Ilir Demalia: Forumi i ndryshimit të mosndryshimit

31 Janar 2026, 11:30Blog Nga Ilir Demalia

Ilir Demalia: Forumi i ndryshimit të mosndryshimit


Nga hiçi, si me magji politike lindi edhe Forumi për Dialog Politik. Askush nuk e di saktësisht kush e thirri, kush e autorizoi dhe mbi ç’legjitimitet u ngrit, por si çdo nismë shqiptare, u gjet menjëherë edhe sheshi: jo Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, por ai që disa tashmë e quajnë pa asnjë vendim zyrtar “Sheshi i Adriatik Lapajt”, ose më saktë, “Shqipëria Bëhet”.

Një shesh që në dokumente nuk ekziston, por në retorikë përdoret si pronë private politike. Një hapësirë publike e riemërtuar me vetëvendosje emocionale, ku një kioskë proteste prej gati dy muajsh mundohet të bindë kalimtarët se këtu po ndodh historia. Ndërkohë, historia kalon pranë: mijëra qytetarë, makina, turistë – dhe protesta mbetet aty, herë me dy vetë, herë me tre, e në momente dramatike vetëm me një rojtar shprese që pret ndërrimin e turnit. Një protestë që nuk rritet, nuk përhapet, nuk infekton askënd. Një protestë që ka mbetur kioskë, jo lëvizje.

Në këtë “shesh” zbarkoi edhe Ermal Hasimja, për të shpallur ngritjen e forumit të ndryshimit të mosndryshimit. Sepse sipas tij, qëllimi është fisnik: të binden ata që nuk votojnë nga zhgënjimi i sistemit. Pra, të bindë të zhgënjyerit… me arkitektët e zhgënjimit.

Ironia këtu nuk ka nevojë për zbukurime. Forumi sillet rrotull një boshti që nuk lëviz, si një rrotë që nuk ecën përpara. Të gjithë rrotullohen rreth sistemit që gjoja duan të shembin, por që në fakt duan vetëm ta administrojnë. Një valle politike rreth “hunit”, ku protagonistët sillen e përdridhen me shpresën se dikush nga publiku do të hedhë ndonjë votë, siç hidhen lekët në tallavatë e synetlliqeve politike kur “deti bëhet kos” dhe turren të gjithë me lugën në brez.

Hasimja shfaqet si përbashkues i forcave opozitare, por le ta themi qartë: në këtë tryezë, fuqia reale është vetëm një – Partia Demokratike. Dhe Partia Demokratike, sot për sot, është Berisha. Të tjerët janë ose kioska politike, ose mikrobuza partiake që presin të kapen pas rimorkios së madhe duke pritur ti bien koqet dashit .

Këtu lind edhe pyetja që askush nuk guxon ta bëjë hapur:
Ku qëndron sot Ermal Hasimja përballë Sorosit?

Hasimja vjen nga rrethet e Open Society, nga Kosovo Foundation e financuar nga George Soros – një fakt publik dhe i pamohueshëm që vjen në Shqipëri me grupin e Argites që krijuan KOP-in. Më pas u bë këshilltar i Berishës, një lider që sot e ka ndërtuar identitetin e tij politik mbi një armiqësi të hapur dhe obsesive ndaj Sorosit. Si bashkëjetojnë këto dy botë në të njëjtën tryezë? A është Sorosi armik vetëm kur i duhet turmës, dhe mik kur i duhet CV-së?

Pastaj vjen kapitulli akademik: rektor në universitetin e Çilit, sot pronar i Universitetit “Ernest Koliqi” – një emër i madh kombëtar i përdorur si markë tregtare, nga “ tregëtar flamujsh” për t’u shitur në tregun e arsimit privat. Një tjetër shembull i mënyrës sesi simbolika kombëtare shndërrohet në mall, ndërsa morali në dekor. Kriza më e tmerrshme dhe me pasoja për tê ardhmen është arsimi. Hasimja do të ishte shumë më mirë të ngrinte një forum dhe diskutim kombëtar të gjërë për këtë. Por nuk mundet se i bie vetes, se siç këmi kioska politike, kemi dhe kioska universitare që ngrenê kioska akademike.

Nga ana tjetër, Adriatik Lapaj, që çdo ditë rreh gjoksin si “shpëtimtari” që do të “bëjë Shqipërinë”, shfaq të kundërtën e asaj që predikon. Pa konsistencë, pa koherencë, pa qëndrueshmëri. Protesta e tij dy mujore është prova më e qartë: shumë zhurmë mediatike, zero mobilizim shoqëror. Një lëvizje që nuk prodhon energji, por konsumon vëmendje.

Dhe tani, pasi e kanë shteruar rolin e “anti-sistemit”, këto parti po kthehen aty ku kanë qenë gjithmonë. Po ulen në të njëjtën tryezë, po lëpijnë atë që pështynë dje, po rehabilitojnë aleanca që i kishin shpallur të vdekura. Jo për të prishur sistemin – sepse atë e kanë ndërtuar vetë – por për t’u ricikluar brenda tij.

Në fund, del qartë se qëllimi i vërtetë nuk është ndryshimi, por përfshirja. Jo revolucioni, por negociata. Jo rrëzimi i sistemit, por kapja pas tij, si i mbyturi pas kashtës.

Ky forum nuk është forumi i shpresës.
Është forumi i hipokrizisë politike, ku ndryshimi shitet si slogan, ndërsa mosndryshimi praktikohet me përpikmëri

Në Shqipëri, problemi nuk është se nuk ka forume.
Problemi është se ka shumë forume për të mos ndryshuar asgjë.

22 Komente

  1. B
    Bureto

    Bravo Demaliaj! Gjithsesi, në kete eksperiment politik, koha do tregoje nëse ngjyra e 'turnesolit' (lakmusit) do jete 'gri', simbolikë kjo e elektoratit të pavendosur, apo do jete siç ka qenë nga viti 1991dhe deri më sot, pra ngjyrë 'kuq e blu', ose e PS dhe PD-së, te cilat, siç shpesh eshte thene: "jane dy gjysmat e bajges PPSH e ndare në mes nga rrota e qerres se historise", ose thene më shqip: "Selanik e tatëpjete si ka qenë do të jetë!'. Megjithate meqë shpresa vdes e fundit, le të shpresohet tek eksperimenti i Hasimes, me levizjen: "Forumi per dialog politik".

    Përgjigjjuni
    1. j
      jevgu

      Syco me ket Llapen mer merresh ti? Ko mir shof videon e Gjuzit tu vrapu ke hoteli mos hante shkelma se me u mor me Llapen. Me dajo e me teze ske hajer se zdel tezja nga parlamenti. ahahahahaha Syco kap nai malok vicidoli qe bredh boten si I pandehur qe qe tall meneren mete gjithe albanezet mer. Kap nai Balluk kap nai Ram se me llapat Hasimet jan krima per peshk. Zbojn.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Saimir

      Nje nga artikujt me te mire By Ilir Demaliaj Mendoj se ky eshte still qe te perfaqson Me mire✌️

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Keshtu mendoj dhe une. Gorumi: Dru me pre

        Përgjigjjuni
      2. H
        Heretiku

        Ne Shqiperi, per fat te keq jo ne pak raste, kerkohet te zgjidhen probleme te shumta, nga njerez apo grupe njerezish, qe ne rastin me te mire, jane pjese e problemit, ne rastin me te keq, jane problemi vete ! A mund te behet kjo ?

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nul Moka

          Forumi I Ermal Hasimes është ngritur me synimin të ndryshojë gjithçka, vetëm Berisha të mos ndryshojë............ . Siç thotë autori ai po bën ç'është e mundur që ata të cilët nuk dalin në votime, indiferentët dhe të pavendosurit, të binden që të mos rrinë në shtëpi, por të dalin të votojnë për ndryshimin e sistemit duke sjellë në pushtet as më shumë e as më pak, por Sali Berishën........ . Ky do të jetë një ndryshim epokal, pa skema të firmave piramidale, pa grushte shteti si 14 shtatori 1998, pa Gërdec, pa 21 janar, pa Shqipëria 1 euro, e cila I falet Fazlliçit.......

          Përgjigjjuni
          1. d
            demalia-ky primitiv

            Te gjitha fjalet e Demalise, demolohen, nga inflacioni i larte, i asaj, qe nuk eshte thene asnje fjale per sundimin vetshakaterrues dhe absurd te rames. Dhe kjo, per faktin banal, qe demalia pozon si nje i aferm, me hanemen e sarajeve te surrelit.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pensionisti

              Po te dalim pese pensioniste ne proteste me sloganin:”Llapa na hap tretuarin!Si do te reagonte Rama,Berisha,policija ndaj nesh!?Ne pensionistet ndaj dhunes ju leme shpirtin ne dore.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nje qytetar

                Analizë e saktë , reale dhe e vërtetë .

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Analisti

                  Të përgëzoj për shkrimin Demalia. Të gjithë çfarë përmënd janë lëpirës të pushtetit. Nga çfarë përmëbd më i shpifuri më dukur se është ky Hasimja, një njeri që flet por nuk thotë asgjë, një abuzues arsimi me universitete kioska, vetëm duke vjedhur paratë e studentëve dhe me diploma që nuk i vlejnë askujt. Çfarë janë këta njerëz për të cilët fajin më të madh e ka Ministria e Arsimit që me guxim duhej të mbyllte gjithë universitetet private që diplomat jepen vetëm për paratë që paguajnë studentët.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lani

                    O Ilir te lumshin duart dhe intelekti , per kete shkruaj shume realistic dhe shume goditur . Je me te vertete nje intelektual shume dimensional , te i duhesh shume Shqiperise . Ti me kete analize shume te thelle , ja ‘ thyen “ hunden ketyre kelyshave te sali kriminelit e kompani. Shume respekte per ju

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Hamdi Jupe

                      Urime autorit per shkrimin.

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        kapterri

                        Shume e sakte analiza.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Luli

                          Ke thënë të vërtetën në mënyr të thjeshtë dhe të kuptueshme

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Njeriu .

                            " Forumi I ndryshimit te mosndryshimit " , nje Gjetje interesante e paketuar me petkun e paradoksit . Forumet e Asimeve dhe shashkat berishiste te zbrazura ne hi , deshmojne agonine e kesaj mafiejeje te pa shpirt qe nuk u ngopka , Jo vetem me pasuri , Po as me jete njerezish . Zoti e mallkofte !

                            Përgjigjjuni
                            1. Çika mal

                              Edhe një herë po them se keni të drejtë për çfarë trajtoni e shkruani për këto filizat që lindin për të bërë ndryshime në opozitën shqipëtare .Mirë do të ishte që ky forum të jepte rezultat .Por ka një problem madhor në këtë përpëlitje për të bërë ndryshim Së pari këto filiza që dalin nga kjo tokë e degjeneruar moralisht politikisht organizativisht dhe mbi të gjitha bioligjikisht e me të njëjtën ADN si e familjes politike të Saliut është e destinuar të ngelet biskajë apo filizë pa mundësi rritje e zhvillimi dhe prodhimi . Ky forum është sibnjë përpjekje që bënin agronomet që donin të sharrtonin gorricat në dardhë dhe për të qënë të drejtë shumë rezultate u arritën . Mirëpo agronomët politik të sotëm të stacionuar në gjirin e opozitës duan të bëjnë sharrtime të udhëheqjes politike të opozitës por jo sipas ligjit gjenetike biologjik por harrojnë që gorrica Berish dhe ca të tjerë ka 82 vjet që është farë e degjeneruar dhe nuk mundet të ndryshojë nuk don të ndryshojë dhe as nuk lejon njëri të marrë një nisëm të tillë .Dhe shikoni historinë e PD nga barku i saj( trungu gorricë) kanë dalë me dhjetra filiza po gorrica por as një nuk u bë as degë as trung i ri as dhanë prodhim dhe veç se e degjeneruan këtë parti në një kalbësirë që infekton këdo që i afrohet . Edhe këto djemtë e rinj apo meso burra gra e vajza që kanë marë përsipër të rigjenerojnë opozitën nuk do të qullosin asgjë sepse ata janë fëmij që janë ngjizur në barkun e një ulkonje. Dhe dihet që nga ulkonja lindin këlysh ujku jo qëngja e për rrjedhojë ata e kanë instiktin e ujkut të kultivuar nga Saliu dhe banda e tij . Po a është keq që bëjnë përpjekje për të tërheq në këtë forum njërëz intelektual kuadro e shumë llojshmërie specialistësh politikan e eish deputet e drejtues partije nëpër degët e PD ?? Jo kjo nismë nuk ëshë e keqe por nuk ka shansin të jap rezultat sepse toka që i lindi( apo do ti atashojë rreth ksaj nisme ) është e degjeneruar e helmuar me barëra të këqija e pa pleheruar e pa vaditur e pa ripërtëritur për 35 vjet shkurt është një tok djerr dhe e abandonuar që nuk mundet të jap prodhim të mbarë Së dyti ky forum që të jap rezultat duhet të dalë nga vatha e Saliut . Dhe që kjo të ndodh duhet të nis me vetë Saliun . Ky forum duhet të distancohet në mënyrë kategorike nga Lidërshipi i opozitës pra SaliBerisha biles ti kërkojë që ai dhe banda e tijë qofshin deputet ose politikan militant të dalë nga kjo lubi që ha bijtë e saj të japin dorëheqje të mos ju ngatërrohen nëpër këmbë .Mirëpo kjo kërkon këllqe ,guxim ,dinjitet ,përkushtim dhe sakrificë që të përballesh me këtë bandë që e ka bërë partinë, anëtarësin dhe votuesit kashtë e koqe thot populli . Nga ana tjetër në këtë forum nuk mundet të presësh rezultat nga ata që i kanë shërbyer verbërisht Saliut dhe që tani kanë dalë të kthejnë pllakën kur e shikojnë që anija e PD ka marrë ujë dhe po mbytet në kënetën ku këndojnë bufi dhe rosat .sorrat zhabat . Ky forum po pati objektiva të qarta duhet të tërheq në radhëtë parë e mbi të gjtha intelektualet profesorët kuadrot tëtë gjithë kategorive duke filluar nga shkollat e mesme universitete institucionet e të gjithë strukturave njërës të arsimit shkencës ekonomisë të drejtësië deri dhe moshat e mesme por pse jo dhe pensionist aktiv dhe kontribudhënës në këto 35 vjet por që kanë përvojë organizimi drejtimi .Së treti dhe për mua më kryesore ky forum shpresë dhënës duhet të tërheq mediat shtypin e shkruar ,organizatat e ndryshme që janë të interesuar për të parë një opozitë të riorganizuar të reformuar por të pastruar nga figura të urryera të opozitës në tërësi dhe të PD në veçanti që e kanë treguar me vepra qëndrime dhe organizime se janë jashtë qëlimit dhe interesit kombëtar . Këtë mendim e theksoj për faktin se ja fillojë një figurë e re e PD Salianji të kërkojë ndryshime në PD . Po kujt ja kërkojë Saliut ??? Që e çojë në këtë gjëndje parinë .??? Po a ka ceduar sado pakë ky Sali nga maskarallëqet që ka bërë ??? Jo vetëm që ska asnjë reflektim por ai i ka përgatitur fjaimin e funeralit Salianjit ashtu siç bëri për Azemin dhe Olldashin dhe do ti shpallë heronj të demokracisë se i ka eliminuar EdiRama do të thotë . Ishalla kjo nuk ndodh . Por masiviteti ,përbërja e ketij forumi , programi që do të parashtrojë për opinionin , mbeshtetja nga media në mënyrë të pa kushtëzuar e zvogëlon influencën negative të bandës së vjetër të Saliut për të kundërvepruar . Ndryshe me pesë gjashtë vetë kur disa janë figura të konsumuara dhe ushtarë të Salit nuk e ngrini dotë poinionin dhe nuk e shkulni nga karrikja Sali Berishën .por përkundrazi ai do tu përzërë me bishtë në shalë siç po vepron me Salianjin që e përjashtojë nga PD pa ju ardhur fare keq që bëri dhe burg për Babalen që pati për skenar regji dhe financues vetë Saliun dhe Bashën . Sidoqoftë më e mira u bëftë

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Roja

                                Analize e sakte,bravo! Me bukur me keto shkrime, se ne televizor flasin tegjithe dhe s merreni vesh.

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  E verteta

                                  E sakte, bravo Demalia

                                  Përgjigjjuni
                                  1. V
                                    Valdeti

                                    Sakte z.Demalia. Fjalet me te mira per shkrimin. Pergezime. E thua bukur, forumi i hipokrizise politike. Nismetari i forumit bredhes injohur hu me hu.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Emigranti

                                      Pergezime per shkrimin Demaliaj! I dyti shkrim qe te rreshton nder me te miret ne perpjekjet per perforcimin e pushtetit te katert ne demokraci! Urime!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Liqeni

                                        I nderuari Ilir Demaliaj ke shkruar nje Ķryeveper. Te lumte mendja e pena!????

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Na myten debilet

                                          Ha ha ha

                                          Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje