Nga Ylli Manjani
Për fat të keq në kulturën e debatit publik është ngulur thellë ideja që ajo që thotë prokurori është e drejta. Në të kundërt, kur flasin avokatët kjo kulturë tenton ti relativizojë dhe ti injorojë.
Kush tha se ajo që thotë prokurori është e vërteta, ca më shumë akoma vetë e drejta?!
Sa më takon, në të gjitha qëndrimet e mia publike për tema të drejtësisë, i rri gjithmonë principit se prokurori është thjesht palë dhe se duhet marrë me dyshim ajo që ai thotë.
E di shumë mirë që kjo qasje nuk është interesante për turmën që do gjak e mish njeriu, por këtë kam dhe nuk më intereson fare turma.
Mllefin apo pakënaqësitë me politikanë e kriminelë i nxjerr kur mendoj e shprehem politikisht si çdo qytetar tjetër.
Nuk kam qenë në dashamirësi politike as me Saimir Tahirin, as me Sali Berishën, as me Erion Velinë, as sot me Belinda Ballukun apo Mirlinda Karçanajn. Por analiza ime ligjore e çështjeve të tyre është nisur gjithnjë nga prezumimi se prokurori është vetëm njëra palë.
Më tej akoma, kur prokurorët veprojnë me inat, mllef, e pasion protagonist të tepruar, ata duhen trajtuar më shumë sesa pala tjetër. Duhen trajtuar si zyrtarë të rrezikshëm sepse nuk zbatojnë ligjin, por shpalosin inatin.
Kjo është e papranueshme!
Ka qenë e papranueshme për Sajmir Tahirin kur shkumëzonin për kanabizim, ndërsa në letra kërkonin shpërdorim detyre për 100 euro dietë të pakthyer.
Ka qenë i papranueshëm mllefi dhe inati i prokurorëve për Sali Berishën, kur kërkuan imunitetin për inat se u ankua në kushtetuese për një masë tjetër.
Njësoj e papranueshme është edhe sjellja gjithë mllef e prokurorëve ndaj Erion Velisë, i cili sa herë ankohej i nxirrnin një bidaf të ri. I papranueshëm veçanërisht gjuha e mllefit personal ndaj tij nga ana e prokurorit në sallën e gjyqit!
Njësoj edhe trajtimi i Ilir Metës, që se lënë të luajë as pingpong me arsyetimin "ça ke që flet".
Dhe po njësoj duhet trajtuar edhe inati prej kalamani ndaj Belinda Ballukut, ku prokurorët për inat të humbjes së tyre në kushtetuese kërkojnë masa më të ashpra. Asnjë motiv ligjor, thjesht inat, mllef, protagonizëm. Ça ndryshoi në gjendjen e dosjes në 3 ditë?!
Të gjitha këto raste kanë brenda mllef, inat,protagonizëm absurd të prokurorëve dhe jo arsye ligjore. Prova gjyqsore jo e jo.
Tani, nëse kësaj sjellje personale që nuk motivohet në ligj e prova, nuk i vihet fre nuk ka kuptim më drejtësia.
Si fillim dhe më së shumti i takon Parlamentit të vendosë kufinjtë e duhur ndaj kësaj sjellje.
Parlamenti si fillim nuk mund të lejojë më që personat me imunitet ti nënshtrohen gjykimit të mllefosur të njërës palë. Ata nuk janë imunë ndaj hetimit e gjykimit. Por nuk ka pse për inat të prokurorit që kërkon me çdo kusht të marrë pjesë në politikë si "i pavarur", të lejohen burgosje për të kënaqur turmat.
Më demokraci kjo nuk pranohet.
Sado kosto politike të sjellë kjo gjë, nuk duhet lejuar.
Se sot i ndodh atij që sdo, nesër të ndodh ty. Në fakt kështu ndodhi...
Së dyti, sa më parë Parlamenti duhet të marrë masa ligjore të rrepta që e çojnë në normalitet drejtësinë, që e çojnë atë në shinat e ligjeve dhe jo nën ndikimin e protagonistëve të mllefosur e inatçorë, të cilët fryhen se i duan turmat.
KJO NUK ËSHTË PËR TË MBROJTUR BELINDËN, po SHTETIN.
Sado kosto të ketë këto veprine duhen bërë. Po nuk e bëri Parlamenti, kush do ta bëjë tjetër? "Afërmendsh" gjykata, apo futja kot debatet mediatike?!
Po pushtetin e DREJTESISE kush e posedon , more langaraq , more zagar kockash , more produkt I ndyre I ketij tranzicioni kriminal ...!!!
Po ti komentuesi me gjuhe kaq fyese , cfar argumentesh logjike e ligjore ke , qe i versulesh me kaq terbim nje juristi te njohur qe guxon te argumentoje ligjerisht situata kaq kaotike ne drejtesi ?!
O Ylli ! Kam nje mik , njeri i thjeshte , i parendesishem, qe kishte nje shtepi private me tapi te rregullt. Por erdhen ia prishen se ashtu i desh qejfi Lalit dhe oligarkeve te tij " per te miren e Tiranes". Por i thane do demshperblehesh 100%. Ka 3 vjet qe vjen verdalle gjyqeve pa shtepi dhe pa demshperblim.....Pse nuk shkruan nje artikull per kete o Ylli , por falas se ai ska leke , i ka lene gjyqeve !!!!
O rryp. Prokurori vertete eshte pale ne gjykim por ai mbron interesin publik perballe pales tjeter qe mbron interesin privat. Keshtu qe te dyja palet ne dukje jane te barabarte ne proces por ai qe mbron akuzen ka nje arme me te forre se pala tjeter, sepse dikush eshte ne sulm dhe tjetri ne mbrojtje. Bela tani ka vetem nje zgjidhje, te jape doreheqjen perpara se te mblidhet Komisioni i Mandateve. Kjo te pakten do t'ia pastroje pak fytyren por jo ndergjegjen.
O Vezhguesi me syze , korregjo numurin e syzeve qe te shohesh me qarte : Detyra e prokuroprit eshte teper e rendesishme dhe e respektuar, sepse ai eshte ngarkuar te mbroje interesin publik , kurse avokati ka detyren te mbroje te drejtat e njeriut , tenden dhe timen e kujtdo tjeter nga abuzimet ligjore . Nuk duhet harruar apo nenvleresuar rreziku i abuzimit edhe nga ana e prokuroreve , sepse edhe ata jane njerez me te gjitha te mirat e te keqiat qe mbart njeriu ! A nuk jemi deshmitare qe po shohim me syte tona se si u katandis drejtesia tek ne ? ! Sa poshte ra besimi i popullit tek organet e drejtesise qe u bene tmerri i hallexhinjve , qe nuk mund te zgjidhje as edhe nje problem pa paguar ryshfet , prokurorit , gjyqtarit , policit e ofiqarit shteteror ? ! Ndaj ka lindur prej kohesh nevoja per avokat , si pale gjyqesore , per te mbrojtur te drejtat e qytetarit , bile duke prezumuar gjithenje pafajesine e tij , deri sa te perballet me provat ligjore e vendimin gjyqesor . Uroj mos te zente halli te kesh te bejsh me punonjes shteterore me vese e hyqe qe ta kuptosh me drejt .
Zoti Ylli Manjani respekt njē llogjik tepēr e pērkryer njē paraqitje e pērkryer simbas ligjit dhe regullave shoqėrore. Maloku prençi do ti haj mutin Belinda Ballukut poashtu dhe Edi Ramēs. Shqipria e ka urgjente pastrimin nga fekalet e tipit dum super dum dumanit e prençave tē zbritur nga mali.
Po pse nuk e mbrojte shtetin ti këto 30 e kusur vjet, po u kujtove vetëm pasi ra Lali mrena? Këta prokurorët nuk vijnë nga hëna, këtu kanë qenë. Pse u preke kaq shumë tani ti, apo kur preket Bela me Lalin është serioze gjëja, kur preken mijëra të tjerët nuk ka porblem?
Zoti Tiransi , mbase ka interes te tregoj dicka : Nje mjek , pedagog u fliste studenteve ne leksion qe pirja e duhanir eshte nje ves shume i keq e i demshem per shendetin . Ne mbarim te ores se mesimit , duallen nga auditori dhe profesori ndezi nje cigare . Iu afruan studentet dhe e pyeten , a jane te verteta ato qe na the ? - Po iu thote profesori , por edhe une jam njeri si gjithe te tjeret dhe duhanin e kam filluar ne moshe fare te re , kur nuk isha bere mjek . Tani duhani ka leshuar rrenje te thella edhe tek une , qe nuk bej perjashtim nga te tjeret .
I nderuar zoti ylli, ne e dimë që prokurori është palë dhe jo e "e drejta" se të drejtën e caktojnë gjykatat, por ama fakti është që çdo kriminel edhe ata të kapur në flagrancë kanë avokat i cili paguhet për të gjetur shtigje në ligje si psh tronditje psiqike apo të kapë ndonjë shkelje proçedurale gjatë arrestimit. Prandaj gjasat janë që prokurori të ketë pothuaj gjithmonë të drejtë sepse është akuzuesi dhe ska akuzë pa prova në 99.9% të rasteve. Prokurori rri përballë krimit, kurse avokati rri në krah të kriminelit zakonisht për të gjetur vrima dhe çarje në ligj. Janë skajshmërisht të rralla rastet kur prokurori gabon. Prandaj po, jeni të dy palë, por kandari anon nga prokurori dhe mos u mërzit kot.
PA PJEKURI E PROKURORIT o prokuroreve... thjesht PA PJEKURI... si ka mundesi qe keta njerez AXHAMI, kane hipur deri aty?! Kush ka qene ai/ajo... i/e PA PERGJEGJSHEM, qe i ka shtyre e ndihmuar te arrijne deri ne majat e drejtesise?! Kjo eshte SABOTIM i shtetit. PSE IKIN SHQIPTARET...? Prej ketyre muterve ikin.
Prokuriri eshte thjesht Pale, vertete... Por dhe qeveria eshte thjesht Pale! Ama nga keto 2 Pale opinioni eshte bombarduar keto dite neper TV vetem nga njera Pale, Qeveria! Kjo sepse e konsideron vehten mbi Palet, apo e ka Zegalin ne prapanice kete gjithkush le ta gjykoje...
Ti këndo,….., je fotokopje e dhime me mut. Origjinalit ti i ha mutin, prandaj je i dhimë dhe vjen erë muti.
Shkrim korrekt ne respektim te Ligjit.Mendoj se rrjedhja e materialeve hetimore nga prokuroria perben nje SKNDAL qe duhet demaskuar dhe denuar
Te thuash vetem SKANDAL , ke thene me te voglen , sepse ata mbulojne interesa te tjera shume me te denueshme se kaq , kur shesin informacionet te dosjeve qe perbejne sekret hetimor . Pra ata bejne pazar si kontrabandiste te urryer dhe neve na shiten si luftetare kunder kontrabandes e korrupsionit ! Cfar ka bere deri me sot Inspektoriati i larte i drejtesise qe paguhet per keto pune , bile edhe me teper se presidenti i vendit ? ! Absolutisht asgje , sepse jane pale me kontrabandistet "speciale" !
Mendoj se kjo nuk eshte pune inati prokurori, por pune inati i atyre qe i komandojne dmth me pake fjale pune Amerike. Kjo duket qarte dicka e madhe lozet nen rogoz pervec sazanit kertu po kerkohet gje tjeter.
Sakte. Po behet nje lufte ndermjet pushteteve. Prokuroria Ka marre kot . Se paku SPAK TE RESPEKTOJE gJYKATEN kUSHTETUESE e cila do te jape nje verdikt me 22 janar. Pas 22 janarit Prokuroria le te beje kerkesen.
Kerkesxen nxitoi ta bente Dumani ne oren e fundit kur po i mbaronte mandati sepse nuk kishte besim te kreu i ri i SPAK - ut .
Ti Ylli Manjani qenke nje koqe gomari. Diku e marrke nje rroge dhe te duhet te lehesh.
Qenke tip Ti. Shan kedo që nuk mendon si ti. Ylli ka plotesisht të drejtë né ato që thotë. Njeriu gezon të drejtat e veta elementare, të percaktuara e akte nderkombetare, qe s' duhet ti prek kush. Askush s'duhet të humbas lirinë nga vendime të padrejta. Pasi prokuroret e gjyqtaret jane shkolluar e paguhen per ate pune.
Të lumtë Manjani për analizën që i bën prokurorëve të SPAK, që i kanë hypur kalit së prapthi e dreqi e di ku po na çojnë. U është mbushur mëndja që ata janë drejtësia dhe hajde t'jua heqësh këtë mendim. Nuk e kuptojnë që me budallallëqet që po bëjnë do të bëhen të pa dëshiruar për shumicën e popullit normal në këtë vënd. Urgjentisht parlamenti tu vërë fre këtyre hienave, që dreqi e di se për llogari të kujt punojnë.
Po ka te drejte SPAKU le te dale te kundershtoje ose te debatoj me Manjanin nga ana profesionale dhe jo te beje deklarata politike kunderqeverise.Kuptohet as jane kellqe profesionale as kulture politike as kulture te oergjithshme Me sakte ska ku te veje Spaku eshte oale dhe azgje me shume.Jane bere kete qe as ka njohur njeri te gjithpushtetshem.Parlanenti ka detyrimin te ndal urgjentisht kete revanshte rrezikshem per fatet e vendit te disa prej ketyre prokuroreve.Populli shqiptar ka votuar per parlamentaret jo per keta te emeruar.
A e keni menduar ndonje here, qe sa me afer Europes aq me shume zyrtare akuzohen? Po keshtu: ndertimi i rrugeve te reja, sherbimeve on-line, ndryshimi i jashtzakoshem i qendrave te fshatrave shqiptare, bumi i turisteve, etj., sjell perseri burgosje te tjera!? Pa mohuar kurrsesi korrupsionin dhe babzine e zyrtarve, por po ju kujtoj; edhe Çlirmtaret e Kosoves jene te burgosur!!! - A mos valle kemi te bejme me nje lufte te pa shpallur kunder shqiptarve dhe Shqiperise...?!?!?!