Nga Roland Lami
Nismat për bashkim politik në të djathtën shqiptare kanë vite që eksperimentohen pa sukses. Ato shfaqen shpesh si premtime për ndryshime thelbësore, por në praktikë përfundojnë në ndryshime thjesht formale, për të mos thënë se në jo pak raste kanë sjellë përkeqësime të mëtejshme të situatës.
Bashkimi mekanik i subjekteve që ngjajnë mes tyre, në dekadën e fundit në të djathtën, ka treguar se nuk arrin të prodhojë reformim real, por vetëm qetësi të përkohshme dhe iluzion stabiliteti. Është ajo që Giovanni Sartori do ta quante pluralizëm formal pa konkurrencë reale: shumë formë, pak përmbajtje.
Paradoksi bëhet edhe më i dukshëm kur teknokratë marrin nismën për të legjitimuar bashkime mes partive të djathta që prej vitesh u kanë mbyllur derën pikërisht teknokratëve dhe mendimit kritik. Në këto kushte, teknokrati nuk është aktor ndryshimi, por figurë dekorative, e cila shërben më së shumti për t’i dhënë bashkimit imazhin e ndryshimit, ndërsa vendimmarrja dhe lidershipi mbeten në të njëjtat duar.
Eksperiencat e mëparshme të PD-së kanë treguar se këto bashkime, pa ndryshim thelbësor, kanë një funksion të qartë politik, ushqejnë jetëgjatësinë e lidershipit dhe justifikojnë ruajtjen e status quo-së përballë zërave apo lëvizjeve kritike, nën justifikimin e unitetit. Në emër të bashkimit, mbyllen debatet e brendshme, zbehen kritikat dhe çdo zë ndryshe etiketohet si përçarës dhe i panevojshëm në kushte bashkimi. Robert Michels do ta interpretonte këtë situatë përmes logjikës se organizatave që mbrojnë më parë veten sesa misionin për të cilin pretendojnë se ekzistojnë.
Njëkohësisht, këto iniciativa hapin hapësira të reja protagonizmi. Bashkimi krijon tavolina, role, koordinime dhe hierarki të reja, ku aktorë të ndryshëm përpiqen të sigurojnë pozicionin e tyre politik. Kështu, energjia që duhej të kanalizohej drejt reformës shpenzohet për ripozicionim. Bashkimi kthehet në proces ndarjeje vendesh dhe rolesh, jo në ndërtim vizioni.
Kështu që edhe kjo iniciativë, si ka nisur dhe si po prezantohet, ka shumë gjasa të renditet përkrah nismave të dështuara të së shkuarës. Problemi kryesor i së djathtës nuk është mungesa e bashkimit, por mungesa e transformimit. Pa ndryshim real të mënyrës së vendimmarrjes, pa hapje ndaj kritikës dhe pa ndryshuar lidershipet ekzistues, bashkimi mbetet një skenografi politike që shërben më shumë për të ruajtur status quo-në sesa për ta ndryshuar atë. Çdo fasadë, sado bukur dhe “seksi” të prezantohet në publik, ka një funksion të vetëm, të fshehë atë që nuk po ndryshon.
Roland, kuptoje vete, thuaju edhe te tjereve, qe e djathta shqiptare u vra nga regjimi komunist por u varros perfundimisht nga PD-ja. Nuk behet me.
Ca po thu o Roland,nuk I shikon qe te gjithe kan dal nga bytha e Saliut,te gjithe atje kan qene kan bere sikur jan larguar kan shku perseri,po tani medemek jan forum.i leshit
MOS O ZOT TË BJERI VËNDI NË DUAR TE KETYRE BARBONVE
Ç'të djathtë thoni more???këta janë bërë si bashkimet PROFESIONALE
Kush jane ata qe kane marre kete nisme?! Pashe fytyra politike ne foto apo eshte ilustrim? Bashkimi e ben fuqine kur kane nje ide racionale per fillimin dhe vazhdimin e aksionit me nje perkushtim atdhetar e popullor. Veshtire te gjeshe sot njerez ne Shqiperi qe te prokupohen per mbarevajtjen e puneve. Te gjithe
Zero me xhufke kepuce ! Keta , marrin shkase nga eksperienca 35 vjeçare e PS dhe PD dhe mendojne se do fitojne pushtet qe te pasuriohen per vete. Keta s'jane intelektuale, s'kane as mendim, as filozofi, as perkushtim e pergjegjesi, jane thjeshte interesaxhij qe thone te perfitojme. Njohim fytyrat qe nga çadrat e Lulezimit e deri tek foltoret e Saliut. Kaq kisha, keta jane pis ne fytyre se jane pa rruar, pertojne, merre me mend sa do pastrojne Shqiperine, ka mundesi kane zene theria nga poshte qe do fillojne te çfaqen morrat.
