Sfida e tre shtatave, 10 pritshmëritë e PD-së për protestën e të enjtes

4 Korrik 2022, 11:43Blog TEMA

Sfida e tre shtatave, 10 pritshmëritë e PD-së për

Nga Roland Qafoku

Në orën 7 pasdite, të datës 7, të muajit të 7-të, Partia Demokratike do kalojë sfidën e parë që pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Pas një tollovitje dhe ndarje në dy grupime, Partia Demokrarike me kryetar Sali Berishën do ketë në zhegun e këtij muaji përballjen e parë publike me qeverinë. Janë të paktën 10 pritshmëri nga kjo protesë.

Protesta e 7 korrikut pret të konfirmojë nëse vendi ka opozitë reale që i kundërvihet qeverisë dhe nëse e vendos në vështirësi qeverinë. Testi i vërtetë i kësaj proteste pritet të jetë se sa mbështetje ka në popull opozita. Një opozitë që e humbi misionin e vet në këto 9 vjet duke bërë nul kauza të ngritura me aq idealizëm për një pjesë të mirë të demokratëve dhe që përfunduan me shuarje. Në këtë më shumë se një vit, ajo pësoi një tronditje tektonike por njëkohësisht i ka bërë mirë edhe kjo shoshitje për arsye se e shkundi, e vendosi në pozicion real. Pyetja e kryeministrit Edi Rama ditën e premte “pse ka opozitë” ishte një ironi therëse për të cilën opozita duhet t’ia japë me vepra përgjigjen.

1. Protesta e 7 korrikut pritet të konfirmojë se Partia Demokratike di të realizojë demonstrime të denja për një forcë opozitare. Dhe për PD vlen të ketë pjesmarrje të madhe dhe aspak dhunë. Në radhë të dytë një protestë qytetare që për nga mënyra se si do funksionojë do tregojë shumë. Protesta e 7 korrikut pret të konfirmojë që Partia Demokratike di të bëjë protestë qytetare, pa eksese dhe dhunë ndaj institucioneve dhe policisë. 8 janari është ende i freskët në memorien e qytetarëve dhe sulmi ndaj selisë së PD ka lënë një shije aspak të mirë. Nëse më 7 korrik do ketë dhunë, padyshim kjo do t’ia ulë shumë kuotat kësaj partie.

2. Protesta e 7 korrikut pret të konfirmojë se Partia Demokratike mbetet një forcë alternative qeverisëse. Për këtë duhet të tregojë se është ringritur pas humbjes së 25 prillit të vitit të kaluar por edhe tallazeve që kaloi përgjatë këtij një viti. PD duhet të tregojë se humbja e kuotave të saj në këtë një vit i kanë shërbyer pikërisht për tu ringritur dhe protesta e të enjtes duhet ta tregojë këtë në të gjitha drejtimet.

3. Protesta e 7 korrikut pret të konfirmojë se sa e bashkuar dhe solide është Partia Demokratike. Pavarësisht dy grupeve të mëdha brenda partisë, pavarësisht asaj që ndodhi në këtë një vit, pavarësisht përplasjeve, sherreve dhe debateve, protesa pritet të tregojë gjendjen reale të kësaj partie. Pjesmarrja e deputetëve pavarësisht nëse mbështesin ose jo “Foltoren” dhe Sali Berishën do tregojë në një farë mënyre se bashkimi dhe jo ndarja i bën mirë kësaj force politike. Deputetë të përkëdhelur që më 7 korrik kanë një punë dhe nuk do jenë në protestë nuk i shërbejnë opozitës. Protesta nuk është pronë as e Sali Berishës dhe as e “Foltores” por e një opozite që pavarësisht problemeve që ka duhet të tregojë fuqinë e saj politike.

4. Protesta e 7 korrikut pret të konfirmojë nëse PD ka kaluar krizën e saj që e ka mbërthyer pas zgjedhjeve të 25 prillit nga e cila u shpartallua. Kjo krizë përgjatë një viti arriti disa momente kulmore të saj, një prej të cilave ka qenë largimi i kryetarit Lulzim Basha me dorëheqje por dhe përplasja fizike e 8 janarit. Protesta e 7 korrikut do të konfirmojë se në cilën fazë ndodhet PD dhe nëse e ka kaluar apo jo krizën e madhe të saj.

5. Protesta e 7 korrikut pritet të konfirmojë se pavarësisht vendimit non grata ndaj Sali Berishës, Partia Demokratike mbetet një parti proamerikane dhe e tillë do jetë pavarësishtr këtij vendimi. Nuk pinë ujë idetë dhe mendimet e hedhura se ambasadorja Yuri Kim punon për vete dhe se ndjek vijë të ndryshme nga Departamenti i Shtetit. 7 korriku do tregojë nëse PD mbetet një parti proamerikane dhe këtë duhet ta tregojë duke hequr dorë nga sulmet ndaj ambasadores Kim si dhe ndaj deklaratave sovraniste që kanë bërë gjatë kësaj kohe disa drejtues të saj.

6. Protesta e 7 korrikut pret të konfirmojë se rinia dhe vetëm ajo mbetet promotore dhe e ardhmja e çdo procesi demokratik në vend. Pjesëmarrja e sa më shumë të rinjve në këtë protestë do tregojë realisht forcën e vërtetë të kësaj partie. Nëse kjo do evidentohet padyshim që protesta do ketë një kuotim shumë të lartë, në të kundër mungesa e të rinjve do ti ulë vlerat protestës. Vetëm pjesmarrja e rinisë do ta shndërronte protestën në një akuzë konkrete ndaj qeverisë pikërisht për arsyen e madhe se numri i të rinjve të larguar nga vendi është shumë i lartë dhe alternativa e të rinjve për një Shqipëri më të mirë do tregohet në këtë protesë.

7. Protesta e 7 korrikut pret të konfirmojë se politika është e qytetarëve edhe jo pronë e disa individëve. Pritet me shumë interes se cilët do jenë personat që do flasin në protestë por edhe mesazhet që do jepen. Ende i kujtojmë protestat me fjalime boshe dhe mbajtura vetëm nga ish-kryetari Lulzim Basha i shndërruan ato në demonstrime të personalizuara që gjithçka e lidhnin me kryetarin e partisë. Pikërisht ky ka qënë defekti më i madh i çdo proteste të Partisë Demokratike. Protesta e 7 korrikut pret të konfirmojë se ky stil alla Basha nuk do vazhdojë.

8. Protesta e 7 korrikut pret të tregojë se ata deputetë që kanë një punë atë ditë dhe nuk marrin pjesë janë thjesht kalimtarë në politikë. Dhe Shqipëria ka patur shumë të tillë në këto 32 vjet. Ata politikanë që kanë në xhep mandatin e deputetit të opozitës që nuk do marrin pjesë në protestë nuk duhet të flasin për opozitë. Një protestë nuk është pronë e askujt. As e Sali Berishës e as e Lulzim Bashës. Që një deputet i opozitës nuk merr pjesë në një protestë se ajo është thirrur nga Sali Berisha tregon dritshkurtësi. Protesta është pjesë e popullit opozitar dhe si e tillë duhet të bashkojë dhe jo ti ndajë deputetët e PD. Ndryshe ata që bëjnë të kundërtën duhet të mbajnë damkën e përçarësit.

9. Protesa e 7 korrikut pret të konfirmojë edhe se si qeveria dhe mazhoranca sillen ndaj një proteste. Mënyra se si qeveria do përballet me këtë protestë do tregojë shumë. Mënyra se si policia do ta menaxhojë protesën do tregojë shumë. Përdorimi i gazit lotsjellës do ishte i papranueshëm po aq sa edhe nëse ushtrohet dhunë ndaj institucioneve të shtetit. Dhe këtë e ka në dorë vetëm policia.

5 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Qafoku! -Mire analiza rreth qellimit te protestes se PD! —Por nuk e thua qe kjo eshte proteste e Sali Berishes,e mbeshtetur nga idhtaret e tij ne rrethe qe ende vazhdojne te besojne te ky Don Kishot shqiptar qe ka minuar rende demokracine qe ai dhe familja e tij jane zhytur ne korrupsion,qe ka lejuar bashkepunetoret e tij te bejne korrupsion dhe te pasurohen. —Dihet tashme qe pjesa e PD-se se Berishes eshte nje grupim heterogjen individesh kryesisht krahinor,por dhe fanatike,burgaxhinje,vagabonde ordinere nga regjimi i kaluar.njerez me vese dhe horra qe kerkojne te hyjne ne zyrat e shtetit per te vjedh. —Roland! PD-ja ishte nje levizje e vrullshme kunder komunizmit, nje bashkim heterogjen individesh pa ide,pa baze sociale,pa angazhime afategjata te individeve te spikatur nder vite. —Baza e saj sociale u skerrmoq pasi,Te Denuarit Politik u braktisen,nuk u demshperblyrn(i shperbleu Rama) Nuk u integruan ne pushtet qendror dhe lokal Pronaret e qytetit nuk moren dot as shtepite e prinderve,pronaret e tokave ne fshat ngelen me gisht ne goje(7501) Te djathtet e tradites dhe shtresa e re e se djathtes u perdor per financim zgjedhjesh dhe si banke per tu pasuruar qeveritaret. PD nuk artiti te terheqe intelektualr,akademike,njerez te mendjes dhe biznesmene te vertete prane saj. —Strukturat e saj sidomos ne baze,por dhe be qender u mbushen me individe injorante,provinciale,krahinore,me horra dhe rrugace qe nuk u shkon askush pas -Shikoni kur mblidhen grupseksionet se kush shkon nder to?!Tere llumi i fshati dhe qytetit. Partia u drejtua me dore te hekurt,me metoda komuniste,me slogane boshe dhe oa kauza dhe srtategji afatgjata per pushtet. —Te gjithe keta provinciale injorante per 25-30 vite bene xheng,sherre,grushta dhe estrade ne Parlament dhe ne nje çast marrezie u arratisen nga parlamenti,zgjedhjet dhe pushteti vendor. Militanti komunist,ekstremist Sali Berishs i ka perdorur protestat per te djegur dhe destabilizusr vendin,jo per kauz Dhe kete radhe ska si te ndodhe ndryshe.Saliu do i nderseje xhagenjt e tij te dhunshem ne nje tubim antiamerikan,per ti treguar Amerikes dhe botes se eshte gjalle,se e mbeshtet populli

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nik

      Qafoku ka nje karriere te sukseshme ne Gazetarine Gojore...

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qeleshe

        Ndaj cdo fjale eq ke shkruar me ty Shqipetar

        Përgjigjjuni
        1. q
          qytetar

          Shqiptar ! I ke thene te gjitha.

          Përgjigjjuni
        2. R
          Rrofshin Hajdaret

          O ti kapterr i vogel,pa memorje,pa shtylle kurrizore,gjithnje i vogel,pamvarsisht se i jep rendesi vetes dhe e heq veten si gjitholog,po te pyes une ty:" 1.Kush e drejton protesten? 2.Kush eshte Sali Berisha 3.Si e mori PD-ne 4.Nga kush zyre e KQ te PPSH-se,doli? 5.Kush e beri 2 prillin,ne Shkoder? 6.Kush e dogji Shqiperine,nga 90-93-shi? 7.kush e burgosi Fatos Nanon? 8.Si fitoi ne 92-in? 9.A humbi zgjedhjet vendore ne korrik 92,dhe pse? 10.Kush e shkeli Embargon,dhe per llogari te kujt e beri? 11.A ka qene agjent i UDB-as?pseudonimi Bisturia. 12.Kush i ligjeroi fajdet?dhe ku shkun parate? !3.Kush e beri 96,97,98,,2009,Gerdecin,21 janarin,e shume e shume bema te tjera,qe ti dhe shume si ti i harrojne,se dhe ju jeni pjese e llokmave e kockave,jeni ba rehat me keta kriminele,qe na bene objekt te Hollivudit,me filma aksion,nder me kriminalet. Ky pra eshte ai qe drejton sot,medemek aksionin opozitar,ky do flase per hallet e popullit,ky pacavure e kombit,bashke me ju ne prapavije,ky i damkosur dhe shurrosur nga Amerika familjarisht,ky simbas teje do jete frymezim per kete levizje,ky do permbyse rregjimin e Ed Rames.Me ju dhe me kete ne krye te opozites,Rama rrin ne pushtet,sa ti doje Hajdari,se jeni ju Hajdaret qe e mbani ne pushtet.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje