“Bamirësi Berisha”

29 Qershor 2022, 20:59Blog TEMA

“Bamirësi Berisha”

Nga Raimond Cimbi

Të martën në mbrëmje po ndiqja një emision televiziv, i cili nga moderatori konsiderohet dhe titullohet ...SHOW, thjesht për faktin se të ftuarit presin radhën si në berberhane për t`u intervistuar tête-à-tetê prej tij.

Në një moment, radha i erdhi një ish-ministri, i cili sytë e zgurdulluar i nguli në ekran, duke na u drejtuar plot solemnitet ne shqiptarëve, a thua se kish bërë zbulimin e shekullit: “Ti shqiptari im, kujtohu që ke në xhep një pasaportë që lëviz lirisht për shkak të Berishës... të paktën t’i jesh mirënjohës për lëvizjen e lirë”.

I zgurdullova sytë më shumë se ish ministri. Si ka mundësi që në Shqipëri, 30 vjet mbas shembjes së Komunizmit, detyrat shtetërore, të çfarëdo rëndësie qofshin, i atribuohen nominalisht një Kryeministri që përkon në detyrë?

M’u kujtuan shprehje të tjera, të konsumuara nëpër ekranet televizive nga ithtarë kryeministrorë: Berisha na futi në NATO, Berisha na bëri Rrugën e Kombit...

Domethënë me pak fjalë, ky Berisha, nuk është se thjesht paska bërë detyrën për të cilën është mandatuar, por nga dashuria e madhe për shqiptarët na paska bërë ca dhurata, për të cilat ne shqiptarët duhet t`i jemi mirënjohës, pasi përndryshe rrezikojmë të jemi edhe bukëshkalë.

Këtu ish ministri përmbysi kodin moral të shoqërive demokratike dhe unë i them publikisht: është e kundërta zoti ish ministër! Është Kryeministri i cili duhet t`i jetë mirënjohës popullit të vet, që nëpërmjet votës i dha atë ofiq të lartë.

Sigurisht që ish-ministri nuk shkau në artikulimin e një deklarate të tillë zgurdulluese. Ai foli “i mbrujtur” nga e kaluara komuniste, ku veprat identifikoheshin me despotët. Duke konsideruar që ish ministri është relativisht i ri në moshë, që ka shijuar me tepri të mirat dhe përfitimet e sistemit demokratik, madje si një ofiqar i tij, që në fund të fundit monizmi ka 30 vjet që është përmbysur, mendova: sa të thella i paska pasur rrënjët ky Komunizmi!

Edhe sa vjet apo dekada do të duhen që shoqëria shqiptare të pastrohet nga fanatikë apo shërbëtorë të tillë?

Unë jam i sigurt se një italian që udhëton me makinën e tij në “Autostrada Del Sole” (arteria më kryesore e Gadishullit Apenin) as nuk e ka idenë që ajo është ndërtuar në kohën kur kryeministër i Italisë ishte Aldo Moro, dhe as i shkon ndërmend që t’i jetë atij mirënjohës. Jam po aq i sigurt se një grek nuk i “falet” kryeministrit Kostas Karamanlis kur kalon me veturën e tij në urën e famshme dhe më moderne të Greqisë, Rio – Antirrio, dhe sigurisht nuk është bukëshkalë.

Kryeministrat bëjnë detyrën dhe ikin, madje shpejt, veprat mbeten!

11 Komente

  1. A
    ASMR

    Pikes i ke rene Na nxorren mallin e Enverit dhe e quajn veten antikomunista pale...

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Tamam! Ky eshte mentaliteti i ngulitur (ka hyre ne gjak) thelle nga propoganda trushplarese qe bente regjimi hoxhist, qe edhe pas 30 vjetesh nuk ka si te shkulet. Parrulla demagogjike "Partia ben ç'do populli, populli ben ç'thote partia!", eshte koncentrati i gjithe asaj propogande. Në funksion te asaj demagogjie edhe termin "komuniste", e hoqen fare nga cilesimi i saj, duke e quajtur partine, 'Parti e Punes'. As në Kushtetuten e vitit 1970 nuk u vendos, por thjesht shteti u quajt "Diktatura e proletariatit". E pra, a nuk ka aq shume sot, bile disa te ashtuquajtur 'intelektuale' (e vura kete ne thonjza, sepse te tille quhen vetem antikonformistet me të keqen, dhe jo pseudo 'intelektualet', pavaresisht diplomave apo titujve qe mund te kene) që na broçkullisin ende se, hidrocentralet, hekurudhat, bonifikimin e kenetave dhe rrjetin e vadites, shkollat, spitalet, etj etj: Hë mo! Po te gjitha ato kush na i beri, nuk na i beri Enveri?! (xhaxhi i thone me eufemizem, meqe permendja e ti tingellon keq per disa). Kjo si qasje do mund të shuhet, vetem kur te mos jete më në kete jete ai brez dhe trashegimtaret e tyre (brezi i dyte) që e jetuan ate regjim, i cili perkunder dhjetra demeve te tjera te tij, ajo e deformimit të njeriut ("njeriu i ri", dmth njeriu numer), ishte më e renda.

      Përgjigjjuni
    2. r
      raul

      Mondi me pelqeve. Exelent. Nuk kam cfare ti shtoj. Sipas ketij kokerruarit te leshelise Manjanit Turqit duhet te falen 7 here ne dite per Erdoganin se nga dy ura lidhese qe kishte Bosfori Europe_ Azi , I madhi Erdogan ndertoi dhe 2 ura te tjera me madheshtore dhe dy kalime nen det njera per automjetet, tjetra hekurudhe qe lidh dy anet e Stambollit, pra 4 fishoi kalimet mbi Bosfor.Njeri shume largpames ky Erdogan, ka bere aeroportin me madheshtor ne bote ne Stamboll qe eshte merite e tij.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sulçja

        Erdogan! Ha ha...brilant krahasimi me Erdogan

        Përgjigjjuni
      2. S
        SB

        Ai ish minustri evkish mire por duhet te thoshte te gjithe O ti shqiptar e di se sa veta u vrane ne 97 dhe me pas prej saj.. duhet ta dime per nder Berishes

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tropoja

          Shkrim pa pike lidhje me mentalitetin dhe "kohen qe jetojne shqiptaret"nuk ka rendesi nese dikush ja di per nder ose falenderim nje X kministri per diçka qe ka bere per vendin e tije se ajo eshte detyre e tij dhe ne populli prandaj e paguajme me taksat tona,ne gjermani france britani nuk i intereson kujt biles jane indiferent per kush qeveritar beri cilen pune por ne jemi ne kabul ne shqiperi dhe na bejne perdhtypje keto sherbime we i ben politika pavaresisht cili spekter politik pra nuk jemi ne gjermani as amerik keshtu qe ne kete katundin tone jemi shume "vigjilente"per ate çfare ndodh se ketu çdo gje eshte e lidhut me politiken dhe shkrimi juaj eshte per vendet nordike mbase jo per te ne

          Përgjigjjuni
          1. E
            Ehh po kazanet e mbremjes

            E ka emrin ylli eshte ylle ne mendime si ylli ke shume parazite kazanesh qe ushqehen me paret e vjedhura te familjes kriminale Berrisha dhe Meta ky ylli nuk eshte gje fare bile nuk meriton as emrin yll po ke nipin e Hysni Kapo djali spiunit Bushati ke nje Shkullaku nje Cani Fevziu Rakipkari qe kur degjone keta ky ylli eshte ylke me 6 cepa

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vlonjati

              @Tropoja Edhe une u keqekuptova nga titulli i shkrimit qe nuk ka lidhje me permbajtjen. Une mendova se Saliu ka vendosur qe ato 100000 eurot qe ka kursyer per pleqeri, ti perdorte per bamiresi, sic i sugjeroi nje nga sipatizantet e tij ne Foltore. Te pakten mendova se Sali Berisha do behej bamiresi i Madh shqiptar sic eshte gruaja e tij e njohur me shoqatet me Rezatin qe kane mbledhur miljona per te varferit qe te mos flasim per Shkelzenin dhe Argiten per zemergjersine e tyre midis te varferve. Ky gazetar tallet me Sali Tropojen sikur ai na ka falur ajrin qe marrim fryme. Vecanerisht e kam fjalen per ajrin e nxehte te Vlores qe perveloi dhe avjonet qe Saliu dergoi ne ndihme te vlonjateve per te shuar zjarrin e urrejtjes.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tani

                Ti ke te drejte qe shkruan. Ne nje vend normal si ato qe permend, ti tani do ishe brenda. Vetem ajo firma qe ke vene tek koncesioni i laboratoreve ti keput nja 30 vjet ty. Nuk po permend ato koncesionet e tjera, se ne cdo koncesion kriminal te shendetesise eshte firma jote.

                Përgjigjjuni
                1. q
                  qemoli te recepsioni

                  ky eshte plehre hajdut dhe i paafte i paskrupullt. ka ftyre del dhe shkruan. u be milioner drejtor prokurimesh ne kohen e ilir beqes. super kerme. tu bofshin ilace ato qe ke vjedh. ti marri berberi gysmat te rregullosh flokun bisht pllumi qe me ke mor gru qi. ta shkuli rezart taci vite.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Balo

                    Manjani është penis që flet!

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje