BE dhe Edi Rama

27 Qershor 2022, 11:27Blog TEMA

BE dhe Edi Rama

Nga Roland Qafoku

Në të gjitha shkrimet që kam bërë për raportet e Shqipërisë dhe Bashkimin Evropian në të gjithë karrierën time, në qendër të kritikave ka qenë më shumë BE se sa kryeministri shqiptar i radhës. Ndihem mirë si gazetar që me shumë modesti them se kam patur disi të drejtë. As kryeministri Fatos Nano, as Pandeli Majko, as Ilir Meta, as Sali Berisha, e as tani Edi Rama nuk mund të akuzohen se nuk kanë dashur që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së dhe të mos kenë bërë përpjekje personale maksimale për ta arritur këtë. Madje, përpjekjet e secilit prej tyre në disa raste kanë qënë edhe jashtë mundësive të tyre për shkak të rrethanave që ka kaluar Shqiëpria. Por, mos të harrojmë, se në fakt ata janë akuzuar nga opozita për të kundërtën. Më saktë fare, edhe pse secili prej kryeministrave ka bërë përpjekje maskimale për ta afruar Shqiëpriën me BE, po secili prej tyre, kur ka qenë në opozitë, ka akuzuar kundërshtarin politik për të kundërtën. Sot, ose bëjmë sikur harrojmë, ose e kemi harruar që kryeministri Fatos Nano në qeverinë e tretë të tij 2002-2005 ishte akuzuar nga Sali Berisha se qeveria e tij punonte kundër BE-së. 

Kryeministri Pandeli Majko në qeverinë e tij 1998-1999 dhe 2002 është akuzuar që punonte kundër BE-së. Kryeministri Ilir Meta në qeverisjen e tij 1999-2001 është akuzuar për punë konkrete kundër BE-së. Kryeministri Sali Berisha në qeverisjen e tij 2005-2013 është akuzuar nga Edi Rama në opozitë që jo vetëm nuk po arrinte të bënte hapa para për në BE por nuk dëshironte të ishte në BE sepse do kalonte nën kontroll të imtësishëm. Në nëntë vjet në pushtet, kryeministri Edi Rama është akuzuar nga Lulzim Basha për mungesë aftësie për të integruar Shqipërinë në BE. Dhe vimë tani te vetë Edi Rama. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka përdorur fjalor ekstrem ndaj kryeministrit menjëherë pas Samitit të 23 qershort në Bruksel teksa tha:

“Edi Rama me gjuhën e ordinerit ndaj pengmarrëses Bullgarisë sipas tij dhe të marrurve peng 27 vendeve anëtare të BE-së sipas tij, dëshmon qartë se axhenda e tij nuk është BE-ja por absolutisht Ballkani i Putinit dhe aleanca trilaterale me Vuçiç. Edi Rama nuk do Ballkanin e Berlinit, apo të Bruksleit, atë nuk e do as Lavrov, sepse ai Ballkan bazohet në kritere. Dënoj me forcën më të madhe fyerjet që i bëri Bullgarisë. Bullgaria një mik i çmuar dhe e ka treguar veten. Po kaq ai ka fyer dhe vendet anëtare të BE-së të cilët i ka shpallur peng të Bullgarisë. Të marra peng dhe ndiej keqardhje tha për BE-në.” 

Edi Rama dhe qeverisja e tij ka aktualisht një mijë e një probleme. Nuk ke nga tia nisësh. Nga shpopullimi i vendit, nga çmimi i naftës që jemi në 10 vendet e parë në botë për nga shtrenjtësia e çmimit, nga mungesa e rritjes së rrogave, nga tallja me fermerët me fjalën subvencionim, nga rritja e diferencës mes një grupi biznesmenësh të preferuar dhe pjesës tjetër të shoqerisë, apo te luksi i disa ministrave të tij që janë jashtë realitetit, ndërkohë që u duket normale të flasin për bizneset e familjes.

Por ama Edi Ramën nuk mund ta akuzosh se nuk dëshiron që Shqipëria të futet në Bashkimin Evropian. Edi Ramën nuk mund ta akuzosh për mungesë përpjekje për tu anëtarësuar në BE. Edi Ramën nuk mund ta akuzosh as për mungesën e plotësimit të kushteve të BE në këtë proces. Në fakt Edi Ramën mund ta akuzosh përse nuk mbajti premtimin e vitit 2013 kur deklaroi publikisht se për 10 vjet Shqipëria do ishte anëtare e BE.

Aktualisht është fakt që BE dhe jo Shqipëria është problemi. Cili do ishte ai kryeministër në vend të Ramës dhe nuk do akuzohej siç ka qenë i akuzuar në fakt. Realisht me këtë që po ndodh, nuk është akuzuar Edi Rama por kryeministri cilidoqoftë që do ishte ai. Fjalimi i tij përpara Këshillit Evropian në samitin e BE-së në Bruksel ishte një pretencë reale e atij që përfaqëson Shqipërinë në BE. Një fjalim që ndonëse me ndonjë teprim, ishte i drejtëpërdrejtë dhe i domosdoshëm për shkak se kjo BE ka lodhur një komb të tërë. Tha Rama:

“Eshtë mirë dhe keq të jesh këtu, me të gjithë ju. Mirë, sepse ne duam të jemi këtu, si europianë mes europianësh. Keq, sepse ne nuk mundemi të jemi këtu si europianë në shtëpinë e tyre, por vetëm si mysafirë të një Europe të ndarë. Një Europë të cilën as tragjedia e një pandemie globale në të shkuarën e afërt, as kërcënimi i një lufte tragjike globale në të ardhmen e afërt, nuk kanë mundur ta bashkojnë nën një çati.”

Me fjalë të tjera, kur kjo BE në mes të një lufte afron në klubin e saj Ukrainën dhe Moldavinë dhe nuk afron Ballkanin Perëndimor çfarë mund të bëjnë vendet e tij, të thonë vazhdoni të na mbani peng? Në vitin 2014 Shqipëria mori statusin e vendit kandidat. Por për tetë vjet ka marrë vetë përgëzime dhe fjalë të mira. Në një rast nuk ka qenë Hollanda dakord. Më pas Franca dhe më pas akoma Bullgaria. Negociatat nuk janë hapur dhe i gjithë procesi është futur në një rreth vicioz të lodhshëm. Dhe Rama tregoi me gisht Francën, një nga shtet që nuk e ka parë me sy të mirë këtë anëtarësim. Tha Rama:

“Që Franca kurrë nuk ka qenë një forcë entuziaste për zgjerimin e këtij Unioni, ky është një sekret gjerësisht publik. Që Emanuel Makronit i duhet të përpëlitet midis shpirtit të tij thellësisht europian dhe kostumit presidencial të një vendi, ku të gjesh entuziazëm për zgjerimin e Bashkimit Europian është njësoj si të gjesh ujë në shkretëtirën e Arabisë Saudite, edhe ky është një sekret tejet publik. E megjithatë ideja e tij, për të na mbledhur të gjithëve së bashku, në një Komunitet të ri Politik Europian, duket për momentin një recetë shumë më premtuese sesa pjata bosh e zgjerimit pa zgjerim, e cila na është servirur për vite të tëra me radhë.”

Ishte Macron që kishte poremtusr se sapo të fitonte zgjedhjet do ta zgjidhte çështjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Por në fakt nuk është parë ndonjë përpjekje e tij sidomos në samitin e fudnit për ta zbatuar këtë premtim. Indiferenca e tij po kthehet në proverbiale dhe Edi Rama ia shprehu hapur me fjalë këtë zhgënjim. Por a është normale që Bullgaria, një vend anëtar i BE-së që i ka sjellë këtij unionit më shumë andrralla se sa vlera ta mbajë peng klubin evropian? Dhe për kë? Për dy vende anëtare të NATO-s. Me të drejtë Rama tha:

“Çfarë turpi për Europën kjo historia bullgare! Në mes të një lufte tejet të nxehtë në oborrin e Europës, një vend i NATO-s merr peng dy vende të tjera të NATO-s mu përpara syve të 26 vendeve të BE-së, që rrinë ulur në një shfaqje të frikshme pafuqie!

Dhe pastaj thonë se Vladimir Putini është shumë i sëmurë! Vladimir Putini mund të jetë me të vërtetë i sëmurë ose edhe mund të mos jetë fare i sëmurë, por më lini t’ju them se kjo situata këtu nuk duket posaçërisht e shëndetshme.”

Dhe fjalimi i Edi Ramës mori nota pothuajse kërcënuese ndaj BE-së kur përdori si kundërpeshë Ballkanin e Hapur:

“Sot, ju bëj thirrje të gjithëve për ta mbështetur pa asnjë mëdyshje Ballkanin e Hapur, nëse nuk doni që rajoni ynë të shkatërrohet sërish përpara syve tuaj, ndërkohë që hëpërhë nuk mund të ofroni asgjë më të mirë sesa karuzeli i cirkut bullgar. Ballkani i Hapur është artikulimi më i pastër i ndjesisë sonë të përkatësisë në Europë. Është përpjekja më e gjithanshme për të krijuar një hapësirë paqeje, bashkëpunimi dhe sundimi të katër lirive themelore të BE-së, duke garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve në një rajon që rrethohet prej kufijve të BE-së dhe është i ekspozuar ndaj armiqve e konkurrentëve të pamëshirshëm të BE-së. Më lini t’ju them se Ballkani i Hapur është angazhimi i ri dhe më konstruktivi që mund të gjendet sot në Europë në frymën e një Europe të bashkuar.”

Dhe përsëri gishti i kryeministrit shqiptar iu drejtua krizës që po kalon BE-ja dhe jo Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Tha Rama:

“Të gjithë e dimë, Bashkimi Europian sot është në një krizë të thellë identiteti. Prandaj atij dhe vetë Europës i duhen të gjitha idetë dhe të gjitha nismat që mund të ndërmarrim, për të rindërtuar jo vetëm projektin politik që është braktisur, por edhe vetë besueshmërinë e tij në sytë e qytetarëve të saj. Është koha të lëmë 100 lule të lulëzojnë, siç do të thoshte Kryetari Mao. Natyrisht, disa mund të thonë me të drejtë se Mao i linte lulet të çelnin, që pastaj t’i këpuste pa mëshirë. Ne urojmë fort të mos kemi të njëjtin fat.”

Në fakt ky nuk ishte thjesht një fjalim, por një shpërthim i zemërimit të një kryeministri që ka përfshirë aty edhe zemërimet e të gjithë kryeministrave paraardhës. Një kryeministër që në qeverisje ka një mijë e një probleme, por në raport me BE-në nuk ka asnjë. Të presim nëse tërheqja e Bullgarisë do ta çojë deri në fund vendimin për hapjen e negociatave për Shqiëprinë dhe Maqëdoninë e Veriut. Në të kundërtën, Edi Ramës i duhet të mbajë një fjalim tjetër si ky.

75 Komente

  1. E
    ERTV

    Më fal, si the !? ""As kryeministri Fatos Nano, as Pandeli Majko, as Ilir Meta, as Sali Berisha, e as tani Edi Rama nuk mund të akuzohen se nuk kanë dashur që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së dhe të mos kenë bërë përpjekje personale maksimale për ta arritur këtë."" Kjo është kur rrobi nuk ka "qafë" dhe nuk ka se si koka të lidhet me trupin Qafok. Këta që the, jane keta shkaktarët që procesi i integrimit të Shqipërisë nuk ka qenë më i shpejtë dhe më i suksesshëm arsyeja fare e thjeshtë. Nuk ju ka interesuar madje dhe intereson një gjë e tillë me qëllim që të vidhnin dhe vjedhun e të bënin badërdinë me pasuritë publike, prona, resurse etj.etj. Jo vetëm për vete por dhe për klanet e tyre ose afër tyre...

    1. K
      K

      Fajin e ka BEja eshte shprehja më e pa vend dhe idiote mjaft e për hapur në shqipëri.Kompleksi i theksuar i inferioritetit shekulloj jua heq çdo lloj arsyetimi.Njohja dhe pranimi i të metave, është japi i parë drejt korrigjimit të tyre, kurse ju vazhdoni që jemi të zgjuar, jemi të bukur prandaj na kanë inat. Evropa nuk njeh inat. Inati eshte fenomen ballkanik në pergjithsi dhe shqiptar në veçanti. Gjykata të korruptuara. Parlament me hajdute. President hajdut të korruptuar. Opozite me damke non grata. Polici pale me drogen. Gazetari të paguar nga korrupsioni. Shendetesi korruptuar, etj, etj. Këto janë problemet pse nuk ju pranojne.

      1. v
        vezhguesi

        K-frazat bajate qe ke shkruar nuk e mbulojne dot injorancen dhe ndjenjen e inferioritetit qe ne fakt ti vete ke. Ne fak, pikerisht deklaratat e forta te Rames ne Samitin e BE-se e tregojne me nota te forta se shqiptaret nuk kane aspak ndjenja inferioriteti,sic pretendon zotrote. Fakt eshte se per Shqiperine jane perdorur dhe vazhdojne te perdoren prej BE-se standarte te ndryshme nga ato qe jane perdorur dhe perdoren per vendet e tjera. Meqenese e hape kete diskutim, a mundet te me thuash se si ka mundesi qe nderkohe qe Shqiperise i kerkohen te plotesoje standarte, qe as vete vendet e BE-se nuk i kane, Serbise qe shkaktoi disa luftera ne Ballkan i jane hapur negociatat vite me pare. Si spjegohet qe Rumania dhe Bullgaria, qe kane nivele skandaloze te korrupsionit shteteror, jane anetaresuar ne BE dhe na bejne tani rolin e profesorit? Si spjegohet qe Ukraines dhe Moldavise nuk ju kerkua aspak te bejen reforma, por ju pranuan kerkesat per te hapur negociatat e pranimit ne BE? Turqia kishte mbi 40 vjet qe bente negociata per pranim ne BE, duke bere ndryshime rrenjesore te legjislacionit te saj dhe perseri nuk u pranua ne BE, derisa udheheqja aktuale e Turqise hoqi dore nga kerkesa per anetaresim. E verteta eshte se BE-ja eshte nje organizem amorf, pa asnje funksion. Si e tille ajo eshte shume e dobet dhe e pa-afte qe te marre vendime te rendesishme. Dihet se pa mbeshtetjen e SHBA-se, BE-ja do ishte nje kafshate e lehte per Rusine dhe Kinen. Ate qe politikanet tane duhet ta kishin bere me kohe eshte qe duhet te deklarohen se nuk kemi me asnje interes qe te anetaresohemi ne BE. Do shikosh pastaj se si do turren duke tu lutur, sic kane bere me Serbine. Shkurt, hyrja e Shqiperise ne BE eshte nje gabim trashanik, qe do rrenoje edhe ate pak ekonomi qe kemi dhe do varferoje ne ekstrem shqiptaret.

        1. F
          Fuck Afghanis

          Shume bukur e ke thene Vezhgues. Por une them se nuk do USA qe ne te jemi pjese e BE. Hajde te vazhdojme te japim leje ndertimi per 4 xhami per qytet dhe ta kthejme bythen perpjete sic na ka hije.

      2. h
        hik er Qafok nastradini

        cop injoranti qe analizo Politiken e Rames vs BE hahahaha yyyyyyyyt Sharlatane Qafokesh ,te afte vetem me zhurme e bla bla bla . shkrime per muhabete kafenesh me vra kohen por asgje qe i flet Politikes dhe Realitetit . boll mer nastradinat e kazanit se lat nom !

        1. A
          Ari K

          Ne nje fjali Edi dhe BE...anailza me e mire...lol

        2. P
          Pjeter mustaku

          10 qendrimet e Rames me Be., jo 9,as 8

          1. a
            albozi

            Nuk arrita ta kuptoj shume mire ate qe eshte shkruajtur se ju gazetaret perdorni disa kontacione qe doni te dilni si apolitik por jeni te politizuar deri ne fyt , ndaj rama nuk krahasohet dot me asnje kryeminister tjeter sepse e ka ndjekur nga fillimi ne fund per te qene pjese e be shqiperia sa me pare

            1. K
              Koli

              Ashtu posi ! Ke shume te drejte zotrote ! Po nje shoku im kishte nje video te 12 viteve me pare , kur Jozefina “ i lutej” Edit tat qe te votonte TRE LIGJET E INTEGRIMIT. Asokohe kushti i vetem per tu hapur negociatat dhe PS ja nen komanden e Edit i bllokoi me arsyen se i kishin vjedhur nje keshilltar ne Fier !! Sa shpejt harron mileti ?!

            2. A
              Ari

              GREAT ANALYSIS!

              1. J
                Joti

                Rama dhe shqiperia ka permbushur cdo kusht per te qene sa me shpejt pjese e BE. Nuk eshte faji jone qe po marim JO sepse vete europa nuk eshte e bashkuar dhe me shume se politika zgjeruese po bllokon integrimin e vendeve te tjera

                1. R
                  Redi

                  Nje pergjigje shume e mire nga ana e kryeministrit kunddrejt BE.Me pelqeu shume sesi foli dhe sesi preku shume ceshtje n lidhje me shqiperine

                  1. L
                    Lali dhjeri

                    Gwzohem qe te paska inspiruar KM yne Po ky seshte gje fare , te keshilloj te lexosh qendrimin e Enverit ne Moske dhe me siguri qe do masturbosh !

                    1. T
                      Tanguli

                      Une e lexova fjalimin e Enverit ne Moske dhe pas kesaj shkova pallova tet'eme o coban.

                  2. P
                    Pano

                    Shqiperia ka qene gati prej kohesh per ne BE sepse vertet eshte zhvilluar shume e ka permbushur kriteret e BE. Rama beri shume mire qe ja plasi realitetin ne sy e qe mbrojti interesat e shqiptarve sepse gjithmone JO nuk eshte aspak normale

                    1. R
                      Redi

                      Kryeministi yne beri tepa munduren per hapjen e negociatave ne i kemi pare te gjitha punete e bra ne vend dhe zhvillimi qe vendet ka pesuar por perseri be gjeti justifikim

                      1. M
                        Mira

                        Biles edhe FESTEN e hapjes se negociatave e beri ? E cfare mund te bente me shume Edi?

                      2. t
                        tosi

                        rama po na afron shume ne me bashkimin europian sidomos dhe reformat dhe marrveshjet qe po behen kohet e fundit

                        1. B
                          BajromiRamaxoni

                          Tosser, Ke te drejte. Sa paguesh nga zyra e Ramuqit dhe Meros..apo je robot si Darius , Sonial, Ari etj...

                        2. t
                          titi

                          me vjen mir qe ne jemi shume afer bashkimit europian pas kaq shume kohesh pritje dhe perpjekjesh qe kemi bere

                          1. T
                            Tedi

                            Rama dhe qeveria e tij ka punuar fort me projekte dhe investime me cdo fush dhe me redorma te cilat kan ndryshuar shume struktuarat e shtetit dhe perseri be nuk eshte e kenaqur dhe pse ne i kemi kryere me se miri detyrat qe ajo vet na i dha

                            1. L
                              Lali

                              Prioriteti i rames qe me mandatin e par ka qene vetem antarsimi ne be

                              1. E
                                Edi

                                Me vjen mire qe media e ka kuptuar qe rama ka pas prioritet per tu antarsuar ne be

                                1. "
                                  "BOHOTINA"

                                  Asnje tjeter nuk ka bere sa kryeministri aktual, por ju gazetaret e kini zemren ne xhep dhe jo ne koke.

                                  1. I
                                    Iris

                                    Rama gjithmone politikan i zoti dhe strategjik

                                    1. B
                                      Besa

                                      Respekt per ju zoti kryeminister gjithmone jeni shume te sakt ne levizjet e tua

                                      1. N
                                        Nina

                                        Rama i dha pergjigje shume te mire BE

                                        1. A
                                          Aranit

                                          Jemi shume afer Be dhe mendoj qe jemi ne rrugen e duhur

                                          1. X
                                            Xhina

                                            Se shpejti do jemi edhe ne pjese e BE fale punes se mire qe ben z. Rama

                                            1. G
                                              Granit

                                              Vetem Rama po na afron shume afer Be sepse po punon shume per kete gje

                                              1. c
                                                ce

                                                Exelent, me le pa fjale por Vicidolit te foltores nuk i rrihet pa henger ,,, dhe ne cdo tre fjale qe flet njera eshte Edi Rama qe i duket si mali i Himalajes qe nuk do ta kaperceje dot kurre derisa te mbylle syte ne kete opozite mjerane te pafundme.

                                                1. A
                                                  Ana

                                                  Rama ka punuar shume me Shqiperine dhe ka mbajtur politika te mira me vendet. Shqiperia meriton shume te behet pjese e BE

                                                  1. J
                                                    Jimi

                                                    Te lexosh gjithe kete carcaf qe ke shkruar more Qafok, me te vertete te shtremberohet qafa more Roland.

                                                    1. M
                                                      Mira

                                                      Zoti Rama ka folur shume bukur kundrejt BE. Shqiperia ka mbushur cdo kusht per tu anetaresuar ne te shpresoj tja dalim

                                                      1. S
                                                        Sindikata e Suflaqeve

                                                        Tedi, Titi, Tosi, Redi, Pano, Joti, Ari, Sono vergine dai candidi manti, Sono rote da dietro, Ma sane davanti. Vrap në qivaçanë të matrikulloheni si sumatriçe ripjellese.

                                                        1. K
                                                          Konfederata e sufllaqeve

                                                          Eshte i njejti person or mik! Nuk e shikon sa i ceket eshte ne “krijimtari” nick-esh e komentesh?!

                                                        2. R
                                                          Realiteti

                                                          O gazetar Rolandi. Po te them nje fakt. Bullgaria u pranua formalisht ne BE ne vitin 2007. Pas 12 vitesh, ne vitin 2019 , Bullgaria u pranua realisht ne BE. Gjate 12 viteve, cdo fund viti , BE pergatiste nje raport per detyrat qe kishte per te realizuar dhe si i kishte kryer Bullgaria mbi tema te tilla si : Korrupsioni, Krimi i organizuar, Liria e Mediave, Konkurrenca ne Biznes, Te drejtat e Njeriut etj. Po te them ,gjera qe ti I di, Si eshte Shqiperia me parametra ne cdo fushe me mire apo me keq. Apo Agjencite Nderkombetare kane “ inat” qeverisjet ne Shqiperi. I lutem z Mero , te te jape “ Onorarin” e shkrimit , paradhenje sepse jemi ne kohe krize. Me pas Ti do te besh nje artikull me “bombe “ se ky. Zoti Gazetar , jemi ne kohe “ Post Histori”. Nuk kane lidhje fenomenet qe perballemi ,me Historine.

                                                              Ed

                                                              KJO ESHTE NJE ANAL LIZE ME BISHT. KUSH NUK KA FAJ MOR DER SALIU META NANO QE E SHKATERUAN ME URDHER TE SERBIT DHE TE GREKUT E VODHEN DERI NE PALCE SHKATRUAN 500 FABRIKA USHTRINE MJEKESINE SHKOLLAT DREJTESINE CDO GJE CFARE TJETER DO TI MOR PALO ANAL IST. E MERITON TE JESH NJE COPE MUTI PALE PO KE.GOJE TE KOMENTOSH FJALEN E EDI RAMAS QE PO I SJELL DINJITRTIN SHQIPETARVE KUDO NE BOTE.

                                                                                    O Realitet o RROT CARI!

                                                                                  2. L
                                                                                    Lani

                                                                                    U tregua se ke do populli edhe tek sondazhi qe zhvilluat ju , le te ngrihet saliu sa te doje ne proteste

                                                                                    1. m
                                                                                      mandi

                                                                                      shume shpejt shqiperia dhe be , miqt me te mire te njeri tjetrit

                                                                                      1. L
                                                                                        Lami

                                                                                        Sa per cmimet se ka fajin qeveria po eshte shkaku i luftes qe po ndodh ne te gjithe boten

                                                                                        1. T
                                                                                          Tironsi

                                                                                          Aman re , le ti ngreje edhe cmimet edhe hurin po te doje , vetem mos te iki nga Kryeministerlleku se kush na ben batuta pastaj

                                                                                        2. u
                                                                                          urim

                                                                                          Bullgaria ishte nje pengese e madhe per neve dhe kjo ishte nje lehtesim per sa i perket heqjes se vetos tani presim hapjen e negociatave

                                                                                          1. l
                                                                                            lulzimi

                                                                                            i vetmi burr qe ka luftu qe shqiperia te jete pjese e bashkimit europian

                                                                                            1. L
                                                                                              Lacjani

                                                                                              E vertete qe Edi ka luftu sic thua ti me Europen por ka nje problem ai Edi nuk lufton me arme por ME PORDHE.

                                                                                            2. S
                                                                                              Shaban

                                                                                              Nje falenderim shum i madh shkon per punen qe z.rama ka bere.E ka zhvilluar shum vendin nga cka qene se te ishte per nongraden pale ku do ishim

                                                                                              1. B
                                                                                                Baftjari

                                                                                                Po mos te qe “ non grata “ ti o shaban do ishe ne kooperativen e Krumes duke punuar si qen per nje buke misri

                                                                                              2. J
                                                                                                Jorgo

                                                                                                Eshte e vertete se Bullgaria eshte nje pengmarrese midis shqiperise dhe maqedonise se veriut qe nuk dha nje pergjigje pozitive dhe kryeministri edi rama ka bere shume mire qe ka hedhur akuza ndaj tyre

                                                                                                1. T
                                                                                                  Teo

                                                                                                  Fal punes se kryeministrit tone se shpejti do jemi pjese e bashkimit europian

                                                                                                  1. M
                                                                                                    Mondi

                                                                                                    Fjalim o Edi Rames ishte nje fjalim qe tregoi realitetin e hidhur dhe padrejtesine qe shume shtete bene kundrejt shqiperise qe mos te ishte pro e bashkimit europian

                                                                                                    1. S
                                                                                                      Siar

                                                                                                      Nje fjalim i sakte nga ana juaj kryeminister…me ju perpara ne BE vetem pk na ka mbetur

                                                                                                      1. I
                                                                                                        Ikir

                                                                                                        Shqiperia e meriton ametaresimin ne BE sepse i ka plotesuar te gjitha kriteret per ne BE…jam i sigurt qe do besh te pamunduren per ne BE

                                                                                                        1. K
                                                                                                          Kejsi

                                                                                                          Ne kemi punuar fort per tu futur ne be dhe e meritojm me cdo kush keshtuqe do e arrim

                                                                                                          1. P
                                                                                                            Palluesi I Edvinit ne Paris

                                                                                                            Kejsi normal qe je clone comentator por simotrat e tua ripjellese normal qe kane punuar fort ne semafor dhe sefundmi tek sipermarja " ha mutin e arabeve" . Shume fort keni punuar

                                                                                                          2. T
                                                                                                            Tea

                                                                                                            Edi rama esht munduar shume dhe ka permbushur cdo gje qe kerkohej nga be dhe ne patjeter duhet te futemi

                                                                                                            1. d
                                                                                                              derrat dhe stalla

                                                                                                              o Tea, a te lutem! Edi ju ka prere buken të harroni gjellen.....e ti vazhdon si refren kot!!! popull i vobekt!!! Ça ka permbush Rama o goce!!!! Eshte BE Usa qe e detyrojnë te ece perpara, dhe Edi jot hileqari ecen me 1 km/ore. Ke ministra e deputet nen hetim, plot parlamenti, i vjetri e i riu, o dele Tea! Ke shendetesine aktualisht ne rrëmujë totale, me ate stafin kancerogjen e te korruptuar qe ti çosh ne varr masiv o dele Tea. Ik o ik, problemi numer 1 i Shqipërisë eshte populli 95% per skrap, nuk eshte qeveria, qeveria thjesht fiton nga rasti, pasi eshte me e thjesht te vjedhesh se sa te ndreqesh 3 mln halabake.

                                                                                                            2. M
                                                                                                              Milena

                                                                                                              Skemi qene kurre kaq afer be duhet te jemi krenar dhe te shohim perpara jo te qarravitemi per cmimet qe jane rritur nga lufta

                                                                                                              1. T
                                                                                                                Te na rroje Partia dhe shoku Edvin

                                                                                                                He me te lumte! Ne edhe bar hame, por parimet gllaberuese KCK te ripjelljes nuk i shkelim, na e ka thene ai i pari, na e ka sjelle ne kujtese edhe e dyta - Kimetja e rruges se Elbasanit (qe u ka zhduk kto koht e fundit)

                                                                                                              2. A
                                                                                                                Artan

                                                                                                                Rama ka punuar fort dhe ka permbushur kushtet per te qen ne BE

                                                                                                                1. d
                                                                                                                  derrat dhe stalla

                                                                                                                  Shqiperia ne BE, asnjehere!! Ose kur te futet, do kete dale ndonje "rend" i ri, dhe ne BE do te ngelen ndonje Poloni, Ukrahine, Rumani, Hungari e Bullgari, e do fusin dhe shqiperine. Nuk ia ndjen asnjerit prej vendeve me standart, si Franc Itali Gjermani Holland etj per shqiperine. Keta po ndeshen me Rusine, u plasi ketyre per Edin dhe shqiperine gangrenoze, e per historinë e saj banditeske prej 70 vjetesh tashme. Evropa e vertet ta fut koken te bytha....pa e ndjere hiç. Edi ngeli tu i kap prej shpine e shpatullash, a thua eshte ne bar lokal kombinati, me naçot e lagjes. Duhet nje shqiptar-evropjan, qe te fusi shqiperine ne nivele te larta.

                                                                                                                  1. Z
                                                                                                                    Zeqo Pilafi

                                                                                                                    Arsyeja kryesore që ju nuk keni bërë kurrë fajtor çdo Kryeministër tonin NË DETYRË, në raport me dëshirën e tyre për të futur vëndin në BE, por keni bërë vetëm BE, ka a dy arsye: 1- Si një shërbëtor i përjetshëm i pushtetit, ty të mungon shqisa për të parë dobësi tek i pari i vëndit. 2- Që Kryeministrat tanë, (përjashtuar vetëm A. Meksin) as që kanë dashur t'a çojnë vëndin në BE, ty, përsëris, si shërbëtor i përjetshëm i atij që është në pushtet, nuk të mjaftojnë 1000 fakte të aktivitetit të tyre kur janë në pushtet që e tregojnë shqeto që ata nuk duan të shkojnë në BE, (shëmbull: gurët nën rrota reformës në drejtësi) por duket nuk të mjaftojnë as ajo që bëjnë kur janë në opozitë, periudha kur ata duhet të ndihmonin po njëlloj sikur të ishin në pushtet. Aq i pështirë je ti në raport me të parin e vëndit, sa arrin deri atje, që të përligjësh Edi Ramën kur fyen brutalisht BE dhe e krahason me Kinën e Mao Ce Dinit kur thotë: "...Është koha të lëmë 100 lule të lulëzojnë, siç do të thoshte Kryetari Mao. Natyrisht, disa mund të thonë me të drejtë se Mao i linte lulet të çelnin, që pastaj t’i këpuste pa mëshirë. Ne urojmë fort të mos kemi të njëjtin fat.” Pra, thotë RAMA, NE UROJMË FORT TË MOS KEMI TË NJËJTIN FAT. Po më thuaj, si mund të dojë "ky kampion i lirisë" të marrë frymë në një ambient ku mund t'a këpusin si lule? Qafok! Thirri mëndjes, përpara jetgjatësisë së pushtetit të tij Rama nuk do as Zahon jo më BE-në.

                                                                                                                    1. Z
                                                                                                                      Zeqo Pilafi

                                                                                                                      Arsyeja kryesore që ju nuk keni bërë kurrë fajtor çdo Kryeministër tonin NË DETYRË, në raport me dëshirën e tyre për të futur vëndin në BE, por keni bërë vetëm BE, qëndron në faktin: 1- Si një shërbëtor i përjetshëm i pushtetit, ty të mungon shqisa për të parë dobësi tek i pari i vëndit. 2- Që Kryeministrat tanë, (përjashtuar vetëm A. Meksin) as kanë dashur t'a çojnë vëndin në BE, ty, përsëris, si shërbëtor i përjetshëm i atij që është në pushtet, nuk të mjaftojnë 1000 fakte të aktivitetit të tyre kur janë në pushtet të cilët tregojnë shqeto se ata nuk duan të shkojnë në BE, (shëmbull: gurët nën rrota reformës në drejtësi) por duket nuk të mjaftojnë as ajo që bëjnë kur janë në opozitë, periudha kur ata duhet të ndihmonin po njëlloj sikur të ishin në pushtet. Aq i pështirë je ti në raport me të parin e vëndit, sa arrin deri atje, që të përligjësh Edi Ramën kur fyen brutalisht BE dhe e krahason me Kinën e Mao Ce Dinit duke deklaruar paturpësisht: "...Është koha të lëmë 100 lule të lulëzojnë, siç do të thoshte Kryetari Mao. Natyrisht, disa mund të thonë me të drejtë se Mao i linte lulet të çelnin, që pastaj t’i këpuste pa mëshirë. Ne urojmë fort të mos kemi të njëjtin fat.” Pra, thotë RAMA, NE UROJMË FORT TË MOS KEMI TË NJËJTIN FAT. Po më thuaj, si mund të dojë "ky kampion i lirisë" të marrë frymë në një ambient ku mund t'a këpusin si lule? Qafok! Thirri mëndjes, Edi Ramën e tmerron futja e Shqipërisë në BE, kjo i rrezikon pushtetin. Dhe përpara jetgjatësisë së pushtetit të tij Rama nuk do as Zahon jo më BE-në.

                                                                                                                      1. t
                                                                                                                        tralala zura nje gale

                                                                                                                        O Pilaf, o psikopat futi nje dopjo fasule.

                                                                                                                      Lini një Përgjigje