktivitetit të ekonomisë dhe të asaj që njihet si politika të krahut të ofertës. Ulja dhe kontrolli I borxhit publik mbeten prioritete por pa hequr dorë nga investimet në përmisim të infrastrukturës si dhe të sigurisë energjetike. Politikat për shërbime të digjitalizuara janë drejt përmirësimit të shërbimit publik dhe po ashtu investimet në arsim profesional dhe në investim në biznese në “start-up” janë kahu I duhur për brezat e rinj të cilët lundrojnë në një ekonomi globale dhe që mundet të ofrojnë shërbime ICT në një mjedis fiskal që I favorizon. Po ashtu rritja e rendimentit të firmave vendase është në fokus të politikave ekonomike ku MFE po harton për herë të parë një strategji për nxitjen e eksporteve vendase dhe politikave të duhura në përmirësim të këtij objektivi. Politikat e lëvizjes së lirë të mallrave dhe kapitalit me vendet e Ballkanit nëpërmjet Open Balkan janë po ashtu në favor të një tregu më të madh e më konkurrues që do të nxisë bizneset vendase drejt tregjeve të reja. Po ashtu politikat fiskale për agroturizmin si dhe për investimet strategjike në turizëm do të japin efeket e tyre në vitet që vijnë ku mbi 2 miliardë euro investime janë projektet e aprovuara në këto fusha. Ndaj pavarësisht ndryshimeve të kushteve të ekonomisë botërore Shqipëria mbetet e pozicionuar mirë për të arritur rritje të qëndrueshme ekonomike e cila do të cojë në rritje të punësimit si dhe në paga më të larta për qytetarët. Këto objektiva nuk arrihen brenda një muaji apo brenda vitit ndaj dhe sfidat e rritjes së cmimeve duhet të na vendosin në më shumë presion për përmirësimin e klimës së të bërit biznes si zgjidhja afatgjatë e problemeve ekonomike.
????????
Për ata që marrin pak vesh... Po i shpjegoj pak më shqip këto që thotë ky artisti AVOKAT ekonomisti në linjën e propagandës dhe mbrojtjes së qeverisë... Jo se ky nuk thotë gjëra që nuk qëndrojnë por se kuptoj pse dezinformon... Ky thotë që dhe Shqipëria ka inflacion (e vërtetë). Por më pak se vendet e rajonit... Këtu ka një paradoks se nqs Serbia rtit cmimin e grurit psh me 13% automatikisht u rrit dhe mielli ne AL po më afersisht kaq...(po flasim produkte te shportës dhe indeksit te çmimeve që masin inflacionin). Pra po ti mbledhim të gjitha këto në AL thotë ky kemi inflacion 7 %... Por ti je vend importues kështu që teorikisht do kishe pak a shumë inflacion po aq sa vendet nga ke varësinë (pak a shumë) U rrit oferta e parase thotë ky edhe ne AL( por jo aq sa të mba te ne kontroll inflacionin). Veç nqs po hyn pare me kamiona në AL. Rritet kosto e parasë thotë ky... Dmth do rriten interesat.. Por po u rritën interesat bien investimet po ashtu ti tregojmë edhe këtij "avokatit" Se egziston nje kurbë e Philipsit. Që pasqyron qartë lidhjen e interesit me papunësinë. Se si do bjeri papunesia (ky "gjeniu" e di) Por pse është kontradiktor... Hajde merre vesh nga padija apo nga "me dashje" Për fat të keq duket jo ekonomi e shëndoshë që dhe NQS është pozitive duket se është vetem si rezultat i informalitetit dhe injeksioneve të pakontrolluara të kapitalit në kanale të ligjshme. (Ljo është ajo që nuk thuhet)
Ne cilin universitet te Vicidollit jep mesim ti , more Oligopoli , qe i njojtke kaq mire ligjet ekonomike ? Epo , kjo pike e zeze , shqiptaret i japin mend edhe vete Zotit . Po kush je ti a i vrare, qe hyn ne keto ujra te turbullta ?
Në asnjë universitet nuk jap mësim o vlorak. Për me tepër universiteti im është shumë më i mirë se tuajët të Viçidolot si thua zotrote por dhe të Rilindjes siç nuk i pëlqen zotrotes. Por e njoh aq mirë ekonominë sa të të jap ty edhe këtij artistit leksione. Për politikat monetare, inflacionin dhe papunësinë. Po komentoj ato që thotë ky në shkrimin e tij më sipër, artisti, ekonomisti, avokat i Rilindjes. Asgjë më tepër. Dhe ato që thotë janë paradokse ... që nuk ndodhin në ekonomi normale. Këtë unë e mbroj me teoritë dhe praktikat botërore të fituesve te Nobel në ekonomi, dhe zbatuar nga qeveritë më të përparuara të botës. Mqs nuk ju pëlqejnë (ose nuk lexoni mirë çfarë shkuan ai (sidomos përmbledhjen) dhe çfarë komentoj unë)? Dhe fatkeqësia këtu është se nuk doni me dëgju asnjë kritikë për Rilindjen dhe automatikisht këdo që kritikon e bëni me Saleh-un. Thjesht ju pëlqejnë propagandat, lëvdatat, mburjet, dhe tons of bullshits...
0 i "mencur" (natyrisht per intelektin shqiptar e po i shkolluar aty) po te sqaroj shkurt: Cdo vend qe importon eshte i varur nga importi,natyrisht edhe cmimet aty.Askush ne bote nuk do te humbet "parat",prandaj importuesit ne te gjithe boten blejne me pak(ulet sasia e madherave te importuara ne treg e natyrisht rritet cmimi).Pra shkurt ta kuptosh: Nuk ka mallra ne treg por ka para te lira.ky eshte inflacioni..Rritja e interesave bankare bahet me qellim te mundesoj sa te jete e mundur "largimin" e parave teperta ne treg(pra te ndihmoj artificialisht uljen e inflacionit) deri aq sa e mban ekonomija.Rritja inflacionit presupozon rritjen e papunesis(njerezit nuk kan para te blejne aq shtrejt produktet),uljen e prodhimit e falimentimin apo uljen e fitimeve te ndermarrjeve vendase.Ndaj rritje e interesit bankar eshte nje mase adekuate qe vendet e super zhvilluara marrin ne mendyre qe te ulin sa do pak inflacionin e te perpiqet te eliminoj recensionin. Procesi eshte pak a shume zingjire.Mungesa e madherave ne treg per arsye te ndryshme sjell rritjen e cmimeve,natyrisht rritjen e inflacionit e uljen e kapaciteteve prodhuse te vendeve e natyrisht recensionin e tyre. Se paku keshtu ne Amerike,Israeli(inflacion 4%),Anglia,Gjermania ete gjitaha vendet e botes se zhvilluar. per sqarim:eshte e para here qe ne jeten time 75 vjecare(32 vjet jashte shqiperis e specializuar e punenjes edhe ne kete moshe ne banke(megjithese pensionist) ndigjoj e lexoj fjalin idiote profesionalisht:U rrit oferta paras?
NQS po komenton komentin tim (pasi kështu duket) Po them të njëjtat gjëra Gjergji që shkojnë përkundër komenteve të shkrimit (nqs i ke lexuar mirë). Prandaj i quaj paradokse pasi nuk ndodh ashtu...(siç thotë ky në artikull).
Ky Kadia qënka më Spiropalikar se sa unë që e kam krijuar modelin identitar te Ripjelljes në ekonomi - Platforma Ekonomike Spiropalikarizim-. Përkthen me google translate dhe na i "pubertizon" në qarkoren e kolosëve mërobazetarë !?!? Sy puçra !! Ika tani shokë të ndroj kostumet për higjenë. Puç puç
Dikur, kur luftohej me shpata lufta fitohej prej kalorsise, pra prej kuajve. Sot ka ardhur koha e gomereve.
Pse tallesh e ofendon grate e botes , more zagar i felliqur , qen bir qeni e felliqesire e ndyre ? E cfare te ka bere Spiropali ty , qe i merr emrin neper gojen dhe mendjen tende te ndryshkur ? Yyyyyy shkerdhate e poshter .
O Spiropalikar septik, shko ndroji brekët sat' shoqeje se na helmoi kur hap kembet. O kurve e kuqe te shkerdhefsha te gjitha brimat fisnore. Parazit bythe!
Po ti c'ke me Spiropalin , more te shkerdhefte i shoqi i saj , i jati dhe i vellai te teme , tet moter dhe c'te permban fisi . Idiot i lindur .
Beskart sukesh dhe je injirant klasik. Ti maximumi je ik per te dale neper studjo televizive te besh goren si spiropidhi ose ulsiu. Mos u merr me te thella se ssi not
Po ky sherbetor I rregjimit. Duhet ta kete amanet nga prinderit. Ky gjoja ekonomist, a mund te na spjegoje( pa nisur Lufta ne Ukraine), cila ishte aresyeja qe Qeveria hodhi ne treg , kartmonedha te Reja,si me vlere 200, 500,1000, 5000 dhe te madhen 10000 lek. Thone qe keto kartmonedha pafund u hodhen ne treg per te mbuluar Borxhin e Madh Publik.. Duhet pyetur ky I “ mencur” pse eshte rritur ne menyre te frikshme ,ky Borxh. Cilet jane arsyet.Ky mendon qe me shkrimet e tij do te “ mbroj” dicka. Cudi me kete popull,( une nuk cuditem), pse rritet kaq shume ne vendin tone , Struci. Dhe strucet nuk kane shume kerkesa, hane dhe dh…..n.
Ky dordoleci i financave shqiptare derdellit keshtu se ai vete bashke me ministren e tij sot duhet te ishin ne BURG ,te poakten per "Shpoerdorim detyre"! Para nje muaji ne nje emision televiziv gazetarja e pyet se pse nuk ulet taksa e naftes sic kane bere vendet fqinj dhe ai u pergjigfj: -A e di ti se ne mezi mbledhim 50% te taksave ne vend nga bizneset"? Por kete shifer katastrofike kriminale e denoncoi ne 2019 edhe BB dhe per kete qellim u emerua si drejtore e Pergjithshme e Tatimeve kjo minitre e Finances qe eshte sot,por qe del se emerimi i saj nuk qenka bere per merite se paska luftuar informalitetin,por se NUK E PASKA LUFTUAR ATEAS SOT,pas 3 vjetesh! Ky derdellit keshtu sepse nuk ka ardhur SPAK-u ne deren e shgtepise e tu vere prangat ketyre sharlataneve te pa cipe!
Pak ditè mè parè kètè mjekèr cjapin e vura re nè njè debat nè tv kundrejt gazetarève.Pèrgjigjej me njè arroganc tè pa parè ndonjèher dhe brènda meje mendoja,kèta fèlliqèsira drejtojn shtetin?Me njè indiferendizèm deh antipati jepte pèrgjigje sikur ministrija dhe shqipèria tè ishte pronè private e kètij rrugaçi tè cilèt gjithçka tè ekonomis e kanè besuar nè duart e pak mafiozève,kèshtu qè ekonomija èshtè e bllokuar sepse lobet mafioze (tè quajtur oligark investojn me lek nè parti dhe deputet pèr ti mos prekur asnjè qime floku.
Pak ditè mè parè kètè mjekèr cjapin e vura re nè njè debat nè tv kundrejt gazetarève.Pèrgjigjej me njè arroganc tè pa parè ndonjèher dhe brènda meje mendoja,kèta fèlliqèsira drejtojn shtetin?Me njè indiferendizèm deh antipati jepte pèrgjigje sikur ministrija dhe shqipèria tè ishte pronè private e kètij rrugaçi tè cilèt gjithçka tè ekonomis e kanè besuar nè duart e pak mafiozève,kèshtu qè ekonomija èshtè e bllokuar sepse lobet mafioze (tè quajtur oligark investojn me lek nè parti dhe deputet pèr ti mos prekur asnjè qime floku.
Kadia një idiot dhe servil bythëlepirës i batutexhiut korofillak Edi Ramës!