
20 vite më parë jetoja dhe punoja në Londër.
Një mëngjes dimri me shi, krejt papritur në zyrën time u shfaq Arbëresha vajza e Hasanit, të cilën e kisha shoqe fëmijërie që nga gjimnazi.
Ajo ishte një vajzë inteligjente, e edukuar dhe me shumë humor, por jeta i kishte marr ters disa herë.
Ajo vinte nga një familje e varfër dhe me shumë probleme konfliktuale të dhunshme brenda fisit. Për këto arsye ishte larguar për një jetë sa më të mirë nga Shqipëria drejt Londrës.
E pyeta: “Arbëresha si i ke hallet?”
Keq, keq Kreshnik - ma ktheu. “ Jam pa punë. Jetoj me 3 shoqe në 50 metra/2 dhe paguajmë 1200 paund qira në periferi të Londrës”
Po ndonjë gjë tjetër- i thashë: “Pooo Kreshnik, kam një lajm të mirë. Muajin tjetër do martohem me princin e Britanisë së Madhe dhe jam shumë e lumtur”
Uaaaaaa klitha unë dhe e pyeta instinktivisht:
“Sa e sigurt është kjo lidhje dhe martesa?”
50% me 50% ka shanse o Kreshnik - ma ktheu Arbëresha pa ju dridhur syri.
Unë ngrita supet dhe e pyeta i habitur: “Çfarë nënkupton me 50% - 50% martesë se nuk po marr vesh gjë”
Dëgjo Kreshnik, foli Arbëresha e heshtur:
“Unë dhe Hasani jemi dakord nga ana jonë, por ende nuk dimë mendimin e Princit dhe Mbretëreshës se nuk na njohin hiç fare kush jemi, por babit tim i pëlqen si ide.” pra vazhdoi ajo: “50% pro, jemi unë dhe Hasani. 50% kundër janë Princi dhe Mbretëresha”
Qesha me lot ….. dhe mu kujtua sot kjo histori.
Po lexoja sondazhin e rinisë austriake e cila me shumicë ishte shprehur se nëse shqiptarët do hyn në Bashkimin Europian atëherë ata do dalin nga BE.
Ky nuk ishte sondazhi i parë.
Një muaj më parë 62%e gjermanëve, 60% e francezëve, 59% e portugezëve ishin shprehur se nuk dëshirojnë që shqiptarët të bëhen pjesë e “familjes” së tyre.
Kam disa ditë që marr mesazhe nga qindra lexues të cilët më pyesin:
“Kreshnik, pse nuk na do Europa” dhe “Çfarë të keqe ju kemi bërë ne, evropianëve?!”
Analiza është shumë e thjeshtë. Njësoj si vajza e Hasanit që donte të martohej me nipin e Mbretëreshës.
Njëra palë do, tjetra jo. Martesë me zor s’ka.
Thjesht, ne ju dukemi aq të prapambetur dhe të pazhvilluar sa ata nuk duan të lidhin krushqi me ne.
Do thoni ju: “E ka gabim Europa”
Ndoshta janë 100% gabim ata, por ç’rëndësi ka, kur kombet evropian nuk kanë fijen e dashurisë dhe respektit ndaj nesh.
Urrejtja dhe dashuria ndahet nga një fije floku.
Mos harroni në 110 vjet shtet shqiptar, vetë kombet evropian kanë bërë 3 luftëra të përgjakshme dhe 3 bashkëjetesa paqësore me njëri-tjetrin brenda një shekulli.
Thjesht ne jemi krejtësisht të parëndësishëm.
Nuk u vlejmë atyre:
- as për martesë
- as për divorc
- as për dasmor
- as për krushqi
- as për komshi
Ne thjesht duhet ta kishim kuptuar me kohë, që martesë me zor nuk bëhet.
Më mirë të largohemi me dinjitet, sesa duke ngjallur neverinë, keqardhjen, të qeshurat dhe cinizmin e fëmijëve të “mbretit” dhe “mbretëreshës”.
Prici nuk ndjen asgjë për vajzën e Hasanit.
Ashtu si martesa e tyre, edhe kjo dasma e jonë me Evropën i ka shanset 50% me 50%.
50% pro jemi ne…
50% kundër është Evropa…
ti :pune' nuk ke bere kurre o niku, Kur ike ne 97 me Angli kerkove azil politik e kur te shtruan te laje pjata bashke me Ardian Nunin u kthyet me vrap ne Shqiperim se ketu ishit mesuar te hanit me garuzhde... pastaj dihet c'kontribut dhate per memedheun... po shyqyr zotit uncle Sam po ndreq shkaterrimet tuaja e ju te dy si shume mekatare te tjere jeni jashte vorbulles.. prandaj keto 'kujtimet" me Arberesha tregojua kalamaqerve ti vesh ne gjume... se mbase te besojne...
Sa keq me qen......hason!!
Herën e fundit shoku Kreshniki na mbushe mëndjen që Evropi nuk na do sepse jemi Kimetjanë Guami, pra, pro amerikanë me kartelë të pavaksinuar. Sot sikur ke ndruar mëndje. Sna duan prej Hasanit.(?!) Ke humbur gjë qilimin e sumës përpjetë? Nejse merobazetarët të kanë pagëzuar si " qeveria në mërgim". Haj fara me këtë rast dhe fillo lobimin në Europe.
ESHTE SHUME E VERTETE PER EUROPEN DHE PROBLEMI NUK JANE SHQIPETARET POR FEJA E SHQIPETAREVE TE SHQIPERISE QE ESHTE RRETH 60 70 PERQIND MYSLIMAN. ( DUHET THEKSUAR SE BALLKANI ESHTE SHQIPETARE ME 70 80 PERQIND POR QE KANE SHTETESI E FE TE THEMI JO SHQIPETARE) BALLKANI DHE SHQIPETARET ME PERPARA KISHIN FE KRISHTERE DHE NJE PJESE ME ARDHJEN E TURQEVE NE BALLKAN U BENE MYSLIMANE DHE KY PADYSHIM ESHTE SHKAKU KRYESOR I QENDRIMIT TE EUROPES GJE QE E VERTETEN EDHE QENDRIMI NDAJ TURQISE ME MBI 20 VJET QE PRET EUROPEN. SHQIPETARET E KANE ZGJIDHJEN AMERIKA DUHET TE JETE E ARDHMJA JONE . DUHET BERE NJE SUPER REFERENDUM PER TU BASHKUAE ME SHBA te. CDO DITE QE KALOJME DUKE PRITUR ESHTE NJE DITE E HUMBUR. DUKET NJE PROPOZIM PREJ BUDALLAI DHE MBASE NUK JA HARRIJME POR NE FUND TE FUNDIT CFARE MUND TE HUMBIM SIC THUHET PER PROLETARIATIN QE HUMB VETEM PRANGAT SE TJETER GJE NUK KA DO KEMI SALEHUN E ILIRIN KUNDER POR MUND TJA DALIM
Keshtu thone edhe birazeret tuaj turq, America eshte miku jone dhe duam bashkim me te..... Kshq beni nji treshe e filloni sportin e sumes..... allah uakbar.
Kreshnik vetem emrin ke.,Europen e ke pare apo te ka pare?,po' ishe lart ne pushtet o Niku e as e qullose fare,e kerkon tani te flasesh pe shqiperine dhe Europen ..Ke qene sorre e ska si behesh shqiponje..po' ku jeton o i uruar ..ne shpellat e dragobise i vetmuar?
Atehere i bie qe Konandanti Legjendar Enver Hoxha paska qene i sakte qe e ndertoi Shqiperine, nguli flamurin Kombetar, pune per te gjithe, shkolla, spitale, Universitete, Akademi Shencash, ushtri perfekte, siguri prrfekte per raste agresioni, uje, drita. Plazhe ye pastra, zhduku gjakmarrjen, vellazeroi jugun e veriun, emancipimin e gruas, etj. Etj. Ne gkithnje na ka urryer Europa sepse i pelqente pozicioni strategjik, na vrau, na dogji, tentoi te na poshteronte, na e cungoi teritorin, e donte shqiperine pa shqiptsr. Sot prrseri europa na urren per degjebetimin qe i sollen Shqiperise grupet e organizuara kriminale qe qeverisen vendin per 30 vjet me radhe. Vetem nje Amerike eshte engjslli mbrojtes i shqiptareve, te tjeret jane nje mut i madh.
Fix, ai e dinte dhe e njihte politikën e shteteve që gënjejnë e mashtrojnë që 30 vjet. Le të ndërtojmë Shqipërinë, Europa nuk ka interes nga ne.
fix enveri nje mbetje turke e la skiperine 100 vjet mbrapa.
Kam pare nje exposé fotografike ku me beri pershtypje nje foto vendosur te dera e nje bistro ( Ndalohet hyrja e qenve dhe Portugezve ) apo afishet po vjen hidrauliku Polone keto jane te zakoneshme .Kur eshte hequr denimi me vdekje ne France ishte minister drejtesie Robert Balader 70 % e francezeve ishin kunder heqjes se denimit me vdekje apo kunder abortit mos u fokusoni shume cfare populli mendone po cfare qeveria bene
Sara time e dashur dhe e shtrenjte ,se si ka henger Niku ,me garushde apo me grushta ajo ka kaluar dhe ne nuk e ndreqim dot,,,,,por Niku na thote te gjitheve neve te mos te presim me kohe te pa mbaruar ,kur do t ju ndizet dashuria popullit te kasaj Europe per ne te perveluarit per nje cike dashuri.!!!! Gjerat jane te thjeshta kur vendos,per ate qe nuk te dashuron [ i kthen trapin ]
"QIBAARLLEKU I EUROPES PER SHQIPERINE ME KUJTOI HISTORIN E DHELPRES KUR NUK ARRITI DOT RRUSHIN. NUK KA FAJ EUROPA, FAJIN E KA SHQIPERIA QE LA ZONJEN E NDERUAR DHE U LIDH ME PLAKA KURVA TE NDYRA E TE MALLEKARA.
Ramadan , e kush ishte 'zonja e nderuar'(c'nderuar) ? Turqeria?! Ktheu atje se per kete i rreh zemra seres tuaj , te tjerat i keni fjale ne ere , por vetem eurot s'keni ku ti gjeni e te gjitha te mirat materiale qe edhe baben e vrisni per to . Hipokrite si ky Spahiu qe ju vodhi e mbrapa ju la drejtesise e plepave te Salehut , tashme nga Evropi na tregon perrallat e Arbereshes se Hasonit .....he kerma , pajisuni me nga nje qilim per sumen , ju duhet edhe kjo se nuk ju pranon sulltani ne anadoll. Kreshnik sorra shkoi ne origjine , po konkurron Shabe Muradine e gazetes Dita , se kush mund t'i afrohet me shume topeve te Erdoqenit turk!
O Kreshnik Spahiu spahi esht titull i kalorsve osmanlluk. Si do futesh ne europ me ate titull qe nuk ka lidhje me kulturen europiane? Kur shpertheu lufta e pare botrore... mbreti i Britanise i dorzoi te gjitha tituj gjermane madje edhe mbiermin e tij gjerman Saxo-Gotha dhe e ndryshoj ne Windsor. Romioi ne helaqistan i mbushur me jevgjit anadollak ka 200 vjet qe pretendon si "grek" dhe kaq eshte e mjaftueshme per europen. Dera e europes hapet per ty dhe Shqipetaret Arberor nese do i dorzoni titujt osman
Kreshnik, perbuzja e europes eshte per shkaqe morale. Ato e kane policin ne koke, ne nuk pjerdhim edhe per ate qe eshte ne rruge. Ne vjedhim pronen private, ne kryejme incest ne familje, ne kryejme krime te padegjuara dhe brenda familjes, ne nuk respektojme semaforin, pra injorojme ligji duke treguar paaftesi per te krijuar shtet. Perse te na doje Europa? Shkaqet e refuzimit te Europes mos i lidh me barcaleta pa kuptim mejhanesh.
Ne lidhje me aderimin e shqiperise ne BE ne shqiptaret duhet te kemi parasysh qe kur japim opinionet tona, duhet te jemi te zhveshur nga pasionet politike. Pasi shumica e komentuesve me duken sikur jane arratisura nga Shkolla e Partise dhe po shajne mbare e prape njeri tjeterin. Faktet kane vlere jo sharjet dhe pasionet. Perderisa ne vijojme te sillemi si bajraktar ne marredhniet me njeri-tjetrin dhe te zbatojme normat e kanunit te 500 vjeteve te shkuara, nuk kemi pune dhe vend ne evrope.