Ku e ke protestën që do mbahej të hënën Sali Berisha?

28 Qershor 2022, 10:55Blog TEMA

Ku e ke protestën që do mbahej të hënën Sali Berisha?

Nga Ardit Rada

Qëkurse ky vend njeh Dhimitër Farin dhe Hamza Kastriotin, u desh të përballej me shembëlltyrën e tyre. Në daç për tradhti, në daç për pasurim e në daç për krime, që është gati të kthehet në Kain për pushtet. Sali Berisha me zell të madh njoftoi pasditen e së dielës një protesë madhështore të maturantëve, protestë kjo që nuk ndodhi hiç.

Ata që e ndjekin, dhe ata që u del para se i sponsorizon postimet në Facebook me “lekët imagjinare të republikanëve” që i premtoi Kokalari apo të Gërdecit që realisht ka ndodhur, mezi kanë pritur të shohin se ç’do të ndodhë.

“Nesër, në ora 10:00, maturantët nisin protestën pa kthim kundër pabesisë Rama-Kushi, të cilët me provimin kurth me pyetje jashtë programit, dëshmuan veten armiq të ëndërrave më të bukura rinore!” – thoshte kreu de facto i PD-së teksa pak orë para tij e para e dha kushtrim deputetja Ina Zhupa.

Qesharake të hënën ishte pjesa se ngelësit dhe të pakënaqurit ishin rreth 1,700. Të pamundur si numër për t’i mbushur sheshin Saliut. Ata madje kishin zhvilluar një takim me Evis Kushin e cila nën cilësinë e ministres u kishte garantuar ‘facilitetet’ brenda ligjit dhe ishin marrë vesh.

Tani problemi i parë është sjellja e medias me Saliun. Të gjithë raportojnë ‘kushtrimin’ por askush faktin se protesta as u ndez, as u bë. E aq më pak pa kthim, siç thotë Saliu.

E dyta, a duhet marrë ky fakt si dështim i aksionit të tij politik? Pa dyshim që po, jo vetëm i Berishës, por i të gjithë opozitës. Sepse kemi të bëjmë me një thirrje nga deputetja e Lulzim Bashës, që Sali Berisha e përkthen jo vetëm si iniciativë të tij, por edhe sikur është personi që me një Facebook ku ka blerë mijëra fansa pakistanezë, do t’i mbushte sheshin maturantëve.

Së treti, përse në shesh (dhe në cilin shesh) nuk ishin këto njerëzit e PD-së që do mbështesin maturantët? Se normalisht, të shkonin këta “mbështetësit pa kthim”

Sali Berisha e kaloi të hënën me postime nga një aktivitet që e kishte ftuar qeveria e Maltës. Më saktë për ata që s’e ndjekin: Rrinte si merhum te katedralja e Shën Palit, mes 20 të tjerëve. Ai po bën sikur nuk e kupton se 40-vjeçarëve të sotëm u ka hyrë në hak duke ua lënë prindërit pa punë e familjet pa bukë ato vite sa ka qeverisur ai. Brezin e 20-vjeçarëve s’e gënjen dot të çohet e të pranojnë Albana Vokshin e Belind Këlliçin si ciceronë. 

Për 60 vjeç e lartë dihen, se e ka akuzuar shumicën e tyre që në 1992 si sigurimsa… Dhe koha kur mbusheshin me detyrim sheshet me shkollat 8-vjeçare ka ikur. Madje as Kokalri s’ka mundësi ta ndjekë se çau ferrën dhe iku në Amerikë. Ndaj Maltën me 500 mijë banorë e ka tepër për t’u englendisur.

Aq sa shqiptarëve u ka nxirë jetën e i ka futur nën dhé Saliu në 13 vite që ka qeverisur!

16 Komente

  1. Do kishte protestë , po ç’ti bësh SYNETLLEKUT ?!!

    Jo se nuk do behej protesta , po në atë orë do bëhej ceremonia e SYNETLLEKUT të doktorit nga ai maltezi , do dilnin dhe Ina Zhupa , Vokshi , Grida në protestë , po ja që puna ja u deshte të shoqëronin doktorin në këtë ceremoni me rëndësi ndërkombëtare !

    1. D
      Dardan

      Berisha ka llogari me Forcat Speciale...

    2. S
      Spak

      Sigurisht qe Salen e njohim te gjithe! Hajdutlliqet,poshtersite, Vrasjet te gjitha! Por duhet te bejme kujdes me te! Ai eshte nje komunist dhe do te beje te gjitha perpjekjet per ta destabilizuar vendin! Arrestojeni qeni, cfare prisni?

      1. m
        matteo

        Kur qenin s'e qas në shtepi i gjithe fshati, ai na gjen një kasolle te humbur pranë pyllit, qe të rrëfejë se nuk është pa kanik.

        1. K
          K

          Gazetat dhe tv janë megafone të mafjes, drogës dhe korrupsionit.

          1. p
            pdisti i thekur

            Ne fund te viteve 70-te,kryeministri i Maltes erdhi me Jaht dhe kerkoi strehim politik ne Shqiperi.Mezi ja mbushi mendjen Enveri qe te kthehej serisht ne Malte.Jane shtete te fuqishme keta miqte idiote te kryeidiotit Sali BerishA

            1. K
              Kamguri

              Do mbahet o Ardit do mnajet dhe do e shohesh si do perfundosh ti dhe ramuti jot. Do e shohesh si do perfundoje patronazhistave rilindsave dhe komunistave. Nenpidh te grave tuaja do shkoni. Ptu fare e keqe

              1. F
                Filip

                Vitni i katermbedhjete qe e thoni kete

              2. H
                Habitemm sesi vazhdojne akoma kta analistet

                Vazhdoni hani mender ju anal istet e temes Iku Saliu Amerika shpall non grata Saliun ,pritet arrestimi Basha merr vendim historik Basha perjashton Saliun nga PD Saliu i vdekur politikisht Marinsat vijne te arrestojne Saliun Basha merr PD ne Deshton plani i Saliut per te marre seline Saliu i braktisur nga baza Saliu ne nevojtore (foltore) Saliu genjen me firmat Saliu mbush stadiumin me UFO Gjykata njeh Bashen Lista e marrezirave te analesheve te meros eshte e pafund !

                1. B
                  Balo

                  Nuk e qi më njeri!

                  1. P
                    Per krapat

                    Mire mer krap Po ajo anketa e Zaloshnjes me 30 % qe e duan kryeminister ?

                  2. U
                    Una

                    Se di clloj gazetaresh kemi? Hamzai kunder Kastrabeut.. I pytje per gazetarin Kastrabeu eshte quajtur luftetar mbrojtes i krishterimit.Sipas historise dhe kronikave te kohes njekohesisht vrases i popullsise shqiptare(asaj myslimane ,thuhet). Gjithashtu ne librat e historise se kohes se Enver Hoxhes botimi i vitit 1978 klasse e 4 fillore thuhet "Kastrabeu e mbylli ne Burg tek mbreti i Napolit ,Alfonso qe ta denonte Hamzain (biri mamices) me pas me Burg per tradheti Pyetja : kush o trdhetari kastrabeu apo Hamzai. Per myslimanet kush o heroi Per krishteret kush o heroi...mos Harro qe venediku e braktisi kastrabeun.... Mos Harro se ky popull ka 3 fe baze monoteiste e ca laramane pas 1990 "o gazetar". Unju 4 ne histori.

                    1. A
                      Arbërori

                      Una Ca karlliqesh ke shkruar o arab...

                    2. U
                      Una

                      Se di clloj gazetaresh kemi? Hamzai kunder Kastrabeut.. I pytje per gazetarin Kastrabeu eshte quajtur luftetar mbrojtes i krishterimit.Sipas historise dhe kronikave te kohes njekohesisht vrases i popullsise shqiptare(asaj myslimane ,thuhet). Gjithashtu ne librat e historise se kohes se Enver Hoxhes botimi i vitit 1978 klasse e 4 fillore thuhet "Kastrabeu e mbylli ne Burg tek mbreti i Napolit ,Alfonso qe ta denonte Hamzain (biri mamices) me pas me Burg per tradheti Pyetja : kush o trdhetari kastrabeu apo Hamzai. Per myslimanet kush o heroi Per krishteret kush o heroi...mos Harro qe venediku e braktisi kastrabeun.... Mos Harro se ky popull ka 3 fe baze monoteiste e ca laramane pas 1990 "o gazetar". Unju 4 ne histori.

                      1. D
                        Dinamo TR.

                        Sali Berisha, është lindur njeri i dëmtuar, me defekte mendore dhe, pa mekanizëm ndjenjash. Nëse do të kishte forcën e Hetlerit, sigurish që do të ishte shumë më e rrezikshëm se Hitleri.

                        1. f
                          foltorja

                          Unë këtu po shoh vetëm një mumie politike NON GRATA midis antikomunistëve.

                          Lini një Përgjigje