Blushi tregon bisedën me belgun musliman në xhaminë e Elbasanit: Nuk më bindi se Zoti ekziston, si jeton 10 ditë mbyllur në xhami

1 Korrik 2022, 11:39Blog Nga Ben Blushi

Blushi tregon bisedën me belgun musliman në xhaminë e Elbasanit:

MEHDIU, BELGU MUSLIMAN

Shkova në xhaminë e Kalasë së Elbasanit. Nga dritarja pashë një djalë me mjekërr që lexonte. Ulur në qilim. Më thanë se ishte belg. i bëra shenjë se doja takoja. Doli pas gjysëm ore.

Anglisht?

Anglisht, thashë unë

Çfarë do?

Dua të të fotografoj,

Nuk të njoh dhe nuk dua të më fotografosh, tha

Do të të bëj vetëm një foto, i thashë

Nuk dua, tha belgu, nuk të njoh dhe nuk dua të të njoh

Unë jam shkrimtar, i thashë, fotografia ime nuk të dëmton

Je jashtë interesit tim, tha belgu, nuk pranoj të flas fare me ty

Po pse nuk pranon të flasësh me mua?

Ti më ndërpreve kur po flisja me Zotin, tani mos më ndërpre se do flas me familjen time

Ku është familja jote, e pyeta

Ja ku është, tha belgu, gruaja ime është shqiptare

Unë jam Brunilda, tha gruaja, ju njoh, ju kam lexuar librat

Faleminderit që erdhe, thashë unë, mbase e bind burrin të flasë me mua

Do ti flas në gjuhën tonë, tha Brunilda

Çfarë gjuhe flisni në shtëpi, e pyeta

Ne jetojmë në Bruksel dhe flasim flamand

Aty jeni martuar?

Unë kam shkuar me familjen në Belgjikë që 3 vjeç dhe aty u njoha me burrin dhe u martuam

Po ti je mbuluar vetë apo të detyroi burri?

Unë jam mbuluar që e vogël, nuk më ka detyruar njeri, tha Brunilda

Pyete burrin a pranon ta fotografoj?

Tani pranoj, tha belgu, shefja ime ka besim tek ty dhe mund të më bësh çfarë pyetje të duash

Unë nuk besoj në Zot, thashë unë, por ardhja e Brunildës këtu ndoshta ishte një mundësi që na dha Zoti për të folur

Të gjitha vendimet i merr Zoti dhe pasi të flasësh me mua ti do bindesh që Zoti egziston, tha belgu

Mirë është të flasim për gjëra më të thjeshta, thashë unë

Zoti është njëkohësisht gjëja më e thjeshtë dhe më e komplikuar e botës, tha belgu

Si e ke emrin, e pyeta

Mehdi

Ti je belg, s’mund ta kesh emrin Mehdi, më thuaj emrin e lindjes

Kjo nuk ka rëndësi, tha Mehdiu, unë tani jam Mehdi

Po në pasaportë si e ke emrin?

Për respekt ndaj prindërve të mi, mbaj ende emrin e tyre, por unë jam Mehdi

Si u bëre musliman Mehdi?

Duke parë Hënën, tha Mehdiu

Të gjithë e shohim Hënën por nuk bëhemi muslimanë, thashë unë

Kur isha 14 vjeç, një natë isha ulur në një stol dhe po shihja Hënën, ajo mu duk e përsosur dhe mua më lindën shumë pyetje, për të cilat nuk kisha përgjigje, tha Mehdiu

Ku i kërkove përgjigjet?

Në shkollë si të gjithë fëmijët, por shkolla nuk mi dha përgjigjet që prisja

Pra ti mendon që shkolla është e pamjaftueshme për të të kënaqur intelektualisht?

Po, sepse shkolla ka lindur për të edukuar kurse në rastin tonë ajo të indoktrinon, tha Mehdiu

Çfarë pyetjesh kishe ti që shkolla nuk i jepte përgjigje, thashë unë

A ka një krijues, kush e ka krijuar botën dhe ne vetë, kjo ishte pyetja ime themelore për të cilën kisha shumë dyshime

Dhe çfarë bëre, thashë unë

Pasi bëra një kërkim filozofik, u drejtova tek besimet fetare

Te cili besim shkove në fillim?

Islamin nuk e doja sepse ishte besimi i arabëve, prandaj fillimisht u drejtova në Judaizëm

U konvertove?

Pikërisht ky është problemi me Judaizmin, tha Mehdiu, duhet të kesh lindur hebre që ti përkasësh besimit të tyre

Pra u zhgënjeve, thashë unë

Prandaj nga aty kalova në katolicizëm që ishte më afër meje, tha Mehdiu

Natyrisht sepse ti je belg, thashë unë

As katolicizmi nuk më dha përgjigje,tha Mehdiu,sepse ky besim bazohet në tre elementë Zoti, Jezusi dhe Shpirti i Shenjtë, çka më duket diçka iracionale, sepse si mund të ketë tre Zota kur Zoti duhet të jetë vetëm një

Dhe ku shkove pas katolicizmit?

Në Budizëm, tha Mehdiu, por as aty nuk mora përgjigje megjithëse ata kanë një mënyrë jetese shumë paqësore

E paske kërkuar Zotin duke i rënë botës rrotull, thashë unë

Prit,tha  Mehdiu, nga Budizmi shkova në Hinduizëm

Po aty çfarë gjete, e pyeta

Hinduizmi mu duk edhe më problematik se të tjerët, për ta lumi është Zot,

Po e vërtetë, thashë unë, për ta edhe lopa është Zot

Ata kanë një milion Zota por nëse bota nuk ka një Zot të vetëm, atëherë kaq shumë Zota do luftojnë me njëri tjetrin për dashurinë e njerëzve dhe bota do prishet

Pra e le dhe Hinduizmin për çfarë?

E lashë për Taoizmin Konfucian që është një gjë edhe më e ngatërruar se të parët, tha Mehdiu

Dhe ku gjete paqe me veten, e pyeta



Në Islam, tha Mehdiu, Islami më magjepsi

Çfarë të magjepsi në Islam?

Kur lexova Kuranin gjeta përgjigje për çdo gjë, përfshi edhe për vetë Jezu Krishtin

Çfarë thotë Kurani për Jezu Krishtin?

Kurani sqaron atë që unë e dyshoja, se Jezu Krishti nuk është Zot por është një profet dhe se Zoti është vetëm një dhe nuk ka tjetër, kjo është ajo që kërkoja

Pra ti vazhdon lexon Kuranin që nga ajo ditë pa pushim?

Kurani është shkruar në arabisht dhe kjo është një mrekulli letrare, dhe a e di pse?

Ma thuaj Mehdi, thashë unë

Gjuha shqipe ka vetëm një fjalë për fjalën kalë, a e di sa fjalë ka arabishtja për kalin?

Nuk e di, thashë unë

50 fjalë, tha Mehdiu, e kupton dot sa precize dhe e larmishme është gjuha e Kuranit?

Pra pasi u magjepse nga bukuria dhe thellësia e Kuranit ti u konvertove, e pyeta

U konvertova në vitin 2012. Shkova në xhami dhe pas kësaj dite, gjëra të mrekullueshme kanë ndodhur në jetën time

Çfarë ndodhi pas konvertimit?

U martova me një grua të shkëlqyer, tha Mehdiu

Kjo i ndodh edhe atyre që nuk janë konvertuar në Islam, thashë unë

Duro të ta tregoj, tha Mehdiu

Ma trego, thashë unë

Unë kisha vendosur të martohesha por nuk i kisha thënë askujt dhe as kisha kërkuar ndonjë grua dhe një ditë në xhami iu luta Zotit, o Zot më jep një grua të mirë

Edhe Zoti të solli Brunildën, Mehdi?

Duro, tha Mehdiu

Tregoja më shpejt, tha Brunilda

Në xhami, ngjitur me mua, ishte një burrë dhe sapo unë mbarova lutjen ai u kthye dhe më pyeti a do të martohesh, dua i thashë

Ti me siguri je lutur me zë të lartë, dhe ai të ka dëgjuar, thashë unë

Kjo është mrekullia, tha Mehdiu, unë u luta me vete, në heshtje pa zë, pa lëshuar asnjë tingull

Kjo është e pamundur, thashë unë, po pastaj?

Ai burri më çoi në shtëpinë e vjehrrit tim dhe aty biseduam, ata kishin qenë komunistë në Shqipëri dhe ishin konvertuar në Islam shumë përpara meje

Çfarë të tha vjehrri?

Më pyeti si jeton dhe pasi folëm erdhi vajza e tij Brunilda, ajo aprovoi dhe u martuam, tani kemi dy fëmijë një djalë dhe një vajzë

Pra Brunilda u martua me ty për shkak se ia kërkoi babai?

Për shkak se Zoti vendosi që ne të martoheshim, të tjerat janë rastësi që Zoti i krijon për të lehtësuar vendimet e veta

A kishe njohur grua tjetër përpara Brunildës?

Kisha shkëmbyer puthje me një vajzë por marrëdhënie për herë të parë kam patur me gruan time

Çfarë pune bën në Bruksel, si e mban familjen?

Jam infermier, tha Mehdiu

Po në Shqipëri pse ke ardhur?

Kam ardhur për Ramazan dhe meqë familja e gruas është nga Elbasani kam ardhur në këtë xhami

Çfarë bën në xhami?

Unë kam 10 ditë rresht në xhami, lexoj dhe falem 20 orë në ditë, fle katër orë, këto janë dhjetë ditët e fundit para Bajramit dhe janë ditët më të rëndësishme për ne muslimanët

Ti jeton pa dalë fare 10 ditë mbyllur në xhami?

Shkoj në shtëpinë e gruas vetëm për të bërë dush, sepse këtu nuk ka dhe tani gruaja dhe fëmijët kanë ardhur të më takojnë siç bëjnë çdo pasdite

Fëmijët e tu janë belgë?

Sigurisht, tha Mehdiu

Si quhen?

Djali quhet Rajan që do të thotë Dera e Parajsës

Po vajza?

Asije,

Mehdi kam edhe një pyetje, thashë unë

Po, tha Mehdiu

Ti si e ke emrin?

Mehdi,

Emrin para Mehdiut, thashë unë

Para Mehdit nuk ka asgjë, tha Mehdiu

Mehdi ma thuaj emrin, thashë unë

Unë jam Mehdi, tha Mehdiu, dhe mos më pyet më, po tani kam unë një pyetje për ty

Ma bëj, thashë unë

U binde që Zoti egziston?

Mrekullia që të ka ndodhur ty nuk është e mjaftueshme për mua, thashë unë

Atëherë do të tregoj mrekulli të tjera, tha Mehdiu

Nuk mbaj dot kaq shumë mrekulli në një ditë, ndoshta një herë tjetër, thashë unë

Prit, tha Mehdiu, unë lashë takimin me Zotin dhe me familjen për të të bindur ty

Derisa Zoti donte që ti të rrije me mua dhe jo me të ka patur një arsye, thashë unë

Pikërisht, tha Mehdiu, arsyeja është se Zoti do që ti të bindesh që ai është

Mbase këtë detyrë ua ka ngarkuar dhe njerëzve të tjerë, thashë unë, po shkoj ti kërkoj

Po thua që unë nuk munda të të bind, pyeti Mehdiu

Ty tu desh ti bije botës rrotull për të gjetur Zotin, po bëj dhe unë një xhiro mbase e gjej, thashë unë

Si të duash por nuk je në rrugën e duhur, tha Mehdiu

E di, thashë unë.

16 Komente

  1. b
    belgu "muslyman" nji mashtrues i infiltruar ne Shq

    jane tipike kto Brockulla qe depertojne ne injorancen e atij vendi ,i cili eshte total jashte cdo Kontrolli te Shtetit ham -huma-ve - tipike sepse belgu los vetem Rolin e tij duke imituar mulsimanin ,qe te duket i besueshem para syve injoranteve fanatike ne Shqiperi ,,,pra mbasi te fitoje besimin dhe marre pse jo edhe nji far statusi dhe shikohet si dikushi mes idioteve( qe habiten para cdo te huaji ) qe e rrethojne ne xhami - do filloj te shpaje trurin dhe coj drejt Akteve Terroriste shqiptaret neper Bote ose brenda ne Shqiperi -do ti radikalizoje ata - Eshte e njeta Praktike qe Qarqe te tilla si ato qe Krijuan tipa si Bin Laden etj si Isis etj bene merper Bote siedhe gjate ishJugosllavise veprohej per radikalizimin e Islamiszimit ne Kosove ku Serbie i sillkte Hoxhat e Imamet per xhamite e Kosoves nga Republikant Muslimane te Bashkimit Sovjetike -qe i shpalnin trurin shqiptareve ne Kosov - diuke i radikalizuar braktisur Ndjenjen Kombetare se Islami eshte mbi Kombesine dhe besimi mbi Atdheun dhe nqs do shikojme frutet e mashtrimit e te shplarjes se trurit qe ju beri serbia me hoxhat e rusise i dallon jovetm ke Kurti me shoke por edhe ne fyrjet qe shume islamiste ne kosove ne videot i benin Heroit tone Kombetare . - Prandaj Shteti dhe shoqeria sduhet ta haj Sapunin per Djalthe o tru tredhur qe ala ju trajton Bota si neandertaler .Zhdukeni shkerdhaten se eshte Gjarper i tipit Janulla ne Komunitetet Fetare o popull hajvanesh qe po tallet cdo i huaj se le ca Leshra te gjate ju jep edhe noj far paraje dhe thot jame mulsiman un ! Jane Aktore o popull karagjozesh qe per para qisni bythen ke i huaji

    Përgjigjjuni
    1. B
      Baca

      Respekt i nderuar zotëri.

      Përgjigjjuni
      1. A
        AC/DC

        Tall erdoganin o Ben! Mire ja ben se keshtu e meritojne injorantet bythengrites. Mrekulli se u martua palla erdoganit! Si eshtr e mundur qe te gjithe injorantet nga gjithe bota perfundojne ne islam???

        Përgjigjjuni
      2. G
        Genti

        fillo kerko farmacine me te afert vlla .....

        Përgjigjjuni
        1. G
          Genti , po c'kishe or ta befsha ?

          Genti , po ty mer kaqol ,,cfar te pickoi ?! Hahahahaha nji cop plehre kazani ,nderhyn vend e pavend e pellet si idiote ,pa ditur kujt i drejtohet dhe cfar thot !!!!!!

          Përgjigjjuni
      3. Y
        Ylberi

        e cuditshme efekti i forte i substancave qe i detyron te gjithe keta perdoruesit te kthehen ne besimtar, ku as emrin e dikurshem sduan ta mbajne mend

        Përgjigjjuni
        1. G
          Genti

          besimi eshte personal ,komplimenta blushit per menyren sesi i sjell keto ngjarje ......dicka ndryshe larg konfromizmave mediaktike dhe formave te parapercaktuara ,biseda te thjeshta te rrjedhshme dhe me respket per bashkebiuseduesin(edhe pse e mendojne dnryshe)

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lexuesi

            Genti , Blushi eshte nje nga penat me te forta te shkrimeve shqip . Mos haro qe eshte i biri i Kico Blushit dhe i nipi i Dhimiter Shuteriqit .

            Përgjigjjuni
            1. G
              Genti

              C'ju ben te mendoni qe nuk e dija? .......

              Përgjigjjuni
            2. H
              Hasoni

              20 orë falje ne dit ca falje bohet 20 orë se 45 min rri zakonisht i kusho që kam besimtar praktikant??

              Përgjigjjuni
              1. R
                Romioi filohelen alla TurkoPontos

                U be mysliman per gruan dhe martesen me te e quajti si "mrekulli" i shkreti belgu Nese do te zbulosh nje profet te rreme, minimumin ai do dy gjera nga ty: gruan tende dhe paratë Muhamedi donte femite e vegjel dhe u martua me aishen 9 vjece pra pedofil qe bente fushata ushatrake "profet" alla Arabistani

                Përgjigjjuni
                1. k
                  katarakti

                  Sa për kuriozitet. Meqë ra fjala për besimet në Indi.Kam njohur dikur një burrë të vjetër dhe me kulturë. Ishte mysliman nga Egjipti që kishte udhëtuar shumë nëpër botë. Një ditë pa pritur më tha se kishte jetuar disa vjet edhe në Indi. Aty ka shumë besime fetare, më bëri të ditur, para se të pohonte se disa nga ato besime janë edhe më tê drejta dhe më të dobishme edhe se sa islami apo krishtërimi! U habita nga ky pohim, që nuk e prisnja nga një mysliman praktikant. Por, siç thashë ai ishte njeri me kulturë.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kopenhagen

                    Sa me shume kalon koha, aq me shume bindem ne kotesine e Blushit. Nuk jam ithtar i thashethemeve, por diku kam lexuar qe ky (Blushi), disa prej librave me te suksesshem i ka doreshkrime te pabotuara te gjyshit te tij. Kur krahason disa libra qe mbajne emrin e Blushit me artikujt qe kam lexuar se fundmi, bindem gjithnje e me teper ne vertetesine e ketyre thashethemeve. Mundesia tjeter eshte qe Blushi eshte ne nje faze shterpesie, dhe nuk mundet te ngrihet ne nivel. Per te ardhur keq.

                    Përgjigjjuni
                    1. x
                      xx

                      Cdo shkrimtar ka stilin e tij dhe stili i Blushit nuk ngjane me ate te Shuteriqit.Sa per tematike as qe mund te diskutohet.Ka te ngjare qe ju nuk keni lexuar gje as nga SHUTERIQI AS NGA BLUSHI

                      Përgjigjjuni
                      1. x
                        xx

                        Cdo shkrimtar ka stilin e tij dhe stili i Blushit nuk ngjane me ate te Shuteriqit.Sa per tematike as qe mund te diskutohet.Ka te ngjare qe ju nuk keni lexuar gje as nga SHUTERIQI AS NGA BLUSHI

                        Përgjigjjuni
                      2. Z
                        Zef

                        Blush. Ne politike ju kam urryer por si prozator Jeni vertete brilant. Ju uroj gjithë te mirat.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje