Nga Nebil Çika*
Situata në PD vazhdon të jetë e nderë dhe përplasja e brendshme prevalon mbi përpjekjet e grupime për të bërë opozitës sipas mënyrës dhe qëllimeve të tyre. Protesta e 7 korrikut e thirrur nga Berisha e ka theksuar edhe më shumë situatën anormale dhe në veçanti ka nxjerrë në pah paqartësinë politike, por edhe karakterin personal të shumë prej deputeteve të saj.
Pjesa e deputetëve që nuk e njeh Berishën për kryetar dhe e konsideron "pushtim" kapjen e selisë prej tij, që janë edhe shumica, nuk duket e gjitha e qartë në qëndrimet ndaj e saj.
Të vënë mes dy zjarresh, problemit të madh të Berishës me SHBA dhe interesave e karrierës politike, një pjesë e tyre po sillen si "peshku pa ujë", pa mundur dot një qëndrim politik të qartë. Tani ka dy opsione në dispozicion të tyre, ose të pranojnë versionin amerikan të "non grata” që e përcakton Berishën si "të korruptuar, minues të demokracisë dhe kercënim për sigurinë e SHBA" dhe të distancohen nga ai dhe çdo iniciativë e aktivitet politik i tij, ose të pranojnë versionin e Berishës se "lufta e SHBA me të është e padrejtë dhe e stisur nga Rama e Soros dhe që ambasadorja Kim dhe DASH janë palë apo në shërbim të qeverisë" dhe të distancohen qartë nga qëndrimi i SHBA-ve, duke mos marrë pjesë në asnjë aktivitet apo iniciativë të tyre në Shqipëri dhe SHBA.
Një pjesë e këtyre deputeteve pro apo kundër Berishës me veprimet dhe aktet e tyre politike kanë zgjedhur të mbajnë "njërën dorë në revani dhe tjetrën në bakllava", duke dëshmuar jo vetëm paqartësi politike, por edhe mungese karakteri personal.
Të paktë janë ato gra e burra, në të dy krahët, që e kanë ndarë mendjen me kë do jenë, pavarësisht kostos politike personale që mund t’iu vijë prej këtyre qëndrimeve, gjë që i bën ata më dinjitoz në opinionin publik.
Kjo situatë sigurisht që shqetëson edhe Berishën, i cili e di se ajo që po bën nuk ka asnjë siguri të mbijetojë në kushtet ku ai ndodhet.
Meqë imponimi i sforcuar i një realiteti politik, me demonstrim të forcës, është kali i tij në betejën me SHBA, atij i duhet të dijë, por edhe të demonstrojë publikisht se sa "salmonë" nga deputetët e PD janë të gatshëm të bashkohen me të në këtë udhëtim "kundër rymës". Për këtë ai bën një diversion dhe dihet që ai është një mjeshtër i diversionit. dhe makiavelizmit politik.
Thërret një protestë, jo për të përmbysur qeverinë siç deklaron vazhdimisht, por për të provokuar një demonstrim force, një matje publike të raportit me autoritetin e tij në PD, për llogari të opinionit publik shqiptar dhe veçanërisht, atij ndërkombëtar.
Një përballje të drejpërdrejtë, tani në rrugë me SHBA, por edhe me kondërshtarët e tij në PD.
Të gjithë e dinë që kjo protestë nuk ka lidhje me qeverinë, as me gjendjen e rënduar të Shqipërisë në të gjitha drejtimet, por me interesa të drejtpërdrejta të Berishës dhe klanit të tij në PD.
Për Berishën nuk ka rëndësi se sa njerëz të thjeshtë do të jenë në protestë e çfarë efektesh do të ketë ajo për shqiptarët dhe hallet tona të medha.
Berisha do të numërojë sa deputetë të PD do t’i shkojnë pas dhe si në zgjedhjet e pjesëshme lokale do ta përdorë këtë si "provë" të sundimit të tij në PD dhe si fitore ndaj armiqve të tijë amerikanë.
Për këtë ai bën publike një listë me "grupe punë për protestën" në të cilët fut deputetë që deri tani nuk e kanë njohur lëvizjen dhe autoritetin e tij në PD.
Ky veprim i Berishës synon të çertifikojë si "të tijët", deputetët që mund të marrin pjesë në protestë edhe për arsye e motive të tjera, duke mos u lënë atyre asnjë mundësi distancimi politik nesër.
Mendoj se përtej qëllimeve politike e personale, Berisha ka bërë një veprim të zgjuar, efektet e të cilit kanë edhe anën e tij pozitive. Opinioni publik, militantët e PD dhe përfaqësuesit e SHBA do të kenë mundësinë të shohin qartë dhe përfundimisht se si janë të ndarë palët në PD dhe Grupin Parlamentar të saj.
Tani nuk ka më justifikim, kush merr pjesë në protestën e Berishës është me të.
Argumenti që "ne marrim pjesë në çdo protestë", që kam dëgjuar nga disa deputetë, është një justifikim vulgar.
Një njeri normal merr pjesë në një proteste që ka të bejë me interesat e tij, të publikut apo atdheut, pra pjesëmarrja varet nga qëllimi e objektivi që ka një protestë.
Po sikur komunistët të organizojnë një protestë kundër qeverisë, a do të marrin pjesë në të këta "dashnorët e protestave", deputetë të PD?!
Të gjithë e dinë që protesta e Berishës është më shumë anti-amerikane se sa anti-qeveritare.
Ai vet akuzon ambasadoren e SHBA si "guvernatore" që do të thotë se ajo e drejton në vertetë qeverinë Rama, kundër të cilës ai ka thirrur këtë protestë.
Kjo që thotë Berisha për znj. Kim, besohet verbërisht nga përkrahësit e tij që pritet të jenë edhe pjesë kryesore e protestës.
Të gjithë i kemi parë shpërthimet anti-amerikane në foltoret dhe aktivitetet e tjera të Berishës.
Po sikur edhe në protestën e Berishës të ketë thirrje e akte të tjera të kësaj natyre, si do të justifikojnë pjesëmarrjen në të deputetet "dashnorë" të protestave?!
Të jeni të sigurtë që gjithë anti-amerikanët do të jenë në atë protestë, se të gjithë e dinë që në thelb, protestë anti-amerikane është!
Mendoj që një pjesë deputeteve e kanë marrë lehtë këtë gjë pasi nuk arrijnë dot të mendojnë qartë politikisht dhe kanë interesa personale afatshkurtra, një pjesë janë të kapur nga Berisha dhe përdorin protestën si justifikim për t’u afruar me të, të tjerë të frustruar nga akuzat e Berishës se "po bashkëpunojnë me qeverinë" u duket se do të shpëtojnë nga to, po morën pjesë në protestë.
Gjithsesi kjo protestë, siç thashë më lartë, ka edhe anën e sajë pozitive, se pritet përfundimisht të ndajë "shapin nga sheqeri", si një mundësi që para shqiptarëve dhe miqve ndërkombëtarë, deputetët e PD të demostrojnë jo vetem qartësinë politike, por edhe moralin e karakterin personal të tyre.
Nga ky qëndrim i tyre pritet të shohim në se kemi të bëjmë vërtetë me gra e burra me dinjitetin e nevojshëm për të merituar votën tonë, apo me një "stan me lepuj", siç i cilësonte ai gardisti i Berishës nga Fani i Mirditës, në foltoren e Lezhës?!
*Drejtues i ish-të përndjekurve politikë
Non grata minues i demokracise i korruptuar dhe familje kriminale per cfare duhet te protestoshe per te qene kunder amerikes europes dhe ne mbeshtetje te gerdecit 1997 grusht shteti firmat piramidale per cez per shifjen e detit turoe turpe ti shkoshe pase dhendrit te Serbis
Po perse do dalim ne proteste?Qe Topalli te riemeroje ish dhendrrin Luis Ejllin,vajzen dhe vellain e saje konsuj?Per vilat e Mul Nokes?Per Shkelzen Berishen,Jamarber Malltezin? Per non-grata e Berishes?Per vilat ne Lalz te Metes e Kryemadhit? Kurre....
Nuku .kot e ke dhe ti .Kete gjoja krah ne pd me te mire sesala e ke te bazuar.Ata nuk kane pasur kure jane vassëe te sales.Jo se nuk i.dine pasojat politike por jane frikacake se deri i madh i kercenon deri ne vrasje.keshtu qe kot e ke me nje amalize.te gjate pd e sales a e gazit a e beut ka mbarur .E vetmja zgjidhje eshte shkrirja e saj jo ky gjoja rithemelim me salen ne krye.Kuptohet se nuk r pranon sala ai kujton se shpeton keshtu..Ta dish mire se sala nuk riparohet me ska se si.Po ashtu edhe shkelokurven nuk e shpeton dot .Jane kriminrla do merret halu.
Keta hajdute,qelbanike, vrases,nuk kane turp qe i lepijne Saliut prapa.......?Lereni more te mjere vendin te qete.Verdalle si zagare vetem me nje fjale ne goje;protesta,protesta.M...t qe te hani.
Me date shtate korrik jam kurjoz ta di nese pdistet do te kene dash me vete per te goditur deren e kryeministrsise si bene ne shqup.?
7 KORRIK, PRESION I BERISHES MBI VENDIMIN E PRITSHEM TE GJYKATES ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------ PER PRONESINE MBI PD. ------------------------------------ Protesta e Sali Berishes e dates 7 Korrik,sic thote nje batute ne filmin Kapedani, ka lidhje me qeverisjen e PS, aq sa mund te kete "Lufta ne Vietnam me nderzimin artifcial", Tere ndermarrja e Berishes konsiston ne dy gjera: 1- Ta paraqes publikisht perpara kundershtareve te tij Amerikane si te perfunduar procesin e bashkimit te PD nen thundren e tij, duke vene djallezisht cdo deputet kundershtar perballe alternatives: "nese nuk del ne proteste kunder qeverise, atehere perse te eshte dhene mandati nga zgjedhesit demokrate"? Kjo, jo vetem do te konfliktonte hapur cdo kundershtar te Berishes me zgjedhesit, por do te paraqiste si perkrahes te Berishen ne opinion ate pjese te popullit qe do u kunderviheshin deputeteve kundershtar te Berishes. Ne kete rast djallezia eshte vertete e shkalles siperore. 2. Berishes i intereson heshtja e PS per kete qe po bene. Dhe duket ja ka arritur. Po ajo qe bije ne sy, qendron ne faktin se po me kaq djallezi edhe PS i pergjigjet situates. Socialisteve ju intereson qe PD totalisht te bjere ne dore te Berishes. As qe u behet vone fare per vendin, atyre ju intereson nje PD e telendisur, e drejtuar nga dikush qe sot per lumturi ka ta pershendes edhe roja i PD, kjo i mban ne pushtet me gjate. Forcimi i grupit te Alibeajt dhe renia e PD ne dore te ketij krahu, shpejt do te rezultonite si nje rrezik potencial per sundimin e Edi Rames. Ndaj PS hesht, as qe e ze ne goje protesten, e kalon situaten me sportivitet, si nje shfaqje, rezultatin e se ciles e dine edhe femijet parashkollor. Kur ne fakt, edhe perkunder interesit te pushtetit ne fjale, ajo duhet te fliste hapur dhe te thoshte, qe Sali Berisha nuk e ka me ne, e ka me Gjykaten, ai me protesten bene presion mbi gjykate qe mos tja heq nga duart Partine Demokratike, parzmoren me te cilen ka siguruar mbrojtjen kurdohere. Pa u zgjatur, si zgjidhet situata? Fare thjesht. Nese Edi Rama, nje ose dy dite para se te zhvillohet protesta, del dhe deklaron hapur te verteten, qe Sali Berisha nuk po proteston kunder Partise Socialiste dhe keqsundimit te saj, ai kerkon me anen e demonstrimit te forces te ndikoj vendimin e gjykates ne favor te asaj pjese te PD besnike fanatike e tij. Nese Sali Berisha vertete do protestonte per mirqenien e Popullit, ashtu si ne cdo vend te botes se qyteteruar, nuk ka perse te grumbulloj nje turme sa me te madhe per te bere te qarta dobesite e PS, kjo do te arrihej edhe me 50-100 njerez. E drejta nuk varet nga madhesia e turmes protesuese, varet nga sa i vertete je ne mesazhin qe percjell. Doni te beheni pale me nje individ qe ju ka perdorur si mish per top per qellimet e tij tere jeten? Behuni, ju e dini. Doni qe te beheni pale me Berishen kunder mbrojtses se lirise dhe demokracise tone, Amerikes? Ju e dini se cdo beni! Per vehte lus vetem nje gje: uroj qe urrejtja per mua te mos ju erresoj shikimin, per te kujtuar jo vetem se cfare i ka bere vendit ky njeri, per sidomos per te pare se cfare do ti bente pasi ju ti jepnit me naivitet dhe verberi besimin tuaj.
Protesta e 7 korrikut, përpara se te cilesohet si "anti-amerikane" do të jenë një protestë kunder mbeshtetjes se luftes mbrojtese te Ukaines kunder pushtuesve te Kremlinit dhe payshim eshte vene ne levizje me rublat e Putinit. Lereni se cfare llomotit dhenderri i serbes Milica.
Bilo ti nuk je me drejtues i shoqates te hoqen me dajak. Gjithsesi shkrimin e ke te mire se je be bythe e breke me Enkeledin dhe po drejtoni ate pjese te emerimeve qe ka grupi i PD ne institucionet e shtetit sic ishte rasti i emeriminte nji dallkauku Gjergj Marku te autoriteti i dosjeve vetem se te ben lepirje ty dhe enkelejdes pasi edhe si i perndjekur eshte i linjes se shtate ne radhe. Dogjet njerez te tjere vertet te persekutuar nga kandidaturat Tani cfare te besojme
Te lumte. Shkrim brillant nuk ke cfare te shtosh apo te komentosh. Jam dakort me komentuesit.
Parti BUTAKËSH , pa shtyllë kurizore , kështu do katandisej që nga KRYEBUTAKU e deri në i fundit , kështu u nis që më 90-tën , haruat si i LEPIHEJ sh Ramiz , ashtu kërkon që këta BUTAKËT , ti lepihen këtij !