Si e solli Behgjet Pacolli, Putinin në Moskë

22 Qershor 2022, 18:18Blog TEMA

Si e solli Behgjet Pacolli, Putinin në Moskë

Nga Baton Haxhiu

Për 105 ditë ishin mbyllur të gjithë në Kiev. Për ne që sapo arritëm ai dukej si Shtëpia e Trishtimit. Nuk kishte nevojë të thuhej, por Ukraina po gëlltitej nga Perandoria e Rusisë.

Kur flitet për të ardhmen, të gjithë gabojnë. Njeriu mund të jetë i sigurt vetëm për çastin e tanishëm. Atë që po shihnim. Atë që Kievi ishte.

Por, si është e mundur që Zelenski kishte parë të ardhmen dhe askush, as ata që po ndihmonin Ukrainën, nuk dinin se çka është e tashmja. E sotmja. Si mundet njeriu ta di të ardhmen dhe nuk ka përgjigje për të sotmen?! Për atë që po shihnim?!

E sotmja s’kishte përgjigje…

Sa herë që zihej në gojë Putini dhe fuqia e tij, më kujtohej Behgjet Pacolli. Zelenski dhe Behgjeti kanë diçka të përbashkët në historinë ruse. E pabesueshme, por e vërtetë!

Zelenski ka parashikuar të ardhmen, por me bëmat e tij, Bexhoja ka vendosur njeriun e të ardhmes: Putinin.

“Nuk di a kam gabuar për historinë e botës”, më thoshte një ditë Bexhoja, por rastësisht në jetën time i kam dhënë një dorë fuqisë së këtij njeriu. Pa ditur kush ishte dhe çka do të arrinte.

Buzë hotelit të tij në Lugano kishte një anije, të cilën e përdorte për të shëtitur në kthinat e liqenit të Luganos. Rrëfimi tij për jetën është më shumë se film. Kur e dëgjon për rrëfimet e tij, përjetimin, paratë, humbjet dhe fitoret të duket se ajo jetë nuk ekziston.

Behgjeti, lirisht, mund ta quante veten se i përkiste epokës që po vinte. Kur fliste për Rusinë, më thoshte se “Rusia është një armik që pakkush e njeh. Rusia është një armik, armik i pamëshirshëm që ecën para edhe kundër ndalet. Dhe ecën para dhe s’ke ç’t’i bësh, sepse çdo qëndresë kundër saj është e pashpresë”.

“Ajo shtyn gjërat”, më thoshte Bexhoja, “deshëm apo nuk deshëm të shohim”.

Ai kish jetuar mes rusëve për një kohë të gjatë.

Nga një vend i vogël që vinte, e kanë konsideruar të parëndësishëm. Duke qenë i parëndësishëm brenda perandorisë, Behgjeti ka mësuar shumë nga jeta brenda saj. Ka mësuar fuqinë, përjetimet, qëndrimet dhe vendimet e mëdha. Ka mësuar për rrëzimin e pushtetit, por më e rëndësishmja që di, është sesi Putin u bë i pari. Dhe rrëfimi është më shumë se film.

Pyetja është: Si u bë Mbretnesha e Britanisë sebep që Putini të jetë ky që është sot?

Buzë liqenit të Luganos po fliste thjesht për bosin e luftës: PUTININ.

Behgjeti po kujtonte kohën kur Putini kishte qenë afër tij. Pa e njohur dhe pa e ditur se çka do të ndodhte një ditë me botën dhe me luftën.

Mbretnesha e Anglisë, prej kohësh, i kish shkruar Jelcinit, Presidentit të Rusisë, që kishte përmbysur komunizmin në Rusi me revolucion, se dëshironte të vizitonte Shën Petersburgun (Leningradin komunist) në muajin tetor.

Rusia ishte e varfër. Pa hotele të bukura dhe pa kushte që ajo, Mbretnesha, të rrinte e qetë në hapësirat e qytetit të lënë anash nga komunistët.

“Më thirri Jelcini”, më rrëfente Behgjeti.

Kryetari Jelcin kishte një hall të madh: si ta bënte një strehë të mirë për Mbretneshën? Jelcini e donte që Perëndimi të afrohej dhe ky ishte rasti. Ta sajdiste sa më mirë Mbretneshën.

Behgjeti dhe “Mabetex” në atë kohë po punonte punët më delikate të shtëpisë politike më të madhe në botë. Një ndërtesë që ishte shkatërruar nga tankset gjatë kohës kur Jelcin po përmbyste pushtetin dhe komunistët.

Behgjeti kishte udhëtuar edhe më herët në Rusi dhe në vitet ’70 dhe ’80 kishte takuar Jelcinin, atëbotë si lider komunist lokal që merrej me procesin e ndërtimit të fabrikave të reja.

Presidenti Jelcin ishte kujtuar se në një lagje aristokrate në Petersburg kishte shtëpi të bukura, por që ishin të zbrazëta dhe të shkatërruara. Ishin lënë bosh me një vendim të komunistëve, pasi kishin përzënë nga aty të gjitha familjet me nam të Rusisë Cariste.

“Do shkojmë atje dhe të shohësh a mund të bëjmë diçka”, kishte thënë Jelcin.

Me avion të shtetit kishin udhëtuar për S. Petersburg, së bashku me Presidentin Jelcin dhe njeriun më të afërt të tij, Borodin.

Rrugës për atje kishin kuptuar që kryetari i qytetit kishte hatërmbetje me Jelcinin dhe kishte zbuluar një konferencë për të ikur nga takimi. Por kishin lënë në pritje nënkryetarin e S. Petersburgut.

Të tre kishin hyrë në ndërtesën e qeverisë së S. Petersburgut dhe nënkryetari iu kishte ofruar mirëseardhje dhe kujdes.

“Si quheni ju?”, e kishte pyetur Jelcin, nënkryetarin e qytetit.

“Vladimir Putin”, qe përgjigjur ai.

“Kryetari ka shkuar për një konferencë në Evropë dhe më la porosinë që t’iu ndihmoj për të gjitha kërkesat që keni”, ia kish kthyer Putin.

Duam të shkojmë në lagjen e braktisur, të shohim çka mund të bëjmë, për t’i ofruar Mbretneshës një qetësi dhe një pritje siç e meriton.

“Ky është Behgjet Pacolli, mik imi”, fliste Jelcin, “që do të merret me gjithë ndërtimin dhe ristrukturimin e një pjese të lagjes. Me mua është edhe njeriu më i afërt i imi, Borodin”.

Në veturë ishin ulur Vladimir Putin, si shofer i veturës zyrtare, dhe Behgjet Pacolli, dhe, prapa, Jelcin me Borodin në një veturë të dytë.

“Lagjja ishte plot me drunj të gjatë”, më thoshte Behgjeti. “Ishte një mal dhe kishte mbetur e paprekur. Komunistët kishin ruajtur pronën të paprekur, por natyra kishte filluar t’ia jepte nurin e vdekjes”.

“Këto janë shtëpitë, Behgjet. Nuk duhet të më thuash që nuk bëhen. Ke tre muaj kohë që t’i përfundosh”.

Behgjetin e kishte kapluar frika e kohës.

Në ndërtim duhet kohë dhe secila pjesë e do përkushtimin e vet.

“Si të bëhej diçka që gati ishte e pamundur”, më tregonte Behgjeti frikën e tij.

“Nuk guxoja t’i thosha ‘jo’ dhe ta zhgënjeja. Kisha marrë aq shumë në ndërtim në Moskë sa dukej e pamundur të thosha jo”, më thoshtë Behgjeti.

“I thashë, që do e bëj”, tregonte Behgjeti.

Ai kishte kërkuar që Borodin të ndihmonte në logjistikë, sepse kishte prejardhje nga S. Petersburgu.
Por, jo.

Aty u paraqit një vullnetar për të ndihmuar në gjithë projektin. Ai ishte Vladimir Putin.

Rrugës duke shkuar për aeroport, Putin i kishte kërkuar që t’i bënte një nder. Ta largonte prej aty ku ishte dhe ta dërgonte në Moskë.

“Nuk e kam atë fuqi”, i kish thënë Behgjeti-Putinit. “Por, do e shikoj”.

Ai, Putin, i kish premtuar Behgjetit që do ta ndihmonte në të gjithë projektin. Ishin përshëndet me përqafim, me shpresën që Behgjeti do të fliste ndonjë fjalë të mirë për Putinin.

“Natyrisht”, tregonte Bexhoja, “se nuk e kishte pas ndër mend t’i thoshte askujt asgjë”.

Me të arritur në Moskë, derisa ishim në avion, Borodin merr një telefonatë nga motra e tij, që jetonte në S. Petersburg.

I kishin burgosur djalin për një gjë serioze. Mund të ishte përplasje bandash, apo marrje droge.

“Behgjet, e ke avionin këtu”, i kishte thënë Borodin. “Duhet të nisemi urgjent se kam një problem në familje”.

Rrugës, Borodin i tregon rrëfimin për djalin e motrës që tashmë kishte përfunduar në burg.

“Ta marrim atë mikun tonë”, i ishte përgjigjur Behgjeti. “Ndoshta kryen punë!?”.

“Unë s’e bëj dot”, kishte thënë Borodin.

Behgjet Pacolli i telefonoi Vladimir Putinit dhe i kërkoi një nder në emër dhe për Borodin.

Me të arritur atje, Vladimir Putin e kishte përfunduar çështjen dhe i kishte dhënë fund vuajtjes dhe frikës së motrës së njeriut më të fuqishëm në zyrën e Jelcinit.

“Këtu është fillimi i fuqisë së Putinit”, më thoshte Behgjeti.

Rrugës, Putin, prapë i kishte kërkuar Behgjetit t’i thoshte Jelcinit për transferim.

“Jelcin ishte njeri i rëndë për këto gjëra”, rrëfen Behgjeti, “por e gjeta rrugën t’ia hapja këtë Borodinit”.

“E bëra edhe për një arsye timen, sepse më duhej ndihma e tij në logjistikë dhe në rregullimin e gjërave me vijë shtetërore. I thashë Borodinit: ‘Putin don të vijë në Moskë’. E bëra zemrën gur, i thashë”, më thoshte Bexhoja.

“Po s’kam ku ta çoj”, i kish thënë Bexhos.

“Po bëje zëvendëskryeministër, apo një post formal”, kish propozuar Behgjeti, siç e bën me shpejtësi secili biznesmen për të rregulluar punë.

Të gjithë biznesmenët kanë një logjikë praktike. Asnjëherë nuk mendojnë për pasojat e tjetrit, vetëm kanë dëshirë të përfundojnë punë. Edhe dëshira e Bexhos për të kryer punë, me shpejtësi, kishte dhënë propozimin e lehtë.

Hiç më pak se zëvendëskryeministër, pa e çarë kokën se çka i bie dhe çfarë peshe ka ai post.

“Po janë 16 Behgjet”, i kish treguar Borodin.

Këtu nuk kishte përfunduar e tëra për jetën politike të Putinit.

Behgjeti i ishte kthyer punës dhe i duheshin tre muaj për të përfunduar strofullin e Mbretneshës.

Kush ishte njeriu që i doli në krah dhe e ndihmoi me të gjitha gjërat që i duheshin?

Më në fund, ndërtesa ishte kryer. Kishte marrë pamje të mrekullueshme. Në mesin e shtatorit, një muaj para afatit, gjithçka ishte kryer.

Por, duhet ta shihte Presidenti Jelcin se çka ishte punuar.

“Mrekulli”, kishte thënë Jelcin. Në dhomë ishte vetëm Borodin dhe Jelcin dhe disa prej njerëzve të Behgjetit që kishin bërë mrekulli me kohën dhe ndërtimin.

“President, faleminderit për përqafimin dhe për fjalët që m’i the, por gjithë kjo punë nuk ishte bërë pa ndihmën logjistike dhe të mrekullueshme të një njeriu”.

“Kush është ai?” kish pyetur Jelcin.

“Nuk qenka këtu…”, ia kish kthyer Behgjeti, i cili më rrëfeu për rastin, “është në pritje të dera”, i kishte thënë Jelcinit.

“Vladimir Putin, eja këtu, dëshiron të të takojë Presidenti”, e kish thirrur Behgjeti-Putinin.

“Faleminderit djalosh, për ndihmën dhe për kujdesin që ke bërë për mikun tim, Behgjet!” Kaq ishte përshëndetja e Jelcinit.

Mbretnesha kishte mbërritur më 14 tetor dhe kishte qëndruar deri më 17 tetor. Por, një gjë, kish  mbetur e papërfunduar. Si t’i bëhej Jelcinit një vend në Moskë?

Pas pak ditësh, shefi i FSB (Federal Security Service) Ruse kishte dhënë dorëheqje.
Borodin, në çast, i kishte telefonuar Behgjetit.

“Tani, ka një vend për atë mikun e S. Petersburgut. Lajmëroje ti i pari”, kishte thënë Borodin.

Bëhet shef shërbimi, Kryeministër dhe President.

Njeriun e parë që s’e do askund afër, as në Rusi dhe as me punë në Rusi, e kishte pikasur. Ai quhej Behgjet Pacolli.

Si të gjitha historitë e liderëve diktatorë. E vrasin historinë e vet dhe rrugën e ardhjes.

Në konferencën për shtyp e pashë Zelenskin dhe kujtoja Behgjetin. Të dy, pjesë të historisë.

Njëri që e kishte bërë Putinin të qeshte në Teatrin e Moskës me komedinë e tij dhe, tjetri, me rastësinë e tij të kohës, ia kishte nisur rrugën drejt pushtetit.

Zelenski po e shihte luftën me pafuqinë e tij.

Rrëfimin e plotë mbi Ukrainën, mund ta lexoni duke klikuar KËTU

14 Komente

  1. N
    Nardi.l

    Peralla me mbret!

    1. D
      Dardan

      Per fat te keq eshte rrefim i vertete!

    2. Z
      Zeqo Pilafi

      Po si, pa njoftuar për vënde të lirë pune dhe pa konkurs paska ardhur Putin në Moskë? Sa rregull ka tek ne! Qeveria jonë rilindase as që mendohet se mund të veprojë në këtë mënyrë, ajo nuk hedh një hap jashtë ligjeve dhe rregullave. Ja shikoni qoftë dhe një shëmbull të thjeshtë, punësimin e motrës së Zotit Dumani në ministrinë e punëve të jashtme, ajo e ka bërë mbi bazën e hapave krejtësisht ligjorë. Duket, prandaj ecin punët keq në Rusi, se punësimet u bëkan jo si tek ne, por mbi bazën e njohjeve dhe dëshirave subjektiviste.... Ah, or Belul Gjeraqina, mos vdeksh kurrë! Dhe ske për të vdekur sa kohë në këtë botë do ekzistojnë Pacollrat dhe kadetët Marek të soit të këtij Haxhiut.

      1. e
        eltonmico

        shum interesante . po si ka mundesi qe seshte bere publike ,ter keto kohe .dhe vetem tani .un besoj se ky material nje te vertete e ka . po nuk duhet marre ashtu sagllam.

        1. A
          Anamorava

          Fund e kry genjeshter.

          1. B
            Bardha

            Shume e tepruar,baton leshi keto idiotizma qe shkruan tij tregojne me te vertet se je nje gomar i neeverishem,keta mund tja tregosh ve tetem koqovarve

            1. M
              Milano Moda ...Kashar

              D.m.th e paska peshqesh nga Behxheti bota Putinin...dhe Putini ja shperbleu mire fare , Kosoves

              1. L
                Lolo oborri

                Fshatareve iu duket vetja se jane ne qender te botes. Keto jane perrallat qe i tregoni Rames dhe ai qesh me ju si lolo qe jeni. Lolo oborri

                1. C
                  Ceni

                  Interesante po e besushme. Ne lindje vendos miqsia jo merita. Po pranove nje nder, ke hy ne borxh.

                  1. A
                    Agim

                    Pordhe shqiptare te varianti kosovarisht.. dmth te pjerdhura fare... ..

                    1. a
                      alphade

                      Putini eshte gjalle dhe mund t’a pergenjrsh troje “perrallen” e Baton Haxhise ! ……! Alphade

                      1. F
                        Fatime

                        Per shqiptaret duket si percale por eshte e vertete. Kur Pacolli erdhi ne Tirane ne 1993 askush nuk e njihte dhe kur tregonte ngjarje te tilla. Eshte nder per Shqiperine qe ka nje mik si Pacolli.

                        1. A
                          Agron Marevci

                          Doshta asht e vertete , kush e di perveq Putinit. Bezhqet Pacolli asht i prirur per sajime e histori te rreme kjo asht mase e vertet. Kamuflimet ndaj njerzve qe ben Bezhgjet Pacolli nuk te quditin nese bejne mrekullina apo te kunderten, mizori. Nje asht e vertete qe Bezhgjet Pacolli me kamuflimet e tij ka bere vetem keq per kosoven duke u bere pjese e strukturave ne qeverit e shtetit per zhvatjen e buxhetit te shtetit dhe per krijimin e strukturave krimenele -korruptive ne ish qeverit e kosoves. Bezhgjeti me kamuflimet e tij i joshte njerzit e fuqishem te dalun nga lufta si Hashim Thaqin e Fatmir Limajn ne fillim e pastaj e futi ne rreth edhe Ramush Haradinajn, i joshte me villa, aeroplan privat e pushime ekskluzive ne Zvicer dhe Pacolli u mundesonte kti grupi te pastronte pasurit e plaqkitura te kosoves dhe ti depononte ne bankat e zvicres dhe ne banka of-shore neper bote, transportin e parave kesh zakonisht Pacolli ua transportonte me aeroplanin e tij privat. Kaq per sot.

                          1. E
                            Edlira

                            "Ec e ec...papritmas Baces Behxho i del Putini perpara: - Çfare deshire ke ti o Putin,qe ti them Une Xhindit Jelcin te ta plotesoje (kur te jete me humor te mire)? - Thuaji te me çoje ne Moske o Baca Behxhet!!! TY ta degjon fjalen!! Vetem ti je Shpetimi im! ...dhe Baca Behxhet ja plotesoi deshiren! Qe nga ajo dite (ne saje te rolit qe luajti te Baca Behxhet ne kete histori) Dielli nuk lind me ne Lindje (ngaqe ju desh ti leshonte vendin Putinit te Gjithefuqishem),por ne Perendim!

                            Lini një Përgjigje