Nga Eduard Zaloshnja
Nga sondazhi ‘Zëri i Shqiptarëve’ i para pak javëve, më rezultoi me ekstrapolim të përafërt statistikor se pothuaj 800 mijë banorëtë rritur të vendit anojnë djathtas politikisht – vlerësojnë mëshumë Ahmet Zogun ose Sali Berishën, krahasuar me Enver Hoxhën, ose Ramiz Alinë, ose Fatos Nanon, ose Edi Ramën.
Këtyre katër të majtëve politikisht, po t’u mbledhësh aritmetikisht simpatizantët, bëhen mbi 1 milion e 100 mijë banorë të rritur të vendit. Me pakë fjalë, një sondazh i tillë vlen si letër lakmusi statistikor për animin politik aktual të popullsisësë rritur në Shqipëri.
Nga sondazhi i fundit ‘Zëri i Shqiptarëve’, më rezultoi me ekstrapolim të përafërt statistikor se pothuaj 400 mijë banorë tërritur të vendit ishin gati të votonin për PD-në, në qoftë se do tëzhvilloheshin zgjedhje të parakohshme.
Pra, 100 mijë më pak se sa votuan për të më 11 maj 2025, dhe 400 mijë më pak se sa është rezervuari i votuesve potencialisht të djathtë…
Në muajt e fundit, Salianji po zhvillon foltore paralele me tëBerishës, me synimin që t’i galvanizojë pikërisht ata 400 mijë tëdjathtë të këtushëm të zhgënjyer nga ky i fundit.
Duket se synimi i tij është rritja e pjesëmarrjes së tyre në zgjedhjet e ardhshme.
Ama, për sa kohë Berisha deklaron se Salianji e ka përjashtuar veten nga PD-ja, këtij të fundit do t’i duhet një përpjekje titanike publike për t’u bërë zë konkurues brenda PD-së!
Nuk ka te djathte Shqiperia e aq me pak parti te djathe. Te gjithe ata jane maloke e fshataro-ish komunista. E djathta nuk ka ec ndonjehere ne vende me popullesi mbi 90% fshataro-primitivo-muslimane.
Kam mendimin se nuk është një sondazh i saktë (për të mos thënë jo i ndershëm) E djathta apo Partia demokratike veç LartMadhërisë dhe Kryetarit Legjendar ka pasur dhe eksponentë të tjerë që nuk votojnë për Salën por as dhe për Edvinin, si Arben Imami, Gramoz Pashko, Aleksandër Meksi e Eduard Selami ,,....Eduardi duhet ta bëj një të tillë sondazh, për të qenë i besueshëm...
Me vjen keq po Shqiperia nuk ka te djathte por jeta jane kulti i Salehut Tamam si ne kohen e Enverit fanatiket e Enverit
Nuk ka te djathte ne Shqiperi mos béni gallate. Nje nga aresyet eshte mos kalimi ne rendin borgjeze por nga feudalizmi ne nje fare nacionalizm - komunist expérimental. Paris , Prague , Vjen , Budapest , Lisbonne ,Madrid jane ndertuar ne kohen e sistemit borgjeze. Ne 1800 ne Paris filloje ndertimi Métros......po ne Shqiperi çfare ndodhte ne 1800 ?....... Kam pare dokumentar filmime te Arte France te viteve 1800 per Ballkanin diku pjesa e Maqedonis me besoni varferia e tejskajshme , te pa zhvilluar deri ne ate pike sa Gjermania prodhonte arme dhe per te pare rrezultatin i fuste ne lufte kafshet e Ballkanit.... Qe shqiptari eshte i majte ka aresye ( nuk dua te gjyjoje sharlatanet komunist te tipit Berrisha qe me tesre partie ne xhep u kthye ne te djathte ) . I rreferohem historise lideri qe beri Shqiperin ( pa paragjykime politike) ishte Enver Hoxha, ky njeri mua dhe familjes sime i ka bere deme por nuk nisem nga interesat personale. Krijoje frontin nacional- clirimtare me njerez te ndryshem , i referohem Tv France 5 qe deklaron , Shqiperia i vetmi vende qe u clirua pa ndihmen e fuqive te medha. 1945 Shqiperia numeron 800 mije banore , 90% analfabet me (caise vide ) arka boshe.... Shqiperia pa ushtri ,pa polici pa infrastructure shterore gjykata prokurori, pa rruge , pa shkolla , me keneta , pa hekurudha , pa fabrikat , pa uzina , pa dritat .... Dikush munde te thoje ishin jo rentable , po te pakten kishte nuk i shkateroje si Sali Berrisha . Ishte diktator, po ishte diktator por popullit i pelqen diktatura 45 vjet Enveri 40 vjet Sali Berrisha po midis te dy njeri ndertoi tjetri shkateroje. Tirana eshte ndertuar nga Enver Hoxha keto 35 vite eshte prishur .
Akoma ti, me të djathtë e të majtë..!? Sa mirë që akoma i bie kitares me dy tela lum miku..! PS êshtë më e djathtë se një parti e djathtë europiane dhe PD ,më e majtë se se një parti komuniste europiane. E thotë qartë nga Amerika në analizen e tij të gjeopolitikës së ditëve të sotme,z.Rroi,i cili i ka përcaktuar qartë ,si paria e vendit krerët e kësaj klase politike,ose më mirë drejtuesit e tyre dhe ca njerëz afër tyre,kur të gjithë të tjerët janë të manipuluar dhe iu shkojnë mbrapa si militantë,apo njerëz që duhet të mbijetojnë.