Përse Shqipëria nuk po ndahet nga Maqedonia e Veriut?

26 Qershor 2022, 18:55Blog Arbër Hitaj

Java që sapo u mbyll ishte e dominuar nga samiti që u mbajt në Bruksel, por me sytë dhe veshët nga Sofja në Bullgari. Si rallë herë, Bullgaria u bë protagoniste me qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut, me efekt zinxhir ndaj Shqipërisë, duke mos patur një avancim në axhendën integruese. Krerët e shteteve europiane, të dobët apo të besdisur nga një tjetër problem mes shtetesh në Ballkan, nuk denjuan as të mbanin një konferencë për shtyp për këtë çështje, madje dhe një e tillë u anullua me qëllim. Por këtë disfatë u munduan ta mbulonin me një njoftim për avancimin e axhendës europiane me Moldavinë dhe Ukrainën, që po përjetojnë tmerrin e ushtrisë ruse. Çudi që vetëm me BE mund të ndodhin, ku 2 shtete kanë vite e vite që presin, dhe dera ju përplaset në fytyrë pa arsye!

Një tabllo që për herë të parë solli unifikim dhe gjuhë të ashpër të kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë ss Veriut, pak me i matur në reagim Aleksandër Vuçiç president i Serbisë, që edhe pro rus vendi i tij ka një avancim më të mirë në procesin e anëtarësimit. Gjuha e Ramës dhe Kovaçevskit të RMV ishte diçka e papreçedentë për zyrtarët e BE, që tani duhet të përballen edhe me kritika në fytyrë për këto anomali të dukshme që ka Unioni prej vitesh. Nën shockun e Brexit, Bashkimi Europian si i tërë është zhytur në paqartësi të madhe në projektin e madh të zgjerimit. Mjafton të kujtohet sjellja e pa unifikuar për vaksinat e covid 19, si shëmbulli më i mirë për të ilustruar paqartësitë.

Maqedonia e Veriut pas rreth 20 vitesh, zgjidhi një problem të madh me Greqinë për çështjen e emrit, duke i dhënë helenëve emrin dhe marrë në këmbim anëtarësimin në NATO. Një sakrificë që ja vlejti edhe pse e madhe. Por një debat i hershëm me Bullgarinë tani i kthyer në problem shtetëror, ka marrë vëmëndje problemi identitar! Diçka e panjohur mê parë! Maqedonisë së Veriut i kërkohet me pak fjalë që të pranojë se nuk është një shtet që nuk ka patur identitin e vet para 1945 as në gjuhë as në histori, dhe këto duhet ti pranojë në kushtetutë! Një sakrificë shumë e madhe për një vend që ka bërë shumë të tilla dhe me një ofertë në këmbim shumë të ulët, hapjen zyrtare të negociatave! Për të cilën Kroacisë ju deshën 8 vite ne rastin më të mirë! Diplomacia  europiane, që po dominohet këto kohë nga Franca është e pafuqishme për të krijuar një kornizë e aq më tepër të negociojë mes dy vendeve. Që do të thotë është  edhe e pafuqishme për të ofruar anëtarësim në rastin se Shkupi pranon kushtet bullgare. 

Rasti po komplikohet edhe me rrezimin e qëverisë së 4 në 2 vite të Bullgarisë, me paqartësi të mëdha për të ardhmen, nëse do të jetë pro ruse apo pro perëndim. Në këtë situatë Shqipëria duhet të bëjë atë që çdo shtet duhet, të llogariste interesin e vendit të vet. Koha është që Shqipëria ta kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut, dhe mos të futet në beteja si ajo e zotit Rama me qeverinë e Bullgarisë. Në një vend me kaq shumë probleme dhe pikëpyetje për të ardhmen Shqipëria nuk duhet ti shtohet debateve ballkanike. Beteja e Shqipërisë për në BE nuk është me Shkupin por me disa shtete në BE si Franca apo Hollanda, që kanë një qëndrim skeptik të dukshëm ndan vendit tonë. Gjatë kësaj jave kam zhvilluar disa intervista me kolegë shqiptar në Shkup, dhe ata shprehen me habi përse Shqipëria nuk po ndahet nga Maqedonia e Veriut! Edhe unë mendoj njëlloj, dhe pyes qeverinë shqiptare publikisht, përse nuk po kërkojmë të ndahemi nga Maqedonia e Veriut?!

25 Komente

  1. S
    Sara

    po ti kush je?!

    1. B
      Bruce Lee

      Qyqa o Fuga, je bere me keq se Gebelsi!!!

    2. P
      Preshi I lushnjes

      ngjajne si nje cift gej

      1. T
        Taras Bulba

        Te paska ngelur merak Preshi ,provoje prap

      2. K
        Klimax

        Sepse duhet të mbahen ekuilibrat demografike të vendeve ballkanike. Në qoftëse Shqipërisë do ti jepej mundësia të futej e vetme në familjen europiane atëhere Shqipëria do të përballej me një numër të madh kërkesash për marrjen e shtetësisë shqiptare nga qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. I njëjti fenomen do të ndodhte edhe në Bullgari ku mijëra e mijëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut, shumë herë më tepër se sa kërkojnë sot, do të kërkonin shtetësinë bullgare. Ky fenomen do të çonte deri edhe në kërcënimin e egzistencës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut si shtete.

        1. C
          Chuck

          O mjeshter Bullgaria eshte ne BE

          1. K
            Klimax

            Ku e lexove në komentin tim që Bullgaria nuk është në BE?!! E kam sqaruar se në qoftëse Shqipëria merr dritën jeshile në BE dhe në të njëjtën kohë izolohet Maqedonia e Veriut, qytetarët e saj të pa shpresë do të kërkojnë shtetësi shqiptare e bullgare. Në bazë të statistikave mbi 100 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë pashaporta bullgare. Ja mendo se ç'do të ndodhte në një skenar me Shqipërinë në BE dhe Maqedoni e Veriut jashtë saj? Ato 100 mijë pashaporta bullgare do të shumëfishohen për një kohë të shkurtër.

            1. q
              qe te kuptosh

              Ato pashaportat bullgare mund te shumefishohen edhe tani, ne keto kushte si sot, nderkohe qe Bullgaria eshte anetar i BE-se o Klimax kokpatatja, o Coban Pisoglendi! Edhe nese pranohet Shqiperia dhe M.V si kandidate, anetaresimi i tyre ne BE do zgjase vite, o kokrra e budalles Klimax katunari!

          2. V
            Vasil Guga i uzinës Enver

            K..i, kusht ta ka mësuar ty këtë?

            1. M
              Moisi

              Po me Greqine perse nuk u ruajten keto ekuilibra ??????????????????????????????????? Greeqia dhe Bullgaria e kane bere demin sa ska ku te shkoje me . Sa per ate qe mijera maqedonas qe do kerkonin shtetesi bullgare, kjo ka ndodhur tashme prej kohesh, ashtu si me shume shqiptare "te greqizuar". Keto jane probleme te mbartura nga zgjidhje te gabuara te BE duke pranuar shtete "me zbritje" , dhe me pas u vihen si kushte shteteve kandidate duke e bere te pamundur antaresimin e tyre.

              1. O
                Orest Saraci

                Shikoni , e paska gjetur arsyen Klimuti , Klimuti te ha hajdarin e te le pa gje . Analiza e nje kokre injoranti , Klimax , je shume i vobekt .....je bole komplet , kok e kembe Edhe Greqia eshte futur shume here me shpejt se Qiprua , pe ndonje qipriot te quravitej per pasaporte helene ??

              2. V
                Vk

                E thjesht sduan te fusin dhe shqiprin dhe gjejn preteksin

                1. Z
                  Zeqo Pilafi

                  Sa kërkesë të lezetshme bëni zoti Hitaj! Rrugën për t'u bërë bashkë, ti e shikoke nëpërmjet ndarjes!!!! Por këtë e lut nga mëngjesi deri në mëngjesin tjetër Maqedonia, por nuk e shpreh hapur, sepse i vjen turp se mos fillojnë e tallen me të. T'a shpreh hapur si mendim, vetëm një i marrë si puna e Edi Ramës mund t'a bëjë. Dhe po ashtu, pasi t'a shpreh siç bëri në Bruxell, të bëjë lojra zbavitëse si "Open Balkan", për t'i treguar Europës, që ja, edhe ne dimë të bëhemi bashkë. Dhe të mos zgjatem, vërtetë mendon se do na fusin ne më parë në europë, se MV?

                  1. u
                    uhahahaaaaaa

                    Ha pilaf Zeqo, pastaj shiko ne maje te thanes, e me siguri do na fusin ne Evrope uahahahahahahaaaaaaaaa

                  2. E
                    EMIGRANTI

                    Do ti shkonte per shtat opozite se sotme Shqiptare qe neser te thonte Rama tradhtoj shqiptaret ne Maqedoni dhe Kosove pra çeshtjen mbare Shqiptare.

                    1. q
                      qe ta dish

                      Te ashtuquajtures "opozite" ne Shqiperi nuk ja hedh qurret askush, as qe i plas bytha edhe jevgut me te fundit te Shqiperise se cfare thote kjo "opozita" ...

                    2. Z
                      Zeni

                      Po pse o rrote kari gazetar ne dore te Shqiperise eshte te ndahet apo te mos ndahet ngs RMV. Jeton ketu ti or zyber apo jeton ne Hene...

                      1. K
                        Kolumbia e Evropes

                        ...same shite....lol

                        1. A
                          Ani

                          Dhe po u nda Shqiperise do I Renditen kushtet e paplotesuata nga ndokush....me mire mos ndahet....

                          1. T
                            Taulant

                            Zoti Hitaj, mbase nuk e dini, ose beni sikur, por jane shtetet e BE-se me ne krye Francen qe nuk duan ta ndajne fatin e Shqiperise nga ajo e Maqedonise se Veriut. Pra, sic edhe e tha Rama me te drejte, jemi te mare peng nga Bullgaria 2 shtete te NATO-s.

                            1. A
                              Alban Dega

                              A BULLSHIT ANALIS.

                              1. A
                                ALBAN DEGA

                                Ore ne cfare planeti jetoni dhe a keni tru në koke apo jo !? - CFARE LIDHJE KA HAPJA E NJEKOHESHME E DRITES JESHILE SE SHQIPERISE ME ATE TE MAQEDONISE NE BE!? - PO HEQJA E VIZAVE PER SHQIPTARET E KOSOVES QE E MIRATOI EDHE ORGANI SUPREM I EVROPES SE BASHKUAR PARLAMENTI I SAJ POR JO SAMITI I BE-SE !? - A MOS PO SHKON EDHE EVROPA E BASHKUAR DREJT EVROPES SE SHPARTALLUAR SI 80 VJET ME PARE NGA HITLERI I RI I KREMLINIT PUTANIN!? - KAMBANAT E LONDRES NUK U DEGJUAN…. NGA SHKENDIJA LIND FLAKA!? - KAMBANAT E FUQISHME TE UASHINGTONIT PER KETE SAMIT TE DESHTUAR KUSHTROJNE PER SYCELTESI ! - Si nuk doli asnje pulitikan, asnje anuslist e te bente keto pyetje elementare !? A eshte Republika e Shqiperise dhe Republika e Maqedonise nje apo dy shtete te pavarura e demokratike!? A eshte Republika e Shqiperise dhe Republika e Maqedonise nje shtet federal apo i asociuar ( ortak )!? A eshte historia, kultura, arsimi,gjuha mbizoteruese, ekonomia, teresia territoriale e njejte!? Pse nuk u zbatua i njejti rregull i parregullt e krejt absurd prej te cmenduri per pranimin e tyre në nje aleance strategjike sic ishte ajo ne NATO!? A …. 1001 pyetje qe hedhin poshte me logjiken me te thjeshte te nje femije e jo me te “ Baballareve” te Evropes se Bashkuar!? Atehere pse vihet si kusht sine qua non futja e tyre se bashku e asesi vec e vec në BE, njesoj sic veprohej dikur me fshatrat qe pa i pyetur as votuar populli i tyre i fusnin në kooperativat bujqesore me urdherin e partise komuniste!? Nje sebep i cmendur, nje kurth i cmendur sa edhe djallezor pa asnje baze politike, diplomatike, juridike kombetare as nderkombetare i Frances, Gjermanise, Hollandes… here i njeres, here i tjetres, her i kesaj here i asaj ne nje Evrope qe po te mos kishte qene SHBA e Britania e Madhe sot do te fliste vetem dy gjuhe rusisht dhe gjermanisht !? Edhe vet nje nga tre shtyllat e BE-se Mbreteria e Bashkuar u shkeput prej saj dhe sic po shkon rradha Shqiperise e Maqedonise per tu bere anetare te BE vete Evropa e Bashkuar do te perfundoje në Evropa e Shpartalluar me keq se në vitet 1939- 1945! A nuk eshte nje kambane alarmi per mbare Evropen propozimi racist, diskriminues i Presidentit francez Makaronit per shtresezimin e Evropes se Bashkuar në dy e pse jo në tri a me shume kategori, në sundues e te sunduar, në pronare e raja. A e ka lexuar studjuar, mesuar ndonjehere Makaroni historine e Atdheut e Kombit te vet te madh dhe Revolucionit te pare te mirefillte demokratik në Bote- atij francez !? Cili ishte shpirti dhe lejtmotivi i tij qe hapi nje Epoke te re në historine e njerezimit demokracine bashkekohore!? Liberté, égalité, fraternité (ne frengjisht) Liberty, Equality, Fraternity (në Anglisht ) …. e LIRI BARAZI VELLAZERI në Shqip ishte shtylla kombetare qe do te behej realitet vetem gati 130 vjet pas atij revolucioni ne fundin e shekullit te 19-te me Republiken e Trete. Po ti heqish cilindo prej ketyre tri shtyllave atehere bie krejt catia e themelet e vet demokracise. Ishin Rusia, Turqia por edhe Franca Mbreteria e Bashkuar e konkretisht Traktati i Shen Stefanit, Kongresi i Berliniit, Konferenca e Londres e deri diku edhe ajo Versajes qe krijuan golgoten dhe holokaustin gati 150 vjecar te trojeve, popullit dhe Kombit shqiptar nga Serbia, Greqia, Mali i Zi, qe u zgjeruan e zmadhuan duke zbatuar politiken e Tokes se Djegur dhe genocidin antishqiptar në Veri e në Jug, në Lindje ! Po te mos kishte qene SHBA-ja dhe konkretisht Presidenti amerikan Wodrow Wilson dhe pasardhesit e tij edhe kjo Shqiperi e sotme e sakatuar do te ishte thjesht “ Nje shprehje gjeografike” sic e pat pagezuar Bismarku e Kosova nje komune e Serbise si Vojvodina e serbizuar pothuajse teresisht. Edhe Permendja ore e cast nga Hitleri i Kremlinit Vladimir Putanin, nga Ribentropi i tij Lavirov e Shqiperise dhe Kosoves qysh diten e pare te agresionit nazist kunder Ukraines e vazhdimisht eshte nje kambane e fuqishme alarmi dhe kushtrim per vigjilence jo vetem te mbare Kombit shqiptar por edhe per BE-në dhe NATO-n. Deklarata e fuqishme e Departamentit amerikan te Shtetit per deshtimin e plote te Samitit te BE- se eshte deshmia dhe prova me e fuqishme se pari per Shqiperine e Kosoven, per Popullin e Kombin shqiptar por edhe per vete Evropen e Bashkuar. Vete fakti qe dora e zeze dhe e fshehte e Beogradit, Moskes…. në Tirane SaLikja dhe “ Banda e Gangstereve” e “ Mafia krejt jashte kontrollit “ e tyre shpalli pikerisht dje 7 korrikun si dite te protestes dhe revolucionit haxhiqamilist antishqiptar e antiperendimor eshte nje tjeter deshmi e gjallerimit dhe hedhje në sulm per destabilizimin politik e rendit publik dhe kercenim serioz per sigurine kombetare te Shqiperise. Ndaj syceltesi, gatishmeri dhe zero tolerance ndaj cilitdo qe shkel ligjin dhe orvatet te destabilizoje Atdheun tone te perbashket!

                                1. I
                                  I paduruari

                                  Cfare thua o gaz e tar ? Na shkrive se qeshuri !

                                  1. H
                                    Hasan Spahiu

                                    Thelbi eshte QENDRIMI antishqiptar i Europes ne Ballkan.Shqiperija ,bllokohen per shkak te Maqedonise qe bllokohen me kerkese jo dinjitoz.Kosova bllokohen me llevizjen e lire,kur per,pa qene e pavarur e ka gezuar.do te pyesja:-a eshte europa per pavarsine e kosoves?Jane dy krahina te fuqishme ne nje hapesira te rendesishme ne serbi.Pra hapesira shqiptare dhe banore e sei jane hale ne su per disa vende europiane.Lidhjet e vjetra antishqiptare kane kapur europen per gryke.Une mendoj,Te qendrohet ne bllok nga te gjithe shqiptaret.Te qendrojne ne pale te me Maqedonine.Jane bashkeatdhetaret ne mes.Te ngrihet me force levizje e lire per kosoven.Te shpallet referendum mbareshqiptar per faktin e shqiptareve.Per kete ,qofte dhe formalisht,Te kerkohet ndihme ne organizim e organizzava te ngritur nga vete deshtaket e ceshtje se zgjerimit.

                                    1. H
                                      Hasan Spahiu

                                      Thelbi eshte QENDRIMI antishqiptar i Europes ne Ballkan.Shqiperija ,bllokohen per shkak te Maqedonise qe bllokohen me kerkese jo dinjitoz.Kosova bllokohen me llevizjen e lire,kur per,pa qene e pavarur e ka gezuar.do te pyesja:-a eshte europa per pavarsine e kosoves?Jane dy krahina te fuqishme ne nje hapesira te rendesishme ne serbi.Pra hapesira shqiptare dhe banore e sei jane hale ne su per disa vende europiane.Lidhjet e vjetra antishqiptare kane kapur europen per gryke.Une mendoj,Te qendrohet ne bllok nga te gjithe shqiptaret.Te qendrojne ne pale te me Maqedonine.Jane bashkeatdhetaret ne mes.Te ngrihet me force levizje e lire per kosoven.Te shpallet referendum mbareshqiptar per faktin e shqiptareve.Per kete ,qofte dhe formalisht,Te kerkohet ndihme ne organizim e organizzava te ngritur nga vete deshtaket e ceshtje se zgjerimit.

                                      Lini një Përgjigje