Sëmurur me Disidencë

1 Shkurt 2026, 17:17Blog Nga Minella Aleksi

Në fund të viteve 70-të të shek, 20, në shtypin zyrtar shqiptar filloi të shkruhej me pikatore për një shkencëtar sovjetik, Andrei Sakharov i cili fliste hapur për mungesën e lirisë së mendimit dhe të të drejtave të njeriut në vëndin e tij. Propoganda partiake nënkuptonte që, në ndryshim nga ne, në BS kishte intelektual të pakënaqur që hapur i kundërviheshin shtetit revizionist sovjetik, në gazeta dhe radion zyrtare. Në të vërtetë ishin personalitete me reputacion të spikatur në fushë e shkencës dhe të kulturës. Me goditjen e kultit të Stalinit BS, Krushovi kishte lejuar pluralizmin e mendimit. Diçka që në thelb intrigonte shumë. Për mentalitetin shqiptar të asaj kohe nuk mund të konceptohej që të flisje hapur kundër partisë dhe shtetit. Nëse po, përfundimi ishte burg, pushkatim, varje në litar. Bëra si bëra dhe vendosa që ta hapja këtë bisedë konfidenciale me një mikun tim, i diplomuar në BS. Nisi të më sqaroj se në BS mbas fjalimit të fshehtë të Krushovit mbi kultin e individit të Stalinit në vitin 1956, atje filloi realisht të frynte një fllad liberalizimi. Mes të tjerash, në metropolin sovjetik duke nisur nga vitet 30-të përkthehej dhe botohej çdo shkrimtar i rëndësishëm nga Europa dhe Amerika. Në Tiranë nuk mund të imagjinohej pëkthimi dhe botimi i shkrimtarëve “dekadentë” nga Europa dhe Amerika.

Njerëzit që ngrinin zërin për mungesë të të drejtave të njeriut i quajtën disident, d.m.th. mbaheshin të veçuar nga masa e popullit. Nuk futeshin në burg, lejoheshin të shkonin në kinema, në bibliotekë, të merrnin literaturë nga Perëndimi, të jepnin intervista edhe gazetarve të huaj, por nuk u lejohej të flisnin në mitingje publike apo të bënin thirrje për përmbysje regjimi me dhunë. Distancimi social i disidentit ishte masë parandaluese, siç ndodh kur dikush diagnostikohet me sëmundje që përhapet me rrugët e frymëmarrjes. Kjo frymë për pak kohë u reflektua edhe në Tiranë. Por shpejt Plenumi i Partisë i vitit 1956, që u bë nën moton e dënimit të kultit të individit, shënoi dënimin me burg e internime të familjeve të atyre që ishin kundër. Në këtë mënyrë, brutalisht, tentativa për disidencë në Tiranë u varros përfundimisht. Me ligj nuk lejohej të flisje hapur kundër partisë dhe pushtetit popullor. E paimagjinueshme në diktaturën shqiptare. Si ithtar besnik i partisë quheshe atdhetar, kundër partisë quheshe armik, përfundoje në burg ose në pushkatim. Nuk njihej fjala dhe koncepti disidencë. Madje në burg nuk mund t'i shkruaje ato që mendoje, jo më t'i nxirrje përtej telave me gjëmba. Nëse t'i gjenin, burgu dyfishohej ose përfundoje me pushkatim.

 

Pas këtyre fjalëve, heshtje, me vështrimin ngulur në boshllëk. Ndoshta i lashë përshtypjen që nuk po e rrokja dot thelbin e konceptit disident. Në të tilla raste, vazhdoi bashkëbiseduesi, të kuptuarit e vërtetë demostrohet nga aftësia për t'a thjeshtuar konceptin. Kështu e bën kuptimin të arritshëm. Ka të bëj me qartësinë, jo me kompleksitetin. Përpiqu t'a përshtatësh e t'a kuptosh qartë me një shpjegim të thjeshtë, ndoshta të krahasueshëm me ndonjë shëmbull nga profesioni yt i mjekut. Vura buzën në gaz, Më solle në mënd nje anekdotë që pëshpëritej pas vdekjes së një udhëheqsi kryesor të Partisë me origjinë nga Labëria. Dilemat dhe merakun për humbjen e udhëheqsit apo ndoshta helmimin e tij nga armiqtë e partisë, një nën labe pasi kish parë në gazetën “Zëri i Popullit” fjalën “NEKROLOGJI” i kish thënë të shoqit: “Mrekullira ka bërë kjo Partia jonë, po kësaj sëmundjeje s'ja gjeti që s'ja gjeti dot ilaçin. Sëmundja e nekrologjisë na i griu udhëhesit njërin pas tjetrit”. Pas të qeshurës që na përfshiu, pasoi një stepje. Në ndihmë më erdhi profesioni. Nisa t'i shpjegoj se disidencën dhe të qënurit armik i partisë i mendoja si dy sëmundje me simptoma qartësisht të dallueshme nga njëra tjetra. Njëra që të veçon nga turma, në një lloj qëndrimi larg nga të tjerët, por që i vetëm mund të shkosh në teatër, në bibliotekë, në stadium, por jo në burg, etj, dhe tjetra në qeli ku përjeton rrathët e ferrit, në pritje të vendimit të largimit nga jeta, tashmë brënda një afati të fiksuar në dosje. Çdo ditë e re ishte një ditë më pak jetë. Qartazi, dikë e dënon që gjithë kohën të jetë i sëmurë me grip, (disidentin në BS) ndërsa tjetrin, (armikun në Tiranë) e dënon me sëmundjen e kancerit. Shumë kohë më vonë, kur shkrimtari Ismail Kadare deklaroi “unë nuk kam qënë disident”, ishte diçka që bënte shumë kuptim. Prandaj kishte zgjedhur rrugën e mbështjelljes së veprës së tij me kamuflazh metaforash marramendëse dhe ambiguitetesh tronditëse. Nuk u bë pjesë e ceremonive ku “Zonja Hipokrizi” merr pjesë në homazhin që vesi i bën të vërtetës.

Para 1990-ës kishim shumë me “Nekrologji', mbas 90-ës “Disidencë” me tepri.

 

3 Komente

  1. a
    akoma merreni

    me vitet 1950 ?!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Demosteni

      Ketu, ne kete shkrim ka dy gjera te pasakta. Se pari, te shprehesh habi se pse " njerezve nuk iu lejohej te benin thirrje hapur per permbysje te regjimit me dhune ", ne rastin me te mire eshte budallallek. Ne cilin shtet te botes ka pare apo degjuar autori i shkrimit se lejohet te besh thirrje per permbysje me dhune te regjimit ?! Se dyti, te thuash se po te flisje kunder partise apo udheheqjes perfundoje ne litar apo pushkatim eshte nje e pavertete e madhe, pra genjeshter. Ajo qe parashikohej ne Kodin Penal ( neni 55 ) si " agjitacion e propagande qe synon permbysjen e pushtetit popullor " denohej deri ne 10 vjet burg. Qe regjimi ka qene i ashper as qe vihet ne dyshim, por te na e paraqisni te ashtequajturen " disidence ", apo " lirine e fjales " si Celes Magjik kjo nuk shkon. Ja, e kemi lirine e fjales, te organizimit dhe te protestes. Bukur shume. Atehere, pse nuk i kemi drejtesine, moralin qeverises dhe qeverisjes si sherbim, por kemi korrupsionin galopant, krimin e pashoq, parate e pista, papunesine, degradimin e shkolles, drejtesise dhe mjekesise etj.etj.. A ka dicka qe nuk shkon ketu, apo edhe per keto na e ka fajin e kaluara ?!!!

      Përgjigjjuni
      1. R
        R.R.H

        O Demosteni, pyetjes tende se, në cilin vend të botës ke patë apo ke degjuar të lejohet të bësh thirrje për rrëziminne pushtetit me dhunë, po të kujtoj se pikërisjt bashkimi sovjetik ishte pushtet i koministëve i vendosur me dhunë Revolucioni i Tetorit isjte marrje pushteti me dhunë. Dhe mos u mundo kot të bësh historira. Janë vrarë njerez në vendin tonë dhe i ka etiketuar vete Diktatura e Proletariatit : armiq te partise e popullit, tradhëtarë të atdheut Artikull shkruesi po te vë në dukje ndryshimin midis desidentit dhe yë qënit armik. Dhe në këto vite për të cilat shkruhet, kanë bërë vetvrasje se në mbledhje dikush i tja : ".. je trockist.." Hajt të.kuptonin njerëzia të ndanin desidencën nga tradhetia. Tung

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje