
Nga Preç Zogaj
Enver Hoxha pat përcaktuar si armikun e parë më të madh për Shqipërinë e pasluftës “rrezikun anglo-amerikan”.
Nga fundi i jetës pat shkruar edhe një libër me këtë titull. Pse anglo-amerikanët? Për një arsye të vetme: Sepse SHBA dhe Britania e Madhe ishin (dhe janë) demokraci të forta e fitimtare.
Çfarë rreziku i vinte Shqipërisë prej tyre? Asnjë rrezik nuk i vinte Shqipërisë. Por i vinte Enver Hoxhës personalisht ambicies së tij për të sunduar kësaj nahije me dorë të hekurt si Stalin i vogël. Rrezikun që i kanosej atij vetë e tregonte si rrezik për vendin dhe popullin. Koha ka treguar qartë se për më shumë se katër dekada “rreziku anglo-amerikan” ishte një shans i humbur për Shqipërinë, që u përkthye në shtypje, izolim dhe mjerim për popullin shqiptar.
Me hapjen e vendit pas vitit 1990 SHBA u rikthyen. Bashkë me ta një histori e madhe e marrëdhënieve dypalëshe, shënjuar nga përfitimet e mëdha të Shqipërisë dhe kombit tonë. Kjo ka bërë që SHBA të jetë për shumicën dërmuese të shqiptarëve vendi më i dashur në botë. Por kohët e fundit, sidomos pas shpalljes së Sali Berishës “non grata” nga Departamenti i Shtetit, vihet re një ringjallje në artikulime i “rrezikut amerikan për Shqipërinë”, ndikuar sa nga narrativa e tij spekulative plot me gënjeshtra në lidhje me arsyet e shpalljes non grata, sa nga denoncimi prej tij i reformës në drejtësi me bashkautorësi amerikane dhe europiane.
E shohim në rrjetet sociale, por edhe nëpër studio televizive: Fara e “rrezikut amerikan” ka mbirë dhe errësuar mendjet e shumë prej berishistëve. Që janë edhe më të drejtpërdrejtë se lideri i tyre në shprehjen e alarmit dhe aversionit kundër “Amerikës”!
Shqipëria e sotme u dedikon SHBA dhe NATO-s as më shumë e as më pak se sigurinë e saj dhe të qytetarëve të saj. (Kjo nuk do të thotë se duhet të vëmë kapelën mbi sy dhe të tundim zinxhirin). Miqësia me SHBA është aseti më i madh që kemi në arenën ndërkombëtare. Ajo na jep më shumë përfillje, respekt, konsideratë dhe emër në marrëdhënie me të tjerët. SHBA kontribuon si asnjë vend tjetër për demokracinë dhe shtetin ligjor në Shqipëri. Pa ta do të ishim shumë më keq se jemi. Një ditë prej ditësh, gjashtë-shtatë vite të shkuara, duke parë sa e madhe dhe e rrezikshme ishte bërë për Shqipërinë pandëshkueshmëria në sferat e larta, SHBA vunë gishtin dhe konceptuan zgjidhjen. Kjo ishte reforma në drejtësi.
Bajraktarët politikë vendas e votuan me prapamendimin tipik për t’ia përdredhur lozën e kontrolluar rrugës. E gjithë historia e ngritjes së institucioneve të drejtësisë së re dhe e vendosjes së tyre në punë në përputhje me ligjin dhe pritshmëritë ka qenë dhe është një si tërheqje litari me SHBA në njërin skaj dhe kastën Berisha-Meta-Rama në skajin tjetër, në role specifike secili prej tyre, ku Rama kishte edhe atë të kalorësit të reformës me flamurin amerikan në dorë. Për ta kuptuar më mirë këtë që po themi duhet të nënvizojmë sërish se në Shqipëri, prej dy dekadash e më shumë, kapja e drejtësisë nuk ka kuptimin e ndërsimit hakmarrës të fituesit ndaj humbësit, por të mosfunksionimit të saj në sferat e larta.
Si e tillë kapja e drejtësisë i ka kaluar dhe i kalon si pakete e gatshme Kryeministrit të radhës. Nga pikëpamja e mosveprimit në sferat e larta, drejtësia e re ka vijuar të jetë e kapur nga Rama për një kohë bukur të gjatë. Ka arsye të mendohet se vonesat dhe hezitimet e saj për të goditur lart kanë qenë (dhe janë ende) tregues i përmasave të mëdha, tej parashikimeve, të së keqes që duhet të luftojë. Por diçka e rëndësishme ka ndryshuar e po ndryshon. Drejtësia e re si korporatë e mbyllur ndaj politikës po merr mbështetje dhe garanci të shtruar nga SHBA; po ndërgjegjësohet më shumë për misionin, po guxon të hetojë e ndëshkojë korrupsionin në sferat e larta.
Për herë të parë kemi parë jo thjesht hetime që hapen e mbyllen, por pranga në duar ish ministrash e deputetësh të partisë në pushtet. Këtu edhe nervozizmi dhe deklaratat e stampës së partisë-shtet kundër SPAK-ut nga ana e Ramës kohë me parë. Këtu edhe shpërthimet dhe zotimet e Berishës për zhbërjen e reformës në drejtësi. Zotime pa asnjë të ardhme për shumë e shumë arsye, të destinuara të mbeten në nivelin e kërcënimeve për prokurorët dhe gjyqtarët aktualë. Të cilët Berisha është mësuar t’i tutë e kompleksojë me deklarata, me gjeste, me fotografi të vetat me turma nga prapa prej nga ka marrë, në keqpërdorim të saj, pra, të turmës, luspat e të paprekshmit nga ligji.
Këtu edhe “rreziku i ri amerikan” për Shqipërinë, që është rritja ditë pas dite e pavarësisë dhe e kurajës së prokurorëve dhe gjyqtarëve në institucionet e drejtësisë së re. Politikanët e korruptuar që kanë përdorur pushtetin për të pasuruar vetën, të afërmit dhe miqtë e tyre, kanë arsye të jenë realisht të frikësuar.
Siç ka ndodhur rëndom, të rrezikuarit nga deviza e re “askush mbi ligjin” po bëjnë çmos ta trajtojnë rrezikun që u kanoset atyre personalisht si rrezik që i kanoset Shqipërisë. Duke e maskuar këtë me termat e rrezikimit të sovranitetit. Kush ta hajë, ta hajë. Shumica dërmuese e di mirë se politika amerikane e luftës kundër korrupsionit në sferat e larta është krejt e kundërta e rrezikut për Shqipërinë. Është zgjidhja e vetme, është shpëtimi i saj.
Rrezik anglo- amerikan as ka dhe as nuk ka patur ndonjëherë! Por, mos e tepro me" rolin atëror "të Amerikës! Amerikanët si kushdo shohin interesin e tyre,jo tonin...po qëlloi që na përputhen ,Qari jonë,po edhe Zarari po yni mbetet! Pranë të madhit mos qendro ,thotë një porosi e moçme nga Jugu.... Ti Prenç je dëshmitar i gjallë i atyre që ka bërë Politika këtu, në mos me miratimin të paktën me heshtjen e amerikanëve,apo jo? Duhet të bëhemi të zotët e vehtes....dhe të themi nëse na pëlqen Xhungla dhe Qënëria ku jetojmë?( Kam dyshim se është pikërisht kështu)! Atëhere kot ti lëvizim Berishët- Ramët- Metët...ata janë idealët për të drejtuar kështu siç jemi! Duam Shtet të Drejtë! Aha....(kam frikë se jo në fakt) atëhere ka veç një rrugë Perëndia, më ndjeftë për atë që do vijoj të them.. DRURI .....kjo është zgjidhja( Ajo që nuk lejove ti me shokë më 1991)! Pastaj do shohësh ti PRENÇ, amerikanët do jenë me dru në dorë si ne ,madje edhe më shumë sesa ne....
Mire e ke qe i drejtohesh Preçit se ai per TRIMERI ska te dyte. Prite rradhen tjeter ,pasi te kete kenduar komentin e zoterise sate, prite kur te shfaqet me hu ne dore neper studio.
Saliu duhet me shkrue fundin e librit.
Shume i nderuar Z. Zogaj! Me kete shkrim keni treguar se jeni nje njeri i pjekur me te vertete ne politike, por edhe ne fushen e letrave. Lexoj vazhdimisht shkrimet tuaja, dhe ju ndjek ne emisionet televizive, me shume vemendje, dhe ju them me siguri qe hyni tek te paktet qe thone te verteten ashtu thjeshte dhe pa frike. Dhe per kete ju pergezoj pamase. Sigurisht "berishianet", apo Skuirrelet dhe tufa e zagareve qe ka rritur Flamur Noka, si tek Ferma e Kafsheve (Xhorxh Oruell)we, do t'ju pergojojne, mbase edhe do t'ju kercenojne ashtu sikurse dine ata, por keto qe thoni ketu, nuk do te mund t'i ndryshojne kurre! Pergezime perseri!
Eh cma nxore mallin e fletushkave te “ KENDI I EMULACIONIT “ Lavderime e lajka pa fund! Po sikur shtohen çdo dite kta Enveristet.
me ameriken na ka pjelle gjeli !!
Konkluzionet e Preç Zogajt për rrezikun Anglo-Amerikan nuk janë të sakta. Cila do ishte analiza më e saktë? Anglo Amerikanët nuk deshën të zbarkonin për të rrëzuar qeverinë Hoxha mbas luftës. Ata kishin një qëllim më të fshehtë: Ata donin t'i bënin test Stalinit: Çfar qëndrimi do të mbante Stalini po ti merrnin një copë nga vendet e lindjes të vendosura me traktatin e Jaltës? Po qe se Stalini nuk do të ndjehesh- ata do të vazhdonin ti merrnin me rradhë të gjitha vendet e lindjes herë pas here. Këtë e kuptoi Enver Hoxha dhe reagoi menjëherë nga frika e Stalinit. Po të ndodhte kjo shqipëria do pushtohej brenda natës dhe Anglo -Amerikanët do iknin me bishtin ndërshalë, se STALINI DO JU TREGONTE TRAKTATIN E JALTËS E DO JU THOSHTE: NUK ËSHTË THARË AKOMA BOJA! Natyrisht Anglo-Amerikanët, që e kishin firmosur traktatin e Jaltës , duke bërë pazare me Stalinin do iknin me bishtin ndërshalë. Kjo është arësyeja kryesore, që Enver Hoxha i dëboi. Shumë njerës e quajnë moment historik, se do shkonim në perendim. Ata gabohen! Si do shkonim, kur Traktati i Jaltës na kishte vendosur në lindje? Enver Hoxha mbajti një qëndrim dipllomatik shumë inteligjent në atë kohë. Shumë kundërshtarë të Enver Hoxhës e quajnë këtë moment historik për tu bashkuar me perendimin dhe, nuk përmendin faktin që, me traktat ndërkombëtar shqipëria ishte në lindje. Pushtimi i Ukrainës, se donte të kthehej me perendimin është mësim, se politika nuk bëhet duke harruar traktatet. TRAKTATET NDËRROHEN ME TRAKTATE!
E thene thjesht zoti Zogaj, megjithe respektin dhe konsideraten per ty, me kete shkrim e ke menderosur fare: ke thene te vertetat te dyshimta, ke thene genjeshtra per propogande, dhe per te qene politikisht korrekt ke barazuar Ramen me Berishen dhe Meten ne raport me Reformen ne Drejtesi. Dhe pikerisht per kete njejtesim, kinse per te mbrojtur reformen, e ke asgjesuar ate pasi i ke humbur besueshmerine dhe pritshmerine e publikut per te. Por nese ky shkrim te ka vlejtur per ca kredenciale nga ana e Ambasades Amerikane hallall ta kesh sepse, ne fakt publicistike jote ne pergjithesi, eshte vite drite larg nga banda terroriste gri e mafias se medias sone qe cirret se Rama e ka akaparuar median ndersa cdo nate pa ju hyre gjemb ne kembe tjerrin shpifje e mashtrime pikerisht per Ramen. Por, gjithesesi eshte e trishtueshjme te shohesh se si nje pene si ajo e jotja te bjerre integritetin e vet me shkrime te tilla. Dhe, jashte ketij komenti, a e di kush te na thote, perfshire moderatoret e ketij bllogu, se perse nuk ka hapsire komentesh per parabolen e Lutfi Dervishit me titullin intrigues se gjoja qeveria do te lere pa pune Portokalline, ne te cilen Lutfiu ka tjerrur e tjerrur per lirine e gazetareve per te bere pyetje te sikleteshme pa ne thene se per cfare pyetje konkrete e ka fjalen dhe pa na kujtuar se keta gazetare gjithe diten e lume kane lirine te shpifin e baltosin qeverine dhe kreun e saj pa ju dridhur qerpiku dhe pa ju hyre asnje gjemb ne kembe. ndersa po keta gazetare vrapojne ti mbajne me zell mikrofonin kalbesires dhe ngordhesires politike Sali Berisha qe te perhapin per publikun mashtrimete e tij ordinere per te cilat keta gazetare jane vuv te heshtur, pa goje e pa sy, ca nga frika e terrori qe Saliu ju ngjall, ca edhe nga qe ai jua ka mbeshtjelle mikrofonat me euro korrupsioni, njelloj sikurse qemoti bejlurcinat qejflinj jua mbeshtillnin cicat cingijeve qe ju binin defit dhe kercenin belly-dancing per ta. Moderator, hapni komentet per shkrimin e Lutfi Dervishit!
Preç je sipërfaqsor në këtë shkrim, jo se je budallë por kështu ta do puna. Njeriu punon për të jetuar dhe ti bën atë që di të bësh më mirë.