Karvani me oligarkë kundër Albin Kurtit

20 Qershor 2022, 17:25Blog Nga Andi Bushati

Karvani me oligarkë kundër Albin Kurtit

Edi Rama e shfrytëzoi në mënyrë perfekte fabulën e një qeni që lehte rastësisht gjatë ekzekutimit të himneve të Shqipërisë dhe Kosovës, për të stigmatizuar ata që flasin për një marëdhënie gati armiqësore mes tij dhe Albin Kurtit. “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara”-tha ai, duke iu përgjigjur lajmit të përhapur në mediat e dy vendeve, sipas të cilit shefi i qeverisë së Tiranës, po komploton për të rrëzuar nga pushteti homologun e tij në Prishtinë.

Personalisht nuk e vë dot dorën në zjarr, se scoop-i i zbuluar nga Nacionale.com, e cila pretendon se ekzistojnë edhe përgjime, është i vërtetë. Madje më duket çudi që një shtetar të lërë gjurmë kaq të dukshme në një samit ndërkombëtar si ai i Ohrit, apo që një manipulator i sofistikuar, ti bëjë gjërat kaq trashë.

Por, historia e Ramës, që do ti presë kokën Kurtit edhe nëse rezulton e pavërtetë është e shpikur mirë. Ajo u pa haptasi në takimin bilateral mes dy qeverive, ku tensioni dhe mëria dukej sheshit, pavarësisht hipokrizisë të protagonistëve për ta fshehur atë.

Fjalorin e mbingarkuar me përbetime vllazërore, projekte strategjike dhe shifra nga shkëmbimet tregtare mes dy vendeve, e zeronin aktet në terren të kryeministrit shqiptar.

Ndryshe nga ç’raportuan mediat e Prishtinës, këtë herë, provokimi nuk ishte vetëm simbolik. Karrshillëku ndaj Albin Kurtit nuk qëndronte, as në faktin se kryeministri shqiptar, shtroi një darkë për kritikët e qeverisë në Prishtinë, as se ai vizitoi familjen e kundërshtarit më të madh të Vetëvendosjes, Hashim Thaçit.

Akte të tilla simbolike ka bërë në të shkuarën edhe Kurti në Shqipëri, duke shkaktuar bezdi, por jo tronditje në marëdhëniet mes dy vendeve.

Ajo çka Rama duket se synon këtë herë, është më perfide, më e rrezikshme dhe më afatgjatë. Duke u nisur nga modeli i këtushëm, ku përdor oligarkinë për të sunduar, ai po tenton të njëjtën skemë në Kosovë, për të destabilizuar qeverinë .

Në konferencën e përbashkët për shtyp u duk qartë se dy kryeministrat kishin një mosmarrëveshje të thellë, lidhur me heqjen e taksave të ndërsjellta doganore. E meqënëse nuk kanë rënë dakord, pala Shqiptare ka propozuar që ti heqë ato në mënyrë të njëanëshme, duke i lejuar biznesit të Kosovës të kalojë me kosto zero kufirin e përbashkët.

Kështu për shembull, me vendimin unilateral të Ramës, dyshekët e Devollit dhe paisjet shtëpiake “Comodita” do të zhvishen nga detyrimet doganore kur të mbërrijnë në Tiranë.

Shembulli i mësipërm nuk është marë rastësisht. Sepse Devolli është një nga oligarkët më të anatemuar nga Vetëvendosja, si i mbështetur nga regjimi i vjetër, pasi i vinte në shërbim të kapjes së shtetit, fuqinë e vet mediatike.

Për të kuptuar se gjithçka është e paramenduar duhet parë në You Yoube, vizita e Ramës në “Devolli Company”, një ditë përpara sesa ai të shtrëngonte duart me kryeministrin Kurti. Nuk ka imazhe më të neveritshme, pamje më përçmuese se sa të shikosh një biznesmen, që vë në rresht të gjithë ata që paguan si skllevër, për të duartrokitur dhe brohoritur politikanin që inspekton fabrikat e tij.

Por këto sekuenca të ngjashme me turpin e vizitave të dikurshme të marshallit Tito në Kosovë (shiko ketu), ishin larg të qenit thjeshtë propagandistike. Po të dëgjoje fjalorin e takimit me “biznesin”, aty shquheshin thirrjet kundër qasjes se Albinit ndaj Ballkanit të Hapur dhe pro qëndrimeve të dyshes Rama- Vuçiç. Një tjetër klient i diktatorëve lindorë, Behgjet Pacolli (shiko ketu, minuta e pare), Mabetex i të cilit po ndërton koncesionin e aeroportit të Vlorës, jo vetëm që e shpalli në mes të publikut fondlëvruesin e tij, si “kryeministri më i mirë në botë”, por mori dhe mikrofonin në duar për të bërë apel pro “Open Balkan”.

Të vëna në sfondin e thirrjeve që një sërë shoqatash biznesi bënë ditët e fundit për ti’u bashkuar “Open Balkan”, këto lëvizje e kanë shumë të vështirë ta fshehin prapavijën e frymëzimit nga Tirana.

Rama e ka vënë tashmë bastin për krijimin e një aleance me kastën e kamur të Prishtinës. Ai e ka filluar procesin e joshjes.

Ai po u ofron lehtësira doganore dhe fiskale, për ti kthyer – ashtu sikurse ka bërë me oligarkët shqiptarë-, në ushtarë financiarë kundër rivalëve të tij. Ai po e krijon tashmë karvanin e luftës ndaj Albin Kurtit, prandaj shqetësohet gjithnjë e më pak për “lehjen” e kritikëve në media dhe atë të kundërshtarëve politikë.

29 Komente

  1. L
    LORA

    ,,,sec me l'a shijen e zagarit qe i ka mbet qejfi nga fjalet e Kryeministrit Rama,,,,kjo fare-analize e te voglit Bushat. Jepi Andush,se nuk ta ha qeni shkopin tat te kryezagarit.Eshte lajm i mire per Shqiperine vrerosja e jote.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Spak

      Vetem percarje,lufte mes vedi,urrejtje,xhelozi,dinakeri,berishizem thote impotenti Andushka!...... mjerim feminor! Me vjen keq qe ka grua te bukur! Shiko gruan Andi leri kakarisjet neper media!

      Përgjigjjuni
    2. n
      nord.al

      [eh leh o qeI I Berishes.

      Përgjigjjuni
      1. n
        nord.al

        [eh leh o qeI I Berishes.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mashkullori

          Po si nuk u ngop duke ngrene gjithe diten e dites dhe naten gjithashtu mut,duke shpikur armiqesi te Rames ndaj Kurtit dhe Kosoves? Po mire more dallkauk i Husniut dhe Mehdiut,a "mbron" Kosoven me qendrimin qe mban ne lidhje me marredheniet midis Shqiperise dhe Kosoves,ky Albini si kryeminister i saj? E mbron dhe mire ben. Po Edi Rama,si kryeminister i Shqiperise,a nuk ka po kete te drejte te ndjeke nje politike ne mbrojtje te interesave te Shqiperise ne marredheniet midis Shqiperise dhe Kosoves? Edhe ky ka te drejte dhe mire ben. Po ti me ke je ne kete rast? Sepse,kur i jep te drejte vetem njerit do te thote se tjetri e ka gabim. A je ti kunder mbrojtjes te interesave te Shqiperise nga Edi Rama ne kete rast? Jep nje shpjegim per kete ceshtje qe te shtroj me siper...

          Përgjigjjuni
          1. R
            Roberto

            Andi Bushati po nuk hengri mut perdite nuk i rihet. Do germoje per te gjetur ndonje gje ose per ti hedhur benzine zjarrit nga ata tjeter se ne Shqiperi ja kane pire lengun ketij monstre qe nuk i pushon goja pa nxjere helmin e Berishes nga goja. Nuk e di se nga ka ngjare ku mut sepse me aq sa e kam njohur te jatin te pakten si ky nuk ka qene dhe nuk besoj se eshte mbeshtetes i Berishes.

            Përgjigjjuni
            1. s
              sabri

              ky eshte rast unikal i gazetarise boterore.e di qe ha mut...e di qe eshte inferior..e di qe eshte kelysh komunisti...e di qe eshte bythelepires i sali shpellarit...dhe prape vazhdone te shkruaje budallalliqe.gazetaria ka nje kod moral.ky ska pike morali.ky eshte nje hibrid pervers i para 90 dhe mbas 90.as mos e censuroni hic.se ky eshte rast i rralle..po te isha ne vend te tij do me vinte turp per femijet.yyyyyy bajge komuniste.

              Përgjigjjuni
              1. b
                bini

                shume e stisur si kritik pa nerv thjesht sherbimi i rradhes per ustain po pse mor nipce edhe kur merr fryme Rama e ka gabim? maskarallek

                Përgjigjjuni
                1. b
                  bini

                  shume e stisur si kritik pa nerv thjesht sherbimi i rradhes per ustain po pse mor nipce edhe kur merr fryme Rama e ka gabim? maskarallek

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aron

                    Doli ky zagari qe paguhet nga Ruset oligarke?

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bardha

                      Majmun i peshurrur

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        Unë

                        Ketij vetem dajaku i Berishes ia sjell mendte... Ai paska qene derman per keta lehesa. I merr me dajak, pa i puthin doren.

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          Vin Llapa d.v.

                          Andi ka te drejte.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            PILURIOTI

                            Lapa Vini LAPA JO llapa

                            Përgjigjjuni
                            1. h
                              hasani

                              Zagari qe lehte ne Prishtine, me sa duket i ka ndjekur politikanet shqiptare deri ketu ne Tirane.

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Grido

                                Te tjeret e kan mendjen te flasin kot kurse rama po ben gjen e duhur qe po ben takime te rendesishme per te miren e vendit

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sonila

                                  Rama eshte ne hapat e duhur me kosoven dhe te dy kremimistrat po mundohen shume per vendet e tyre

                                  Përgjigjjuni
                                  1. J
                                    Jarani

                                    Po ky bushpati cka ky se ke par sa mir esht zhvilluar vendi por skan faj se e kan mendjen te hajn pace pilaf

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sea

                                      Kur u be dhe Bushati me foll o zot!!!!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        Geri

                                        Cesht ky pler kshu kte andin se kuotoj fare rama nje njeri i cili vetem mundohet per te miren e popullit e teper puntor e shkon e shan ti

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Dori

                                          Edi Rama nuk ka shfrytezuar asnje por po mundohet qe ta ndihmoje Albin Kurtin

                                          Përgjigjjuni
                                          1. I
                                            Ines

                                            Injoranca flet vete!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. E
                                              Era

                                              Rama jemi gjithmon me ty mos i ngjo keto plehra ca flasim

                                              Përgjigjjuni
                                              1. E
                                                Ervin

                                                Ata nuk jane kunder Albinit por po e mbeshtesin ate

                                                Përgjigjjuni
                                                1. G
                                                  Gazi

                                                  Nga marreveshjet qe u nenshkruan diten e djeshme u duk me se miri qe marredheniet e albinit me zotin rama jane te mira perderisa ata zgjedhin qe te bashkrpunojne me njeri thetrin per te miren e vendeve te tyrr

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. G
                                                    Gazi

                                                    Nga marreveshjet qe u nenshkruan diten e djeshme u duk me se miri qe marredheniet e albinit me zotin rama jane te mira perderisa ata zgjedhin qe te bashkrpunojne me njeri thetrin per te miren e vendeve te tyrr

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. H
                                                      Hasan

                                                      Dini vec te fusni urrejtje dhe inate ne mes te dy lidereve te vendeve. Ne dhe kosova kemi Marredhenie shume te mira madje rama e ka bere te qarte qe jemi krahe kosoves ne cfaredolloj situtae

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. J
                                                        Janas

                                                        O bushat po ti cdo mo vlla ti sje per kto pun dhe mos jep mend se ti dhe ata te tjeret qe lehin kot e mkot per te hedhur balt mbi ramen dhe punet e mira qe ai ben

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. R
                                                          Realisti

                                                          Ky Bushati eshte thjesht nje dhelper e zgjebosur qe ndjek hallatet e Rames per te vjelle vrer. Emertimi qe meriton eshte "Negativist i zi". Me ligesine qe shpreh ne menyre te vazhdueshme, kete e urrejne edhe ata qe e kane pjelle.

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje