Bini dukej aq i butë dhe romantik, si kukull, para Edi Ramës!

21 Qershor 2022, 19:09Blog TEMA

Bini dukej aq i butë dhe romantik, si kukull, para Edi Ramës!

Nga Kimete Berisha

Në kopshtin e dashurisë...lindi urrejtja! 

Kryeministri ynë dukej aq i butë dhe romantik, si kukull.

Romantikës së tij i kishte dhënë vulë, kopshti me lule dhe pa lule ku kishte zgjedhur të pajtohej me Edi Ramën.

Që e kishte lëmuar fytyrën, e kishte lëmuar, mos më trego ti mua, e di shumë mirë - se lëmohem vet, e njoh mirë fushën e lëmimit.

Albin Kurti buzëqeshte lehtë, si nuset shqiptare të viteve të 80-ta që kur kanë buzëqeshur hanëmet,  e kanë mbuluar gojën me dorë - se lumturia duhet të jetë elegante, të ndjehet thellë, ama të shprehet aq pak, se s'është kulturë të jesh i lumtur në këtë botë mizore.

Ky ishte një takim që nga njohësit e fushës së pajtimit, quhet 'takim pajtimi'.

Edi Rama u vonua në takim, sepse kush vonohet - është fituesi.

Mjafton 1 sekond të vonohesh në takim, dhe kjo të siguron epërsi dhe të bën edhe më të parezistueshëm.

Është taktikë e njohur kjo e Don Zhuanëve!

Albini e priste në Kopshtin e Hotelit të quajtur 'Kopsht', në ethe si Julia Robertsin te 'Run away bride'.

Një grua e protokollit i jepte gajret Albin Kurtit (dhe gruaja me flokë të bardha ishte e veshur komplet me bardha, që gajreti i saj të shihej nga aeroplani).

Një lule sabahu e uli kokën...u venit.

Në Veriun e Kosovës, armiku serb e kërceu vallen:

Ring e Ring e Drama

došo čika Rama

pa pojeo jaja

jedno jaje muć,

a mi deca čuč.

Ata nuk e dinin se lulet nuk futen në xhep.

Dashuria jonë shqiptaro-shqiptare është Kujtim.

Prandaj nuk vdes kurrë, sepse është kujtim.

Dhe ne gjithmonë e përkujtojmë përvjetorin e kësaj ish dashurie të madhe.

Askush nuk e di datën se kur dhe qysh u shndërrua dashuria jonë në Kujtim.

Ndoshta atë ditë kur jemi ndarë.

Pak kemi vuajtur, pastaj vuajtjen e kemi bërë këngë dhe modë.

Pse të vuash me zemër kur mund të këndosh;

Pse të mbash zi për dashurinë e humbur kur mjafton të vishesh kuq e zi dhe krejt e marrin vesh që po vuan për atdhe.

Një mashkull shqiptar i Kosovës (aktualisht plak), i rritur në Serbi, babai i të cilit (bashkë me policinë serbe) i shkoqte dajak shqiptarët që visheshin kuq e zi, është shoku më i ngushtë i Edi Ramës.

Ai e mëson Edi Ramën (tinëz bodrumeve, si miu), kush vyen e kush s'vyen në Kosovë.

E një tjetër, babai i të cilit me librin 'Bregu i pikëllimit' nën sqetull e spiunonte disidentin Teki Dërvishin në stacionin policor serb, sot (jo edhe aq plak), ia cakton Edi Ramës se kush di të shkruaj e kush nuk di të shkruaj në Kosovë.

Ai e di kush nuk di të shkruajë bukur, sepse nuk di vet.

Dhe kjo ndodh, në kohën kur shkrimi i mirë nuk përndiqet me polici, dhe nuk mund të fshihet nga dielli e as të mbulohet me lule.

Qe 23 vite shqiptarët nuk mund ta bëjnë bashkë Abetaren.

Dhe, nuk mund ta bëjnë bashkë Abetaren, sepse Abetarja është bashkë.

Prandaj, kanë zgjedhur të flasin për një temë të mbyllur.

Se, përndryshe nuk flsasin pleqtë për Abetaren, pa e hetuar se një shkronjë në Abetare ka tendenca të dalë nga rendi i Alfabetit dhe t'ia zë vendin shkronjës paraprake.

Pak para se kryeministrat të hipnin në tepihun e kuq të hotelit, lehu një qen.

Qeni leh zakonisht kur i sheh qentë e tjerë;

Edhe kur i fton bashkë-qentë e tij; kur i duket se ia ke zënë territorin, kur është i uritur dhe e heton se ti po ia ha ushqimin, kur frikësohet nga rojet e nderit, kur lakmon dhe kur e dëgjon Betovenin.

Por kush është burrë nuk frikësohet nga qeni, por vdes, por vdes si dëshmor...

Sepse qeni mund të dashurojë më besnikërisht se njeriu, si Hachiko, që i plasi zemra nga vuajtja për dashuri.

Cili njeri vdiq te varri i të dashurit të tij deri sot!

Kosovën nuk e ka vjedhur qeni, po këshilltari i Liburn Aliut.

Dhe, pikërisht kjo prirje e Liburn Aliut për t'u sakrifikuar për besnikëri ndaj këshilltarit të tij, u pa se i ka lënë shumë përshtypje Edi Ramës.

E veçoi nga të gjjthë, edhe sepse Liburni fliste me zë të ulët radiofonik, si Marlo Brando te Kumbari.

Seksi i duket shumëkujt ajo e folur.

Dhe, Edi Rama ia 'fali' tri gra.

Ka edhe më shumë gra që duan të jenë me ty, i tha Liburnit, por Haremi mund të fillojë punën me tri 'copa'.

- Po kush është kah lyp gra, o djalë!

Edi Rama e veçoi edhe Hekuran Muratin.

Ia rrudhi setrën.

Veç Hekuranit ia preku krahun.

Çka flet kjo prekje e lehtë, dhe pse e preku bash Hekuranin.

Mund t'ia prekte krahun Xhelalit - gjë behane s'ka!

...čika Rama, i futi duart në magje.

E kaloi natën veç me magjetore dhe me baçica...

Vetëm ata që kishin pare e tërheqnin.

Se që thotë këngëtari Genci

'Meshkujt e vërejnë, kur sharmi dështon lektë nuk zhgënjejnë'.

Përpara, në vakt zaman, Mimozën e çonte 'hopa' e nganjëherë e fuste në xhep, se dikush (siç e ceka më lart) edhe lulet i fut në xhep.

E kësaj radhe, Albinin e çoi 'hopa'.

Edi Rama e çeli temën e xixave të dashurisë, si një xixëllimtar profesionit, që sa herë do prodhon xixa.

Pasi i shprehu xixat që ndjen ndaj Albinit dhe pasi që në emër të Albinit, ia shprehu vetes xixat që Albini i ndjen ndaj tij, ia zvogëloi kokën Albinit, por ia rriti morrin.

Morri më s'kishte vend në kokën e Albinit.

Në një moment Albin Kurti u duk si nuse me duvak, që pak para se të thotë PO, i këputen vargjet e xhevahirëve dhe i bijnë në kopsht.

Secili xhevahir bie në zemrën e një luleje...kështu ndodh gjithmonë,...vuajtje pa fund kjo jetë.

Tavolinën e qeverive e ndanin lulet.

Lulja s'lëshonte frymë nga lulja, s'kish fleta kah e rrotullonte krahun prej fletës...

Kishin vënë 'kufij me lule', derisa flisnin për heqjen e kufijve për tre muaj verë.

Ne, në vend se të duhemi vjeshtave e dimrave, duhemi kur është nxehtë, se më kollaj.

Ne mund të studiojmë në Tiranë dhe ata mund të studiojnë në Prishtinë.

Kjo është arritje historike, anipse atje e këtu kanë studiuar shqiptarët edhe gjatë diktaturës atje e pushtimit këtu.

Shqiptarët kanë studiuar e studiojnë në Beograd e nuk është lajm...

Nga Beogradi blejnë mall, kurse njëri-tjetrit i shesin pallavra.

Edhe pallavrat bëjnë punë, nëse thuren bukur.

Edi Rama e quajti Bini.

Po dihet pse.

Ama, Albin Kurti nuk është qesharak, është monoton.

Se sikur të ishte komik, s'kish pasur të paguar.

Edhe nëse je duke qeshur, kur e sheh Albin Kurtin ta ndal gazin.

Ky çdo gjë e sheh si tragjedi, si thikë pas shpine, si tradhti, si lojë e rrezikshme kundër tij.

Kush fitoi nga mbledhja e dy qeverive?

Hoteli fitoi.

Fituan tregtarët.

Fitoi shitësi i akulloreve dhe i tepihëve.

Fitoi deti.

Fituan milionerët.

Fitoi krimbi në thesin e miellit.

E ju, fukarenjë, çka fituat ju?

Ju e fituar Abetaren dhe kujtimin për dashurinë e humbur.

Çka po doni më shumë!

P.S. Mua Edi Rama nuk më ka ftuar në darkën e gazetarëve anti-Kurti.

Ndoshta pse jam femër e gjysmë, çka di unë, më xhelozojnë

 - s'ka këtu tjetër arsye...

A kisha shkuar?

-,Ëë.

Më pëlqen të jem si gur me mbishkrime të palexueshme, mistike, të punoj vetëm ose me 'ata' që nuk 'shihen'!

23 Komente

  1. B
    Ben

    Shkrim I shkelqyer ne gjuhën Shqipe. Nuk e pashe takimin se jetoj larg por per shkrimi I skenes me mundesoj te krijoj pamjet. Kjo eshte gjtha Shqipe!

    1. B
      Ben

      Shkrim I shkelqyer ne gjuhën Shqipe. Nuk e pashe takimin se jetoj larg por per shkrimi I skenes me mundesoj te krijoj pamjet. Kjo eshte gjtha Shqipe!

      1. K
        Kimete te kemi me kimet

        Sinqerisht ti e ke merituar te ishte por fajtore eshte ai ose ajo qe organizoje darken ke stile te vecante te shkruarri rrespekte pjeshke kimete

          1. U
            Unfortunately

            A mund ti japim nenshtetesine shqiptare Kimetes? Shkruan me mire se opozita jone ne Shqiperi. Vizita mund te shkonte me keqe shume me keq. Fakti qe nuk plasi ndonje skandal me vullgaritet politik qe e shoqeron eshte nje arritje me vetem

            1. V
              Vranakonti

              Nje shkrim per t'u dhjer,t'i besh mutin. Paska qene torollacke fare. Hej zoti ns ruajt.

            2. S
              Shqip 24

              Kimete, me pelqejne shkrimet e tuaja por kete here nuk eshte Kimetja a vertete. Urojme qe Edi dhe Albini te pajtohen me te vertete dhe te gjejne rrugen me te mire per interesat shqiptare. Pershendetje.

              1. B
                Bregdetari

                Me josh ajo cka do te thuash por menyra e shpresës hjes se idese nuk te jep asgje gazetareske. Shkurt kjo nuk eshte gazetari

                1. E
                  Elisa-beth Spiropalikari von de Prrenjas

                  Hahahaha do kërdiset Mero me klikime, e paska gjetur më mirë se Ylli Patën..këtë bibën e pusetave. Oj buŕneshë analoge ! Halucinacionet janë përvoja shqisore që duken reale, por krijohen nga mendja juaj [ nese ke]. Këto ndikojnë në të pesë shqisat e tua. Për shembull, mund të dëgjoni zërin e Vinit, që askush tjetër në dhomë nuk mund ta dëgjojë ose të shohësh një imazh testikujsh që nuk është real. Këto simptoma mund të shkaktohen nga efektet anësore të mallit të përzierë ose ose çrregullimi i formatit të përdorimit të alkoolit. Është evidente që ju keni halucinacione vizuale që përfshijnë shikimin e gjërave që nuk janë aty; mund të jenë të objekte të squllët ( bolet e Vinit psh) të modeleve vizuale riprodhues ( psh gabzheri i Tualetit) , njerëzve ose për shembull, mund të shihni Vinin që nuk është në dhomë dhe ndez dritat e wc-së, duke shpresuar ta gjesh aty ku askush tjetër nuk mund t'a gjejë. Të sugjeroj si keshilltarja me intime e Vin Ramës alias Llapa te ndrosh kostumin per higjenë. Puć puç

                  1. B
                    Bini si Nastradini

                    No Coment !

                    1. I
                      Ilir

                      Po keshtu pritet pra vllau ne shtepi me buzqeshje e rrespekt kurse rama e pret armikun e perbetuar te shqiptarve shkaun vuqiq

                      1. I
                        Ilir

                        Po keshtu pritet pra vllau ne shtepi me buzqeshje e rrespekt kurse rama e pret armikun e perbetuar te shqiptarve shkaun vuqiq

                        1. P
                          Petro

                          Lume si ju qe ju pelqeu kaq shume shkrimi i Kimetes. Sigurisht qe keni kulture te madhe jo si ne ignorantet qe nuk na la asnje mbrese ne mos na bezdisi. Edhe nje here: Lum kush di te shijoje shkrime te tilla te bukura.

                          1. T
                            Tironc i Vjeter

                            M'vje keq me thone po nuk mura vesh ku i rrifte çekiçi ksaj bibës.

                            1. E
                              Eni

                              Kimete...do e kene bullizuar gjithe jeten per kte emer.....si Meron....Albin emer perendish, njeri qe e di ceshte burgu e jeton me ndershmeri ne 70 m 2 . Sa thoi Albinit jeni.

                              1. t
                                titi titi

                                bravo .qenke fantastike.na kishte mar malli per te lexu gjera te mira.

                                1. P
                                  Pix lax

                                  Çfare pi kjo dhe s’na e tregon…..

                                  1. xhemal

                                    Vetem kimetja mund te dije te prese e percjelle..??? Thjesht nje shkrim inatcor..ska njeri te perkryer..kurti e rama ben aq sa mund te behet ne keto rrethana ku rrojme..mbajtja e pozicioneve politike tregoni se Jane dy e kjo i sherben ecjes prepara te dy vendere me hapa te ngadalte..por me mire keshtu se kalimi i shpejtesise shpeshehere te thyen qafen

                                    1. t
                                      timi

                                      Asnje here nuk i kam pelqyer shkrimet qe kam lexuar prej kesaj gazetareje. Ato shkrime te saj qe kam lexuar me dukeshin gjithmone si shkrime te nje njeriu te krisur. Per cudi ky shkrim ose me mire ky stil ka dicka brenda, dicka qe nuk e kuptoj por me terheq me pelqen.. Ndoshta asht per arsye se nuk mban shume anen e njerit apo tjetrit politikan, ose nuk i thur lavde te keqes ashtu si me pare.

                                      1. S
                                        Shkelzeni

                                        Kimete, pamja, stili i grimit dhe veshjes nuk perkojne fare me shkrimet tuaja. Mendoj qe Binin e keni “pike”, disi si dashuri e humbur dhe kurrsesi spo mundeni me u pajtu dhe me u rehabilitu nga ndarja. Sidoqoft po ju pergezoj per shkrimin sepse po shihet qe jeni mundu me na binde ne qendrimet dhe dyshimet tuaja duke i perseritur frazat nga 2-3 here… sdi qte them, per shkrimet tua ndjej simpati ndoshta per faktin se me terheq fizikisht…

                                        1. L
                                          Lekuresioti

                                          Nuk e kuptoj dot si një gazetare të flasë si psikologe dhe filozofe,pastaj hajde kuptoje.Eh moj Kimete hodhe gjithëato gërma në letër dhe s'të mori vesh njeri ç'the...

                                          1. L
                                            Lekuresioti

                                            Nuk e kuptoj dot si një gazetare të flasë si psikologe dhe filozofe,pastaj hajde kuptoje.Eh moj Kimete hodhe gjithëato gërma në letër dhe s'të mori vesh njeri ç'the...

                                            1. L
                                              Likja i MONES...

                                              Shkrim i shkelqyer..po' ku ta kuptojn katunaret..kuptojn vetem ti tokun.e Instagram..tu ngacmu grat e huja..dhe pastaj i hedhin neper kanale..

                                              Lini një Përgjigje