Ke shume te drejte Roland . Une , qe diten e pare qe pash njoftimin , ndjeva pa asnje medyshje , se kjo nisme eshte nje vrime ne uje , thjesht nje dinakeri per te vijuar perjetesisht mbreterimin e pushtetit absolut te monarkut mesjetar te Vicidolit . Do te jete vetem pune ditesh qe nismetaret te kthehen koke ulur e duar bosh .
Te gjithe fytyrat ne trotuar kan qene sherbetor te Sali kriminelit,kush me shume e kush me pak. Hasimja ka qene sherbetor zyrtar,keshilltar I kriminelit Sali hales. Kaq eshte ky mender forumi leshit.
Pensionistet fjale pake por Pune shum dhene kesaj toke, rrine ne heshtje me nje kafe pa uje, ne ndonje qoshez. Keta qe asnje nuk ka mbaru Hayward apo Oxford, ulen perballe kryeministrise sikur e kane prone te vehten. Shkoni o trima te hijes se fikut ne surrel dhe uluni perball portes se atij qe pretendoni se ju ka mohuar te drejten.dyert e ambasadave aty I keni,si askush ambasador nuk ju dhjeu nje dite te ju pyes, ju mungon ndonje gje. Kurre skam dashur te jem I majte, po kur sera juaj beri ramen te majte nga halli, Imagjinoje kategorine time. Ore llapaj, pyete noken nje here a eshte akoma I pastrehe ne titull ne qytetin e sarandes? Vilen ne lalez qe ja denencoi bardha, apo akoma? Hajdutet se bashku per te rrezuar ke? O Rama o hajdut therret? Aty e ke fevziun dhe spakun pse nuk ben nje denencim. shaboni me fakte I zuni bytha ven pune. Ti pa fakte, aty do te zej bytha dhe goja kallo. Iken me vrap kur ka berisha miting, ndersa Rama per ne zyre duhet me te sjell nje kafe ty? Amon se mos hyni me hasimen ne greve urie, se do ju talli dhe Luli basha. Te pakten pati nje thenie epike tip vrenozi ne tretjen e tij kur tha, o rameeeee e bona berishen non grada.
Po cfare i majte thua! Te ishe i majte ku ta gjeje. Ti je copa e gomarit sevil. Te ishe i majte ishe cuar kunder qeverise edhe sikur me 1 qindarke te abuzonte nga taksat e qytetareve. Po abuzohet me miliona dhe jo vetem nuk po ben detyren tende, por u jep edhe mendje atyre qe protestojne e te vjen keq te bezdisen liderin.
Forum i unitetit politik me drejtues politik Kryetarin e PD-se, ashtu si sindikatat e e Gëzim Kalasë me drejtues polik, Sali Berishen.
Unitet politik,por gjithmon rreth te njejtit strumbullar,Sali hales,ky eshte forumi I ketyre koqeve si ky qimja e bythes se Saliut Hasimja.
Forumi politik,eshte perseritje e Kopit te Sali kopilit I 2004,me drejtues kopistin e 2004 Hasimen,bythelepirsin profesionist te Saliut.
Forumi i gjallesave te kenetes se Saliut.
Qesharaket e kryeqesharakut Sali kriminelit
Jane mbledhur plakat ne leme qaje neno, qaje moj nene. Ke te zem, e ke te leme qaje neno, qaje moj nene.....
Militanti vesh gomar… Po te pyesesh te vjetrit do te thone se sido te kallandrisesh, gomari eshte babai I mushkes. Nese. Per militant nuk dhjes as majtas as djathtas per parti. Por Rama eshte i caktuar ne detyre nga vota popullore. Kater vjet I ha mutin ti dhe une bashke. Prape e votoj se me e pakta eshte njeri qytetar ne kuptim te fjales. Nuk e pelqej? Normal se ju fsheh cyrykeve bishtin dhe e ha njeriu I drejte. Milionat e vjedhura? Njeriu digital eshte me I regjur se llapaj. Keni 30 vjet o hajdut, po gje nuk I gjetet dot. Sado nuli I merr shurren per analiza te gjej perqindje vere te shtrenjte, prap nuk gjeni gje te shurra qe ben Rama.Ta kesh te sigurte Rama si ka qefe servilat. Ndersa une ndiem pro rames me shume kur e kritikoj dhe sme thote plac njeri, po sigurisht sme ha palla per ramen si individual apo parti. Qe ta kuptosh, bariu I cakton rradhen deleve, jo delet te caktojne bariun. Ce ngut llapajn, spaku e ka per pune jo llapaj. Llapaj do te ndiet mbas saliut keshtu? Te jete cdo gje, si femij I perkedhelur do loder patjeter pse I mori shaboni deputetin! Shko o vesh berish ???? tashti coji nje caj te ngrohte kujdo bariu qe ke ne zemer Jemi shume te vegjel te akuzojme per miliona, nderkoh aty ne bulevard jane kater shpirtra te pakallur nga ai qe llapaj yt e do per teknik qeverie.
Spjegomi fare i thjeshte S’ka te djathte cfare te bashkoje asgjene me asgjene.
Të bashkohesh me këtë LLAPËN është idjotizëm...