Një president me energji kriminale

1 Korrik 2022, 17:37Blog TEMA

Një president me energji kriminale

Nga Enver Robelli

Më 6 janar 2021 një turmë të tërbuarish amerikanë hyri me dhunë në Capitol Hill, në tempullin e demokracisë amerikane.

Kjo turmë u nxit nga presidenti Donald Trump. Turma bënte thirrje për "varjen në litar" të nënpresidentit Mike Pence, i cili refuzonte kërkesën e Trumpit për të anuluar zgjedhjen e Joe Biden si president.

Masa e tërbuar kërkonte Mike Pencein për ta vrarë. "Mike e ka merituar këtë" - ky ishte reagimi i Trumpit, sipas Cassidy Hutchinson, e cila atëbotë ishte zyrtare në ekipin e Mark Meadows, shef i shtabit të Trumpit.

Hutchinson ka dëshmuar këtë javë para komisionit parlamentar që po heton ndodhitë e 6 janarit 2021.

Ajo e quajti sjelljen e Trumpit "jopatriotike, joamerikane. Ne pamë se si u përdhos Capitoli për shkak të një gënjeshtre".

Hutchinson është 25-vjeçare. Donald Trump reagoi duke thënë se as që e ka ditur kush është kjo grua.

Por njekohësisht tha se gjuha e trupit e saj tregonte se ajo ishte "një mashtruese", ndërsa "dorëshkrimi" i saj, sipas Trumpit, dëshmonte se ajo ishte e çmendur.

Ai tha se Hutchinson po i hakmerrej sepse ai (Trump) nuk e kishte pranuar në punë në Florida. Kështu flasin gënjeshtarët notorikë me energji kriminale.

Hutchinson është nën mbrojtje të policisë. Fara e urrejtjes që ka mbjellë Trumpi ende nxjerr fryte me helm.

6 Komente

  1. T
    Tili

    Enver trapi, pse nuk mjaftoi nje....!

    Përgjigjjuni
    1. l
      lexuesi

      Tili pordha cfare te zuri?

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Keta idiotat analiste tane nuk duhet te flasin apo analizojne politikanet ne politikat e brendshme te vendeve te tyre. Eshte ndryshe per shqiptaret qe jetojne atje, por shqiptaret qe nuk kane pune, si puna e ketij Robell trapit nuk duhet te flas kundra Trump, sepse ai mund te fitoje prape dhe nuk na intereson luften e brendshme qe kane atje.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liridon

          Ç te duhet ty o Veko qe mer persiper te perkethesh injorantet amerikane

          Përgjigjjuni
          1. f
            fukaraji20

            E ci duhet shqipetareve mbi luften per karriken presidentiale te USA, shqipetaret do respektojne cilido qe do te zgjidhet nga populli american me zgjedhje te pranueshme nga vete ai. Loja politike eshte business i intrigave te vete llojit ne politike.

            Përgjigjjuni
            1. Y
              Ylli

              Bajat fare je ore Enver,ste kam lexuar asnje artikull per te qene.Te te mesoje une si te marresh rrogen ?Gjej ndonje artikull neper gazetat liberale perktheje dhe shite si tenden.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje