Nervozizmi dinjitoz i Edi Ramës

23 Qershor 2022, 20:29Blog TEMA
Nervozizmi dinjitoz i Edi Ramës

 

Nga Ilir Yzeiri

Ajo që ndodhi këtë të enjte në Bruksel nuk ishte vetëm një shfaqje e dëshpëruar e Europës, por, në shumë se kaq, ishte një shenjë që tregoi edhe njëherë se vendet që e përbëjnë Bashkimin e sotëm Europian, nuk përfaqësojnë në të vërtetë shpirtin europian, por janë më shumë një inerci e vendeve europiane që kanë akumuluar, për fat të keq, shumë lodhje dhe që veprojnë pa ndonjë strategji të qartë. 

Bashkimi i sotëm europian paraqet krizën që kanë vendet kryesore të kontinentit. Britania u largua, Franca sapo zgjodhi një president liberalo-demokratik, por pa një mazhorancë të qëndrueshme. Komunistët dhe të djathtët e Le Penit që pëlqen Putinin bashkë me disa të tjerë kanë mazhorancën.

Makron kështu është presidenti pa qeveri. Në Itali, një statist i shquar si Mario Dragi është zgjedhur të udhëheqë Italinë pa qenë pjesë e asnjë partie politike. Ai zgjidhi krizën e përfaqësimit dhe të identitetit politik të Italisë. Gjermania me kancelarin e ri Sholz po përpiqet të japë një pamje tjetër dhe kancelari i zgjedhur po shfaq grintën e duhur, por kjo nuk mjafton. Gjigandi i industrisë europiane nuk e shkund dot Europën në krizë.

Veçnërisht lufta në Ukrainë tregoi sesa e papërgatitur është Europa. 80% të armatimit në Ukrainë e kanë çuar SHBA-të, ndërsa Europa vijon të jetë e varur nga gazi rus, madje në një formë më të sofistikuar. Putini e ka pakësuar eksportin dhe ka rritur çmimin. Këtë rritje të çmimit po e vuan Europa dhe po e shijon Putini me kushtin që vuri për ta paguar me rubla.

Në gjithë këtë katrahurë u përfshi edhe Shqipëria. Ajo dhe Maqedonia e Veriut prisnin që të çeleshin negociatat për anëtarësim, por liderët kryesorë të BE-së nuk e bindën Bullgarinë që të hiqte veton.

Ajo që të lë një shije të hidhur është vlerësimi që na bëjnë burokratët europianë neve shqiptarëve. Kosovës nuk i heqin vizat, fatin e Shqipërisë e lidhin me Maqedoninë. Nga ana tjetër, retorika për hapje dhe për të mbështetur Ballkanin Perëndimor tani është bërë e neveritshme. 

Kjo që po ndodh me shqiptarët nuk është as e para as e fundit. Për fat të keq, jemi të detyruar që të kthehemi në histori dhe aty jo për t’u bërë paranojakë, por për të kuptuar më mirë se burokratët e Europës kanë një frymëzim negativ ndaj nesh, se ata janë fëmijët e atyre europianëve që Shqipërinë dhe shqiptarët nuk i kanë  fort për zemër. 

Paranoja mund të shtyhet larg dhe historia na çon deri ta fati i kryeheroit tonë, Gjergj Kastriotit që u la vetëm në më shumë se një rast ndaj turqve, megjithëse të gjithë e quanin Kalorës të Krishtërimit dhe madje edhe ai vetë në emër të këtij ideali bëri epopenë më të madhe në Mesjetë kundër Perandorisë më të egër të kohës.

Edhe pas Luftës së Dytë Botërore, fati i Shqipërisë u braktis nga perëndimorët dhe u injorua.

Vetëm SHBA-të kanë qenë konstantë në mbështetjen ndaj shqiptarëve. Atë frymë europiane që shqiptarët e kanë në gen si një nga kombet më të vjetra në këtë kontinent ne e gjejmë të miqtë me besnikë e më të mëdhenj që janë amerikanët.

Është e paimagjinueshme që Kosovës nuk i heqin vizat dhe fatin e vendit tonë e lidhin me Maqedoninë dhe ne, në një farë mënyre, na lidhin me Bullgarinë. Është një cinizëm tipik europian.

Ndaj Edi Rama sot është treguar si një shqiptar i madh, si një lider i vërtetë dhe nervozizim i tij është përmbajtja jonë prej shqiptarësh që kemi treguar se në thelb jemi europianë të lindur. Gjuha e drejtpërdrejtë, stili dhe toni sarkastik ndonjëherë ishte i gjetur dhe dinjitoz. Nëse me « europian » kuptojmë lirinë, tolerancën e të gjitha ngjyrave: fetare, gjinore, etnike, kuptojmë respektin për të tjerët dhe mungesën e eskpansionit, atëherë cili komb tjetër i ka këto virtyte më të shquara se çfarë i kanë shqiptarët ? Ah, harrova. Ne kemi edhe një cen tjetër: jemi mjeshtra të autodestruksionit, të shkatërrimit të imazhit tonë dhe qaramanë të lodhshëm.  

67 Komente

  1. O
    Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqipt

    Te thuash a me keq te besosh se sunitoshqipfolesit jane me proevropiane apo proamerikane se cdo sunit apo shiit ne bote kjo eshte vertet cmenduri....!!!! Turkish telesehir continue.... gezuar ramazonin.

    1. t
      taras bulba

      A ti e ke ne regull or bishtuk . mer ate 300-cen , iheq dhe nje rock bytheve Janulla gruas tende dhe ti kenaqesh ...ti je dava maracaku , je njeri me bisht...ju jeni llapaqenet e klebonjarit Janulla ....ptuuuuu vromjari

      1. A
        Ari

        me duket se komenti yt s'ka asnje lidhje me ate qe gazetari ka shkruar. Pastaj, ai nuk eshte koment, nuk ka asnje ide, kundershti apo argument...por sharje pa kuptim.

        1. K
          Kolonel Janulla , ne shtratin e vdekjes

          A e shihni qe prifterinjte e kishes famekeqe greke qe sot kryesojne KAOSH , edhe pse armiq deri ne palce te kombit shqiptar , versulen si qene te terbuar kunder gjitheckaje qe eshte shqiptare . Ata nuk kane gjume ne sy , ne se shqiptaret hedhin qofte vetem nje hap drejt progresit . I tille eshte edhe komentuesi i pare , qe ne te vertete eshte i njejti person qe shkruan me nicke te ndryshme , por livadhit i lire ne oborrion e ministrise se mbrojtjes , ne kullen e fildishte te kolonel Janullaqit . Asnje meshire per armiq te tille shekullore te kombit shqiptar !

        2. E
          ERTV

          Të lexova dhe konstatoj se shmrim i dobët... Me thënë të drejtën lexova dhe Lutfiun dhe mu duk më realist. Ti Ilir po me dukesh me shumë nje avokat-uc sot. Po të bëj kronologjinë. Nuk doje me shku në Bruksel se dije çfarë prisje. Shkove dhe bëre arrogantin (pa shkak me BG). Bërë show dhe sofizma. Madje u paraqite "edhe më katolik se papa). Bëre show "post mortum" pa lidhje me diçka lokale ne shtëpinë e EU-së. I vetmi ndyshim ishte se nuk shkove me atlete adidas të bardha. Por ama shkove me çorap të kuqe. Çove të gjatin, për të marr të gjatin. Dhe si gjithmonë fajin n'a e kanë te tjerët, thua se të tjerët s'kanë hallet e tyre, axhendat dhe politikat e tyre të ditës dhe për më tepër të besojmë se qëndrimet nuk ndryshojnë...

          1. A
            Altin

            Yzeiri ka kohe qe e ka lene menjane analistin e pavarur. Duket merr diku nje rroge te fshehte, nga ato qe pushtetet u japin „intelektualeve“ te ketij kallepi ketu e 30 vjet ne kete republike bananesh.

            1. s
              sonila

              YZEIRI PO TURPERON YZEIRIN ME KETO QE SHKRUAN. TURP SE JEP EDHE MESIM NJE I TREDHUR, SIC KA EDHE ZERIN

            2. Q
              Qim Peka

              ik ore rrot kari se na cave bythen me gomarlliqet qe shkruan

              1. Y
                Yep!

                @ERTV True, true!

                1. N
                  Niku

                  Si gjithmone e verteta eshte diku ne mes. Domethene edhe Yzeiri ka te drejte, por edhe ti. Dhe nuk e them per te qene i barazlarguar, por kjo eshte e verteta. Per te bere nje paralelizem, shqiptaret nuk kane ditur te jene oportuniste gjate historise se tyre. Mendojne se duke qene i drejte e "me kryq ne balle" si me thene, gjerat do te ndodhin, por cdo vendim i madh eshte ne thelb politik e pastaj "sepse ashtu duhet dhe ashtu eshte e drejta". Nese jemi ketu ku jemi eshte thjesht fati yne i mire. Evropa na e dergoi princin e saj dhe ne i thame "Dum baben". Perseri erdhi Fan Noli me fryme amerikane dhe evropiane dhe ne thame, jo duam Zogun me serbet. Perseri erdhen anglo-amerikanet gjate luftes dhe ne thame jo duam komunistet. U rrezua sistemi dhe ne zgjodhem Saliun e i vume flaken vendit. Me pas e zgjodhem prape ate qe i vuri flaken vendit. Zgjodhem edhe nje vagabond dembel, edhe nje hajdut kokederr. Tani zgjodhem nje harbut. Vjen nje kohe qe duhet ta kuptojme se fajin s'na e ka baba dovleti, por koka jone qe s'kemi ditur te jemi largpames dhe te zgjedhim njerez qe vertet duan ta cojne vendin perpara. Per mua personalisht, Evropa nuk na hyn ne pune. Po te ishim te zote e ta benim vendin tone si Zvicren (qe nuk eshte ne BE), BE-ja do te na luste t'i bashkoheshim dhe ne do kishim luksin t'i thoshim "Jo".

                  1. S
                    Shqiptari

                    Nuk mund te isha me shume dakord. E ke thene sikur me ke lexuar mendjen. Megjithate duhet thene se antipatia e Europes ndaj nesh i ka rrenjet e thella duket se ka qene me shume nje zgjedhje per te qene me afer me sllavet dhe kunder nesh e pastaj per te mbyllur syte edhe ndaj Perandorise dhe duke na shitur per te ruajtur menderen e tyre kur Gjergji me shoke luftonte per boten perendimore dhe te krishtere. Jane disa momente qe mund te justifikojne nje lloj mospelqimi nga ana e tyre ndaj nesh por jane shume te rralla krahasuar me intensitetin e larte te urrejtjes dhe antipatise te tyre qe shpesh nuk e kane as problem ta shfaqin hapur. Por ashtu sic thua ti, ate qe Europa nuk na jep dot edhe po te doje, Zoti na e ka dhene qe nga fillimi, shume burime natyrore per ta bere parajse kete vend dhe per mos e care koken per EU fare, fatkeqesisht na mungojne drejtuesit politike qe i duan vertet te miren ketij vendi dhe nuk shohin vetem interesat e tyre meskine duke sakrifikuar vendin dhe kombin e tyre per to.

                    1. A
                      Ari

                      Ky eshte koment qe e lexon me kenaqesi, dhe meson dicka te re qe nuk e di pavaresisht se nuk jam dakord me ndonje nga perfundimet e Nikut.

                      1. P
                        PO , PO

                        @ Nik , ke thene me gojen plot nje te vertete te madhe qe po i cfilit shqiptaret !

                        1. V
                          Veshi

                          Për formimin e Zvicrës ranë në ujdi shtetet fqinjë pa përfillur autoktonët.

                          1. I
                            Indignados

                            @Niku- koment 1-sh! Ne gjithmone gishtin te drejtuar tek te tjeret, te huajt, asnje here nuk e kthejme nga vetja per te kuptuar gabimet qe kemi bere historikisht

                          2. c
                            c..

                            ERTV;Ske faj se te jepet mundesia ty ti vezhgosh edhe corapet se per problemet e medha kuptohet qe nuk ke kapacitet

                            1. S
                              Sali gerdeci

                              O TI ERTV-TETEM...KY NUK ESHT SI SALI PUSHTI QE U PERKULEJ TE GJITHEVE NE GJUNJE QE NGA ARABIA BALLKANI.EVROPA E AMERIKA..SI NJERI PA KARAKTER DHE DINJITET QE ESHTE EDHE SOT E KASAJ DITE...KY KA BYTH DHE DI TE BEJ POLITIK DHE SHTET...BOLL NGELEM DUKE FSHIR BYTHEN E BRUKSELIT DHE EVROPES...DUHET NDERRUAR POLITIKA...TI KAQ NUK E KUPTON DOT...

                              1. f
                                flake e bore

                                Iliri eshte i semure o ERTV dhe ju siç duket nuk e dini. Po jo aq i semure sa te mos i beje hyzmet suxhukut te paprere ne sufllaqe.

                                1. L
                                  Luli

                                  Dakord ERTV. Yzeiri zbulon padrejtesite evropiane duke i mbajt iso liderit.

                                2. H
                                  Hansi . New York.....

                                  Ilir si gjithmone i qarte, i drejtperdrejt e i kuptueshem.Thjesht te kenaq dhe shpreh ate qe shumica ndiejne .

                                  1. U
                                    Unfortunately

                                    Nervozismi nuk eshte asnjeher dinjitoz. Bollni me keto furca, ishte turp ajo konference shtypi. Vetoja Bullgare nuk ishte e pa pritur dhe u be shume e qarte qe vendet e BE nuk mund te detyrojne Bullgarine te bej dicka qe nuk do! Mund te tregohej zhgenjimi ne menyra te tjera dhe me dinjitoze. Jo me klithma, postime twitter e humor kafenesh. Fundja mos te shkoj me ne Bruksel meqe qenka kshu puna.

                                    1. k
                                      k

                                      Vazhdon kompleksi i përjetshëm kombëtar. Jemi të zgjuar dhe më të bukrit,por nuk na duan dhe na kanë inat. Shqipëria eshte shteti më i korruptuar,hajdut dhe grabitës pronash,strofkulla e drogaxhijve dhe trafikantëve ndërkombetare,ku drejtësia eshte shërbëtore e krimit dhe qytetari vidhet ditën me diell.Askush nuk ju don.Jo se jeni të zgjuar por se jeni te korruptuar.

                                      1. E
                                        Europa,qe fshin bythen me rregullat qe ka vendosur

                                        Pirdh te cfryesh Yzeiri,me ´´shqiptarin e madh´´,kur nuk tha asnje fjale per kryesoren: Shkeljen flagrante te rregullave bazale te EU,per menyren si u procedua blic per te futur Ukrainen,si shtet kandidat ne EU.

                                        1. G
                                          Gzim

                                          E R ne konference te organizuar nga ambasada Serbe me shume brengosej per fatin e Serbise se sa per mos marrjen e thirjes per Shqipnin..

                                          1. D
                                            Drini

                                            MIre e thua Ilir edhe njehre tjeter Evropa na zhgenjen dhe vetem amerika eshte aleati vertet. Keto dy te ekunderta po provohen e sterprovohen nga historia. Ne i kemi degjuar kaq here keto prapesime te hapjes se negociatave sanuk duam tu degjojme me edhe emrin. Fuck you Europe me perjashtim te shqiptareve

                                            1. P
                                              Prifti i varfer katolik

                                              Fajin na e Kane te tjeret,perderisa p4anohet nga te gjithe "shqiperia i Ka permbushur te gjithe detyrimet e deri tanishme ,qe lejojme hapjen e bisedimeve."Ka shume te tjera per te bere me hapjen e bisedimeve.Pra hapja e bisedime e siguroni kalimin ne nje faze te dyte qe mund te zgjase Edhe 20 vjet te tjera dhe pastaj te vendoset pranimi ose Jo.Faji eshte teresisht europian.Lidhet me qendrimin antishqiptar te europes qe atehere kur quhej 'shprehje gjeografike",lidhet me vitin e zi te 1913.pse bisedimet nuk hapen vetem per shqiptaret ne tre shtete ku Jane shumica dermuese?Argumente per kete Ka sa te duash,por thelbin eshte injorimi i ceshtjes shqiptaret.vini re,coptimin i trojeve shqiptaret lidhet ne dore ambasadoresh.Te pakten te ishin kryeministrat apo ministrat e jashtem ne konference.Per kete Europa te kerkoje falje.Sa per SHaBAnin ,AQ Mik Ka qene sa mbeshtetue pretendimet greket per vorio epirin pas luftes se dyte boterore.Nuk po' them qe eshte bashkepuntore me nazifashistet Ndryshe nuk do strehonte,financonte,organizojne ,armatosem kriminelet e luftes shqiptaret,bashkepuntore te nazifashisteve.Po,thuaje hapur,SHaBA realizoi detyren qe i vuri vehtes,zaptimin e shqiperise.Dhe Ja ky jemi,as shurren nuk bejne dot politikanet shqiptaret pa lejen e guvernatorit amerikan

                                              1. i
                                                il

                                                Po mir mo...sipas shkrimit tend ne nuk kemi me shpresa e na ngeli vetem Kina ...qenke koqe fare....sa per kushtet qe ke plotesuar ti me mire mos fol se nuk ja ke idene fare po fare

                                              2. m
                                                mond

                                                komentuesit secili avazit te vet, njeri racizem tjetri ekspert politike dhe te tjere do dalin akoma me eksperte se Kisinger dhe do japin mend. Sot per sot kete pune e ka Rama per ta kryer, kur tju vije radha juve patjeter qe do ta beni me mire dhe me bukur por kur tju vije radha.....

                                                1. K
                                                  Kalec Dega

                                                  Bajrom -Ramaxon...hej, hej, hej...Lideri Gamor i al banistonit...lol

                                                  1. g
                                                    gimi

                                                    Cesht ky palo shkrim mor delenxhi po na mbush mendjen se nuk na dashka europa

                                                    1. N
                                                      Një qytetar

                                                      Zor se mund të lexosh shkrim më të turpshëm. Dhe themi ne kush na i prodhon diktatorët dhe diktaturat! Ky shkrim është vërtetë një shëmbull i pastër se si mund të vihesh në shërbim të misionit më të keq, atë të ledhatimit dhe dhënies të drejtë një briganti ordiner, i cili në çdo hap që hedh tregon shkoqur se as që do të shkojë në europë. NË EUROPË NUK SHKOHET NËN DREJTIMIN E ATYRE QË NUK DUAN TË SHKOJNË. Të marrësh dhe mbash pushtetin në bashkëpunim thuajse të hapur me mafjen politike, të kesh për justifikim të vetëm për çdo poshtërsi gjatë ushtrimit të pushtetit, të shkuarën politike të opozitës, një pushtet të tillë vetëm një vemje si ky Yzeiri mund të ketë kishin t'acpërligj dhe marrë në mbrojtje.

                                                      1. B
                                                        Buda

                                                        Rama tregoi se eshte ezauruar nga nervat: nje politikan i vertete ne vend te fjaleve qe i merr era, vepron ne tavolininene shahut politik. Nje nga konkluzionet e Samitit ishte ruajtja e interesave kombetare dhe jo sakrifica e tyre per interes te vendeve te pasura te BE-se.

                                                        1. R
                                                          Rri shtrember nese do, por fol drejt!

                                                          Qytetar i Sales je zotrote? A e ke pyetur shokun Sali sa shume donte ta fuste ne Europe kur ngriti firmat piramidale, kur shkaterroi gjithe ushtrine dhe armatimet, apo kur beri Gerdecin, kur shkaterroi industrine dhe arsimin apo kur beri luften djallezore jug-veri. kur vrau e zhduku njerez apo kur vodhi dhe shiti pasurine e shqiptareve, me thuaj ne cilin rast e donte Shqiperine ne Europe Saliu? Ndoshta as Rama nuk do dhe mund te kesh te drejte por e verteta eshte qe as Europa nuk na do, ne kete pike dhe disi justifikohet me namin qe kemi per trafikun e droges dhe qenieve njerezore etj por cuditerisht kombe qe kane pasur me shume se ne njerez te perfshire ne keto gjera nuk jane aq te urryer sa ne, dhe nje pjese te mire te "merites" per kete pergjigje ti e di shume mire se kush e ka

                                                          1. Q
                                                            Qytetari nga Tirana

                                                            Ti je nje qytetar nga Vicidolli , po a ka qytetare ne maje te maleve ? (Ka vetem maloke)

                                                          2. N
                                                            Nastradini

                                                            Shko ti pra o gripi ertv se qeke i zgjuar me gjuhe letrare.

                                                            1. z
                                                              zgalem

                                                              Europa e teperoi me samitin e djeshem . Pat pohuar se eshte afati i fundit , per ne dhe Maqedonine e veriut . Nje site na ndante nga antaresia ne Komunitet , ku jemi banoret e vjeter te Europes . Te ter etitullaret e organizmit , Europe ishin shprehur pro pranimit . kjo ishte deri diten e samitit . Diten tjeter u arsyetuan se vijonte Bullgaria te ishte kokforte . Po per lirine evizave te Kosoves , Bullgaria eshte fajtore ? Titullaret e Komunitetit europjan ose kane pa aftesi drejtuse , ose u ngjajne para ardhesve , qe coptuan kete komb fisnik europjan . Nuk shof ndonje kontravajtje , ndaj Europes , ne fjalimin e Edit . Ishte momementi , qe nuk mund te falnderonte , per vendimin e marre . Duhet te fuqizojme lidhjet me Londren dhe Edgoranin . Ta sajdisim Europen , aq sa na sajdis .Bota njef vetem kombe . Nuk ka kombe inferiore . Zgalem

                                                              1. K
                                                                Kajmaku

                                                                Ilir Yzegojori

                                                                1. S
                                                                  Skenderbeu me citjane

                                                                  Po te kish veshur citjane do ja kishin friken, me kostum zyrtar dhe hunda qe i rrjedh kokaine nuk ta mbush syrin.

                                                                  1. d
                                                                    derrat dhe stalla

                                                                    e o e.....BE e ka fajin.....se shqiperia e paska hak te BE-ne. vend i korruptuar vend i djallit, normal qe do e lene jasht, e meriton, duhet te pastroje shpirtin njeher pastaj te shohim

                                                                    1. C
                                                                      Cipini

                                                                      Respekte z. Yzeiri!

                                                                      1. V
                                                                        Vaso Pasko

                                                                        SHKRIM PER TE EDUKUAR MBAR POPULLIN NE SHQIPEI TE CDO KRAHU POLITIK E CDO SHTRESE SHOQEORE. TE LUMTE DORA E MENDJA ILIR YZEIRI. MOS RESHT SE SHKRUARI PER REALITETIN E BRENDSHEM E TE JASHTEMN. MOS UA VAR DHLPRAVE ME DY KEMBE ME FORME NJERIU.

                                                                        1. s
                                                                          sapa

                                                                          Ka edhe nje opsjon per politiqenerit shqiptare!Beni detyrat e shtepise suaj dhe jeni te pavaruar prej gjithkujt!Shembulli me i mire eshte Hungaria!Por jeni mesuar tja u bejne punet te tjeret dhe te perfitoni prej te tjereve.Shqiptaret jane ne Nato,shqiptaret udhetojne pa viza,zoti ose djalli i bekoj nga ana gjeografike qe te jene ne zemer te Evropes dhe jo diku ne vendet arabe ose gjetke.Bejeni pra shtetin dhe mos i kerkoni llogari Evropes per gabimet tuaja o hajdute dhe te korruptuar ne gen!

                                                                          1. a
                                                                            andi

                                                                            O ilir jevgu po ik ere me gjithe pseudoanalizat e tua.

                                                                            1. n
                                                                              neseba

                                                                              Ilir Yzeirit i merrni të keqen. Ai është një nga gazetarët dhe analistët më realist dhe i drejtpërdrejtë. Ju që hidhni baltë mbi vlerat e shkrimit të tij jeni si ajo vemja që bren gjethet e blerta të një peme

                                                                              1. A
                                                                                AI

                                                                                Iliri eshte nipi atyre qe duartrokisnin Stalinin, Hrushovin, Maon, Bejkerin, sot Vucic...si ti thote udheheqesi....o Ilir po ve ne dyshim demokracite e Europe's ....u pika o Ilir ....te gjithe e dime si zgjidhen ke ne e si e mbajne pushtetin...me I pasur besoj do jete ky yni....

                                                                                1. T
                                                                                  Tirana

                                                                                  Me shqipt dhe ERTV kuptova se edhe nenat e tyre nuk i dine me ke i kane,d.m.th. (dobicet)

                                                                                  1. B
                                                                                    Busho

                                                                                    Edhe ky fshatari i civilizuar (kupto i shkolluar), mesa duket po i ben hyzmet zgjedhjes ne Komitetin Qendror te PS.

                                                                                    1. D
                                                                                      Direktiva Kapitulli ...

                                                                                      Z.Ilir. Jam nje njohes I mire I direktivave te BE ne fushen time. Mund t'ju them me siguri se; ato pak ligje te perafruara prej vitesh, sot nuk jane me te tilla. Kjo si pasoje e nderhyrjeve klienteliste dhe jo profesionale sidomos kto 3 vitet e fundit. Per ato ligje Europa investoi shume. Ato ligje ishin nje baze e mire per integrimin. Se ne jemi si Kalaja e Rozafes nuk na e ka fajin Europa. Sjellja me Bullgarine ashtu, nderkohe qe jane aleatet tane te pakten qe nga viti 1914 nuk eshte dinjitoze. Po prishemi gjithashtu me Kroacine e cila shikon me cudi afrimin tone me Serbine.

                                                                                      1. V
                                                                                        VTRE

                                                                                        O ERTV i foltores së shpellarit non grata. Rama vendosi të shkojë në Bruksel në momentin kur u hap lajmi se Bullgaria hoqi veton ndaj Maqedonisë që nënkuptonte edhe hapjen e negociatave për Shqipërinë. Por pa zbritur nga avioni në Bruksel, qeveria bullgare ra dhe ngjarjet moren tjetër rrjedhë. Ku qëndron faji Ramës këtu. Madje edhe ERTV nuk ka faj se jetoka në shpellat e Viçidollit.

                                                                                        1. D
                                                                                          Drini

                                                                                          Shkrim me idiot nuk me kishte rene rasti te lexoja.Keshtu si e keni filluar do te shpallni Edi Ramen Hero kombetar dhe mbare Ballkanik. Deri ketu te arrije sevilizmi???!!! Zot….na ruaj nga kjo race!

                                                                                          1. E
                                                                                            Enver Hoxhe me rock and roll

                                                                                            Enveri dikur duke e ditur mire se nuk e pirdhte askush ashtu te vetizoluar sic ishte, derdelliste se "do tu derdhim plumbin kujdo qe do guxoje...etj, etj" Edvini sot nen gjurmet e Enverit (per kete ka vetemeruar kasten e tij injorante si - Rilindje), duke e ditur po aq mire se atje ne Bruksel nuk e pjerdh askush, derdellit ca fraza te shtirura te nje "nervozizmi" qesharak si per tu dukur i gjalle ne kete qoshe Ballkani.

                                                                                            1. J
                                                                                              Jona Licaj

                                                                                              Po me dukej sikur po lexoja Enverin....mot a mo sulm ndaj Europes.Ne fakt te jesh deri ne moshen 35 vjec si Iliri ne komunizem nuk ndryshon kollaj. O Lirke nuk pjerdh Europa per ne se nuk jemi serioz fare po fare dhe pervec tapit nuk kemi asgje strategjike. Spo pjerdh per Mawedonine qe lidh Europen me Greqine....ne kemi vetem pordhe por nga ato qe grisin te vetat.Mos harro dhe nje gje...Europa na mban me buke e jo USA...kte vere vath ne vesh e cdo familje ka minimumi 1 anetar ne BE qe I mban me buke pervec ndihmave qe jep direkt...po u rrezikove qendrimin ne BE ktyre Shqiptareve qeveria me e mire bie....kaq

                                                                                              1. K
                                                                                                K9

                                                                                                Ne te gjithe massmedian perendimore ka nje entuziazem per negociatat me Ukrainen dhe Moldavine dhe erresire totale per pengesen e rradhes qe ju be Ballkanit Perendimor, sikur te mos egzistonte ne harte. Mesazhi eshte i qarte: Kosova, Serbia, Shqiperia ose do bejne ate qe thone ata ose do livadhisin ne erresire dhe pasiguri. E vetmja viktime pa asnje pergjegjesi ne kete mes eshte Maqedonia. Rusia jashte dhe Amerika ne kontinentin e saj. Jo baza Amerikane! Jo baza Ruse! Jo protagonizem dominant te kurrkujt ne zgjidhjen e problemeve brenda Europes! Mire apo keq, nese dikush do BEne, do pranoje vetem vendimet e saj. Serbia duhet te ulet me Kosoven dhe te hane corben qe ju gatuajne. Serbia duhet te shporre Rusine dhe Shqiperia bashke me Kosoven duhet te ndajne kerthizen me Ameriken. Por ne kushtet aktuale kjo eshte e pamundur. Keshtu qe bejme mire te pergatitemi per lufte. Rusia dhe Amerika do ndeshen egersisht edhe ketu. Gjithmone e me teper po behet e pashmangshme edhe per ta.

                                                                                                1. U
                                                                                                  Unë

                                                                                                  Titulli i zbulon të gjitha. Servilizëm kaluar servilizmit!

                                                                                                  1. A
                                                                                                    Avokati

                                                                                                    Kur do ndodhte qe të jemi bashkë,edhe më pare agallarët kanë patur mosmarrveshje por kur ka ardhur koha per shqipëri kanë ditur te jenë bashkë, beslidhja e Lezhës, kongresi manastirit qe unifikojë gjuhën,lidha e Prizerenit ,luftat e një pasnjëshme etj etj,edhe tani shqipëria edhe në te njëjtat situata historike, po kjo europ kërkon përseri te na denigrojë dhe sipas këtyre qe nuk i pëlqen Yzeiri ne duhet t'u buzëqeshin dhe te bëjm sikur skuptojmë se mos na mërzitet Europa kur mosmirënjohës dhe denegrimi janë haptazi , pasi nuk na duan se s'kemi asgje te përbashkët me t'a veç pozicionit gjeografik ,aq më shumë qe ne jemi te angazhuar dhe te mbeshtetura nga Amerika te cilen Europa e do si do vjerra nusen e lavdëron ne sy se ja ja nevojen dhe nën rrota i ve shkopinj , fati jon dhe i Izraelit Eshte qe Jami te pa prekshme e amerikes, se Europa shqipërin do e bënin pajdhaqe për grekun dhe Serbin Prandaj Iliri është i kuptueshëm për ata qe hanë bukën e shqiptarit dhe ven koken në dheun e te pareve ,renegatë dhe mos mirnjohes. Qe duan t'a shofim këtë vend 97 gjith jeten Ka patur dhe do kete, por fati i tyre dihet si ka qenë ashtu do jet në koshin e turpit bashkë me diktorr vdekjen udëbshin

                                                                                                    1. E
                                                                                                      Emiljano

                                                                                                      Shkrim i sforcuar pale pale ka shkuar deri ke Skenderbeu i turqve per te justifikuar Skenderbeun e Elises.

                                                                                                      1. F
                                                                                                        Fatmir

                                                                                                        Nervozizmi historikisht nuk ka pasur dinjitet,por mungese arsyetimi.

                                                                                                        1. n
                                                                                                          nje shqiptar ne Itali

                                                                                                          Ne lidhje me qendrimin e Rames ne Samitin e Brukselit , ka shkruar dje dhe sot i gjithe shtypi kryesor italian , Corriere Della Sera , La Repubblica , La Stampa , e deri ANSA . Te gjitha gazetat , pa perjashtim , flisnin vertet per nje qendrim dinjitoz te kryeministrit shqiptar , te cilit i benin elozhe per reagimin e tij plotesisht te merituar ndaj qendrimeve kameleonike te BE-se , ndaj te ciles , shtetet antare jane shume kritike per rregullat e vjetra burokratike te Evropes se Bashkuar , te cilat duhen ndryshuar pa tjeter . Ne BE , bejne pjese edhe vende te vogla , krejtesisht te pa rendesishme e pa peshe , si Malta , Luxembourg , Qipro , te cilat mund te vene veton per cdo problem , edhe nder me te rendesishmit dhe BE -ja detyrohet te ngecet ne vend , per t'i mbushur mendjen Maltes (fjala vjen) . I gjithe shtypi italian kritikonte ashper BE -ne dhe elozhionte Ramen , i cili dha edhe nje interviste te gjate per La Stampen , me nje italishte perfekte (sic e cilesonte gazeta) . Ilir Yzeiri , me siguri qe ka lexuar shtypin italian , te cilit i referohet gjithmone ne shkrimet e tij , pastaj ka shkruar artikullin .

                                                                                                          1. p
                                                                                                            per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri

                                                                                                            "Nervozizmi dinjitoz i Rames" ?Jo kurrsesi! "Servilizmi karagjoz i Yzeirit" - ky po, eshte titulli qe i shkon kesaj pacavurje!

                                                                                                            1. J
                                                                                                              Juria MinKultures Margarina

                                                                                                              Edvin Rama edhe qeveria e tij ( skandalet zinxhir qe nga droga deri tek iceneratoret, monizmi dhe vjedhja hapur e votave, ) nuk ka as me te voglen pergjegjesi qe I njejti njeri qe sabotoi hyrjen 10 vjet para vazhdon te na mbaje varur me nervozizem dinjitoz. I dhjerre por krenar. Fajin na e ka Europa qe nuk sheh sa te mire dhe sa shume e do Yllir Yzeiriu Vin Sumën e pafajshem per asgje. Zakonisht kete gabelin e fushes se druve nuk e lexoj kurre por me bene kurioz komentet. Çfarë pështire ! Mero eshte I zgjuar sdel vete por hedh keta tru shpelaret gabelë. Eshte e qarte qe Shqiperia nuk hyn ne BE sepse gjithshka qe ben fondacioni okult Edvin Rama eshte kunder. Te tjerat jane yzeirera dhe merobazetarira

                                                                                                              1. r
                                                                                                                realist

                                                                                                                Po c' jane keto rrugacerira qe shkruan , more zagar i felliqur , kunder prof. Ilir Yzeirit ? Legen e qen i qelbur , ti Ilir nuk i vjen as ne nje gisht te kembes . S'ke turp per fjalorin qe perdor , sperme berishiste .

                                                                                                                1. B
                                                                                                                  BGonxhe- Katedra e Magjyptëve

                                                                                                                  Profesor Gabel Yzeiri !!?? Çfarë jep ? Xhelem xhelem philosophy ? Apo " unë I flet ajo smë flas; plasi bytha për ajo". Hajvan I pavaksinuar fute llapën në bythë se ne te kundert do te ta bej kollare . Sumëkuq!

                                                                                                              2. S
                                                                                                                Saliu

                                                                                                                Qenkan aktivizu kurvat e lezbiket e byrektores kunder Yzeirit. Shperblejini, nga dy tasa me supe secilit per dreke.

                                                                                                                1. S
                                                                                                                  Synetlliu Sumëpërpjetë

                                                                                                                  Suflaqet mbaruan. I hengri komuniteti rom Yzeiri. Ti më sipër, haj k...tim se qeflesha jot shoqe sapo e shkundi brenda veglës së saj të ngrohtë dhe plot lëng

                                                                                                                2. @
                                                                                                                  @@@@

                                                                                                                  Shqiptaret duhet te vendosin se kur do ti japi fund "qyrravitjeve" me Europen.....ti "qyrravitesh" Europes me 3 banore....nuk eshte e nevojshme.....edhe Zoti Rama ka vepruar shume ne rregull....ne kete drejtim...."qyrravitjeve" duhet ti vij nje dite fundi...duam apo jo...ne...Jeta eshte nje udhekryq...ku detyrohesh te marresh vendime....dhe jo te presesh pafund.....

                                                                                                                  1. T
                                                                                                                    TAFIL TERFILI

                                                                                                                    europa eshte antishqiptare.kjo dihet.jane prosllav.sna kane dash historikisht asihere.kroacise ja boni rruget europa.e futi ne BE ne menyre politike.sic do fusin dhe serbine.rama ktu ka folur drejt.ne ball;kan autokton ne dhe greket jemi.po per europen kane me rendesi dyndjet sllave.a e dini si eshte puna.me keto qe ndodhen keto 3 vjet...pandemi,lufte..me mire jashte europes.kontinent obsolet.

                                                                                                                    1. L
                                                                                                                      Liza

                                                                                                                      Vetem vendet e varfera synojne ti bashkangjiten nje entiteti sic eshte BE, kjo per arsye se mendojne se europianet do te punojne per ta, do perfitojne miliona euro falas nga Europa e gjera si keto. Zhvillo vendin tend o Njeri, beje qe te tjeret ta kene lakmi, mos percaj Kombin shqiptar, merr shembull nga Tajvani, Singapori e vende tjera si keto qe pa ndihmen e Europes, jane me te zhvilluara se vet Europa.

                                                                                                                      Lini një Përgjigje