Pse “non grata” e Sali Berishës nuk hiqet me lobim

30 Janar 2026, 18:40Blog Nga Vilant Xhori

Pse “non grata” e Sali Berishës nuk hiqet me lobim

Dy ditë më parë, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Sali Berishës iu pre fjala nga drejtuesja e seancës me një formulë sa teknike aq edhe simbolike: “Mikrofoni juaj është i fikur. Nuk keni më përkthim.” Në pamje të parë, një incident procedural. Në thelb, një metaforë e saktë e pozitës ku ndodhet sot politikisht: një figurë që flet, por nuk dëgjohet më; që kërkon të rikthejë vëmendjen ndërkombëtare, por përballet me heshtjen institucionale. Ashtu si mikrofoni i fikur në Strasburg, edhe përpjekjet për të lehtësuar “non Grata” përmes lobimit kanë hasur në të njëjtin mur: mungesën e vullnetit politik për të dëgjuar dhe përkthyer një narrativë bazuar në një histori politike që tashmë nuk kërkon më as dëgjim dhe as përkthim..

Pra, shpallja “non grata” e Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk përbën as një episod të përkohshëm të diplomacisë amerikane, as një keqkuptim teknik që mund të korrigjohet përmes kontratave lobuese apo strategjive të marketingut politik. Ajo është, në thelb, një akt thellësisht politik, i mbështetur mbi parime normative që lidhen me shtetin e së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e institucioneve demokratike. Pikërisht për këtë arsye, përpjekjet për ta paraqitur këtë vendim si të kthyeshëm përmes ndërhyrjeve financiare jo vetëm që dështojnë praktikisht, por zbulojnë edhe një keqkuptim thelbësor të natyrës së vetë “non grata”-s si instrument i politikës së jashtme amerikane.

Në marrëdhëniet ndërkombëtare, “non grata” nuk është një sanksion formal juridik, por një gjykim politik mbi një bilanc sjelljesh. Ajo nuk i referohet një episodi të izoluar apo një vendimi të momentit, por një historie të gjatë veprimesh që, sipas vlerësimit të ShBA-së, kanë cenuar besimin publik, kanë minuar demokracinë, kanë dobësuar pavarësinë institucionale dhe kanë forcuar kulturën e pandëshkueshmërisë. Në këtë kuptim, “non grata” e Berishës është më shumë një pasqyrë e një modeli qeverisjeje sesa një ndëshkim personal.

Ajo që e bën situatën edhe më domethënëse është fakti se, pas shpalljes “non grata”, sjellja politike e z. Berisha nuk ka reflektuar as pendesë, as ndryshim kursi. Përkundrazi, ajo ka konsoliduar pikërisht ato tipare që e kanë justifikuar vendimin fillestar. Në vend të transparencës eshte zgjedhur errësira,  në vend të respektimit te organave të drejtësisë është zgjedhur shantazhimi i tyre, në vend të respektimit të standarteve demokratike vashdohet me minimin e tyre dhe pse?

Së pari, përpjekjet për lobim në Shtetet e Bashkuara, të shoqëruara me pagesa milionëshe dhe të realizuara përmes strukturave jo gjithmonë transparente, kanë prodhuar më shumë dyshime sesa sqarime. Në vend që të kontribuonin në zbardhjen e së vërtetës, këto kontrata kanë nxjerrë në pah një problem themelor: mungesën e qartësisë mbi burimin e fondeve. Në një kontekst ku afera si Gërdeci apo Kompleksi Partizani janë bërë simbole të ndërthurjes së pushtetit politik me interesat private, errësira financiare nuk është thjesht çështje procedurale, por substancë politike. Lobimi, në këtë prizëm, nuk shfaqet si instrument transparence, por si tentativë për të reduktuar një problem moral dhe ligjor në një çështje imazhi.

Së dyti, një nga arsyet kyçe të shpalljes “non grata” ka qenë presioni sistematik mbi drejtësinë. Sot, kjo arsye jo vetëm që mbetet e vlefshme, por është bërë edhe më e dukshme. Diskursi publik i përdorur ndaj SPAK-ut dhe institucioneve të reja të drejtësisë është i mbushur me kërcënime, delegjitimim dhe përpjekje për frikësim. Kjo gjuhë nuk është thjesht retorikë elektorale; ajo është shprehje e një refuzimi të hapur të parimit të ndarjes së pushteteve dhe e një frike ekzistenciale nga llogaridhënia.

Së treti, po aq serioz është edhe minimi i demokracisë, veçanërisht brenda Partisë Demokratike. Sali Berisha ka ndërtuar një model të centralizuar dhe personal të ushtrimit të pushtetit, ku pluralizmi i brendshëm, konkurrenca e ideve dhe rinovimi politik perceptohen si kërcënime dhe jo si vlera. Ky model ka prodhuar një opozitë të ngurtësuar, të kapur pas së shkuarës, e paaftë për të ofruar vizion alternativ dhe për të përmbushur funksionin e saj kushtetues. Rasti i Ervin Salianjit është ilustrues: në vend që të trajtohet si pjesë e një procesi normal të qarkullimit të elitave politike, ai shndërrohet në target për t’u përjashtuar, duke dërguar një mesazh të qartë se mendimi i pavarur dhe sfida ndaj autoritetit personal nuk tolerohen. Filozofi dhe politikani francez Alexis de Tocqueville do ta quante këtë një formë të “tiranisë së butë”, ku frika zëvendëson bindjen.

Në këtë prizëm, “non grata” e Berishës është një çështje parimesh dhe standardesh, jo negociatash financiare. Heqja e saj përmes lobimit do të dërgonte një mesazh thellësisht të rrezikshëm: se korrupsioni mund të mbulohet me para, se drejtësia mund të frikësohet me shantazh dhe se demokracia mund të sakrifikohet në emër të interesave personale. Për sa kohë që këto sjellje vazhdojnë dhe mungon çdo formë reflektimi apo llogaridhënieje reale, shpallja “non grata” jo vetëm që mbetet e justifikuar, por shndërrohet në një domosdoshmëri morale dhe politike.

8 Komente

  1. H
    HE

    Edhe Saliu e di mire qe "non grata" nuk hiqet me lobim, por ajo qe nuk di ti Vilant eshte se pse Saliu, grumbullon pare nga mbeshtetsit e tij bisnesmena qe ne kete rast mendojne se po i kethejne favorin Saliut, qe u beri ne kohen kur ishte Kryeminister. Saliu ne kete rast vetem po vjedh mbeshtetesit e tij. Ku e dine ata qe i japin parate Saliut per LaCviten se paret do perfundojne atje ku duhen!? Saliu e perdore kete si kamuflazh per te "mjelur" lopen qe e ka ushqyer. Ata qe njohin mire Saliun e dine se Saliu nuk eshte trap qe paret ti hedhi ne zjarr. Saliu pjesen e "luanit" e fut ne thesin e tij dhe vetem nje pagese modeste i ben La Cvites per te luajtur lojen se me lobim do shpetojne Saliun. Ketu vetem fanatiket besojne. E keqja e Saliut nuk eshte tek keqekuptimi i Amerikes dhe perendimit per te, por eshte ne gjakun e Saliut si hajdut dhe ne origjinen e tij prej kacaku. Viktima sot jane vetem "bisnesmenat" e Saliut , por neser saliu do e perfeksjonoje me tej mashtrimin e quajtur Firme piramidale qe ne ndryshim nga firma e Sudes eshte se mbeshtetet vetem nga te dashurit e Saliut dhe jo nga populli budalla...

    Përgjigjjuni
    1. S
      Saliu vrasesi nuk gezoi nje dite jete te lumtur...

      Saliu tashme eshte nje kufome qe qelbet ere kudo ku futet. Nuk ka rendesi nongrata amerikane, me shume ka ajo qe i kane dhene shqiptaret.

      Përgjigjjuni
    2. U
      USA

      Non Grata e Sali Berishës, nuk është vetëm personale për të dhe familjen e tij, por një mesazh i qartë i SHBAsë dhe gjithë Perëndimit, që tribalizmi, hajnia, prostitucioni, mentaliteti i tokës së xanun, halabakëria dialektike, pëllima, sharlatanizmi i 100 sahanëve, folklorizmi mesjetar, esadizmi, dumbabizmi, nuk do të jenë më kurrë aleatë politikë midis perëndimit të qytetëruar dhe asaj çka pjell vrima jonë e mizerjes. Duhet të sforcohemi që në vend të instikteve kafshërore, hajdutërisë kompulsive, paqëndrueshmërisë emotive, prostitucionit, sodomisë politike, kulturës tribale, profetëve të urisë dhe mizerjes, të ofrojmë figura shteti, përgjegjësi, vetëkontroll, dialektikë qytetare, parime, kulturë shteti, kurajo, patriotizëm, kompetencë dhe aftësi shtetformuese.

      Përgjigjjuni
      1. 1
        1997

        Si mund të hiqet?! E kuptojmë se për kë po flasim?! Një fundërrinë si ky hajvani ynë nuk gjindet në planet. Nësa ja hoqën liderit të serbëve të Bosnjës, është sepse politikisht ju ofroi një marrëveshje që garanton Bosnjën dhe rajonin. I njohin peshën politike, rëndësinë dhe faktin që lufton për ideale që janë bashkimi i serbëve në një shtet, që është kundërt me interesat e Perëndimit në rajon. Për çfarë lufton ky bajga jonë krah Bejlerit, sillogjeve dhe grekut? Për Shqipërinë e Madhe apo për Tropojën republikë?

        Përgjigjjuni
        1. B
          Behavioral sink

          Po të ishte burrë shteti dhe malësor i nderit duhet të kishte vrarë veten, jo të blente nderin e vet dhe të familjes me miliona në Amerikë dhe me shërbime antishqiptare në prehërin e grekut.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arianiti Gjergj

            Sa te shqetesuar jeni ju jugoenveristet per non graten e Saliut?! Pse nuk pyesni nje here pse shqiperia mbeti gjithnje e fundit ne EVROPE nga pikepamja e zhvillim ekonomike e social? Pse asnje vendim gjyqesor per denim korrupsioni te ministra kryeminister eti, por vec procese?! Pse prezihen nga Shqiperia shqiptaret? Pse shqiperine e qeverisin qe prej shekullit vetem minoritare, greke serbe vllehe rome GORANE LGBT etjj??!! Mezi prisni ti hiqet non grata saliut e gjoja te beni rrotacionin politike duke ia dhene saliut sa per sy e faqe se ai te gjithin juve jua jep, se e keni te kapur kete gerdalle mjerane?! Por me te mjere jeni ju qe ende shpresoni ta riperdorni Saliun per karriket e juaja!

            Përgjigjjuni
            1. L
              Like pordha

              O i nderuar N O N G R A D A e Sali halese nuk eshte si e shume te tjereve sepse e ka si puna e atyre stampave qe u vihen kuajve ne bythe me nje hekur te nxehte . Pastaj Saliu nuk eshte i vetem po familjarisht dhe pa shikoji pak me c'fare akuzash i ka , korrupsion madhor e pengim te drejtesise e korropsionin nuk e ka bere vete po e gjithe familja , o burra ne sulm vrit e prit e vetem vidh . N O N G R A D A e Saliut e kur te shkoje ne varr nuk ka per t'ju hequr e jo 6 milion dollare te paguaje po edhe 60 milion te paguaj . Vetem nje gje me cudit me kete gjoja SPAK , kur i zgjedhin drejtuesit i quajne te hekurt sa zene vendet vetem marrin super rrogat e as shohin e as degjojne per milionat e shqiptarve qe fluturojne per te lare surratin me mut te Saliut e familjes se tij kriminale .

              Përgjigjjuni
              1. L
                Like shok burgu

                Nongradaen Salkari do ta heqe se s'ben , kete radbe pagoi 6 milion Dollare po deri ne votimet e tjera ne 2029 do pagiaje 60 milion Dollare exhe sikur Lirien e Giten do i shese e damken do ta heqi .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje