Fjala e Ramës duhet të mbahej nga Macron, Evropa është në rrezik

25 Qershor 2022, 14:45Blog Nga Edmond Arizaj

Fjala e Ramës duhet të mbahej nga Macron, Evropa është

Fjala e Edi Ramës në Bruksel ishte minimalisht perfekte. E llogaritur në çdo gërmë. E stërkontrolluar në çdo fjalë. E peshuar në çdo fjali. Pa arrogancën e një lideri të një vendi “hëm dhi e zgjebosur, hëm bishtin përpjetë”, por me forcën e disa milionë banorëve që ende besojnë tek Bashkimi Europian, e që janë duke u gënjyer dhe zhgënjyer, çdo gjashtë muaj, prej shumë vitesh.

Rëndimi i fjalës, nuk ishte një fyerje për gjuhën, e as për dëgjuesit, ishte bulurima për veshët e shurdhët se e ardhmja e Europës së Bashkuar dhe jo e Shqipërisë është në rrezik.

Fjala e Ramës në Bruksel duhej në fakt të mbahej nga Makron. Sepse ajo që rrezikon është Europa, jo me dënglat me reforma e institucione, por me fytyrën që i bëhet pis e me muskujt që i flashken pas çdo premtimi të pambajtur. Aktualisht këmbët mos t’i dridhen, nuk është ndonjë sekret, ia mban USA dhe Britania.

Rama thjesht është njeriu që nuk e nxënë 28 mijë kilometra katrorë. Nëse ai e mendon kështu, nëse është vërtetë kështu, nëse nuk duhet të jetë kështu, është krejt diskutim tjetër. Megjithatë përfaqësimi i Shqipërisë në Bruksel nuk ishte i një vendi lypës, nuk ishte i një vendi inferior, nuk ishte i një vendi servil, nuk ishte i një vendi që përfaqësohet nga hajdutë, të korruptuar, kriminelë, injorantë me të cilët mund të bësh barsoleta. Mund ta urrejmë qetësisht Ramën, por mund ta urrejmë edhe në heshtje ndonjë ditë.

Rama nuk u shfaq aspak grotesk në përfaqësimin e vendit më të varfër në Europë, siç kanë dëshirë disa ta etiketojnë. Dhe kur xhelozitë, skërmitjet, mllefet, urrejtjet patologjike, një ditë nuk do të egzistojnë më kundër Ramës, ai fjalim jam i sigurtë se do të hyjë në analet e diskurseve për t’u marrë shembull, ashtu si i referohen Nolit pas 90 vjetësh e Alisë pas 30 vjetësh; të dy folën në kohë kur vendi që përfaqësonin ishte i papërfillshëm, prag katastrofe, i varfër dhe i pallogaritshëm në asnjë ekuacion botëror.


Nuk kishte asnjë lidhje çka foli Rama atje me ne këtu. Ne këtu i kemi mbaruar detyrat, rrimë presim. Rama atje nuk shkoi të thoshte aman se i mbaruam detyrat hajde na i kontrolloni, shkoi pikërisht për të thënë ato që tha, që pak kishin lidhje me Shqipërinë, por kishin çdo lidhje me Evropën.

Prandaj nuk e di pse disa shqiptarë u përpushën nga fjala e Ramës. Cili është rreziku që ata perceptojnë me antenat e tyre?! Se rrezik më të madh se Putini në këta muaj e në muajt që do vijnë nuk ka. Çfarë tha Rama? Pikërisht këtë. Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, mekanizmat evropianë, integrimi, janë thjesht mbështjellja e kryesores: Evropa është në rrezik, është në gjumë, është pothuaj e paralizuar dhe duhet të zgjohet sa nuk është vonë.

Këtë duhet ta thoshte Makron, bashkë me paralajmërimin se Putini po i mëson rusët me vështirësitë, me të keqen, me të ardhmen e errët, dhe ditë pas dite rrit tensionet e sulmit me propogandë mbi vendet e BE-së, ndërsa Evropa diskuton ende…si ishte ajo e priftërinjve të Kostandinopojës? po, çfarë seksi kanë ëngjëjt.

55 Komente

  1. r
    rimi

    Po nga te dy ishte pergatitur o Mondi pavaresisht se e lexoi Rama!Ky fjalim beri qe Bullgaria te heq veton ndaj Makedonise dhe qe javen e ardheshme Shqiperia te marre statusin qe i takon ate te kandidatit!

    1. A
      AI

      A thua? Tani do dalim zbuöuar se do na rendisin nja 20 kushte te papermbushura...

      1. S
        Spak

        Habitem vertet se si shume komentues "te zgjuar", qe mundohen te japin mend dhe te akuzojne Ramen per gjithcka nuk dine te shkruajne shqip! Jane gjysem analfabete dhe si rjedhim injorante, ne nje fare shkalle!

        1. X
          Xha Braho

          Zoti Rama eshte lider botetor! Ai e di me mire se kushdo se cfare do te ndodhe! Makron ky spurdhiak i nje shteti te deshtuar sdi cfare ben. Franca eshte e kalbur dhe ska asnje fuqi! Po ashtu dhe shtetet e tjera te evropes se lodhur qe nuk krahasohen aspak me vitalitetin e shqiptareve te drejtuar nga edi rama! Shqiperia do jete lidere e evropes shime shoejt! Forca shqiptare!

          1. Z
            Zeqo Pilafi.

            Ti "Xha Braho", je fiks si Mehdi Malkaj, kulufi nga Memaliaj, qe ashtu si Agron Llakaj, mendojne ae Memaliaj dhe Viçidoli jane qendra e botes. Nje keshille miqesore: Ironine lerja atyre qe e kane zanat. Memaliaj dhe Viçidoli jane WC e Shqiperise .

            1. X
              Xha Braho

              Ha dhe ca pilaf o zeqo! Se kruasanin ta tha micotaqis kur do e nuhatesh, mbase nga 2033! Wc e shqiperise eshte te dhoma jote e ndenjes!

              1. Z
                Zeqo Pilafi.

                "Xha Brahua" ulet ne krye te vendit ne krahe te SHPELLARIT, te KRYEKRIMINELIT, te KRYEHAJDUTIT, te KRYEINJORANCES MALOKOSHPELLARE dhe jep mendje (kur nuk ka dhe nuk ja kerkon kush) se si duhet te flase VIRTUOZI, PATRIOTI, HUMANI ALTRUIST, SHQIPTARI ME I MADH I TE GJITHA KOHRAVE, GJIGANDI EDI RAMA.

                1. U
                  Uran Marku

                  Zeqo , paska humos Xha brahua , thone qe pleqte me humor jetojne momentet e fundit ,....nuk e lexon se cshkruan ??? Franca shtet i kalbur dhe ska fuqi ....vetem nga kjo nxjer perfundimet se Xha Brahon e ka lare purtha ......

            2. E
              Eni

              Cfare debili!! Po e merrni me qafe Ramen...

              1. T
                Thuje dhe ti nje fjale

                Te cafte ujku, te cafte. Beni te diturin dhe shani francen etj. Cfare injorance!

                1. J
                  Julian Marko Ingolstadt Bayern

                  Xha Braho , Franca shtet i deshtuar i kalbur dhe ska fuqi ???? Wow ....Xha Braho .........i beson keto qe shkruan ??? Shqiperia lider i Europes shime shoejt ???? Jo paske rjedhur , po ke pjerdhur komplet Xha Braho .....

                2. S
                  Shkrimtari

                  O Spak, fjala rjedhim shkruhet rrjedhim

            3. T
              Tana

              BE duhet tani te hapi negocjatat per ne pasi ne i kemi arritur qellimet e vendosura per shtetin tone.

              1. n
                njoni

                Delirante dhe naive...keshtu eshte perceptimi Evropian dhe jo vetem per shqiptaret... dhe eshte akoma me e trishtueshme kur gjendesh perballe nje vetbesimi te verber popullor qe ne fund te fundit le per te deshiruar ne inteligjencen kombetare. Ndaj dhe njerzit e shquar te ketij vendi numurohen me gishtat e nje dore.... BE po shkon drejt kolapsit dhe Putini eshte octan i grades larte per ti dhene nje shpejtesi ketij kolapsi.. ndaj cdo gje qe reklamohet nga BE ne lidhje me relativisht cdo gje eshte nje udhetim ne ishullin e fantazise...BE (se albanistani as qe diskutohet) ndodhet ne nje situate shume te veshtire ne muajt qe vine dhe dimiri i 2022 do te jete fatal per shume ekonomi te disa vendeve te BE, per te vetmet arsye: Gazi nafta dhe dritherat. Me mire Albanistanit do ti duhet te krijoje marrveshje me vende si India Pakistani, Khazakistani, Turqia dhe vende te ketyre rracave, qe te pakten te jene ne gjendje te blejne drithera dhe lende djegse dhe jo te presi rradhen e BE sic ndodhi me vaksinat e Covid, gje qe maloku i Drragobise mezi po e pret per "rrevolucjonet e famshme te masave". Rama po e shikon qe me hartime dhe endrra me sy hapur ne BE nuk hyn dhe as qe ke per te hyre edhe sikur vertet ky vend te kete nje shtet solid dhe i ndertuar ne baze te ligjit. Daj Sami pervec shitjes se armeve ne Ukraine deri tani nuk ka pasur asnje perfitim tjeter pasi dhe vete Ukraina po humbet 100 ushtare ne dite dhe armet e shitura perfundojne ne dore te muzhikut rus. Shqiperia rrezikohet nga uria dhe skamja me shume se cdo vend tjeter ne rajon pasi nuk ka industri dhe ekonomi, dhe te ardhura nga emigrantet kane rene me shume se vet qeveria e ka parashikuar. Borxhi shqiptar mund te kete arritur 120% ne mos me shume, nuk asnje plan financiar per te rimekembur ekonomine shqiptare qe eshte ne nje krize totale qe prej 10 viteve. BE eshte koshiente per te gjitha keto dhe cirrjet e shqiptareve per lemoshe ne BE po trrokasin ne vesh te shurdher...por duhet te dime dhe nje gje qe mediat amatore shqiptare kurre nuk kane qene ne gjendje ta shikojne: ky super borxh do te paguhet ne nje menyre ose tjeter. Pra kushdo qe do te marre faturen e borxhit do te jete mbreti/sunduesi/protektori/babai i shqiptareve. Dhe me e keqja eshte se ky qe do te paguaj borxhin nuk eshte shqiptar. Ndaj BE kur loz poker dhe ka perball albanezet nuk luan me bllofin se ja ka pare letrat shqiptarve. Tani secili nga ju ne menyre te qete jepni mendimin tuaj se kush mund te paguaj borxhin e albanistanit dhe pastaj te shikojme nese do hy Shqiperia ne BE...

                1. P
                  Pilo Lala

                  Ku e shikon borxhin ti? Tek syri.net?

              2. E
                Elona

                Shqiperia i ka kryer me se miri punet e saj dhe mendoj se e meritonte me shume se kurr hapjen e negociatave

                1. L
                  Lenc

                  Teper e vertet ! Rama si gjithmone teje i pergatitur ndaj cdo situate pozitive ose negative qofte

                  1. E
                    Edison

                    Macron ska pse te flase fare kunder sepse Rama e ka ndihmuar shume

                    1. p
                      pjeter

                      Makron ishte mikron me pare,pas zgjedhjeve te fundit u be akoma me shume mikron,e per rrjedhoje,e ka te veshtire tu shkoje kunder votuesve te Le Pen,qe dihet boterish se c'qendrim ka mbi Europen,por mbi te gjitha,mbi vende si shqiperia e shqiptaret ne veçanti qe duan te hyjne ne Europe.

                    2. D
                      Denis

                      Z. Rama ka fol tamam ne cdo ceshtje per tmirene te gjithe ne dhe askush nuk duhet te nguroje per ta duartrokitur kete

                      1. N
                        Nardi

                        Le te hapen negociatat dhe te gjithe ta shohin qe Rama nuk eshte rrezik per asnje sepse eshte njeri shume i zoti ne punen e tij

                        1. G
                          GEZUAR BAFTAJAR

                          njesh

                          1. F
                            Fred

                            Totalisht pajtohem me artikullshkruesin. Me drejt se kaq nuk behet. Fjalim historik i Edi Rames ne nderim e mbrojtje te dinjitetit te kombit tone!

                            1. P
                              Poli

                              Gazetar edhte ky...? Cfare rrezikon Europa? Jeni bere me keq se Enveri....Fanar ndricues.....o zot cfare niveli....meqe rrezikon Europa ne Austri nafta eshte 2 Euro....rroga mesatare 2200 Euro...kaq....sa e keni ju aty o Harizaj...meqe ra llafi ku eshte gszetar ky?

                              1. G
                                Gallate

                                Perfundimisht shqiptaret me ne krye Ramen jane psikopate.

                                1. S
                                  Shaqo

                                  Nje bravo e madhe Mondi. Ishte nje fjale me shume dinjitet, qe vertet do t'i referohen ne te ardhmen.

                                  1. B
                                    Bravo Rama

                                    Rama eshte oratore i lindur eshte artiste ne shpirte por mbi te gjitha kryenec ne sensin pozitiv te kuptoshe Ramen duhet te kesh perqafuar kulturen te jetoshe me te. Rama eshte pergjegjes per shendetin e disa pseudo anal- listeve te kazaneve te mbremjes pasi i ka bere budallenje shikoni gjendjen psiqike te Bushatit Shkullaku Cani Fevziu jane keq disa nga keta mendojne vetem Ramen Ramen kane ikur per lesh i ka bere Rama budalkenj ja nxori mendjen . Si perfundim Rama eshte intelektuale eshte krenaria e vendit nuk jam socialiste po votoje Ramen

                                    1. B
                                      Bravo Rama

                                      Analfabet funksional jam mezi arrij te shkruaj cfare mendoj por Edvini duhet te pirdhet nje ore e me pare. Nuk eshte I zoti per pune. Vetem llafe dhe propogande ka. Plus qe eshte mashtrues I vaksinuar. Tani eshte e qarte qe ai ka sabotuar gjithe keto vite hyrjen ne BE.

                                      1. q
                                        qe ta dish

                                        Rama ka sabotuar thellesisht shume mundesine, qe idiote te lindur si ty dhe berishistet, te keni qofte edhe mundesine minimale qe te keni pune shteterore ne dore. Ky eshte sabotim e cfare sabotimi se!

                                    2. M
                                      Mao

                                      Poooo sakte komentet Skenderbeu juaj nxori shpaten e mprehu mire e mire por mori nje tufe leshi ne dore…

                                      1. A
                                        Aleks

                                        Fjalimi i Rames ishte i denje dhe na perfaqesoi me se miri

                                        1. A
                                          Aleksa

                                          Gjithmone Rama na ka perfaqesuar me se miri dhe as kete here nuk na zhgenjeu

                                          1. P
                                            Piloti

                                            Ka shume kohe qe kam nxjerr konkluzionin se Europa e baskume asht nje UTOPI.

                                            1. ?
                                              ????

                                              ???????? 100 %???????? Shpellareve qe nuk ju pelqen ????????????

                                              1. a
                                                argita

                                                Nuk mund te presim kurre nje fjalim jo te denje nga Rama si gjithmone na perfaqeson me se miri kudo ku ka takime dhe gjithmone i forcon marredheniet tona me vendet e huaja.

                                                1. e
                                                  erilda

                                                  Shume falenderues daj rames qe gjithmone ben me te mireen per kete vend dhe ben te pamunduren per te na zhvilluar.Uroj te fitoni dhe shume mandate te tjera dhe uroj te keni vetem suksese.

                                                  1. Z
                                                    Zamo vlona

                                                    ED RAMA DUKEJ SI ENVER HOXHA NE MBLEDHJEN E 81 PARTIVE QE DEMASKOI E BERI COP REVIZIONIZMIN SOVJETIK DHE IMPERIALIZMIN AMERIKAN . IDEM SI ENVERI DHE RAMA KURSE KY GOMARI I VLORES MOND HARIZAJ DUKET SI TE ISHTE I DERGUARI SPECIAL I ZERIT TE POPULLIT NE MBLEDHJEN E 81 PARTIVE ME SERVIL E FURÇAXHI SE KY HARIZAJ SGJE. ME PARE ME ILIR METEN, ME PAS ME ZHOZIN, ME NARD NDOKEN, TANI ME EDIN. E KTHE SUMEN NGA KA INTERESIN.

                                                    1. O
                                                      Ora

                                                      Ne duhet te antarsohemi ne Bashkimin Europian

                                                      1. A
                                                        Andi

                                                        Ne duhet te antarsoheshim patjeter ne BE skemi pse ndikohemi nga Bullgaria

                                                        1. F
                                                          Fuck USA

                                                          Vetem Sali Berisha na hap negociatat. Nuk do Amerika qe te na hapen negociatat e kuptoni apo jo??? Kush qi per bullgarin? Mos harroni qe po deshi USA cdo gje behet.

                                                          1. X
                                                            Xhino

                                                            Na ke perfaqesuar ne menyren me te mire te mundshme dhe uroj te kemi rezultate pozitive dhe te futemi ne Be

                                                            1. J
                                                              Joni

                                                              Detyrat shteti yne i ka plotesuar te gjitha dhe shpresoj shume qe te futemi ne be sa me shpejt

                                                              1. J
                                                                Joel

                                                                Duke shpresuar qe te futemi sa me shpejt ne Be dhe duke i uruar Rames te jete i durueshem ne kete rrugetim

                                                                1. K
                                                                  Klea

                                                                  Na keni perfaesuar me se miri zoti rama sepse e keni treguar ne 8 vite qeverisje qe jeni munduar shume ae vendin tone ta fusni ne be

                                                                  1. F
                                                                    Francesko

                                                                    E kam theksu edhe me para qe ky fjalim ka qen shum detajist dhe i perkryer. Meriton respekte

                                                                    1. P
                                                                      Papi

                                                                      Kemi treguar shum karakter si shtet dhe me nje perfaqsim te merituar nga zoti rama

                                                                      1. A
                                                                        Andi

                                                                        Me ate fjalim z rama ka goditur me te vertet , ishte fjalim mbreslenes

                                                                        1. E
                                                                          Edi

                                                                          Fjalimi i rames ishte teper godites dhe tregonte realitetin sic eshte me ironine qe e karakterizon

                                                                          1. R
                                                                            Renato

                                                                            Fjalimi i kryeministrit ne kete samit ishte i perkryer ne cdo detaj. Si gjithmone perfaqesimi i duhur kudo shkon.

                                                                            1. E
                                                                              Ethem Lalaj

                                                                              Fjala e E.Ramës në Brucsel çau zëmrat e lakejve të djathtë PPE dhe në Shqipëri kryesuar nga NON GRATA,që kërkojnë destabilizim të Europës e që janë kundër Amerikës. Ata që shtrembëruan buzët nga fjalimi E.Ramës jan kundër SHBA.Pa Amerikën Europa merr fund,pasi NATO e drejtuar nga SHBA ruan paqen në Botë. Europa e la Ukrainën në baltë nëse SHBA nuk do jepte SOS.Pasi PUTIN e ka kapur BE për FYTI,në mos tredhur. Falënderoj artikullshkruesin,Bravo.

                                                                              1. M
                                                                                Mao Ce Dun

                                                                                Mbushni barkun me fjalimin e Rames! Ushqeni femijet me ‘fjalet e peshuara’ te Rames. Sherohuni nga cdo semundje me frazat e spikatura dhe batutat e elaboruara te Rames. Bejini tekste per shkolle, te mesohen permendesh si citatet e Mao Ce Dunit. Pikerisht ky fjalim mungonte per t’u hapur negociatat

                                                                                1. Z
                                                                                  Zeqo Pilafi(i vërteti, jo ai më lartë)

                                                                                  Thotë Ajrizaj:".....Evropa është në rrezik, është në gjumë, është pothuaj e paralizuar dhe duhet të zgjohet sa nuk është vonë." Kjo më sjell ndër mënd vargjet e Naimit:"Evropë e shkretë atëherë, ishte për djallë e për lumë, priste Russonë dhe Volternë, t'a zgjuanin nga ai gjumë". Sot këtë mision e ka marrë përsipër Volteri ynë. Ndaj, i dashur dhe shumë i çmuari Arizaj, hiç mos u frikso, pas këtij fjalimi programatik të gjigandit, kanë për të ndodhur të dyja ato që pritet të ndodhin; Europa do zgjohet dhe Putini do mbushi brekët.

                                                                                  1. X
                                                                                    Xha Braho

                                                                                    "Zeqo Pilafi" ( ai me poshte, jo ai me larte)! Qenke shume i "shkolluar" Gjthçka nga ato qe ti shpreson per Europen dhe Putinin se mund te ndodhin, une te siguroj se do te ndodhin sapo baba jot Sali Ram Liri Xen Argita Berisha te ulen ne shilten e kryeministrit (kur te qethen viçat)

                                                                                2. B
                                                                                  Berti

                                                                                  Zoti Harizaj, me cfare keni shkruar keni gjithe mbeshtetjen time, nje pensionist qe e sheh realitetin shqiptar, zhvilimin e vendit, perspektiven e tij, me syze europiane. Kryeministri i Shqiperise, zoti Edi Rama, me fjalen e tij ne takim me ben krenar per vendin e popullin tim, sepse flet e sillet si europian i vertete, e sheh Bashkimin Europian, kete arritje te jashtezakonshm, ne nje gjendje jo te mire, dhe ka kurajon dhe besimin, ka aftesine dhe pergjegjesine qe t'ia thote te vertetat ne sy te gjithe liderve te kontinentit. Kjo e nderon ate dhe ne qytetaret e vendit tone qe duam shume Shqiperine ne Europe. Jam i bindur qe reflektimi sa me pare i krereve te vendeve te BE e strukturave te ketij organizmi do t'i jape Shqiperise "dien jeshile". Gjithcka tjeter cfare shkruhet kunder Rames e qendrimeve te tij, apo arritjeve te qevesise qe drejton, jane pjese e te quajtures "lufte politike", qe me keqardhje e them- nuk ka perspektive, nuk i sherben vendit e popullit, eshte nje kokerisje perballe realitetit. Shqiperia s'ka qene kurre me e mire, me e pasur, me e drejte, me optimiste se sa sot.

                                                                                  1. G
                                                                                    Gjeli

                                                                                    Europa kjo curve plane

                                                                                    Lini një Përgjigje