
Nga Ardit Rada
Prej ditës së djeshme, Shqipërisë i është shtuar një tjetër vepër infrastrukturore, aksi Kardhiq-Delvinë. Prej afro 14 vitesh nga nisja e punimeve, 33 kilometrat e rrugës në fjalë mund të përshkohen nga qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Sarandës duke shmangur kështu trafikun, apo orarin e tejzgjatur duke kaluar Qafën e Muzinës.
Rruga që afron Tiranën apo çdo qytet tjetër me Sarandën, nuk mund t’i shpëtonte ciklonit të akuzave që Partia Demokratike i ka në majë të gjuhës. Duke bërë rolin e shejtan-budallait, njerëz pranë Sali Berishës pikërisht në prag të këtij inaugurimi ‘harruan’ se ajo ka nisur që në kohën kur PD qeveriste. Dhe pikërisht në vitet 2007-2013, u pa se ç’kishin bërë…
Sot, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, duket se e trazon jo pak opozitën. Arsyet janë të kuptueshme, pavarësisht se ajo vetë ka zgjedhur të mbajë një profil publik kryesisht teknik, duke shmangur t’i përgjigjet çdo shejtan-budallai që hedh një gur diku. E megjithatë duket se ministrja që rezulton nga më të sulmuarat e ka trazuar jo pak PD-në apo LSI-në për shkak të impaktit politik që ka krijuar tek socialistët dhe tek qytetarët me aktivitetin e saj qeverisës, përmes “bombardimit” me projekte madhore që kanë një impakt të pamohueshëm tek shqiptarët nga veriu në jug dhe modelit të dorëzimit “me çelësa në dorë”.
Balluku që më së shumti shfaqet në kantiere ndërtimi, pa u “vrarë” sytë njerëzve në ekrane në mëngjes, drekë dhe darkë, dorëzoi çelësat e disa prej projekteve të zvarritura për një kohë të gjatë, siç ishin rruga Tiranë- Elbasan, bypassi i Fierit, bypassi i Tepelenës, byppasi i Vlorës, që dorëzohet përfundimisht pas pak ditësh, Unaza e Madhe e Tiranës, Aeroporti i Kukësit, dhe një sërë veprash të tjera që lidhen edhe me Energjetikën.
Teksa të shtunën vuri një tjetër vulë ku përmes përfundimit në kohë rekord të Kardhiq-Delvinë, qeveria i dha “dalje” në det Gjirokastrës e deri Tepelenës dhe zonave përreth. Duhet theksuar sërish se rruga kishte ngecur që në kohën e Berishës, pavarësisht se kishte “gëlltitur” miliona euro, për të parë ditën e inagurimit vetëm pas dy vitesh punë dhe përpjekjesh intensive.
Por lista e projekteve të mëdha aktualisht në duart e Ballukut, për “fatin e keq” të opozitës, vazhdon me disa projekte që madje mund të konsiderohen si historike. Tuneli i Llogarasë dhe Hidrocentrali i Skavicës, duket se janë më të mëdhatë në krye të kësaj liste.
Për të mbërritur tek projektet e tjera energjitike, të vlerësuara dhe nga vetë kryeministri Edi Rama, partnerët tanë rajonalë dhe ndërkombëtarë, veçanërisht ata amerikanë dhe që kanë të bëjnë me krijimin e burimeve energjetike për përballimin e krizës së shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë, duke krijuar të gjitha kushtet që portet shqiptare të shërbejnë si portë hyrëse mallrash dhe energjie për tërë rajonin e Ballkanit dhe më gjërë. Duke e ndërlidhur dhe me projekte madhore që tashmë e kanë marrë financimin, që kanë të bëjnë me linjat hekurudhore.
Belinda Balluku si deputetja më e votuar në qarkun e Tiranës dhe një nga më të votuarat në vend, me mbi 15 mijë vota, po krijon gjithnjë e më shumë një impakt të fortë te qytetarët dhe një profil politik mjaft të rëndësishëm.
Rezultatet e larta të shënuara në ballafaqimin elektoral në kryeqytet, si personalisht ashtu dhe në zonën që i ishte caktuar në Kombinat, por edhe rezultati i arritur brenda radhëve të partisë, ku në kongresin e fundit ishte personi më i votuar për zgjedhjen në Kryesinë e PS, ka bërë që përvojën e saj politike ta vijojë në qarkun e Dibrës, ku kryesia e PS dhe kreu i mazhorancës Edi Rama e përzgjodhën si drejtuese politike.
Vetëm pak muaj më parë ajo në bashkëdrejtim politik më Ulsi Manjën arritën një rezultat shumë të thellë për bashkinë e Dibrës, në zgjedhjet e pjesshme lokale, gjithesesi përballë një opozite të përçarë që më shumë u mor me sherret e brendshme, se sa me kundërshtarin politik. Me siguri që përballja tjetër elektorale do të jetë më e ndryshme dhe shumë më e fortë.
Por pavarësisht se është një zonë e vështirë elektorale, e njohur si një qark i djathtë, duket se tashmë Ballukut i pëlqejnë vetëm sfidat e forta, për të merituar plotësisht “statusin” e politikanit që realizon çdo detyrë.
Ndaj sot, rezultatet e ministres në fjalë janë në një kontrast të thellë dhe ku e ku me akuzat e opozitës që kërkon të gjejë gjilpërën në kashtë në emër të ‘debatit publik’. Është pikërisht kjo opozitë dhe rivalë të tjerë të politikës që ende s’e kuptojnë se topat e baltës ndonjëherë kthehen në energji dhe frymëzim të shtuar, për të vijuar me sfidën e radhës.
O zot cfare brezi po rritet ! E vjedhin, e poshterojne , e terheqin zvarre, i vrasin te ardhmen dhe harxhon ore per te shkruar nje pacavure te tille. Gjynah !
Degradimi i rilindjes eshte i pandalshem. Kane aritur ne ate pike qe jane te bindur, se mbasi vjedhin 10 here me shume se saliu, meritojne mirenjohje, kenge, lepirje. Dhe per lepirje komunistet jane njisha.
Jo vetem i mbarojne rruget, po dhe me standard. Demokratet s'e njihnin are sinjalistiken. Naten thyeje koken.
I lumte qeverrise dhe kryeministrir rama dhe ministres me te mire mbeses se patriotit me te madh te shqiperise burrit te kombit Beqir Balluku. Njerez te tille iduhen ketij vendi njerez qe jane ajka dhe prejardhja me dinjitoze. Le te fshihen tani krrimbat e PD pasardhesit e kolaboracionisteve. Si. Ua kemi dhene derrmen ne 1945 femijet dhe niperit tane po ua japin tani! Kemi luftuar ne per kete dite qe mos te leme ndyresirat kolaboracionizmit te na marrin pushtetin qe e fituam me gjak! Kemi rritur djemte dhe vajzat tona si azgane qe ti marrin perpara qelbesirat dhe tu tregojne vendin. Te rroje qeverria 100 vjet se kemi cuna e goca plot
Ore po boll folet qesim, kane vjedhur me rruget e pordhi kali! Rruget jane aty, projektet dhe preventivat e punimeve jane aty, raportet e inspektimit jane aty. Po uleni bithen analizoini ne detaje kostot, krahasojini cmimet e blerjeve te lendeve te para, te punimeve te mekanizuara dhe te transportit dhe na sillni fakte nese eshte abuzuar me fondet dhe sa! Se na cate bithen vetem me llafe ne hava; tregoni pak dituri qe te mos vazhdoj tju quaj shpellare!
Kush ti beje...dhe kur I bejne si inceneratoret prape lesh...aty kur te shkojne 80 vjec do kalben brenda se deri arehere ska Si Pietro
Nese te vjedhin ty se je koqe, nuk domethene qe i vjedhin te gjithe. Ik merr nje zanat, puno dhe mos u ngaterro me politike dhe e ben gjumin si zoteri. Nqs degjon Saliun perdite nga 3 ore dhe i ben komente, dhe nese je nga keto patriotet shetites neper internet, normal qe do te vjedhin.
Une taksat e mia I paguaj ne BE e sherbimet I mar kokerr per koker..mos na qaj hallin....ktu nuk di emrin e asnje politikani se ske nevoje fare po fare....ti u rri nga mbrapa sepse te mbajne ne pune apo te japin ndonje pune...e di dhe bufi si funksionon aty....nese eshte ndryshe me thuaj e me bind
Te dashur berishiste! Cfare lloj race kafshe jeni? Sepse sa per qenie njerezore zor se jeni!U be nje rruge per njerezit atje! Nje falemnderim per ata qe e bene,nje ndihme per shqiptaret e asaj zone! Por jo! C'do gje qe ben Rama nuk ben,bejne ato te Saliut! Si mund te jene disa shqiptare kaq budallenj sa te jete me Saliun!
Komentuesi Vito.... nje ordiner haleshe, s'ka se si te jete ndryshe, si nje pjese e vellezerve dhe motrave te mia qe s'mi ka bere nena por dikush qofte dhe Sheqerja me Karaxhiçin, vetem di te fut dhe nxjerre, pa çfare eshte, s'ka rendesi; Permenda " si nje pjese e vellezerve dhe motrave te mia" qe ne fakt jane vite drite larg mua, por kane nenshtetesi shqiptare dhe gabimisht, vetem se kane lindur ne toke shqiptare quhen shqiptare, jane nje konglomerate injorantesh, hajdutesh, tradhetare, servila dhe gjallesa me karakter te poshter qe çthurja apo liria si e quajne ata, jo liria e saliut, u jep te drejten që flasin dhe nxjerrin bezhdila qe terbojne atmoseren bashkenknjerezore. Doni ti shikoni me figure dhe ze? Hapni tv publik shqiptar qe paguhet nga parate e fukarenjeve per tu bere reklame ketyre bezhdilave ne daten 7, ora 7, dita e 7 dhe pastaj le tu bejme te SHTATAT edhe ne nje here e mire. Vetem mos me prekni Arben kriminel Krajen! Tani ti theme dhe dy llafe per shkrimin: Rralle shikoj ne mediat shqiptare qe te pasqyrojne sukseset e shqiptareve, veçse kronika te zeza si ai gazetari palaço qe po mbrohet nga te gjithe palaçot qe bejne pjese tek kategoria qe pershkrova. I uroj ketij gazetari Ardit Rada qe te qendroje prane gazetarise si njeri me karakter se keshtu do ta duan shqiptaret e vertete qe jane plot por u eshte mbyllur goja nga ererat qe po fryjne te pjelles se Sheqeres dhe atyre qe flene ne breket e tij.
Ardit Rada, gaze.ar serioz, obiektiv, dhe mbi te gjitha, “I Pavarur”. Te jesh patronazhist nuk eshte krim! Problemi fillon kur e fut sufllaqen ne vrimen e gabuar!
Po po ju 9 vjet ne pushtet e fajin jua ka Saliu...7 lote dhe shtese nja 20 miilion Euro rast I rradhe ...lexoni Klodian Tomorrin.
E ke prer bileten ti te shkosh mbas topeve te vishkura te saliut me ,7 korrik.dhe kujdes te jesh ne rrjesht te pare,se trima si ty i duhen shurraqit plak
Ja kam lene Brisit ate pune...une jam mire ne emigracion...vetem kur kryeministri te jepet me koncendion mund te vij...
Kjo bundra Balluke, vec per Porta Potty eshte o te mjere....
Gaqi langaraqi po argita e jamserb tullacit vajza e Lirije hajdutes nongrata per cfare eshte. Gaqi suflaqi buzepidhaqi ik lahu o kerrme
Gaqi, kur dobiçi Sheqeres ish perkrahe Ballukut, ti rrije si mut, ne mos ti , yt ate, tani qe ai ktheu pllaken, ti je futur ne breket e tija. Valle e kupton se çfare katgori e poshter je qe ofendon nje vajze model pune, serioziteti, pergjegjesie, bukurie trupore dhe shpirti, e mbesa e Beqir Ballukut qe Sali Berisha e perveloi ne zjarr Florak Bejkon, ndersa Edi Rama e vuri ne qeveri Belina Ballukun? Ej, mblidhni mendjen se do perfundoni ne çmendine nga sukseset e Belina Ballukut!!
Hahaha, mbarimi ne kohe rekord i rruges Kardhiq-Delvine...
Ne kohe rekord qe kur e mori Balluku pra. Se 6 vjet Saliu, 2007-2013, e kenaqi!!!
Po pra...nga 13 I bie 9 vjet me aq u ndertua Gjermania...ne 55 nuk njihej o patronazhist ....
ALTIN...po' ste pelqeu rruga kthehu ne origjine..mushken dhe bjeri shkurt nga mali...
Tani ,vota na ka thënë që Saliu nuk është më njësi për krahasim, sepse ka mangët 1 milion vota! Nuk do merremi me kohën e tij tërë jetës,apo jo! Saliu nuk i paguante firmat ndërtuese!Ky është fakt.... Së dyti, Belinda po ndjek rrugën e Ramës,po ngjitet në karrierë me punë si Edi,jo me reklama,pordhë dhe gafa si Erion Veliaj! Së treti,në filozofinë" europianiste" të socialistëve mungon fare ,po fare fare koncepti " transport publik" ....e t'a mbash vath në vesh...nuk ka Europë pa transport publik! Së fundi ,boll me këto panagjerizmat lavdëruese të Komunizmit.. ministria detyrën po bën!
Dakord rruget jane te mira po per ke ?Se njerez nuk po mbesin ne shqiperi?Kur do futen ne burg ata qe duhej te ishin me kohe prapa hekurave apo e kane fajin prokuroret e Saliut?Po nuk u be shteti i se drejtes qe shqiptaret te besojne se po fillon te behet shteti jo rruge po te ndertoni cfare te doni askush nuk vjen ne kete vend.Jane vjedhur masakruar prandaj e braktisin vendin jo nga qefi.Atehere neqoftese e keni shpresen tek turistet dhe banoret e rinj nga Bangladeshi qe do popullojne vendin atehere kjo eshte tjeter gje!
Dakord rruget jane te mira po per ke ?Se njerez nuk po mbesin ne shqiperi?Kur do futen ne burg ata qe duhej te ishin me kohe prapa hekurave apo e kane fajin prokuroret e Saliut?Po nuk u be shteti i se drejtes qe shqiptaret te besojne se po fillon te behet shteti jo rruge po te ndertoni cfare te doni askush nuk vjen ne kete vend.Jane vjedhur masakruar prandaj e braktisin vendin jo nga qefi.Atehere neqoftese e keni shpresen tek turistet dhe banoret e rinj nga Bangladeshi qe do popullojne vendin atehere kjo eshte tjeter gje!
Bella-Belinda moj Balluke-Balla, ec ashtu para, mos te haje Palla / Kardhiqi vargje per Balluket e Rames...packa se Ekonomia ka shku ne gop te s'ames /
Dakort qe janë bere shume pune. Por nuk janë të qarta kur do fillojnë punimet në Portin e Durrësi, në H/C e Skavices, duhet rruga që lidh qytet e Jugut Memaliaj, Tepelenë, Këlcyrë, Permet, Gjirokastër, Delvinë dhe Sarandë, sepse nga bajpasi i Vlorës është distanca shume e madhe.
Avokati e dobet, ne mbrojtje te konkubines-ministre me te cmuar te harem-qeverise! Nuk besoj t'i pelqeje as sheikut Edvin!....
Ju we komentoni....beni nje xhiro deri ne Peshkopi te shikoni nje rruge te re....dhe jepni opinion .....